VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Natalie Kol kremton jetën me një koncert pas operacionit

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Natalie Kol kremton jetën me një koncert pas operacionit
E Mërkurë, 06.10.2009, 04:53pm (GMT+1)

 

 

 

 

Voal-online Disa javë pas një transplanti të suksesshëm të mëlçisë, Natalie Cole ka shpallur rikthimin e saj në jetën artistike. Këngëtarja 59 vjeçare, fitues e çmimeve Gramm, ka thënë se ajo do të ngjitet prapë në skenë më 9 shtator, duke marrë pjesë në Hollywood Bowl.

Cole, e cila ishte diagnostikuar me hepatitis C në vitin 2008, gjithashtu shprehur "vlerësimin e saj të thellë dhe mirënjohjen" ndaj adhuruesve të saj për përkrahjen dhe mbështetjen që ka marrë që nga operacioni i transplantit dhe nga vdekja e motrës së saj, Carol Cole, nga kanceri në mushkëri më 19 maj, në të njëjtën ditë që Natalie Cole' operohej.

"Familja ime dhe unë duam t'ju shprehim vlerësimin tonë të tejskajshëm për mirësinë e pakufishme që kanë dëshmuar ndaj nesh adhuruesit nga anembanë vendi," tha Cole në një deklaratë të martën. "Në mesin e kësaj dhimbjeje unë ende ia arrij të gëzoj jetën e re që më jepet ta jetoj.
Gjithmonë shpresojmë se ditë të mira na presin. Unë e falënderoj Zotin për këtë mëlçi të artë dhe mezi pres që të rikthehem në jetën krijuese. Unë do të takohem me ju në muzikë."

Mëlçia për Cole erdhi nga një dhurues organesh nëpërmjet One Legacy, një agjenci prokurimesh të organeve. Nën drejtimin e mjekut të saj këngëtarja gjatë verës do të merret me përmirësimin e saj të plotë. Më herët datat e turit të saj Still Unforgettable, planifikuar në fillim prej datës 5 qershor, qenë riplanifikuar.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Partnerët e filmit e ndihmuan Kameron Diazin të përballojë vdekjen e babait (06.08.2009)
Fotografi të papara ndonjëherë të Merilin Monrosë (06.02.2009)
Në ekspozitë Xhon Lenoni sekret (05.30.2009)
Lenny Kravitz, artist befasues, adhurues i shpirtit njerëzor, besimtar i përkushtuar i Zotit (05.25.2009)
70 vjetori i lindjes dhe 17 vjetori i vrasjes të Xhovani Falkones, simbol i luftëtarit pa kompromis kundër mafies (05.18.2009)
Malkolm Iks nga anonimati në lavdi dhe përjetësi (05.17.2009)
Skorseze sjell në ekran jetën e Sinatrës (05.15.2009)
Njëqindepesëvjetori i Salvador Dalisë, gjeniut të pikturës sureale (05.10.2009)
Evita Peron, si shkrepëtiu dhe si u shua një ëndërr argjentinase (05.07.2009)
Kur vdiste Napoleon Bonaparti (05.06.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]