VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - QËNDRIMET E POLITIKËS SË JASHTME TË KRYEKANDIDATIT REPUBLIKAN PËR PRESIDENT TË SHTETEVE TË BASHKUARANga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

QËNDRIMET E POLITIKËS SË JASHTME TË KRYEKANDIDATIT REPUBLIKAN PËR PRESIDENT TË SHTETEVE TË BASHKUARA

Nga FRANK SHKRELI


E Enjte, 01.19.2012, 07:51pm (GMT+1)

Pasi ka fituar në zgjedhjet paraprake në shtetin Ajoua dhe Nju Hampshër dhe, sipas sondazheve, pritet të fitojë edhe këtë të shtunë në Karolinën e Jugut, Mit Ramni, tani për tani, duket se ka një përkrahje solide në radhët e votuesve të Partisë Republikane drejt emërimit të tij për kandidat të kësaj partie. Si i tillë, ai ka për t'u përballur në zgjedhjet e përgjithshme të Nëntorit me kandidatin e Partisë Demokrate, Presidentin Barak Obama. Nga sondazhet e botuara ditë e fundit në median amerikane, vihet re se Zoti Ramni konsiderohet si kandidati që ka më mundësi se çdo kandidat tjetër republikan të fitojë kundër Zotit Obama. Në të njëtëjtën kohë, ai gëzon edhe përkrahjen e shumicës si kandidati që mund të bashkojë rrymat e ndryshme të Partisë Republikane për ta çuar atë drejt fitores në zgjedhjet e përgjithshme të Nëntorit.

Prandaj falë serioizitetit të kandidaturës së tij, vlen t'i hedhim një vështrim qëndrimeve të tij, të njoftuara tanimë, në lidhje me politikën e jashtme që ai mund të ndjekë e të zbatojë në rast se fiton zgjedhjet e ardhshme kundër presidentit Obama.

Shënjat e para që mund të jenë indikative se cila do të jetë politika e jashtme e Zotit Ramni si president i Shteteve të Bashkuara dhe si "˜'udhëheqës i botës së lirë'', janë këshilltarët që ai ka grumbulluar rreth vetes. Këta në përgjithësi i përkasin rrymës së moderuar të Partisë Republikane, shumë e ngjashme me politikën e jashtme të Presidentit të fundit republikan Xhorxh W. Bush, ndërkohë që shumë prej këtyre këshilltarëve kanë pasur detyra të larta në administratën e tij. Pasi ai vetë nuk ka ndonjë përvojë në fushën e politikës së jashtëme, Zoti Ramni do të varet shumë nga këshilltarët e tij, shumë prej të cilëve janë emra të njohur dhe espertë në fusha të ndryshme të politikës ndërkombëtare. Gjatë fushatës së deritanishme, përveç kritikave ndaj politikës së mbrendëshme, Zoti Ramni ka kritikuar ashpër edhe politikën e jashtme të Presidentit Obama duke thënë se ai ka hequr dorë nga "˜'roli udhëheqës i Amerikës në marrëdhëniet ndërkombëtare'', dhe se politika e administratës Obama "˜'ka dështuar ndërkombëtarisht.''

Zoti Ramni është prononcuar se nëqoftëse zgjidhet president në Nëntor, politika e jashtme e administratës së tij do të përcaktohet nga katër parime drejtuese:

--Politika e jashtme e Z. Ramni do të jetë e qartë dhe e vendosur. Sipas tij, miqtë dhe aleatët e Amerikës nuk do të kenë dyshime mbi qëndrimin dhe masat që do të merren për të mbrojtur interesat e Amerikës dhe të tyre, si aleatë të saj. As armiqtë e Amerikës, sipas Z. Ramni, nuk do të kenë dyshime se cilat janë qëndrimet e vendit të tij. Ai thotë se si fuqia më e madhe e botës Amerika, do të përpiqet të përcaktojë agjendën ndërkombëtare.

--Shtetet e Bashkuara, sipas tij, do të bëjnë çmos që të ruajnë dhe të avancojnë një sistem ndërkombëtar që përkrah tregjet e hapura e të lira, qeverisjen demokratike dhe respektin për të drejtat e njeriut. Ai thotë se historia ka treguar se vendet që ndajnë të njëjtat vlerat me Amerikën, janë ortakë më të mirë për Shtetet e Bashkuara në përpjekjet e tyre për të forcuar sigurimin dhe begatinë e përbashkët, në mbarë botën.

--Administrata e Z. Ramni do të përdorte çdo mjet të fuqisë së saj për të influencuar ngjarjet para se ato të shpërthejnë në konflikt. Pasi, sipas parimeve të tij, përdorimi i forcës është opcioni më pak i dëshiruar, ai do të përdorë të gjitha mjetet diplomatike, ekonomike e të tjera për të zgjidhur situatat kërcënuese me qëllim të mënjanimit të ndërhyrjes ushtarake, megjithëse nuk do të hiqet kurrë dorë nga përdorimi i forcës, pasi të jenë konsideruar dhe përdorur të gjitha alternativat e tjera, por pa sukses.

--Dhe më në fund, ai thotë se administrata e tij do të ushtrojë udhëheqje të vendosur në organizatat ndërkombëtare dhe në aleancat e saj. Ai thekson se Amerika do të përdorë lidershipin e saj në organizmat ndërkombëtare siç është Organizata e Kombeve të Bashkuara, për të realizuar objektivat e tyre për sigurimin e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut anembanë botës.

Ndërkohë që Zoti Ramni përcakton zbatim politikash mbrenda 100-ditëve të para të administratës së tij në lidhje me çështje dhe rajone të ndryshme të botës, ai premton të rivendosë tre themelet bazë të fuqisë amerikane, e që janë: vlerat e forta; një ekonomi e fortë dhe një ushtri e fortë. Ai beson se Amerika është garantuesja më e mirë e paqës dhe lirisë në botë. Ai gjithashtu thotë se një ekonomi e fortë amerikane është e domosdoshme për të shkurajuar kërcënimet e mundshme ushtarake dhe për të krijuar një sistem ndërkombëtar bazuar në vlerat e lirisë politike dhe ekonomike. Si një gur-themel i politikës së tij të jashtme, thotë ai, është rëndësia që ai i jep fuqisë ushtarake amerikane si një faktor jetik për ruajtjen e sigurisë së këtij vendi dhe të paqës në botë. Ai ka kritikuar propozimet e Presidentit Obama për shkurtimin e buxhetit të Pentagonit dhe është zotuar se si president do të anullojë të gjitha planet e Zotit Obama për shkurtime në buxhetin e forcave ushtarake amerikane. Për më tepër, Zoti Ramni gjatë fushatës së zgjedhjeve paraprake, ka akuzuar presidentin Obama se ka dëmtuar marrëdhëniet e Amerikës me aletët e saj, si për shembull me Britaninë e Madhe dhe Izraelin dhe se ka qenë tepër i butë me kundërshtarët, siç janë Irani, Kina dhe Rusia.

"˜'Nëqoftëse nuk dëshironi që Amerika të jetë shteti më i fortë në botë, unë nuk dua të jem presidenti i juaj'', tha kandidati republikan për president, gjatë një fjalimi në Tetor të vitit që kaloi. "˜'Atë president e keni tani'', tha ai duke iu referuar Presidentit Obama.

Ndërkaq, as përkrahësit e presidentit Obama nuk kanë kursyer kritikat e tyre ndaj politikës së jashtme të prononcuar nga Zoti Ramni. Kryetari i Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme, Zoti Xhon Kerri, në një artikull të botuar në një gazetë konservatore të shtetit Nju Hamshër, kritikoi ashpër kandidatin republikan për president duke thënë se ai "˜'nuk ka artikuluar asnjë qëndrim themelor të politikës së jashtëme, por në vend të kësaj ai ka anuar, nga një qëndrim i papërgjegjshëm në tjetrin, në përpjekje për të siguruar përkrahje nga elementë të krahut të djathtë të partisë së tij''. Senatori Kerri kritikoi posaçërisht qëndrimin e Zotit Ramni në lidhje me tërheqjen e forcave amerikane nga Iraku. Ai tha se Zoti Ramni do të kishte mbajtur forcat amerikane në Irak për një periudhë të pacaktuar.

Këto debate paralajmërojnë një fushatë të nxehtë politike midis dy partive kryesore amerikane. Megjithëse historikisht janë çështjet e mbrendshëme, e sidomos ekonomia, ato që vendosin zgjedhjen e presidentit në Amerikë, duket se me keqësimin e tanishëm të gjëndjes politike dhe ekonomiko-financiare botërore, politika e jashtëme e Shteteve të Bashkuara dhe roli i tyre në botë, do të jetë jo vetëm një faktor kryesor i debatit të ardhëshëm midis dy partive kryesore dhe kandidatëve të tyre për president -- por në rast të keqësimit të maqrrëdhënjeve ndërkombëtare -- mund të jetë faktori vendimtar se cila parti, demokratët apo republikanët, do të ko udhëheqin Amerikën për katër vjetët e ardhshëm.

 

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NDËSHKIMI I KORRUPSIONIT NË AMERIKË DHE LULËZIMI I TIJ NË SHQIPËRINga ARTUR VREKAJ (01.19.2012)
BAROMETRI DIPLOMATIKPOLICIA TË JETË NË SHËRBIM TË POPULLIT, JO TË POLITIKËS SË FORCËS!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (01.16.2012)
14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.15.2012)
DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJESNga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.14.2012)
FAKTORI POLITIK SHQIPTAR NË MAQEDONI – PËRGJEGJËSI PARA HISTORISËNga XHELAL ZEJNELI (01.14.2012)
SHQIPTARËT NËN MAL TË ZI -- SI TË HUAJ NË TOKËN E VETNga FRANK SHKRELI  (01.14.2012)
BAROMETRI DIPLOMATIKRECIPROCITETI NË AKULL!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (01.12.2012)
KANDIDATURËN E KADARESË PËR ÇMIMIN NOBEL E MBËSHTET TËRË KOMBI SHQIPTARNga XHELAL ZEJNELI (01.12.2012)
VIT I KEQ PËR DIKTATORËT -- POR AS VIT I MIRË PËR DEMOKRACINËNga FRANK SHKRELI (01.09.2012)
KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.08.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]