William
George "Borneo" Gregory, lindur më 14 maj 1957, është një ish astronaut i
Agjencisë Amerikane Ndërhapësinore (NASA). Uilliam
Gregori ka
prejardhje shqiptare.
Uilliam Gregori ka lindur në Lokport (Lockport) të Nju
Jorkut dhe ka mbaruar shkollën e mesme të Lokportit në vitin 1975. Pastaj ai u
regjistrua në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
(United States Air Force Academy), ku u diplomua si inxhinier shkencash në vitin
1979.
Pas kësaj Uilliam Gregori shkoi në Columbia University
(Universiteti Kolumbia), në studime pasuniversitare, për të marrë gradën e
mjeshtrit në inxhinierinë mekanike, të cilën e mori në vitin 1980. Më vonë ai
kreu studime të tjera pasuniversitare, këtë radhë në Universitetin Troj (Troy
University) për të marrë një gradë mjeshtri në manaxhim, të cilën e mori në
vitin 1984. Ai është edhe anëtar i Shoqatës së të Diplomuarve në Akademinë e
Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAF Academy Association
of Graduates).
Midis viteve 1981 dhe 1986, Uilliam Gregori shërbeu si
pilot i fluturimeve luftarake, duke fluturuar me modelet D dhe F të avionëve
F-111. Në këtë cilësi Uilliam Gregori shërbeu si pilot instruktor në RAF
Lakenheath, Mbretërinë e Bashkuar Britanike dhe në Cannon Air Force Base (AFB),
New Mexico.
Uilliam Gregori mori pjesë në USAF Test Pilot School
në vitin 1987. Midis viteve 1988 dhe 1990 Uilliam Gregori shërbeu si një test
pilot në fluturimet e Edwards AFB të avionëve F-4, A-7D, dhe në të pesë modelet
e avionëve F-15. Duke pasë fluturuar me 40 tipa avionësh, Uilliam Gregori
kishte grumbulluar mbi 5 000 orë fluturime.
Zgjedhur nga NASA në janar të vitit 1990, Uilliam Gregoru
bë astronaut në korrik 1991. Aftësitë teknike të Uilliam Gregorit përfshijnë:
Shuttle Avionics Integration Laboratory (SAIL); përfaqësues i zyrës së astronautit
për Landing/Rollout, T-38 Flying Safety; Kennedy Space Center Astronaut Support
Personnel (ASP); komunikues ndërhapësinore - spacecraft communicator (CAPCOM) në
kontroll misioni; përfaqësues zyre i astronautëve për operacionet rendezvous
and proximity; dhe Spacecraft Operations Branch Chief. Ai fluturoi në STS-67
(1995) dhe ka qëndruar 400 orë në hapësirë.
Uilliam Gregori u largua nga Forcat Ajrore Amerikane
dhe nga NASA në verën e vitit 1999. Aktualisht Uilliam Gregori shërben si
Manaxher i Zhvillimit të Biznesit për Honeywell, në Feniks, Arizona.
Uilliam Gregori shërbeu si pilot i STS-67 në misionin
shtatëvetësh kërkimor në bordin e Space Shuttle Endeavour. Lëshuar nga Kennedy
Space Center më 2 mars 1995, në Edwards AFB më 18 mars 1995, ekipi vendosi
rekord të ri të qëndrimit në hapësirë prej 16 ditësh, 15 orësh, 8 minutash dhe
46 sekondash, duke plotësuar 262 orbita dhe duke udhëtuar afërsish shtatë
milionë milje./Elida BUÇPAPAJ