Ditar i Anne Frankut
"Ditari në dukje i parëndësishëm i një fëmijë tregon më shumë për tmerrin e fashizmit se të gjitha dosjet e proceseve të Nyrnbergut së bashku", shkruante përpara 60 vjetësh një hisorian në një gazetë holandeze.
Ditari i Anne Frank-ut është përkthyer në 70 gjuhë dhe është shitur rreth 30 milionë herë. Anne Frank, që të premten (12.06) do të kish mbushur 80 vjeç, mori një ditar si dhuratë për ditëlindje, kur mbushi 13 vjeç.
Talentin për shkrimtare kushëririt të Anne Frank, Buddy Elias-it, në fillim nuk ia kishte marrë mendja. Deri në vitin 1933 familja Elias vizitonte shpesh familjen Frank, në Bazel. I ati i Buddy Elias-it kishte shkuar në Zvicër vite përpara se nazistët të merrnin pushtetin. Otto Frank, babai i Annes emigroi në Amsterdam.
Anne dhe Buddy shpesh herë i kalonin pushimet së bashku, në verë në Sils Maria, një qytezë në Engadin, ku një kushëri i largët kishte një shtëpizë. Buddy qysh i vogël donte të bëhej artist. Anne kënaqej, kur Buddy vishte fustanet e gjyshës dhe imitonte zonjat: "A mund ta imagjinoni ajo argëtohej pa masë, qeshte plot hare, këto gjëra i pëlqenin shumë. Ajo luante me kënaqësi teatër, ose vishej në mënyrë komike dhe i preferonte të tilla lojëra, por edhe lojëra të tjera. "
Buddy Elias është sot president i fondit Anne Frank me seli në Bazel
Përshembull, asaj i pëlqente edhe teatri i kukullave, Kashpar teatër. Buddy Elias është sot president i fondit Anne Frank, me seli në Bazel. Ai administron të drejtat e autorit për ditarin e Annes. Gjithmonë kur flet për kushërirën e tij, Buddy, thekson që në thelb ajo ishte një fëmijë i jashtëzakonshëm: "Ajo ishte një vajzë mëse normale, e qeshur dhe e gjallë. Ne kuptoheshim shkëlqyeshëm dhe luanim shumë e bënim shaka. Ashtu siç bëjnë fëmijët. Kjo është ajo çfarë mendojnë shumë njerëz, se Anne ishte një fëmijë gjeni. Në fakt nuk qe kështu. Talenti i saj i madh për të shkruar u zhvillua vetëm në kohën që familja qëndronte e fshehur. Ajo ka shkruar gjithmonë edhe përpara, por ishte fjala për letra krejt të zakonshme, ashtu si shkruajnë të gjithë fëmijët. "
Letrat ishin pas vitit 1938 e vetmja mundësi për të ruajtur kontaktin. Në Zvicër familja Frank nuk mund të shkonte më. Pas daljes në ilegalitet u ndërpre edhe kontakti me letra midis kushërinjve. Ditari pas Luftës ishte i pari shkrim, që lexoi sërish Buddy Elias prej Annes: "Unë u befasova që kushërira ime shkruante në këtë mënyrë. Ky nuk ishte libri i një fëmije, por një projekt që të ngjallte emocione. Ishte vërtetë një letërsi e thellë."
Sot ditari i Anne Frank është publikuar në gati 70 gjuhë. Interesi për kushërirën e Buddy vazhdon të jetë i madh. 84 vjeçari ende vazhdon të mbajë referate në mbarë botën për kushërirën e tij.DW
Shtëpia e Anne Franku në Amsterdam