VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Gjashtëdhjetë vitet e Lionel Riçit, apogjetë dhe perigjetë e tij, kulmet dhe rëniet

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Gjashtëdhjetë vitet e Lionel Riçit, apogjetë dhe perigjetë e tij, kulmet dhe rëniet
E Shtunë, 06.20.2009, 08:48am (GMT+1)

 

 

 

 

 

Lionel Richie dhe Nicole Richie

 

Ka ndodhur që disi prania e tij nganjëherë në skenat e koncerteve muzikore të jetë zbehur dhe pakkush të jetë kujtuar për Lionel Riçin e kulmeve të karrierës së tij, një superstar i vërtetë. Lionel Riçi (Lionel Richie ) ishte nga ata që i shiste albumet aq lehtësisht dhe aq me shumicë sa i shet dikush kokrrat e arrave apo të lajthive. Dhe këngët e tij nuk kishte hap që të mos kumbonin në të gjitha programet muzikore të radiove. Është pikërisht Lionel Riçi me albumin e tij single "All Night Long" (Gjithë natën e natës ) që, midis të tjerash, ka nxjerrë në dritë videoklipin e parë në gjithë përvojën e muzikës botërore.

 

Lionel Riçi ka lindur më 20 qershor 1949, pra gjashtëdhjetë vjet më parë. Ai lindi në Tuskegee (Alabama). Në mesin e viteve 1960 Lionel krijoi atje grupine muzikës R&B "Commodores" (Skuadriljet ) në një kohë kur ai ishte vetëm një djalosh i njomë. Në vitin 1968 ai ishte këngëtar lider dhe saksofonist i grupit. Dhe në vitin 1971, firmos bashkë me shokët e tij të aventurës një kontratë me shtëpinë muzikore mitike "Motown", e cila u bë e famshme edhe për përzgjedhjen e parë të këngëve antologjike të Lionel Riçit. Në pak kohë grupi muzikor i Lionel Riçit do të bëhej grupi me popullaritetin më të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të Viteve Shtatëdhjetë. Suksesin e sjellin pjesë të tilla muzikore si "Machine Gun" (Mitraloz i lehtë ), "Easy" (Lehtësisht ), "Three Times A Lady" (Tri herë një zonjë e madhe ), "Brickhouse" (Shtëpi me tulla ) e "Sail On" (Lundrimi vazhdon ).

 

Nga fundi i viteve 1970 ai filloi të pranojë porosi nga artistë të tjerë për krijimin e këngëve. Ai kompozoi "Lady" për Kenny Rogers, e cila ishte hit Numër 1 në vitin 1980. Dhe prodhoi albumin Share Your Love për Rogers vitin tjetër. Richie dhe Rogers mbajtën një miqësi të ngushtë në periudhën e mëvonshme. Gjithashti në vitin 1981, Richie këndoi në duet me Diana Roos në këngën temë të filmit "Endless Love". E nxjerrë në album single, kënga kryesoi klasifikimet muzikore në SHBA dhe Britani dhe u bë një nga hitet më të mëdha të shtëpisë muzikore "Motown". Ky sukses e trimëroi muzikanin të fillonte karrierën solo.

 

Në vitin 1981 këngëtari, me saksofon në dorë, largohet nga grupi i tij muzikor për të ndërmarrë karrierën e tij solo, për t'iu dal tashmë zot projekteve të veta. "Endless Love" (Dashuria e pafundme ), kënduar në duet me këngëtaren e famshme Daiana Ros (Diana Ross ), regjistron një sukses të pashoq, një sukses të pashembullt. Për këtë duet ai do të merrte një mori çmimesh. Dhe kjo do të përbënte një bazë për një karrierë të re.

 

Albumi "Lionel Richie" i vitit 1982 merr katër pllaka platini. Të njëjtin sukses të jashtëzakonshëm ai arrin me albumet vijuese "Can't Slow Down" (1983) e "Dancing on The Ceiling" (1985). Ndërkaq Lionel koleksionon plot çmime muzikore, midis të cilëve një Grammy në vitin 1982 për Interpretimin më të Mirë Mashkullor me "Truly" (Vërtetë), një Grammy në vitin 1985 për Albumin më të Mirë të vitit  me "Can't Slow Down" (Nuk mund të ngadalësohem ), një mori çmimesh American Music Awards si Artisti më i Mirë i vitit, për Albumin Single më të Mirë të vitit  me "Hello" (Njatjeta) e tjerë. Në vitin tjetër do të jenë albumet single "We Are The World" (Ne jemi bota ), realizuar me Michael Jackson, e "Say You, Say Me" (Them unë, thua ti ) që fitojnë një mori çmimesh.

Pas vitit 1986 artisti bën një ndërprerje disavjeçare për të rihyrë në skenën muzikore përsëri, tashmë me albumin "Back To Front" (Rikthim në front ) të vitit 1992. Në vitin 1996 del në dritë albumi i tij "Louder Than Words" (Më lart se fjalët ) e në të njëjtin vit ai vlerësohet me çmimin e karrierës. Albumi "Time" (Koha ) del në vitin 1998, vazhduar në vitin 2001 nga albumi "Renaissance" (Rilindje ) e në vitin 2002 nga albumi "Encore" (Prapë ), ky i fundit me hitet e tij më të mëdha dhe me pjesë të panjohura deri atëherë, pikërisht "Goodbye" (Mirupafshim ) e "To Love A Woman" (Të dashurosh një grua ), kënduar bashkë me këngëtarin e ri Enrique Iglesias).

 

Në vitin 2002 ka zhvilluar një mori turesh të koncerteve, ka qenë i ftuar në koncertet e tyre nga këngëtarë të tjerë miq të tij, ka marrë pjesë në maratona televizive të bamirësisë dhe kudo këndej oqeanit ai është pritur me të njëjtin entusiazëm që dikur pritej edhe në Amerikë. Kjo pritje që i është bërë tek ne, e ka zgjuar disi Lionel Riçin nga plogështia që të krijon një karrierë horizontale e këtyre viteve të fundit, pra pa të përpjeta të veçanta, çka nuk është e natyrshme për një artist të përmasave të tij. Në të njëjtin vit, pra më 2002, gjithsesi për Lionel Riçin, madhështinë e tij të paharrueshme, janë kujtuar edhe në Amerikën e tij. Dhe kanë zbuluar yllin me emrin e tij mbi "Walk Of Fame" (Shetitoren e Famës ) në të famshmin Hollywood Boulevard.

 

Albumi i ri "Just For You" (Pikërisht për ty ), i cili ka dalë sivjet, pra më 2004, synon pikërisht rizgjimin madhështor të Lionel Riçit. Dhe në këtë album ai ka bashkëpunime me mikun e tij Leni Kravic (Lenny Kravitz ). Ky album, që përkonte edhe me pesëdhjetë e pesë vjetorin e lindjes së tij, do t'i hidhte urat e reja midis këngëtarit superstar dhe adhuruesve të tij në miliona e miliona në Amerikë dhe anembanë botës.

 

Nga fundi i vitit 2004 ai do të luante edhe në seritë televizive britanike Top Gear, në episodin "Star in a Reasonably Priced Car". Në nëntor 2005 Lionel Richie këndoi me Kenny Rogers në specialen CMT Crossroads. Shfaqja dha një informacion burimor lidhur me miqësinë e tyre si në Amerikë edhe në botë. Lionel Richie nxori albumin e tij të tetë "Coming Home" më 12 shtator 2006. Albumi i parë single nga kjo përmbledhje ishte "I Call It Love" dhe doli në korrik 2006 duke u bërë hiti më i madh i SHBA në tetë vite. Albumi ishte një sukses i pabesueshëm për Lionel Richie në SHBA. Vajza e tij e birësuar Nicole Richie luante rolin kryesor në videon e këtij albumi. Më 9 dhjetor 2006 Lionel Richie drejtoi dhe këndoi drejtpërdrejt në shfaqjen e televizionit britanik An Audience with Lionel Richie. Më 11 shkurt 2007 ai këndoi këngën hit të viteve 1980 "Hello" në shfaqjen e pasqyruar drejtpërdrejt në televizon të dhënies së çmimeve Grammy. Më 25 nëntor 2007 ai bëri në dalje befasi në finalen e madhe të Austrialian Idol, duke kënduar "All Night Long (All Night)" në Sydney Opera House. Richie dhuroi para për fushatën presidenciale të Barack Obama të vitit 1980.

 

Më 2 maj 2008 Lionel Richie ishte i 21-ti që merrte çmimin e karrierës George and Ira Gershwin Lifetime Achievement Award. Kohët e fundit ai lajmëroi se do të rikthejë grupin Commodores.

 

Më 31 dhjetor 2008 Lionel Richie këndoi në Times Square në kremtimet e Vigjiljes së Vitit të Ri. Ai këndoi edhe më 20 maj 2009 për finalen e American Idole. Pas suksesit të "Coming Home" të vitit 2006, ai nxori më 2009 albumin "Just Go". Vitet e fundit Lionel Richie është bërë idhull në vendet arabe. Ai ka kënduar në Marok, Dubai, Katar, madje edhe në Libi. Në Irak shumë të rinj që e adhurojnë nuk dinë asnjë fjalë anglisht, por këngët e Lionel Richie i këndojnë përmendsh me saktësi.

 

 Lionel Richie dhe Diane Alexander

 

Martesa e parë e Lionel Richie ishte me Brenda Harvey, të dashurën e bankave të shkollës, më 18 tetor 1975. Gjatë martesës së tyre, Lionel filloi një marrëdhënie me Diane Alexander më 1986. Më 1988, duke qenë të ndarë, Brenda gjeti bashkë Lionel dhe Alexander në një apartament në Beverly Hills. Filloi një përleshje dhe Brenda u arrestuar për dhunë.Lionel dhe Brenda u divorcuan më 9 gusht 1993; ata ishin 17 vjet të martuar. Më 1983, Lionel dhe Brenda jozyrtarisht patën birësuar një vajzë 2 vjeçe të njërit prej anëtarëve të grupit muzikor të Lionelit. Ata e rritën Nicole Richie-n dhe e birësuan ligjërisht kur ajo ishte nëntë vjeçe.

 

Në një intervistë të 15 nëntorit 2005 në CNN ajo emri i lindjes i së cilës është Nicole Camille Escovedo theksoi se babai i saj nuk është një ish anëtar i grupit te Lionelit. Lionel u martua me Diana Alexander më 21 dhjetor 1995. Bashkë kanë një djalë, Miles Brockman (lindur më 27 maj 1994) dhe një vajzë, Sofia (lindur më 26 gusht 1998). Lionel dhe Alexander u divorcuan në janar 2004. Lionel u bë gjysh në janar 2008, kur Nicole Richie lindi një vajzë të quajtur Harlow Winter Kate Richie Madden. Babai i foshnjës është Joel Madden, këngëtar lider i grupit Good Charlote./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Portreti i gazetares Emi Gudman (06.18.2009)
Gjenerali amerikan Mekristëll mori komandën e forcave në Afganistan (06.17.2009)
Mishelë Pfaifër vë familjen mbi karrierën (06.16.2009)
Xhorxh Bush babai feston 85 vjetorin duke u hedhur me parashutë (06.14.2009)
Anne Frank lindi 80 vjet më parë - Një i afërm i saj kujton (06.13.2009)
Aktorja e madhe Rajmonda Bulku imazhi i ri i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 28 qershorit (06.12.2009)
Natalie Kol kremton jetën me një koncert pas operacionit (06.10.2009)
Partnerët e filmit e ndihmuan Kameron Diazin të përballojë vdekjen e babait (06.08.2009)
Fotografi të papara ndonjëherë të Merilin Monrosë (06.02.2009)
Në ekspozitë Xhon Lenoni sekret (05.30.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]