Voal-online - Michelle Pfeiffer nuk ka keqardhje për faktin se ka vënë në rrafsh të dytë karrierën e saj duke bërë nënën me kohë të plotë duke iu dashur t'i dërgojë fëmijët çdo mëngjes në shkollë dhe pastaj t'i marrë prapë nga shkolla.
Pfeiffer, në një konferencë për shtyp dhënë ditën e premierës së filmit të saj të ri Chèri në qytetin e Nju Jorkut, të hënën, iu tha reporterëve të pranishëm se zgjimi herët është një nga tmerret e jetës së saj.
Pavarësisht zgjimit herët, Pfeiffer, 51 vjeçe, është e kënaqur që ua kushton kohën e saj fëmijëve, Claudia, 16 vjeçe, dhe John, 14 vjeç. "Familja ime vjen para së gjithash," tha aktorja tri herë e kandiduar për çmimin Oskar, e cila është e martuar me producentin televiziv David E. Kelley dhe që përpiqet t'i caktojë xhirimet e filmave në periudhën e verës, kur fëmijët janë me pushime "në mënyrë që të kalojmë sa më shumë kohë që të jetë e mundur së bashku".
"Mua më duhet të llogaris gjithmonë kohën për familjen time. Puna që bëj është e mrekullueshme dhe nuk është sikur ata që janë prej orës tetë të mëngjesit deri në orën pesë të pasdites në punë. Në pjesën më të madhe të kohës ata i lënë fëmijët në gjumë dhe I gjejnë prapë në gjumë, kështu që njeriut i duket sikur mungon gjithmonë. Por mënyra që kam zgjedhur unë është më e adhurueshmja. Është mrekulli!"
Ç'lloj nëne është aktorja yll e filmave Hairspray dhe Batman Returns ? Varet se kë do të pyesësh: "Fëmijët e mi më thonë se jam tepër e rreptë," thotë ajo. "Unë përpiqem të mos jem e rreptë, por me sa duket se jam më tepër konservatore se e rreptë."