VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Aktorja e madhe Rajmonda Bulku imazhi i ri i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 28 qershorit

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Aktorja e madhe Rajmonda Bulku imazhi i ri i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 28 qershorit
E Premte, 06.12.2009, 11:55am (GMT+1)

 

 

 

 

Rajmonda Bulku, aktorja e madhe e skenës dhe ekranit, që u bë e njohur më 1976 në filmin "Zonja nga qyteti", është imazhi i ri i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 28 qershorit. Aktorja Rajmonda Bulku tregon për ATSH-në pse vendosi të largohet nga aktrimi për të zgjedhur politikëbërjen. Pjesëtare e grevës së studentëve në dhjetor 1990, Bulku, e cila u vu në krye të protestave të popullit të Tiranës 18 viteve më parë, për të shembur diktaturën komuniste, garon për deputete e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009. Duke e konsideruar fushën e politikës shumë larg aktrimit, Bulku shprehet se me marrjen e angazhimit politik do të impenjohet për të dhënë më të mirën për shoqërinë. Kandidimin për Partinë Demokratike ajo e konsideron si një bindje që nuk e ka mohuar asnjëherë. "Kam përkrahur gjithmonë PD-në", pohon Bulku, duke shtuar se, "mikpritja e kësaj partie në këtë moment ishte e madhe, jo vetëm për kontributin e 20 shkurtit 90', por në vazhdimësinë time në përkrahje dhe mbështetje të PD-së gjatë gjithë këtyre viteve, pavarësisht mospjesëmarrjes time aktive në politikë".

 

-Ju jeni e treta në listë si kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës, kjo për shkak të kontributit tuaj të njohur në krye të protestave të popullit të Tiranës në vitet '90 për shembjen e diktaturës?

Është e vërtëtë që kam pasur një kontribut, duke u vendosur në krye të protestave të popullit të Tiranës para 18 viteve për të shembur diktaturën komuniste, për të treguar forcën dhe mendimin ndryshe nga mizoria e kohës. Kam qenë një grua e re, e cila dëshironte me gjithë shpirt ardhjen e demokracisë dhe kjo nuk qe e lehtë. Pati shumë pasoja edhe në jetën time personale. Unë nuk jam ofruar për shumë vite në politikë, por nuk kam qenë asnjëherë larg saj. Nuk kam qenë aktive ose brenda saj, siç jam sot, por kam qenë gjithmonë shumë afër, duke mos qenë brenda saj, e palëkundur në mendimin tim gjithnjë djathtas, megjithëse nuk kam qenë konkrete në vendimmarrje dhe në konjukturat e Partisë Demokratike. Nuk ishte pjesëmarrja ime në protestat e 20 shkurtit ajo që më bëri të jem sot kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës, por vazhdimësia përgjatë gjithë këtyre viteve, duke mos mohuar në asnjë moment përkrahjen për PD dhe liderin e saj, kryeministrin Sali Berisha. Mikpritja në këtë moment ishte e madhe, dhe mund të them që është në kohën e duhur dhe momentin e duhur. Kjo është vlerësim, njëkohësisht edhe përgjegjësi e madhe.

 

-Sa mundësi ka Partia Demokratike të fitojë shumicën e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Tiranës?

Mendoj që mundësia e fitores në Qarkun e Tiranës të shumë deputetëve të Partisë Demokratike është e madhe, sepse qytetarët e saj janë elita e këtij vendi dhe kanë kuptuar se modeli i Shqipërisë nuk duhet të jetë si modeli i Tiranës, i një kryeqyteti që ka humbur identitetin, duke u zhytur në kaos. Ne duam t'a bëjmë Shqipërinë të ngjashme me modelet europiane dhe Tirana me modelin e saj nuk na prezanton denjësisht, sepse ajo është A-ja e prezantimit me botën. Duhet të drejtohemi në rrugën e duhur, sepse brezat e ardhshëm nuk do të na e falin. Qeverisja e djathtë e dëshmoi këtë për këto vite, dhe në një mandat të dytë, besoj se kryeqyteti do të marrë pamjen dhe dinjitetin ashtu siç e meriton.

 

- Çfarë mund t'i ofroni ju qeverisjes së nesërme të Partisë Demokratike?

Nuk e mendoj pjesëmarrjen time në qeverisje, por edhe aty ku do të jem, në Kuvendin e Shqipërisë, do të jap maksimalisht kontributin tim. Meqë jam artiste, dua të them se që nga viti 2000 nuk ka pasur një raport të mirë ndërmjet artistëve dhe Ministrisë së Kulturës.

Mund të them se, në katër vjeçarin e fundit ka pasur marrëdhënie më të mira dhe dashamirëse, dhe një mikpritës shumë i mirë i artistëve ka qenë kryeministri Berisha, i cili na ka mbështetur gjithnjë. Nga Parlamenti shqiptar do të bëj çka të jetë e mundur në vendimmarje për artin, i cili ka qenë dhe është pafundësisht krenaria e Shqipërisë.

 

- Sa larg është të bërit politikë nga aktrimi, nga një figurë e njohur si Rajmonda Bulku?

Është larg...madje shumë! Në dukje të dyja fushat lidhen, sepse ka të bëjë me të qenurit publik, por në art mjafton që të kesh talent dhe dhuron shumë kënaqësi për publikun, ndërsa në politikë kjo nuk mjafton. Në këtë pozicion duhet shumë përgjegjësi dhe vullnet për t'i dhënë shoqërisë të ardhmen e duhur, nëse do të punosh dhe të kontribuosh ndershmërisht për vendin.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Natalie Kol kremton jetën me një koncert pas operacionit (06.10.2009)
Partnerët e filmit e ndihmuan Kameron Diazin të përballojë vdekjen e babait (06.08.2009)
Fotografi të papara ndonjëherë të Merilin Monrosë (06.02.2009)
Në ekspozitë Xhon Lenoni sekret (05.30.2009)
Lenny Kravitz, artist befasues, adhurues i shpirtit njerëzor, besimtar i përkushtuar i Zotit (05.25.2009)
70 vjetori i lindjes dhe 17 vjetori i vrasjes të Xhovani Falkones, simbol i luftëtarit pa kompromis kundër mafies (05.18.2009)
Malkolm Iks nga anonimati në lavdi dhe përjetësi (05.17.2009)
Skorseze sjell në ekran jetën e Sinatrës (05.15.2009)
Njëqindepesëvjetori i Salvador Dalisë, gjeniut të pikturës sureale (05.10.2009)
Evita Peron, si shkrepëtiu dhe si u shua një ëndërr argjentinase (05.07.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]