TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
E Mërkurë, 01.04.2012, 12:00pm (GMT+1)
04.01.2012 - Deri në muajin qershor të vitit të ardhshëm Shtetet e Bashkuara nuk planifikojnë të ndryshojnë numrin e trupave të tyre të angazhuara në misionin e NATO-s në Kosovë, thanë përfaqësues të trupave amerikane në vend.
Zëdhënësja e njësitit amerikan në KFOR, Xhoi Stap, i tha Radios Evropa e Lirë se vendimi eventual për tërheqjen e trupave amerikane mund të merret në çdo kohë, por se deri kah mesi i vitit të ardhshëm trupat amerikane do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë.
"Vendimet mund të merren në çdo kohë, por trupat tona planifikohet të qëndrojnë këtu deri të paktën në qershorin e vitit 2013", u shpreh ajo.
Mësohet se aktualisht në kuadër të KFOR-it janë të angazhuar 745 trupa amerikane me bazë në Kampin Bondsteel në afërsi të Ferizajt. (rel)
www.voal-online.ch
|