Në cilësinë e organizatorit, Sallah Jonuzi potencoi autori Shefqet Dibrani: sugjeron që në çdo instancë apo pore të jetës të dominojë vlera e jo anti vlera, dija dhe jo mosdija, drejtësia e jo padrejtësia, ndërkaq me vështrime analitike për përmbajtjen e librit u paraqitën studiuesit Zef Ahmeti dhe Xhemal Ahmeti, ndërsa përshëndetën edhe veprimtarë e miq të shkrimtarit
Në St. Gallen në Zvicër u promovua libri më i ri i shkrimtarit Shefqet Dibrani. Libri : "11 MINUTA PARA ORES '00 ose mirazhi i suksesit të LDK-së ", i shkrimtarit dhe publicistit , Shefqet Dibranit ishte bërë shkas që pas shumë vitesh të tubohen nën më 18. dhjetor në Restaurant: Kreuz Winkeln në St. Gallen disa nga veprimtarët më aktiv që nga themelimi i Degës së LDK-së në Zvicër, por edhe krijues fushash të ndryshme arti e kulture që veprojnë në Zvicër . Vetë titulli sa provokues aq edhe motivues por edhe emri dhe puna e palodhshme e Shefqet Dibranit , në disa fusha, kishin bërë që edhe librit e edhe autorit ti kushtohet vendi i merituar. Ndaj edhe akti i këtij promovimi ishte ma shumë se një promovim i zakonshëm libri.
Galeria e promovimit
Ahmet HASANI
Gjokë M. Gjoka
Hajdar Sadrija...
Haki LATIFI
Jusuf Demaj, Shpend Shala e Haki Latifi
Krijues, autorë...
Lazër Ukëgjini
Libra të autorit Sh. Dibrani
Mysafirë zviceranë
Pjesëmarrës
Pjesëmarrëse
Promovimi
Qamil ÇEKAJ
Rabije ALIJA
Redaktori ynë me pjesëmarrës Rexhep RIFATI
Sallah JONUZI
Shefqet DIBRANI
Xhemal AHMETI
Zef AHMETI
Që në fillim të pranishmit, mysafirë nga shumë kantoneve të Zvicrës, por edhe Gjermania i përshëndeti Sallah Januzi, kryetar i nëndegës së LDK-së në St. Galen, në cilësinë edhe të organizatorit. Pasi përmendi se për këtë tubim ishte bërë shkas miku, veprimtari shumëvjeçar, poeti dhe shkrimtari Shefqet Dibrani, potencoi se ndoshta dikush do të pyeste pse ky tubim në emër të Nëndegës së LDK-së, pas kaq e kaq vitesh heshtjeje, shtoi se për këtë përcaktim pa dyshim ishte sakrifica dhe guximi i Shefqet Dibranit, jo për të kritikuar, por për të hapur debat brenda LDK-së.
Më pastaj Sallahu ai paraqiti një fjalë rasti ku ndër të tjera tha se: Të flasësh në mënyrë profesionale si kritik, (pasi unë nuk jam i kësaj fushe), kam hezitim, por e di se të flasësh për librin e një autori, në këtë rast të Shefqet Dibranit duhesh ta njohësh mirë aktivitetin, jetën, peripecitë dhe rrugën nëpër të cilën kaloi dhe veproi ai deri sa u bë autor i njohur.
Në këtë pikë ndjehem më i sigurt, vazhdoi Sallahu, pasi i ka mbi 20 vite që kemi punuar bashkërisht, prandaj po i jap vetës të drejt që të flas edhe si kritik i veprës por edhe i jetës së autorit! Për të shtuar se rruga e këtij veprimtari e poeti ishte përplot pengesa, madje jeta e tij u përcoll edhe me kërcënime e likuidime fizike, jo për gjë tjetër, vetëm pse ai gjithmonë e ka thënë të vërtetën, drejt, troç mu ashtu siç edhe ishin. Më pastaj Sallahu i bëri një vështrim mjaft përmbajtës e analitik librit. Mesazhi i autorit në këtë libër, nuk është qëllimi që ti etiketojë: politikanët, qeveritarët, gazetarët, por që t'i ndërgjegjësojë veprimet e tyre antinjerëzore, antiligjore dhe antikombëtare, e thelbi i gjithë kësaj është që të mos dominojë e keqja mbi të mirën, por të dominoj njerëzorja dhe kombëtarja. Pra ai sugjeron që në çdo instancë apo pore të jetës të dominojë vlera e jo anti vlera, dija dhe jo mosdija, drejtësia e jo padrejtësia, pra me një fjalë respektimi i etikës njerëzore dhe ligjeve në fuqi.
Të gjitha këto autori i thotë me qëllimin më të mirë që t'u lëshohet vendi gjeneratave të reja të cilat duhet ta marrin në dorë udhëheqjen dhe ndërtimin e shtetit, gjenerata këto që jam i bindur se do të din ta ndërtojnë të ardhmen e vendit, të krijojnë ura miqësie me të gjitha shtetet e botës, e në veçanti me shtetet mike në krye me SHBA-të.
Më tepër një simpatizant se militant i LDK-së
Më pastaj veprimtari Qamil Çekaj, që shquhet edhe si aktor, në cilësinë e drejtuesit të programit fjalën ia dha studiuesit Mr. Zef Ahmeti, i cili ndër të tjera potencoi se disa herë kishte dëgjuar se: " Shefqet Dibrani është një "militant i LDK-së" dhe shtrohet pyetja pse ky emërtim ? Nga leximi që i kam bërë librit kam ardhur te përfundimi se ai ishte një simpatizant i pathyeshëm i LDK-së , respektivisht frymës dhe vizionit politik të Ibrahim Rugovës. Përmbajtja e librit të imponon , varësisht nga ajo se si perceptohet , sa një ndjejnë krenarie , po aq edhe shqetësimet e tija për disa ngjarje dhe rrjedha që ndodhin në historinë e aktivitetit të LDK-së. Autori në asnjë çast nuk e konteston kontributin e jashtëzakonshëm të kësaj partie në historinë më të re të Kosovës.
Po ku është LDK-ja sot? Kjo është pyetja e parashtruar . Dobësimin e subjektit politik në skenën politike të Kosovës Shefqet Dibrani e sheh në rend të parë në tendencat e fraksionet e ndryshme përbrenda kësaj partie. Dibrani duke qenë pjesë e ngjarjeve dhe anëtar i pathyeshëm i saj, paraqet versionin e tij, pse LDK-ja është ku është sot... Duke pasur parasysh demokracinë dhe lirinë e re të Kosovës, Dibrani jep një risi në skenën politike, duke kritikuar partinë e vet pa u larguar nga ajo, një element krejt normal në demokracinë perëndimore.
Veprimtari me interes për çështjen kombëtare
Kryetari i Degës së LDK-së , Haki Latifi në një fjalë rasti përmendi se: Shefqet Dibrani është njohës i mirë i veprimtarisë së LDK-së ku gjatë veprimtarisë së tij, pasi që edhe ka qenë bartës i disa funksioneve në LDK , duke vlerësuar se veprimtaria politike dhe letrare e autorit Shefqet Dibrani është në interes të çështjes madhore të Kosovës dhe se është sa produktive aq dhe definuese për pavarësinë e Kosovës . Ky libër ka si qëllim dhe përshkruan me hollësi dhe me ndjenjën e dashurisë, jo vetëm thjesht si sentimentalizëm, por me një ndjenjë përgjegjësie dhe sinqeriteti që edhe sot po e e jep vet autori me shkrimet e tij analitike që kanë për temë zhvillimet për brenda vetë LDK-së si dhe dëshira për ta parë LDK-në si prijëse në të gjitha proceset politike , zhvillimore në Kosovë.
Po ashtu me këtë rast përshëndetën edhe drejtuesit e hershëm të LDK-së, si Hajdar Sadrija Ish kryetar i LDK-së në Zvicër, antari i kryesisë Jusuf Demaj, Ahmet Asani , këshilltar i Ministrit të diasporës, ushtaraku Shpend Shala, njëri ndër komandantët e Betejes së Kosharës, si dhe miqët dhe aktivistët e dikurshëm Lazër Ukëgjini, Gjokë M. Gjoka, Sadik Rrustemi etj. Ndërsa vogëlushja Rabije Alija recitoi një poezi kushtuar Kosovës. Në fund të këtij evenimenti sa kulturor aq edhe me peshë politike e shoqërore të pranishmit i përshëndeti shkrimtari dhe poeti, Shefqet Dibrani, duke i njoftuar të pranishmit edhe për planet e tij të mëtutjeshme në fushën e librit, ku ky autor tash më ka bërë emër me botimin e më se dhjetë titujve të ndryshëm.