VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Portreti i gazetares Emi Gudman

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Portreti i gazetares Emi Gudman
E Enjte, 06.18.2009, 09:37am (GMT+1)

 

 

 

Emi Gudman (Amy Goodman), drejtuese e programit "Demokracia Tani", një me lajme dhe zhvillime aktuale. Përmes këtij emisioni, Emi Gudman mundohet t'u japë zë të gjithë atyre që nuk gjejnë mundësi të shprehin mendimin e tyre  në mediat e tjera në Amerikës apo kudo tjetër nëpër botë. Çdo mbrëmje të javës, Emi Gudman si bashkëdrejtuese e programit  "Demokracia Tani" i përcjell një larmi ngjarjesh publikut të gjerë të radios dhe të internetit.

 

"Unë i shoh mediat si një tryezë e madhe që shtrihet në gjithë globin, e ku ne të gjithë ulemi dhe diskutojmë e debatojmë për çështjet më të rëndësishme të ditës si lufta dhe paqja, jeta dhe vdekja, duke përcjellur zërat e personave që janë më afër ngjarjes, aty ku buron ajo, si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe nëpër botë. Çdo gjë më pak se kaq, do të ishte në dëm të një shoqërie demokratike."

 

Pasioni i zonjës Gudman për të debatuar  filloi që në femijërinë e saj në New York. Ajo lindi në vitin 1957. Mamaja e saj, e cila ishte pedagoge e letërsisë dhe historisë së grave, ishte gjithashtu një aktiviste paqeje. Ndërsa babai ishte mjek dhe anëtar i bordit të bibliotekës lokale, si dhe drejtues i një grupi pune që përpiqej për intergrimin e plotë racial në shkollat lokale. Sigurisht jo te gjithë ishin dakort në shumë çështje, e në fakt Gudman kujton që shpesh rreth tryezës së familjes së saj, zhvilloheshin shumë debate të lira.

 

Gudman e ka formuar gjatë shumë viteve pikëpamjen e saj mbi mediat. Ajo shprehet se mediat shumë shpesh  përforcojnë dhe nuk sfidojnë status quo-në e krijuara, dhe sipas mendimit te saj kjo është diçka shumë e rrezikshme, e mund te ketë pasoja të rënda. Si një shembull të këtij fenomeni ajo citon euforizmin mediatik qe u krijua para ndërhyrjes amerikane në Irak në vitin 2003.

 

Gudman në programin e saj, por edhe në rubrikën qe shkruan për një gazetë si edhe në tre librat e suksesshëm që ka shkruaur së bashku me vëllain e saj David Gudman, ajo shpesh akuzon mediat për një dembelizëm të rrezikshëm që i karakterizon ato per faktin që mbështeten shumë në opinionin e analistëve apo komentatorëve.

 

"Me probleme si ngrohja globale, rënia ekonomike në shkallë globale, mungesa e nje sistemi shëndetësor në këtë vend, apo kriza e imigracionit, ne duhet të percjellim zërat e njerëzve që mendojnë     "ndryshe", njerëz ke ide të reja dhe ekspertëve të fushave përkatëse. Nuk duhet të mbështetemi tek të njëjtit rreth komentatorësh, por tek njerëz të respektuar dhe drejtues të komuniteve. Njerëz qe i dinë rrënjët e problemeve, dhe e dinë mirë se për çfarë flasin pasi i njohin këto situata në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë e duke u bazuar në eksperiencën e tyre direkte. Këto janë ngjarjet që duhet të pasqyrojmë. Kjo është detyra e jonë si media. T'i shërbejmë një shoqërie demokratike, nuk është fjala të fitojmë konkurse popullariteti."

Emi Gudman nuk është përpjekur të fitojë popullaritet me asnjërin prej pesë presidentëve të fundit të Shteteve të Bashkuara duke filluar që nga viti 1984, kur zonja Goodman filloi karrieren e saj si gazetare. Edhe pse shumë e konsiderojnë atë si e majtë, ajo është shprehur se i mbulon zhvillimet lidhur me administratën Obama në të njëjtën mënyrë që i ka mbuluar edhe zhvillimet gjatë dy administratave të presidentit Bush.ZA

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Gjenerali amerikan Mekristëll mori komandën e forcave në Afganistan (06.17.2009)
Mishelë Pfaifër vë familjen mbi karrierën (06.16.2009)
Xhorxh Bush babai feston 85 vjetorin duke u hedhur me parashutë (06.14.2009)
Anne Frank lindi 80 vjet më parë - Një i afërm i saj kujton (06.13.2009)
Aktorja e madhe Rajmonda Bulku imazhi i ri i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 28 qershorit (06.12.2009)
Natalie Kol kremton jetën me një koncert pas operacionit (06.10.2009)
Partnerët e filmit e ndihmuan Kameron Diazin të përballojë vdekjen e babait (06.08.2009)
Fotografi të papara ndonjëherë të Merilin Monrosë (06.02.2009)
Në ekspozitë Xhon Lenoni sekret (05.30.2009)
Lenny Kravitz, artist befasues, adhurues i shpirtit njerëzor, besimtar i përkushtuar i Zotit (05.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]