Më 20 dhe 21 Maj në Çikago të Shteteve të Bashkuara mbahet samiti ose mbledhja e nivelit të lartë e udhëheqsve të vendeve anëtare të NATO-s, për takimin e 25-të aleancës së Atlantikut Verior. Presidenti Barak Obama do të presë udhëheqësit e vendeve të NATO-s në qytetin e tij Çikago, ku do të bisedohet për të ardhmen e aleancës ushtarake, duke u përqëndruar kryesisht mbi gjendjen në Afganistan, por edhe mbi sfida të tjera me të cilat përballet kjo organizatë në shekullin 21. Nevoja për të siguruar se aleanca ka aftësitë dhe mundësitë për të mbrojtur popujt dhe territoret e vendeve anëtare si edhe doemosdoshmëria për forcimin dhe zgjerimni e rrjetit të partnerëve të NATO-s anë e mbanë botës, është gjithashtu në rendin e ditës. Sepse, sipas vet aleancës, si një mjet i pazëvendësueshëm stabiliteti, NATO nevojitet të ruajë kapacitetet që ka tani dhe të mbrojë sigurinë dhe vlerat e vendeve anëtare, ndërkohë që përpiqet të krijojë mundësi për partneritete edhe me vendet jashtë rajonit të Atlantikut Verior.
Pritet që në tubimin e Çikagos, NATO të vendosë për tërheqjen e trupave ushtarake nga Afganistani mbrenda mbarimit të vitit 1914, ndërkohë që do të angazhohet që të zhvillojë një partneritet afatgjatë me popullin e atij vendi. Këjo, sipas ekspertëve, ndodhë sepse në vendet demokratike anëtare të NATO-s nuk ekziston më një përkrahje për luftën në Afganistan dhe si rrjedhim politika duhet patjetër të reflektojë dëshirën e shumicës së popullit të vendeve anëtare, qoftë këtu në Shtete e Bashkuara, qoftë në Evropë.
Ekspertët thonë se afati i tërheqjes së forcave të aleancës perëndimore nga Afganistani duhet të zbatohet, me qëllim që t'i dërgohet një mesazh qeverisë afgane se nuk mund të varet përgjithmonë nga Amerika. Njëri nga këta ekspertë Shanë Kej, pranë universitetit Uellsien në shtetin Ohajo, i tha Zërit të Amerikës se "˜'Afganët duhet të marrin përsipër përgjëgjësinë për mbrojtjen e vendit të tyre.'' Në mbledhjen e Çikagos, NATO do të vendosë gjithashtu mënyrat për trajnimin, konsultimet dhe ndihmat për forcat afgane, gjatë tranzicionit dhe pas tërheqjes së forcave të aleancës nga Afganistani, si pjesë e ndihmave të përgjithëshme ndërkombëtare për atë vend. Në fillim të këtij muaji, Presidenti Obama tha se koalicioni ushtarak përendimor do të caktojë objektivin që vitin që vjen, forcat afgane të kryesojnë operacionet luftarake, anë e mbanë vendit.
Një çeshtje tjetër delikate në samitin e Çikagos do të jetë buxheti dhe financimi i operacioneve ushtarake të aleancës. Publiku dhe Kongresi amerikan kanë filluar të tregohen të pa durueshëm me vendet anëtare të NATO-s që nuk kryejnë detyrimet e tyre financiare ndaj aleancës. Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtëme i Kongresit Amerikan , Xhon Kerri i përmblodhi më së miri shqetsimet amerikanenë lidhje me këtë çeshtje, duke thënë se "˜'të gjithë ne e kuptojmë se këjo është një kohë kursimesh, por është një periudhë kursimesh për të gjithë, dhe si rrjedhim ne do të detyrohemi të përcaktojmë prioritetet, duke vendosur se çka është me e rëndësishme dhe çka është më pak e rëndësishme''.
Disa informacione interesante në lidhje me këtë takim të nivelit të lartë në Çikago janë të një natyre kombëtare dhe ndërkombëtare. Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s, Anders Rasmussen tha se tubimi në Çikago është më i madhi në historinë e aleancës, ku po marrin pjesë rreth 60-vende dhe organizata, përfshirë Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Banka Botërore dhe disa vende të Azis Qendërore, ndër të tjera. Zoti Rasmsussen u citua në median amerikane se takimi në Çikago do të "˜'demonstrojë se i gjithë komuniteti ndërkombëtar ka përgjegjësi për gjëndjen në Afganistan dhe në rajon.''
Qyteti Çikago
Siç duket Rusia, megjithëse e ftuar për të marrë pjesë, ajo nuk do të jetë e pranishme në një nivel të lartë me justifikimin se Presidenti Putin do të jetë i nxënë me formimin e qeverisë së re, por dihet se marrëdhënjet mes Moskës dhe NATO-s nuk kanë qenë shumë të mira kohët e fundit dhe si rrejdhim Rusia do të pëfaqësohet nga një diplomat në Çikago.
Mirëpo, sipas shtypit amerikan, Izraeli nuk është i ftuar të merrte pjesë, me hamendjen se Turqia mund të ketë bllokuar pjesëmarrjen izraelite në takimin NATO, por Sekretari i Përgjithëshëm Rasmussen duke hedhur poshtë këto pretendime, tha se Izraeli nuk u ftua sepse nuk bën pjesë në misjonet e NATOs në Afganistan dhe në Kosovë.
Por ndoshta lajmi më i rëndësishëm nga takimi i nivelit të lartë të NATO-s në Çikago këtë fund jave do të jenë protestat e mëdha që grupe të ndryshme kanë në plan të bëjnë gjatë zhvillimit të punimeve të samitit. Një demosntrues u citua nga rrjeti televiziv amerikan Foks se po bëhen plane të mëdha, "˜'do të ketë luftë në rrugët e Çikagos'', shtoi ai. Në përgjigje të këtyre protestave të paralajmëruara nga protestues e demosntrues të të gjtiha ngjyrave, policia e Çikagos ka njoftuar planet për të bllokuar rrugë dhe zona të tëra të qytetit për të ndaluar protestuesit që të pengojnë ose të ndërpresin punimet e mbledhjes së nivelit të lartë. Ironia e këtyre protestave është se organizatorët kundërshtojnë një aleancë që siguron dhe mbron me çdo kusht, jo vetëm të drejtën e tyre për të demonstruar në Çikago, por ata janë edhe kundër një aleance e cila përveç popujve të vedneve anëtare, ajo u ka ardhur në ndihmë shumë popujve në përpjekjet e tyre për të siguruar lirinë, siç ishte rasti i Libisë kohët e fundit.
Me mbarimin e luftës së ftohët, misjoni afatgjatë i NATO-s është më pak i qartë se ç'ishte gjatë asaj periudhe , kur misjoni i aleancës ishte kryekput mbrojtja nga kërcënimet e Bashkimit Sovjetik dhe të komunizmit ndërkombëtar. Nuk është e rastit që çështja kryesore e samitit në Çikago është gjëndja në Afganistan dhe mënyra se si aleanca duhet të manexhoj tërheqjen e forcave të sajë nga ai vend. Tërheqja e NATO-s me nder nga ai vend, gjatë këtij tranzicion për të cilin vendosë aleanca këtë fund jave në Çikago, ka mundësi të vendosë të ardhmen e organizatës NATO për të dekadat e ardhëshme.