VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHQIPËRIA TË BËJË 17 SHKURTIN FESTË ZYRTARENga SHABAN MURATI

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

SHQIPËRIA TË BËJË 17 SHKURTIN FESTË ZYRTARE

Nga SHABAN MURATI


E Martë, 03.27.2012, 07:44am (GMT+1)

 

100-vjetori i themelimit të shtetit shqiptar nuk është festë vetëm e Shqipërisë, por e gjithë shqiptarëve si komb. Sepse edhe ata që e shpallën mëvetësinë e Shqipërisë, ishin të ndërgjegjshëm se Shqipëria ishte më tepër se ajo një e tretë e territorit të lirë të hartës londineze, ishte më tepër se sa harta e konceptuar me neglizhencë dhe bezdi nga ambasadorët e Fuqive të Mëdha në vitin e mbrapshtë 1913. Ndaj, 100-vjetori i themelimit të shtetit shqiptar kërkon edhe institucionalizimin e atyre ngjarjeve dhe datave, të cilat mund të quhen të barabarta ose vazhdim dhe plotësim i asaj që ndodhi më 28 nëntor 1912.

Në këtë optikë, 17 shkurti, dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është e vetmja datë që meriton të rrijë e dyta, krahas 28 Nëntorit, në nderimin zyrtar, shtetëror dhe kombëtar. Protokolli i kombit nuk mund të jetë produkt shpërthimesh emfatike, politike apo ideologjike, të cilat vdesin me vdekjen e atyre regjimeve dhe atyre udhëheqësve, që artificialisht i prodhojnë. Protokolli i kombit qëndron mbi regjimet, mbi periudhat revolucionare apo pseudorevolucionare dhe mbi vetëglorifikimet e monumenteve prej plasteline, që njeri apo tjetri udhëheqës ngrenë me fantazitë e tyre të ëndrrave të lavdisë në horizontin e mbyllur të karriges së pushtetit. Protokolli i kombit nuk mund të lejojë të shtyhen apo të spostohen në radhën e fundit ngjarjet apo datat, të cilat skaliten në kontributin dhe në zhvillimin e kombit si hapat e tij gjigante drejt perspektivës historike. Shqiptarët e disa brezave, në Shqipëri dhe në trevat e tyre në ish-Jugosllavi, kanë parë se si janë shuar data artificiale, të cilat njëra apo tjetra qeveri, njëri apo tjetri regjim, kanë dashur t'i imponojnë kombit tonë dhe t'ia ngjisin artificialisht pranë datës së madhe të 28 Nëntorit. Besoj se shqiptarët e sotëm, pa dallim përkatësie partiake apo dallimi krahinor e social, bashkohen të gjithë në vlerësimin, se dita e pavarësisë së Kosovës është ngjarja më e shënuar pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 1912-ën, dhe si e tillë meriton jo thjesht të festohet, por të institucionalizohet si data e dytë më e madhe e historisë së kombit shqiptar. Dhe ky institucionalizim fillon, që nga sanksionimi i saj zyrtar në Shqipëri si një festë zyrtare. Mund të diskutohet se përse Shqipëria ka pritur katër vjet dhe nuk e ka shpallur 17 shkurtin festë zyrtare. Por sivjet, që është 100-vjetori i themelimit të shtetit shqiptar, mendoj se është një obligim zyrtar, shtetëror, kushtetues dhe kombëtar, që qeveria dhe Parlamenti i Shqipërisë ta shpallin ditën e pavarësisë së Kosovës si festë zyrtare në Shqipëri.

Në kalendarin e festave zyrtare të shtetit të Shqipërisë, ka shumë data, të cilat, pa i përmendur me emër njëra pas tjetrës, as nuk mund të barazohen dhe as mund të afrohen me rëndësinë që ka për historinë dhe për të ardhmen e kombit tonë, data 17 shkurt 2008-të e pavarësisë së Kosovës. Mendoj se shumica e bashkëkombësve të mi do të pajtohen me mua se qoftë 1 Maji e qoftë Dita e Verës, të cilat kanë statusin e festës zyrtare në Shqipëri, nuk mund t'i afrohen për nga rëndësia mbarëkombëtare dhe shqiptare ditës së pavarësisë së Kosovës. Nuk mendoj se ka vend për ndonjë lloj droje shtetërore apo diplomatike për të marrë vendimin e shpalljes së ditës së pavarësisë së Kosovës si një festë zyrtare në Shqipëri. Në vështrimin anasjelltas, e mirëkuptojmë situatën kur Kosova, për shkak të rrethanave të tanishme të komplikuara dhe koniunkturave politike, rajonale dhe etnike, e ka të vështirë të miratojë dhe të shpallë zyrtarisht 28 Nëntorin e pavarësisë së Shqipërisë si festë të saj zyrtare, sikurse e mirëkuptojmë realitetin e zgjedhjes së detyruar të një flamuri gjeografik të saj.
Por për sa i përket Shqipërisë, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë minimum pengese reale, qoftë në planin shtetëror, qoftë në planin diplomatik. Edhe ndonjë hezitim i ndonjë grupi profanësh të diplomacisë dhe të shqiptarizmës në Tiranë, që mund të mendojnë se mos krijohet ndonjë keqkuptim në radhët e bashkësisë ndërkombëtare, nuk është aspak i justifikueshëm, dhe normalisht duhet të ishte zhdukur pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të 22 korrikut 2010, e cila njohu ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës si të bazuar dhe në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe me cilësimin se pavarësia e Kosovës nuk e shkel rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Çdo shtet sovran ka të drejtën të celebrojë dhe të festojë zyrtarisht data dhe ngjarje, të cilat institucionet e tij të zgjedhura demokratikisht i gjykojnë se duhet të zënë vend në kalendarin e festave zyrtare. Aq më tepër rritet kjo e drejtë, kur ka të bëjë me ngjarje dhe data brenda pjesëve të të njëjtit komb dhe konkretisht pjesëve të kombit shqiptar.

Për sa i përket ndonjë mendimi infantil, se dita e pavarësisë së Kosovës është festë e një shteti tjetër dhe nuk duhet që Shqipëria të shpallë si festë zyrtare ditën e një shteti tjetër, kjo mund të kishte njëfarë konsiderate nëse do të bëhej fjalë për festën kombëtare, por aspak nuk qëndron për propozimin për ta shpallur festë zyrtare, si 1 Maji, Dita e Verës apo ndonjë festë tjetër pjesore e kalendarit të festave në shtetin e Shqipërisë.

Në rastin e llojit të argumentimit të mësipërm filistin do të theksonim se Shqipëria dhe Kosova nuk janë një shtet tjetër ndaj njëri-tjetrit, në kuptimin tradicional të dallimeve mes shteteve të ndryshme. Shqipëria nuk mund ta shohë dhe as ta trajtojë Kosovën në planin e marrëdhënieve të saj të jashtme, sikurse trajton shtetet e tjera fqinje. Madje, duhet të jetë e qartë për shtetin dhe për diplomacinë e Tiranës, se Shqipëria dhe Kosova nuk janë dhe as mund të quhen "shtete fqinje", ndonëse janë dy shtete shqiptare, të pranuar ndërkombëtarisht si subjekte të së drejtës ndërkombëtare dhe me kufij të njohur ndërkombëtarisht.

Shqipëria ka të regjistruar në historinë e saj shtetërore periudha kur ajo ka celebruar si festa zyrtare datat historike të shteteve të tjera, madje të shteteve, të cilët i kemi pasur armiq të betuar të ekzistencës sonë si komb, siç është rasti me datat e Rusisë dhe të Serbisë. Në planin ndërkombëtar, askush në botën perëndimore nuk ka pas reaguar se përse Shqipëria festonte dikur si festa zyrtare datat e Bashkimit Sovjetik dhe të Jugosllavisë. Aq më pak mund të mendohet apo të pritet sot, se mund të ketë ndonjë reagim perëndimor, pse ajo do të rreshtojë edhe ditën e pavarësisë së Kosovës në kalendarin e saj të festave zyrtare. Duke zyrtarizuar 17 shkurtin si festë zyrtare në Shqipëri, ne respektojmë pavarësinë e Kosovës, si pjesë nga më të rëndësishmet e kombit dhe e çështjes shqiptare, nderojmë aktin dhe ngjarjen epokale, të cilën e sollën në jetë luftërat e gjata dhe sakrificat sublime të popullit të Kosovës dhe mbështetja e pazëvendësueshme e SHBA-ve dhe e NATO-s. Ne respektojmë aktin e madh historik të Aleancës Atlantike, ndërhyrja humanitare ndërkombëtare e së cilës hapi portën e madhe të çlirimit dhe të pavarësisë së Kosovës. Duke ndërmarrë aktin e shpalljes së 17 shkurtit si festë zyrtare, Tirana provon se respekton vetveten, se respekton kombin dhe historinë e Shqipërisë, dhe se e ka kuotën e atdhetarizmit, të nevojshëm për t'i dhënë asaj date, të drejtën që i takon në memorien dhe në ekzistencën e kombit shqiptar. Në të vërtetë, ne e njohim dhe e pranojmë prirjen e përgjithshme folklorike të shoqërisë, të politikës dhe të shtetit shqiptar, por kjo nuk do të thotë se fanfarat dhe çiftelitë e programuara të 100-vjetorit do të jetojnë më gjatë se sa kapërcyelli i vitit, që pason këtë 100-vjetor. Përkundrazi, celebrimi serioz dhe institucional, i memorizuar në jetëshkrimin dhe në kalendarin e shtetit, dhe në detyrimin shpirtëror dhe zyrtar të Shqipërisë dhe të mbarë kombit, kërkon fiksimin zyrtar dhe prognozifikues të zhvillimeve të ardhshme historike. Ndaj, ky vit i 100- vjetorit të Pavarësisë dhe të themelimit të shtetit shqiptar, është momenti më i përshtatshëm dhe më solemn i shpalljes së 17 shkurtit si festë zyrtare e Shqipërisë. Unë kam shpresën se qeveria, Parlamenti dhe institucionet e tjera shtetërore të linjës, do të kenë reflektimin dhe vullnetin që ta realizojnë këtë detyrim kombëtar.

SHABAN MURATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AMNEZIA E MEDIAS SONË SOCIALENga NANCY SCOLA, Reuters (03.25.2012)
MË 22 MARS, 20 VJET MË PARË KUR RAPORTOJA PËR ZËRIN E AMERIKËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.24.2012)
VIZITAT E ZYRTARËVE SHQIPTARË NË UASHINGTONNga FRANK SHKRELI (03.22.2012)
ME BESLIDHJE KASTRIOTIKE DREJT SHQIPËRISË ETNIKE... APO MALLIN E SHKRETË E HANË KUAJT E VERBËRNga Mr. sc. NUE OROSHI (03.20.2012)
RASTI DEMJANJUK DHE RASTI UNIK I SHQIPËRISËNga ELIDA BUÇPAPAJ   (03.20.2012)
"JAVA QË NDRYSHOI BOTËN’’40 VJETORI I VIZITËS SË PRESIDENTIT NIKSON NË KINËNga FRANK SHKRELI  (03.20.2012)
HARRESË EDHE MIDIS VARRESHKam varrosur Kristo KirkënNga AMIK KASORUHO (03.20.2012)
SERBIA TALLET ME STATUSIN E KANDIDATITNga SHABAN MURATI (03.19.2012)
Barometri diplomatikSHQIPTARËT E KOLONIZUAR NUK MBROHEN ME ZERO DIPLOMACI!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (03.18.2012)
Jo Refren i Ri i Një Kënge të Vjetër!POLITIKA SHQIPTARE E KA MBUSHUR KUPËNNga ILIR HYSA (03.17.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]