Bijonsë fillon një turnè në ndihmë të të varfërve E Enjte, 06.25.2009, 08:07am (GMT+1)
Është bërë tashmë diçka e zakonshme që, një pjesë e madhe e yjeve të artit amerikan merren me aktivitet
Një prej tyre është edhe këngëtarja e njohur amerikane Bjonce, e cila i është bashkuar organizatës "Feeding America and General Mills" në përpjekjet kundër varfërisë.
Këngëtarja 27-vjeçare ka filluar këtë javë një turne të ri në SHBA dhe tha me këtë rast se të ardhurat nga turneu do t'i dhurojë për rreth 3 ,5 milionë racione ushqimesh për të varfërit. Bjonse, fituese e Çmimit "Grammy" i ftoi edhe tifozët e saj ta mbështesin në fushatën e saj për të ndihmuar të varfërit./ZA