VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HARRESË EDHE MIDIS VARRESHKam varrosur Kristo KirkënNga AMIK KASORUHO

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

HARRESË EDHE MIDIS VARRESH

Kam varrosur Kristo Kirkën

Nga AMIK KASORUHO


E Martë, 03.20.2012, 09:46am (GMT+1)

 

Janë kujtime të mbetura larg në kohë. Por që nuk harrohen.

 

Aso kohe, (në mes të viteve '50) ne ishim të rinj. Të rinj dhe të burgosur. Dhe si të tillë na qëllonte të bënim punë nga më të ndryshmet. Por nuk na kishte shkuar ndërmend se do të ishim edhe varrmihës. Qëlloi që u bëmë. Në dy raste kujtoj se më është dashur të gërmoj varr për shokë vuajtjeje. I dyti ishte varri i Kristo Kirkës.

 

Në njëfarë mënyre ai ishte një ikonë, sidomos për ne të rinjtë. I rrethuar nga brerorja e patriotit të ndershëm, plot dinjitet, e plakut të urtë që kurrë nuk e dëgjuam të ngrinte zërin, por as të ankohej që në një burg tjetër kishte të ndryrë edhe të birin që në moshë të re, e atij që nuk e kursente fjalën e urtë e të matur për askënd, me tisin e pleqërisë në fytyrën e tij ku i skuqnin mollëzat dhe ku sytë e tij të butë përndanin mirësi, Kristo Kirka mbeti një ikonë edhe në çastet e vdekjes.

 

Na caktuan Hajro Belishovën dhe mua, si të rinj, të shkonim e të hapnim varrin, në zabelin jashtë burgut, të shoqëruar nga një tufë policësh. Gërmuam në tokën kallkan, mes dushqeve, ashtu, ku iu tek policëve, pa ndonjë kriter. Qëllimisht pa kriter, që të mos mbetej as kujtimi i banesës së fundit të një të burgosuri. Pa asnjë shenjë, që të bëhej njësh me atë djerrinë pa emër, pa kujtesë, i harruar.

 

Na thanë policët se aty kishte shumë varre. Nuk dalluam asnjë. Grumbujt e dheut mbi gropat e hapura nga të burgosurit për shokët e tyre qenë rrafshuar nga moti. Edhe pse ata grumbuj ishin të ulët: varri do të gërmohej jo më shumë se 70-80 centimetra. Policët nxitonin të ktheheshin.

 

Tek gërmonim, na dukej sikur xha Kristoja, si e thërritnim ne të rinjtë, aty, i mbështjellë me batanije, pa arkivol, shtrirë në tokën që nuk kishte ruajtur gjurmët e atyre që ishin varrosur përpara tij dhe që ndoshta nuk do të ruante as shenjën e varrit të plakut të mençur e të thjeshtë, shpirtpastër e të ndershëm, nuk e dinte se do të ishte varrhumbur. Nuk e dinim as ne, sepse aty, në mes të ahishtës anash burgut, ishte menduar djallëzisht banesa e fundit, anonime edhe për njerëz me vlera të rralla, për të shtuar numrin e atyre mijëra të vdekurve që diktatura deshi dhe i la pa varr. Kjo ishte forca e diktaturës komuniste. Forca e të dobëtit. Por që nuk i sfiliste aspak vlerat e një patriotizmi që s'reshti kurrë, të një vullneti që nuk u mposht në asnjë mënyrë dhe nga asgjë. As nga fuqia e një shteti të mbrapshtë dhe e një diktature çnjerëzore që edhe aty, jo vetëm në burgun e Burrelit, por edhe në çeltinën jashtë tij shpaloste egërsinë, si kudo në vendin tonë, të diktaturës komuniste që donte të mbillte harresën edhe midis varresh.

 

Kristo Kirka është bashkëluftëtar i Themistokli Gërmenjit në përpjekjet kundër pushtuesve andartë grekë, si dhe osmanë, bashkëthemelues me Imzot Fan Nolin të "Vatrës". Njihet si bashkëthemelues edhe i Kishës Autoqefale shqiptare.

AMIK KASORUHO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SERBIA TALLET ME STATUSIN E KANDIDATITNga SHABAN MURATI (03.19.2012)
Barometri diplomatikSHQIPTARËT E KOLONIZUAR NUK MBROHEN ME ZERO DIPLOMACI!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (03.18.2012)
Jo Refren i Ri i Një Kënge të Vjetër!POLITIKA SHQIPTARE E KA MBUSHUR KUPËNNga ILIR HYSA (03.17.2012)
KUR DO TA SHFRONËZOJË SHQIPËRIA JANULLATOSINJanullatos, është ORA për t'u kthyer përfare në Greqi!Nga ARTUR VREKAJ (03.16.2012)
Barometri diplomatikJO KRYENGRITJE, POR BASHKIM ME NËNËN SHQIPËRI. KY ËSHTË ILAÇI SHËRUES KUNDËR TERRORIZMIT SLLAVOMAQEDON!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (03.16.2012)
MIQËSIA ANGLO-AMERIKANE: NJË ALEANCË NË TË CILËN BOTA MUND TË VARË SHPRESAT E VETANga FRANK SHKRELI (03.15.2012)
Larg interesave kombëtare dhe larg interesave të shqiptarëveSHQIPËRIA ÇFARË  PARANOJE, NJË VIT E CA PARA KOHE KA HYRË NË FUSHATË ZGJEDHORENga ELIDA BUÇPAPAJ (03.15.2012)
URIME NDËRKOMBËTARE ME RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËSNga FRANK SHKRELI* (03.12.2012)
PREMTIMI I KLASËS SË MESME URBANE TË RUSISËNga KONDOLIZA RAJS, ish sekretare e shtetit e SHBA, "Washington Post" (03.10.2012)
PYETJE PËRGJIGJE ME MINISTRIN E JASHTËM SERB VUK JEREMIÇINNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.08.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]