VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ÇAMËRINË E NJEH EDHE SHTETI GREKNga SHPËTIM IDRIZI

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

ÇAMËRINË E NJEH EDHE SHTETI GREK

Nga SHPËTIM IDRIZI


E Shtunë, 03.31.2012, 06:44am (GMT+1)

 

TIRANË - I gjendur pa shumë hapësirë manovruese politike, me një numër votash gjithmonë e në tkurrje, u shfaq në një televizion provokatori përsëritës Vangjel Dule. Ky njeri është në panik nga mbështetja elektorale që mori kudo nga Jugu në Veri, nga Lindja në Perëndim, PDIU-ja, partia jonë që përfaqëson popullin shqiptar të Çamërisë dhe ka ditur ta shndërrojë çështjen çame në çështje të të gjithë shqiptarëve.
Ky njeri është provokator përsëritës, që synon të ngjallë zemërim, urrejtje, fërkime midis pjesëve të ndryshme të popullsisë shqiptare. Çdo dalje e tij në ekran, si shpalosës i tezave të egra, fyese për popullin shqiptar të Çamërisë dhe shqiptarët në përgjithësi, irriton.

Ky njeri nuk përfaqëson interesat e minoritetit grek, sepse përndryshe ai minoritet do ta votonte masivisht. Përkundrazi, me gjithë manovrat, shitjet e vizave me konsuj xhambazë, me shkatërrues varresh, ky njeri e ka tretur gjithnjë e më shumë partinë, që i urti Vasil Melo themeloi dikur.
Ky njeri i fryn ndarjes mes minoritetit grek dhe popullsisë tjetër shqiptare, sepse përndryshe do ta respektonin, njëlloj si ne respektojmë miqtë tanë të minoritetit grek në marrëdhënie jetësore, të çfarëdolloj natyre. Si pasojë, ky njeri nuk përfaqëson askënd në Shqipëri. Ky njeri përfaqëson interesat e qarqeve të errëta të vendit fqinj.
Këto qarqe, në vend të merren me hallet që i kanë pllakosur si pasojë e mendësisë të liliputit që kur shihej në pasqyrë i ngjante vetja si Herkul, duan të merren me të tjerët. Ky njeri nuk përfaqëson madje as Greqinë zyrtare.

Tezat që ai shpalosi në një emisionin televiziv, në lidhje me Çamërinë, me refuzimin në kufi të gjyshërve tanë, që i krijojnë frikë s'dihet se kujt në Greqi, nuk i kemi dëgjuar prej ndonjë autoriteti zyrtar grek. Pra, jemi vërtet të çuditur se prej nga ku i merr ushqimet propagandistike ky njeri.
Zoti Dule do të ishte mirë të merrte disa leksione historie përpara se të fliste për të. Nëse do ta bënte, do të dinte mjaft mirë se termi Thesproti është ringjallur në Greqi as më shpejt e as më vonë sesa në vitin 1937-të. Ndërkaq, termi Çamëri, që vjen nga lashtësia, nëpërmjet lumit legjendar Thiamis, ka qenë i përdorur zyrtarisht edhe nga vetë Greqia deri në atë vit. Dhe këtë nuk e themi vetëm ne, e thonë edhe shkencëtarët grekë, përfshi ministrin aktual të Arsimit në Greqi, gjuhëtarin Jorgos Babinjotis, në fjalorët e tij.

Ndaj, duke iu përgjigjur atij, ne po i përgjigjemi atyre qarqeve të errëta të politikës dhe të shtetit grek, që s'guxojnë të dalin në dritë, por vendosin para vetes shërbëtorin e tyre Dule. Ne i themi këtyre qarqeve, këtij njeriu të tyre, se Çamëria ka qenë dhe mbetet një realitet historik dhe ekzistues, sot dhe në të ardhmen. Ai thotë se që nga koha e demokracisë nuk ekziston një emër Çamëri.
Kjo është një çmenduri që vetëm një renegat mund ta thotë: Ai më ngjan si provokator dhe ngacmues pa shkak me 2 personazhe groteske të viteve "˜80-të në Tiranë, si Shaban Qosja dhe Gëzim Kulufi. Dulja që sheh nga Athina e i duket vetja europian le të pyesë qytetarët e vjetër të Tiranës se kush janë ata, dhe që mbeten gjithsesi më të mirë se vetë Dulja.

Emrat e krahinave, emrat gjeografikë nuk lidhen me sistemet politikë, janë të përjetshme. Vetëm Greqia dhe shtetet që bëjnë genocid kulturor i ndërrojnë emrat e toponimeve. Emri Çamëri është i lidhur me një popullsi që i ka dhënë Greqisë bujarisht momente të ndritura të identitetit të vet, këngët, vallet, historinë, që mbartin ato troje mbi tokë dhe nëntokë.
Në pikëpamje të toponomastikës, Çamëria është një toponim që ekziston dhe në greqisht, dhe ka studiues grekë që e shpjegojnë origjinën me toponime të tjera të lumenjve, të viseve të bukura të asaj krahine. Europa është e mbushur me raste, kur një qytet apo një krahinë thuhet në mënyra të ndryshme.

A munden policët gjermanë të përzënë në kufi një shtetas italian që i thotë qytetit të Këlnit, Kolonia, apo ne të përzëmë një minoritar grek që tani jeton në Greqi, se në dokumentin e tij është shkruar Argjirokastro dhe jo Gjirokastër?
Më në fund, Çamëria është një plagë që kullon gjak akoma, si pasojë e veprimeve genocidale të paraardhësve të atyre që kanë sot për zëdhënës Vangjel Dulen.
Janë mijëra vjet histori, janë 9500 km2 tokë shqiptare që u aneksuan nga Greqia në vitin e mbrapshtë 1913-të, janë 300 mijë shqiptarë të Çamërisë, janë trojet, varret, shtëpitë e grabitura, që kërkojnë drejtësi dhe nuk mund t'i zhbëjnë as qarqet shoviniste greke e as kulufi liliput Dule.
Diçka tjetër krejt për në fund: Greqia është shteti i fundit, që drejtpërdrejt apo nëpërmjet zëdhënësish të mjerë mund t'i japë leksione dikujt për pseudonacionalizmin. Nacionalizmi i saj, i ngritur mbi monumente të rrejshme, grabitur nga historia e të tjerëve, u rrënua në mënyrë tragjikomike, ndaj ne i shohim bartësit e asaj filozofie, zëdhënësit e saj si Dule, me përbuzje dhe keqardhje.

*Replika e kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, me deklaratat e kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, dhënë në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo"

SHPËTIM IDRIZI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHTETARËT SHQIPTARË KUROHEN NË AMERIKËNga ARTUR VREKAJ (03.30.2012)
PAPA BENEDIKTI TAKON FIDEL KASTRONNga FRANK SHKRELI (03.29.2012)
100 VJET PAVARËSI TË SHQIPTARËVE NË BALLKAN. PO PAVARËSIA E KISHËS ORTODOKSE SHQIPTARE???...Nga AT NIKOLLË MARKU (03.28.2012)
SHQIPËRIA TË BËJË 17 SHKURTIN FESTË ZYRTARENga SHABAN MURATI (03.27.2012)
AMNEZIA E MEDIAS SONË SOCIALENga NANCY SCOLA, Reuters (03.25.2012)
MË 22 MARS, 20 VJET MË PARË KUR RAPORTOJA PËR ZËRIN E AMERIKËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.24.2012)
VIZITAT E ZYRTARËVE SHQIPTARË NË UASHINGTONNga FRANK SHKRELI (03.22.2012)
ME BESLIDHJE KASTRIOTIKE DREJT SHQIPËRISË ETNIKE... APO MALLIN E SHKRETË E HANË KUAJT E VERBËRNga Mr. sc. NUE OROSHI (03.20.2012)
RASTI DEMJANJUK DHE RASTI UNIK I SHQIPËRISËNga ELIDA BUÇPAPAJ   (03.20.2012)
"JAVA QË NDRYSHOI BOTËN’’40 VJETORI I VIZITËS SË PRESIDENTIT NIKSON NË KINËNga FRANK SHKRELI  (03.20.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]