VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KA ARDHUR KOHA E RADIKALIZIMIT TË ÇËSHTJES SHQIPTARE NË MAL TË ZINga XHELADIN ZENELI, ish deputet në parlamentin e Malit të Zi

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

KA ARDHUR KOHA E RADIKALIZIMIT TË ÇËSHTJES SHQIPTARE NË MAL TË ZI

Nga XHELADIN ZENELI, ish deputet në parlamentin e Malit të Zi


E Mërkurë, 12.21.2011, 11:52am (GMT+1)

 

Përfundoi edhe një vit i cili sa i përket realizimit të të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, mund të karaktarizohet ashtu si edhe vitet e mëparshme, pra një vit i stagnimit dhe degradimit të të drejtave të tyre qytetare, njerëzore dhe kombëtare.

Edhe përkundër faktit se partitë nacionale shqiptare rimuarën pushtetin në nivel lokal në komunën Ulqinit, në komunën vetme të plotë me shumicë shqiptare në Mal të Zi,megjithate, shqiptarët në Mal të Zi, në përgjithësi, kanë pësuar një kthim mrapa sa u përket zgjidhjes së të drejtave të tyre nacionale.

Progresi i arritur i të drejtave të shqiptarëve jo vetëm në vitin e fundit që sapo përfundoi, por edhe gjatë dy dekadave të pluralizmit politik, mund të përshkruhet me thënien e njohur filozofike "Një hap përpara, dy mbrapa"!

Sa për ilustrim, po përmendim vetëm disa ligje të fundit që janë aprovuar nga qeveria apo kuvendi i Malit të Zi e që dëshmojnë për injorimin dhe mohimin total të të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi si p.sh:

- Aprovimi i projekt-ligjit mbi Rendin dhe Qetësin,përmes të cilit,në mes tjerash ndalohet përdorimi publik i simboleve tona kombëtare,gjegjësisht i flamurit tonë kombëtar;

- Ligji për organizimin territorial si dhe Ligji për vetëqeverisjen lokale me ç'rast trevës shqiptare të Malësisë vazhdon t'i mohohet realizimi i komunës së plotë;

- Miratimi i Ligjit zgjedhor, muajin e kaluar, i cili nuk siguron më, pesë vende të garantuara për zonat e veçanta ku shqiptarët janë shumicë dhe dëmton rëndë të drejtën e përfaqësimit proporcional të shqiptarëve;

- Miratimi i Planit Hapësinor të Malit të Zi, i cili në rastin e Bjeshkëve të Nemura të Komunës, kjo pjesë e komunës së Plavës, shpallet "Park Nacional", pra shpallet pronë shtetërore një pjesë e konsiderueshme e zonave të banuara me shqiptarë, permes këtij ligji, de-fakto bëhet uzurpimi i këtyre pronave nga ana e qeverisë malazeze, çka do të thotë heqje e burimit kryesor të jetesës së banorëve shqiptar të këtyre trevave;

- Në regjistrimet e fundit të popullsisë në Mal të Zi, pjesëtarëve të diasporës shqiptare iu mohua deklarimi kombëtar dhe fetar i tyre çka do të thotë,faktikisht ata u përjashtuan nga ky regjistrim dhe s'ka dyshim se kjo u bë me prapavijë të caktuar nga ana e qeverisë së Malit të Zi, me qëllim që shqiptarët të dalin më pak në numër.

Duke pasur parasysh këto që përmenda më lart, unë mendoj që tani është koha që të ndryshohet strategjia e veprimit të subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi,nëse mund të flitet për ndonjë strategji të deritashme të veprimit.

Jemi dëshmitarë që tash një kohë të gjatë,politika e dëgjueshmërisë, bashkpunimit dhe kooperimit me partinë e pushtetit qendror (PDS-në) nuk ka dhënë rrezulltate të kënaqshme për shqiptarët,por përkundrazi e ka degraduar edhe më tutje statusin dhe pozitën e tyre .

Ka ardhur koha që subjektet politike dhe apolitike që përfaqësojnë shqiptarët dhe interesat e tyre në Mal të Zi, të kalojnë nga një politikë deklarative në një politikë më pro-aktive ,pra të radikalizohet mënyra e realizimit të të drejtave të shqiptarëve.

Më kokretisht, si fillim do të duhej që:

1) Në shenjë proteste ndaj ligjeve të fundit diskriminuese, të tërhiqet UDSH-ja nga kualicioni qeveritar shtetror ;

2) Të formohet blloku i partive shqiptare në opozitë dhe asnjëra prej tyre të mos bashkpunojnë me partinë në pushtetin qendror, derisa sa të plotësohen kërkesat apo të zgjidhet statusi i shqiptarëve në këtë shtet.Asnjë parti që e quan vehten parti nacionale shqiptare,nuk do të duhej t'i bënte koalicion me partinë në pushtet apo me çdo parti tjetër e cila iu mohon të drejtat legjitime të shqipatrëve dhe nuk tregon gatishmëri për zgjidhjen e problemeve të tyre.Nga koalicioni i tanishëm disavjeçar i UDSH-së me PDS-në, më shumë ka përfituar partia në pushtet (PDS-ja) duke u arsyetuar para opinionit të brendshëm por edhe atij të jashtëm se pushtet-mbajtësit e Malit të Zi,kanë përkrahjen e njërës ndër partitë më të madhe shqiptare në këtë shtet;

3) Deputetët shqiptarë të bojkotojnë punimet e parlamentit republikan, deri atëherë kur ky parlament do të jetë i gatshëm të miratojë ligje që janë në favor të shqiptarëve. (Është fjala për ligjet që kanë të bëjnë drejtëpërsëdrejti me fatin dhe pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi);

4) Të përdoren edhe rrugët (opcionet) e tjera të arritjes së qëllimeve politike, tashmë të njohura në botën demokratike si p.sh. përmes mosdëgjueshmërisë qytetare, protestave (demonstratave) paqësore etj, dhe së fundi,

5) Të realizohet një platformë politike e qëndrueshme e shqiptarëve në Mal të Zi për realizimin e qëllimeve afatgjate të shqiptarëve në Mal të Zi.

 

Duhet të jemi të vetdijshëm se pa një ndryshim drastik të mënyrës së realizimit të drejtave tona, jam shumë skeptik se do të kemi një ndryshim të status quo-s në favor të shqiptarëve në Mal të Zi.

Në këtë aspekt është për t'u përshëndetur inicijativa e Forumit Demokratik për Integrim të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe thirja e tyre për një protestë të përgjithshme si shenjë pakënaqësie ndaj politikës dikriminuese të Malit të Zi. Shpresoj që kësaj proteste do t'i bashkangjiten shqiptarët nga të gjitha trojet etnike në Mal të Zi.

Tashmë dihet që Mali i Zi ka statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian dhe kanë filluar bisedimet për antarësimin e plotë të tij në këtë organizatë.Mirpo,para se të realizohet një anëtarësim i tillë, kërkohet nga vetë BE që Mali i Zi të plotësojë disa kushte paraprake si domosdoshmëri e të qenurit anëtarë me të drejta të plota të kësaj bashkësie.

Tani është momenti që shqiptarët në Mal të Zi të fillojnë një fushatë intensive më qëllim që të sigurojnë që një ndër kushtet e antarësimit të Malit të Zi në BE, të jetë edhe implementimi i ligjeve anti-diskriminuese si dhe përmbushja e standardeve evropiane në realizimin e të drejtave të shqiptarëve si popull autokton në Mal të Zi.

Dhjetor 2011

XHELADIN ZENELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EDHE UNË JAM SHQIPTARNga VACLAV HAVEL (12.20.2011)
VACLAV HAVEL, PRESIDENTI PARIMORNga MADELEINE ALBRIGHT, Washington Post (12.20.2011)
VOTA E EMIGRANTËVE SHQIPTARË - E PAMERITUARNga ARTUR VREKAJ (12.18.2011)
KUJDES NGA "NDIHMAT HUMANITARE" RUSENga FRANK SHKRELI (12.18.2011)
OPORTUNIZMI I INTELEKTUALËVE DHE POLITIKANga XHELAL ZEJNELI (12.18.2011)
LËVIZJA E DHJETORIT ME MANIPULATORË DHE PLOT KONTRAVERSITETPluralizmi qe solli Dhjetori 1990, data më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisëNga ELIDA BUÇPAPAJ (12.15.2011)
KA DOKUMENTUAR RACIZMIN ANTISHQIPTAR NË MAL TË ZI DHE SHTYPJEN E SHQIPTARËVEFjala në promovimin e librit të Xheladin Zenelit "Diaspora dhe Vendlindja"Nga SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI (12.15.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKMAQEDONIA BRUTALISHT PO I SHKEL TË DREJTAT DHE LIRITË E SHQIPTARËVE!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (12.14.2011)
DEMOKRACI ALLA RUSÇE -- IINga FRANK SHKRELI (12.13.2011)
DEPRESIONI DHE DEMOKRACIANga PAUL KRUGMAN, New York Times (12.12.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]