VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Jo Refren i Ri i Një Kënge të Vjetër!POLITIKA SHQIPTARE E KA MBUSHUR KUPËNNga ILIR HYSA

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Jo Refren i Ri i Një Kënge të Vjetër!
POLITIKA SHQIPTARE E KA MBUSHUR KUPËN
Nga ILIR HYSA

E Shtunë, 03.17.2012, 10:01am (GMT+1)


Sa troç duhen thënë gjërat që të merren vesh? Ja ku na vjen edhe troçi. Sa justifikime kanë mbetur për t'u përdorur për të justifikuar tranzicionin e tejzgjatur shqiptar? Jo shumë. Për më tepër, cfarë argumentash kanë mbetur pa u servivur për të konstatuar se Shqipëria i ka hyrë një rrugë pa krye? Asnjë.
Për këto dhe pyetje të tjera si këto çdokush me një llogjike të shëndoshë i ka gjetur përgjigjet prej kohësh. Por sikurse është bërë zakon tashmë, vetëm kur flet një njeri i staturës së Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës çështjet për të cilat ne kemi qënë të qartë prej kohësh marrin një ngjyrim të ri. Për më tepër kur njihet një tendencë e njohur sipas së cilës nuk ka shumë rëndësi se çfarë thuhet, por kush flet. Kësaj here të dyja ishin të rëndësishme (përmbajtja dhe folësi) dhe për këtë arsye fjala e ambasadorit bëri bujë. Ambasadori Amerikan konstatoi shumë gjëra të cilat sipas rastit i ka thënë me tone më të zbutura herë të tjera. Kësaj here ai ka vendosur ti thotë të gjitha dhe të zbrazë barkun sepse me siguri ka plasur nga marazi.
Konstatimi i tij se klasa politike shqiptare ka mentalitet të vjetëruar dhe nuk po lejon Shqipërinë të demokratizohet është lajm i vjetër. Po kështu, edhe konstatimi se qeveria i bllokoi rrugën drejtësisë për zbardhjen e Gërdecit dhe ka ushtruar presion mbi Kryeprokuroren Rama për të mos zbardhur shumë çështje të klaneve me pushtet (në qeveri dhe opozitë) është lajm i vjetër. Edhe konstatimi se vepra që ka lënë qeveria pas (duket se ambasadori e ka shënuar qeverinë më të vdekurit) nuk përçon mesazhe demokratike, nuk është lajm i ri. Dhunimi i lirisë së medias është tashmë çëshje e njohur deri në organizmat ndërkombëtare. Arroganca e pushtetit e konstatuar nga zoti Arvizu është diçka që ua ka nxirë jetën shqiptarëve deri aty ku është mbushur kupa dhe po derdhet. Pushteti ynë, ekzekutiv, legjislativ dhe juridik është shndërruar në një tufë bishash të egra që pasi kanë mbytur prenë e tyre (popullin e gjorë), janë duke mbrojtur me fanatizëm gjahun për të ngulur dhëmbët përsëri sa herë që i merr uria. Dhe ndokush prej tyre ende i pangopur sërish endet si langua monopateve të korrupsionit (diçka që u harrua pa u vjedhur/privatizuar).
Ambasadori konstatoi me të drejtë edhe bllokimin e qëllimshëm të Ligjit të Lustracionit për t'u dhënë aparatçikëve të kuq, të kuq-gjoja-blu dhe të gjitha ngjyrave të tjera në mes më tepër kohë për të zhdukur një e nga një dosjet e krimit makabër që do të tregonin se këta Makbethër kanë mëkatuar aq rëndë sa do të çuditnin edhe kriminelët me ordinerë. Thellë në qënien e tyre mbretëron njolla e pashlyeshme e antivlerës dhe ne naivët menduam se do të na sillnin lirinë, qetësinë dhe demokracinë e ëndërruar. Ne naivët lamë ujkun të ruaj dhentë! Dikush mund të thotë se nuk i lamë ne. Ata ishin barinjtë e kopesë që nga fillimi. E vërtetë. Faji ynë qëndron në faktin se kemi pranuar plogështinë. Faji ynë është se kemi pranuar gënjeshtrën dhe mashtrimin. Faji ynë është se kemi pranuar të hamë sapunin për djathë. Faji ynë është se nuk kemi shprehur hapur protestën tonë. Në fakt, më keq ende. Faji ynë është se edhe i kemi marrë në mbrojtje këta sharlatanë modernë, skllevër të euforisë dhe sedrës së tyre të sëmurë.
Eshtë zakon mes amerikanëve të thuhet se ata [amerikanët] qëndrojnë në shpatullat e etërve të tyre. Tradita gjthmonë e ka kërkuar që prindërit të punojnë që fëmijëve t'iu lihet një atdhe më i begatë dhe fëmijët të munden të jetojnë edhe më të lumtur se prindërit e tyre. Kjo është arsyeja që sot amerikanët nderojnë të parët e tyre por edhe hedhin sytë nga e ardhmja e fëmijëve të tyre. Po ne? Çfarë bëmë ne me nderin e etërve tanë? Çfarë bëmë ne me amanetin e tyre? Çfarë bëmë ne me vuajtjet dhe rraskapitjet e tyre? Çfarë bëmë ne me vitet e pafundme të punës së papaguar, torturave në hetuesira, burgimeve dhe internimeve? Çfarë bëmë ne me gjakun e tyre? Dhe më e rëndësishmja, çfarë po bëjmë ne për të ardhmen e fëmijëve tanë?
Kasta e pafytyrë që ka mbërthyer kthetrat rreth pushtetit shqiptar nuk ka në axhendë as nderimin për të shkuarën e dhimbshme (dhe ndarjen prej saj për të krijuar klimën e duhur për një pajtim mbarëkombëtar) dhe as ndërtimin e një shteti ku shqiptarët të mblidhen rrotull për të shëruar plagët e historisë së vjetër dhe të re. Kolltukofagët mjeranë nuk kanë sens historie. Ata nuk duan t'ia dinë as për të shkuarën dhe as për trashëgiminë që do t'u përcillet brezave (përveç llogarive bankare për trashëgimtarët e sojit të tyre).
Plot 20 vjet më parë shqiptarët përjetuan shansin historik për të marrë në dorë frenat e së ardhmes. Sot ata janë plot 20 vjet larg nga era e aspiratava të mëdha dhe ëndërrave të parealizuara. Për ata që do të krekosen skenave të koncerteve madhështore në këtë përvjetor duke i thurur vetes lavdi dhe lavdi pa fund, shqiptarët duhet se fundi të kenë guximin dhe të thonë "Ndal!". Politika i ka sjellë shqiptarëve vetëm mjerim, shqetësim dhe mort në këto 20 vjet. Zhvillimi ekonomik i Shqipërisë, që trumpetohet aq shumë, nuk është meritë e politikës. As zhvillimi intelektual i shqiptarëve nuk është meritë e politikës. As integrimi i Shqipërisë në NATO nuk është meritë e politikës. Megjthatë, edhe politika ka shumë merita por mjerisht ato nuk iu duhen shqiptarëve. Polemika boshe është meritë e politikës. Shkatërrimi dhe vjedhja e pronës së përbashkët ndërtuar me mund gjatë regjimit komunist është meritë e politikës. Banaliteti dhe vulgariteti në Parlamentin Shqiptar dhe institucione të tjera është meritë e politikës. Vjedhja e pronave të pronarëve të ligjshëm është meritë e politikës. Mashtrimi i paturpshëm i viktimave të komunizmit është meritë e politikës. 1997-ta është meritë e politikës. Refuzimi i integrimeve europiane është meritë e politikës. Tragjedia e Otrantos është meritë e politikës. Tragjedia e Gërdecit është meritë e politikës. Edhe tragjedia e 21 janarit është meritë e politikës. Dhe sa e sa të tjera!!!
Në mënyrë që të hapet një diskutim i gjërë mbarëpopullor për të diskutuar se çfarë duhet bërë në Shqipëri për të ndryshuar këtë gjendje, ne duhet të kuptojmë së pari se ka ardhur koha për një ndryshim rrënjësor. Ka ardhur koha që ata që kanë bërë pazare me fatet tona dhe kanë abuzuar me besimin herë të dhënë e herë të vjedhur, duhet të largohen nga skena. Fatet e Shqipërisë janë shumë më me rëndësi se sa egot e sëmura apo bajraktarizmi mesjetar i disa individëve mjeranë. Dhe për skeptikët që e shohin largimin e zaptuesve si të pamundur, dua ti kujtoj atyre se ka ardhur koha që gjithësecili nga ne të bëhet një Roza Parks dhe të mos e lëshojë vendin në autobus. Zëri i gjithësecilit duhet të dëgjohet qartazi. Mbi të gjitha, Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm e disa fodullëve me interesa meskine të cilët nuk përfaqësojnë as vlerat dhe as vullnetin e popullit punëtor shqiptar.
Një shtet i mirëfilltë shqiptar ka nevojë për reforma rrënjësore. Pas pazareve të tranzicionit, një reformim kuptimplotë bëhet i vështirë por jo i pamundur. Shqiptarët meritojnë një shtet funksional dhe që i shërben qytetarëve. Shqiptarët meritojnë më shumë se sa zyrtarët e sotëm. Ata meritojnë njerëz që vendosin të hyjnë në jetën publike për t'u shërbyer qytetarëve dhe jo për të vjedhur.
Winston Churchill ka thënë: "Fanatik është ai të cilit nuk i mbushet mendja por nuk do që të ndryshojë as temën e bisedës." Pra, nëse duam diçka të re, le të mos jemi fanatikë. Le të mendojmë së pari për Shqipërinë dhe nëse mbetet kohë mund të diskutojmë edhe rreth preferencave tona (që ky apo ai lider i yni është karismatik dhe ndoshta do ta votojmë përsëri). Përndryshe, sa herë që flasim për hallet dhe dertet tona do të tingëllonte si refren i ri i një kënge të vjetër.
Ilir Hysa
Nju Jork, 17 Mars 2012


ILIR HYSA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUR DO TA SHFRONËZOJË SHQIPËRIA JANULLATOSINJanullatos, është ORA për t'u kthyer përfare në Greqi!Nga ARTUR VREKAJ (03.16.2012)
Barometri diplomatikJO KRYENGRITJE, POR BASHKIM ME NËNËN SHQIPËRI. KY ËSHTË ILAÇI SHËRUES KUNDËR TERRORIZMIT SLLAVOMAQEDON!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (03.16.2012)
MIQËSIA ANGLO-AMERIKANE: NJË ALEANCË NË TË CILËN BOTA MUND TË VARË SHPRESAT E VETANga FRANK SHKRELI (03.15.2012)
Larg interesave kombëtare dhe larg interesave të shqiptarëveSHQIPËRIA ÇFARË  PARANOJE, NJË VIT E CA PARA KOHE KA HYRË NË FUSHATË ZGJEDHORENga ELIDA BUÇPAPAJ (03.15.2012)
URIME NDËRKOMBËTARE ME RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËSNga FRANK SHKRELI* (03.12.2012)
PREMTIMI I KLASËS SË MESME URBANE TË RUSISËNga KONDOLIZA RAJS, ish sekretare e shtetit e SHBA, "Washington Post" (03.10.2012)
PYETJE PËRGJIGJE ME MINISTRIN E JASHTËM SERB VUK JEREMIÇINNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.08.2012)
Barometri diplomatikBASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, OSE NËN MBROJTJEN E PËRHERSHME TË SHBA-veNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (03.08.2012)
DOSJET E KOMUNIZMIT DHE YLBERI I DEMOKRACISE SHQIPTARENga ARTUR VREKAJ  (03.07.2012)
PUTINI FITON - RUSIA HUMBNga FRANK SHKRELI (03.06.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]