).
-"Sovraniteti i dyfishtë" i propozuar nga presidenti serb Boris Tadiq, është formulë e tjekaluar politike, juridike dhe kushtetuese, që i përket kohës së Jugosllavisë titise të viteve të 70-ta të shekullit XX, kur Kosova gjendej nën sovranitetin e dyfishtë të Serbisë dhe të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë(sipas Kushtetutës së RSFJ-së dhe, sipas Kushtetutës së Republikës së Serbisë, të vitit 197). Mirëpo, edhe me këtë formë vasaliteti të sovranitetit të dyfishtë serbo-jugosllav mbi Kosovën e kolonizuar, nuk u pajtua regjimi çetniko-fashist policor, ushtarak dhe paramilitar i Serbisë së Slobodan Miloshevqit, i cili, në vend se ta mbronte atë, sepse ishte në interes nacional dhe shtetëror të Serbisë dhe të Jugosllavisë, jo të shqiptarëve e as të Kosovës, Ai (kryekrimineli) Slobodan Milosheviq, i ndihmuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Beogradit, nga Kisha Ortodokse Serbe, si dhe nga ushtria dhe poilicia çetniko-fashiste serbomadhe, ia futi flakën Kosovës, me qëllim që etnikisht ta spastronte nga shqiptarët autoktonë të saj. Pra, që nga përfundimi i politikës dhe i luftës agresive, gjenocidale dhe fashiste të regjimit të Slobodan Milosheviqit, ka marrë fund çdo formë e sovranitetit kolonial dhe imperialist të Serbisë mbi Kosovën shqiptare.
Prandaj, pas daljes së Kosovës nga sundimi kolonial 100-vjeçarë i Serbisë, jo vetëm në veri, por në asnjë pjesë të territorit integral të Republiksë së Kosovës, ligjërisht, nuk mund të rivendoset asnjë formë e sovranitetit të Republikës së Serbisë.
Kështu që, nuk vjen në shprehje "formula e re" e presidentit serb, Boris Tadiq, që në veri të Kosovës, të vendoset "sovraniteti i dyfishtë" (serb-shqiptar), sepse ajo historikisht dhe ligjërisht i përket Kosovës së Shqipërisë.
Ndoshta, më mirë, do të ishte që presidneti i Serbisë, Boris Tadiq, të kërkonte formula dhe modele evropiane për decentralizimin rajonal të Serbisë (Sanxhaku, Anamorava, Vojvodina kroate, Vojvodina hungareze). Këto janë problemet akute territoriale dhe politike, që duhet t'i zgjidhë në mënyrë të ligjshme, demokratike dhe paqësore, Serbia e Boris Tadiqit, së bashku me shtetet fqinje dhe me BE-në, JO Kosova, e cila qe 12 vjet (1999) nuk është më kurrfarë problemi i brendshëm, as i jashtëm i Serbisë, sepse ajo është shtet i pavarur dhe sovran, që nuk njeh kurrfarë ligjesh, as kushtetutash, e as kurrfarë diktati dhe ultimatumesh të Beogradit.
Për t'i hyrë in medias res "sovranitetit të dyfishtë", të propozuar nga presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, kinëse në emër të zgjidhjes paqësore të problemit të veriut, të shkaktuar nga vetë qeveria e Serbisë (1999-2011), së pari, nevojitet të pasqyrojmë përkufizimin e nocionit sovranitet. Sipas së drejtës ndërkombëtare, "sovranitet" do të thotë pushtetin sipran të një shteti mbi territorin e vet, i cili përjashton çdo formë të pushtetit të shteteve të tjera, duke mos iu nënshtruar ndonjë pushteti më të lartë. Ndaj, duke marrë parasysh edhe këtë postulat juridik të së drejtës ndërkombëtare, Serbia e Boris Tadiqit, nuk ka kurrfarë të drejte, të rivendosë sovranitetin kolonial të saj mbi territorin verior të Kosovës së pavarur.
Lidhur me mosekzistimin e së drejtës së sovranitetit të Serbisë në Kosovë, kam shkruar para disa vitesh. Mirëpo, kursesi të binden qarqet zyrtare drejtuese të Serbisë me në krye Boris Tadiqin (president). Si politika, shkenca, ashtu dhe Kisha Ortodokse Serbe (hallka kryesore drejtuese e politikës shtetërore të Serbisë), janë në dijeni se sovraniteti kolonial i Serbisë ka përfunduar në Kosovë, më 10 qershor 1999, kur KS i Kombeve të Bashkuara e miratoi Rezolutën 1244 për tërheqjen e të gjitha trupave invaduese serbe(paramilitare , militare dhe policore) nga Kosova, me ç'rast Kosova për herë të parë në historinë e saj vihet nën jurisdiksionin e administrimit paqësor ndërkombëtar UNMIK dhe KFOR. Ky ishte epilogu i sovranitetit kolonial të Serbisë në Kosovën e Shqipërisë (1912-1999).
Këtë realitet, de fakto dhe de jure e provoi edhe miratimi i Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, më 17 shkurt 2008, sipas së cilës, Kososva shpallet shtet i pavarur dhe sovran, të cilin e njohën Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 22 shtete të Bashkimit Evropian(BE). Që atëherë e deri më sot-dhjetorin e vitit 2001, Republikën e Kosovës e kanë njohur 87 shtete të bashkësisë ndërkombëtare.
Edhe GJND-ja në anën e pavarësisë së Kosovës
Duke Qenë se edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë së Hagës më 22 korrik të viti 2010, vlerësoi se, shpallja e Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2008, nuk cenoi normavt dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, as Rezolutën 1244 të KS të Kombeve të Bashkuara e as administrimin e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, Serbia as de fakto e as de jure, nuk ka se çfarë të angazhohet në gjetjen e "ndonjë zgjidhjeje të qëndrueshme" për Kosovën, siç ka theksuar post festum presidenti aktual i Serbisë, Boris Tadiq, sepse statusi i saj, tanimë, këtu e tre vjet më parë, është mbyllur, duke qenë se Kosovën e kanë njohur 87 të bashkësisë ndërkombëtare. Ndaj, në këtë pikëvështrim, Serbia nuk ka kurrfarë të drejte, që të kërkojë revidimin e njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës ngase kjo është e panegociueshme si nga ana e Prishtinës zyrtare, ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Bashkimi Evropian (me përjashtim të pesë shteteve të BE-së, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, siç janë Greqia, Rumania, Qiproja, Spanja dhe Sllovakia).
Pavarësisht nga aspiratat dhe pretendimet e përherhsme të Serbisë, që t'i copëtojë dhe aneksojë territoret e Shqipërisë, siç është edhe Kosova e pavarur, nuk ka asnjë gjasë reale, që veriu i Kosovës, të vihet nën "sovranitetin e dyfishtë, siç ka propozuar presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, sepse ajo është tokë shqiptare, jo serbe. Tokë që i përket vetëm Kosovës së Shqipërisë, jo Shumadisë së Serbisë. Kjo është pengesa kryesore dhe e patjeklaueshme, pse Serbia kurrën e kurrës, nuk do të ketë shans, që të rikthejë sovranitetin kolonial të saj as në veri, as në jug, as në perëndim e as në lindje të Kosovës, e cila tani është shtet i pavarur dhe sovran, që nuk njeh kurrfarë sovraniteti të Serbisë. Këtë duhet ta kenë të qartë si presidenti Boris Tadiq, si dhe "bishtat" e tij, Vuk Jeremiq, Borisllav Stefanoviq, ashtu edhe Kisha Ortodokse Serbe etj. There's no more Serbia in Kosova.
Në këtë kontekst, nuk ka se çfarë të interesohet dhe të propozojë Serbia, me qëllim që pakicës serbe atje, t'iu importojë ndonjë status autonom-kopje të modeleve evropiane si p.sh. të Tirolit Jugor, të Irlandës, apo të ish-Gjermanisë Lindore...etj., sepse ai territor është shqiptar dhe i përket Kosovës, jo Serbisë. Këtu, nuk ka se çfarë të negociohet me palën serbe të Beogradit as në shkallë rajonale, as në shkallë evropiane e as në shkallë ndërkombëtare mbase titullar i tij legjitim dhe i ligjshëm është Kosova e Shqiprisë, jo Serbia.
Prandaj, të mos negociohet me Serbinë për asnjë çështje të brendshme të Kosovës, sepse Kosova është shtet më vete, nuk ka asgjë të përbashkët me Serbinë, veç problemit të pazgjidhur kolonial të Prshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës. Ky është problemi i përbashkët i Beogradit dhe i Prishtinës, të cilin Tirana dhe Prishtina zyrtare, duhet shtruar në një konferencë ndërkombëtare, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së qëndrueshme dhe paqësore të shkolonizimit të Anamoravës shqiptare , jo kursesi veriu i Kosovës, sepse ai është pjesë e pandashme e territorit integral të Kosovës. Ndaj, pavarësisht nga dëshirat iluzore dhe utopike të presidentit serb, Boris Tadiq, në veirun e Kosovës, nuk mund të vendoset kurrfarë "sovraniteti i dyfishtë", sepse ai nuk është pjesë e shkretë-tokë e askujt, apo pjesë e Serbisë, por vetëm e Kosovës së Shqipërisë. Prandaj, nuk vjen në shprehje vendosja e asnjë modeli të huaj autonom në favor të minoritet serb në veriun e Kosovës.
Beogradi po e kushtëzon BE-në, jo e kundërta!
Po, BE-ja, as Amerika e as NATO-ja, nuk është duke i pyetur as duke i lutur: Boris Tadiqin (president), Vuk Jeremiqin (ministët i Jashtëm), Ivica Daçiqin (ministër i Brendshëm dhe nënkryeministër), Mirko Cvetkoviqin (kryeministër) dhe Slavica Dejanoviqin (kryetare e kuvendit) dhe negociatorin e "dialogut teknik" Beograd-Prishtinë, Borislav Stevanoviqin etj., se çfarë modeli të pushtetit shtetëror serb, janë të interesuar, të vendosin në veriun e Kosovës, por sheshit po thonë, që sa ma parë të tjetë e mundur, t'i pezullojnë strukturat paralele kriminele serbe, heqjen e të gjitha barrikadave nga rrugët e bllokuara në pjesën veriore të Kosovës, në mënyrë që të normalizohet jeta e të gjithë qytetarëve të atjeshëm për të lëvizur lirisht, si dhe të bëhet i mundur qarkullimi dhe këmbimi i mallrave midis dy shteteve, pa asnjë pengesë.
Këtë është duke e kërkuar BE-ja, NATO-ja dhe Amerika nga Serbia, jo kurrëfarë kushtëzimesh dhe modalitetesh të tjera politike për zgjidhjen e problemit te veriut të Kosovës, ashtu siç kanë deklaruar presidenti serb, Boris Tadiq, Borislav Stefanoviq dhe Ivica Daçiq, gjoja se refuzimi i kandifaturës së Serbisë për në BE, është bërë për shkak se "BE-ja paskësha kërkuar,që Serbia së pari, ta njohë shtetin e pavarur të Kosovës". Pohimet e tilla, nuk janë të vërteta, sepse burimet zyrtare të BE-së, pohojnë të kundërtën, shkaku i refuzimit të kandidaturës së Serbisë për në BE, ka qenë zhvillimi i ngjarjeve dramatike në veriun e Kosovës, për shkak se bandat kriminele terroriste serbe, kanë plagosur më se 20 ushtarë të KFOR-it, duke i pamundësuar, që të ushtrojnë misionin e tyre paqësor në zhbllokimin e rrugëve, si dhe në rivendosjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe të qarkullimit të mallrave në pikat kufitare Jarinje, Bërnjak, Zubin Potok, Leposaviq etj.
"Dialogu teknik", pjellë e dështuar e kompromisit politik
Edhe pas kapitullimit të Serbisë kolonialiste në Kosovë, më 1999, si dhe përfundimisht me shpalljen dhe me njohjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008), Beogradi zyrtar, kursesi, të pajtohet me humbjen e kolonisë së Serbisë (1912-1999). Si rrjedhojë politika dhe diplomacia serbe me në krye Boris Tadiqin (president) dhe me Vuk Jeremiqin (ministër i Jashtëm), shpiku "dialogun teknik", me qëllim që në mënyrë indirekte dhe hap pas hapi, të rihapte çështjen e statusit politik të Kosovës, kinëse në emër të zgjidhjes së problemeve sociale, teknike dhe ekzistenciale të minoritet serb në veriun e Kosovës. Mirëpo, ky është vetëm një skenar politik me përmbajtje të strategjisë së regjimit çetniko-fashist të Slobodan Milosheviqit, që së fundi, pas dështimit në Kosovë, të paktën përmes një "dialogu teknik" mes Beogradit dhe Prishtinës, të monitoruar nga BE-ja, Serbia të rikolonizojë territorin verior të Republikës së Kosovës, ose ta ndërkombëtarizojë atë, duke iu siguruar serbëve një autonomi të plotë politike sipas modeleve evropiane, të praktikuara në Irlandë, në Austri, në Itali etj. Ky është motivi dhe qëllimi nismëtar dhe përfundimtar i dialogut të ashtuquajtur "teknik" midis Beogradit dhe Prishtinës, jo, kursesi zgjidhja e problemeve teknike dhe sociale të serbëve në veriun e Kosovës.
Të ndërpritet "dialogu teknik" me Serbinë, sepse është në dëm të interesave vitale të Republikës së Kosovës!
Derisa Serbia të mos e njohë Republikën e Kosovës, Bashkimi Evropian as Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do të duhej t'i jipnin asnjë shans Beogradit, që ai ta vazhdojë kurrfarë "dialogu teknik", politik apo diplomatik me qeverinë e Republikës së Kosovës, sepse ai ka për qëllim blerjen e kohës, në mënyrë që edhe më tej, veriu i Kosovës, të jetë "arenë" e stërvitjes së bandave dhe mafive të ndryshme terroriste të Serbisë, që ipso facto, janë në funksion të shpartallimit të sovranitetit dhe të pavarësisë së Kosovës.
Mirëpo, për t'i paralizuar pretendimet e tilla territoriale të politikës zyrtare të Beogradit ndaj veriut të Republikës së Kosovës, çelësi kryesor i ligjshëm, demokratik paqësor, është në duart e BE-së, domethënë, së pari, njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë, e pastaj, dhënia e "vizës" për kandidaturën e saj për në BE.
Ky duhet të jetë kushti i BE-së ndaj Serbisë, po qe se ajo dëshiron të kandidohet për hyrjen në Bashkimin Evropian. Ndryshe Beogradi, do të vazhdojë me obstruksionet dhe me inkursionet e tij politike dhe policore në çështje të brendshme të Republikës së Kosovës, me qëllim të fundit, që të rikthejë sovranitetin kolonial, jo vetëm në pjesën veriore, por në mbarë territorin e Kosovës
Realisht, nuk do të duhej të fillonte e as të vazhdonte kurrfarë "dialogu teknik" me Serbinë, para se ajo ta njihte pavarësinë e Republikës së Kosovës, si dhe t'i tërhiqte të gjitha strukturat paralele të saj(paramilitarë, policë, forca të sigurisë të kamufluar në uniforma civile), si dhe t'i pezullonte të të gjitha ligjet dhe Kushtetutën e saj, të zbatueshme në territorin verior të Kosovës, që nga përfundimi i luftës më 1999.
Pra, bazuar në situatën e krijuar në terrenin e Kosovës veriorekak dhe pasojë e ndërhyrjes direkte dhe indirekte të qeverisë së së Serbisë, e cila qe 12 vjet ka okupuar veriun e Kosovës), e cila u përshkallëzua, në veçanti nga korriku i vitit 2011, kur nga forcat terroriste serbe vritet një polic shqiptar, dhe më pas, në nëntor plagosen 20 ushtarë të KFOR-it, të cilët së bashku me pjesëtarët e tjerë të KFOR-it, tentuan që t'i mënjanonin barriakdat e vendosura nga bandat terroriste serbe, mirëpo, serbët iu përgjigjen me forcë, duke mos pranuar që t'i hiqnin barrikadat dhe, t'i zhbllokonin rrugët , që shpinin në pikat kufitare(Jarinje dhe Bërnjak) të veriut të Kosovës.
Ndaj, si mund të ketë vazhdim të "dialogut teknik" me Beogradin, derisa bandat terroriste paramilitare serbe plagosin pjesëtarët e KFOR-it dhe vrasin shqiptarët në shtëpinë e tyre! Dhe, fundja, pse të vazhdojë ai "dialog teknik", kur prapavija e tij, është politike, po shihet nga aeroplani, Beogradi me çdo kusht po kërkon ndërkombëtarizimin dhe copëtimin e teritorit verior të Kosovës. Atëherë, pse çfarë po i duhet palës shqiptare, "dialogu teknik" me Serbinë?
Pra, "dialogu teknik" në regjinë e Beogradit, është vetëm një farsë politike për t'iu hedhur hi syve Prishtinës zytare, BE-së, NATO-s dhe Amerikës, fundi tij, do të jetë një zero e madhe, sepse pala serbe, ashtu siç e ka propozuar me prapavijë të keqe dhe destruktive politike, ashtu edhe do ta përmbyllë ngase Prishtina, BE-ja dhe Amerika, nuk do t'i bëjnë asnjë koncesion Serbisë, në mënyrë që ajo të rikthejë sovranitetin e saj kolonial në territorin verior të Republikës së Kosovës.