VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - A DO TË DALË GREQIA NGA NATO?Nga SHABAN MURATI

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

A DO TË DALË GREQIA NGA NATO?

Nga SHABAN MURATI


E Hënë, 06.04.2012, 02:36pm (GMT+1)

Në kohën që gjithë Europa dhe finacat ndërkombëtare ziejnë nga dilema nëse Greqia do të dalë nga eurozona, një pyetje e re dhe më konkrete, dhe ndoshta po aq dramatike, është: "A do të dalë Greqia nga NATO?". Shkaku dhe rasti për ta bërë këtë pyetje jofuturistike janë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Greqi dhe harta e dinamika e komplikuar politike dhe elektorale aktualisht në atë vend. Shoku elektoral, që pësoi Greqia në zgjedhjet e parakohshme të 6 majit, krijoi realitetin e ri politik, ku të gjitha partitë politike morën nën 20 për qind të votave, nuk qenë në gjendje të zgjedhin një qeveri dhe u detyruan të shkojnë në zgjedhje të tjera të parakohshme në 17 qershor 2012. Perspektiva e raportit të ri të Greqisë me NATO-n del në plan të parë të interesimit politik dhe diplomatik, perëndimor dhe rajonal, për shkak se partia apo koalicioni politik radikal i majtë, Syriza, e cila doli e dyta në zgjedhjet e 6 majit, duke lënë prapa edhe një parti kryesore si PASOK-u, po zhvillon fushatën e vet elektorale tani mbi platformën e daljes së Greqisë nga NATO. Gazeta greke "Etnos" në 2 qershor shkruante se Syriza ka vendosur në programin e saj elektoral pikërisht objektivin, që po të fitojë qeverinë, do të kërkojë largimin e Greqisë nga NATO. Pika 10 e programit elektoral të Syriza-s thekson: "Kapitullimi i politikës sonë të jashtme ndaj dëshirave të SHBA dhe shteteve më të fuqishme të BE, rrezikon pavarësinë, paqen dhe sigurinë e vendit. Ne propozojmë çangazhimin e Greqisë nga NATO dhe mbylljen e bazave të huaja ushtarake në tokën greke". Agjencia AFP, në 3 qershor, jepte deklaratën e një funksionari të lartë të Syriza-s, Theodoris Drisas, se "politika e euroatllantizmit nuk ka të ardhme".

Vëmendja për të qëndruar në këtë rend dite të programit dhe të strategjisë së një partie politike greke, nuk vjen nga fakti se kjo përbën ndonjë kërkesë të re në spektrin e politikës greke. Pothuaj të gjitha partitë e majta jo qeveritare, parlamentare dhe jashtëparlamentare në Greqi e kanë pasur këtë kërkesë. Në 19 maj 2012, koalicioni Syriza i dërgoi një mesazh mbështetjeje protestuesve anti-NATO, që organizuan protesta kundër Aleancës Atlantike gjatë samitit në Çikago. Në mesazh Syriza inkurajonte protestat kundër NATO-s, "një qen roje i interesave imperialiste të fuqive perëndimore", dhe theksonte se: "Në Greqi lufta kundër NATO-s ka qenë gjithmonë e rëndësishme dhe kërkesa për daljen nga kjo makinë lufte ka qenë kryesore për të majtën greke". Vëmendja, që mendojmë se meriton tani kjo çështje, vjen nga fakti se Syriza aktualisht është partia e dytë më e madhe politike në parlamentin e Greqisë, e cila është vetëm një për qind larg votave, që fitoi partia e parë politike "Nea Demokratia" në zgjedhjet e 6 majit. Kryetari i koalicionit Syriza, Aleksis Cipras, ishte politikani i dytë, që mandatoi presidenti Karolos Papulias pas zgjedhjeve të fundit për krijimin e qeverisë së re greke, pavarësisht se Cipras dështoi në këtë mision, sikurse dështuan edhe Samarasi dhe Venizellosi për krijimin e një qeverie.

Por nëse Syriza në zgjedhjet e 17 qershorit del partia e parë politike, ajo në bazë të ligjit elektoral grek fiton automatikisht 50 deputetë ekstra si bonus dhe mund të kalojë numrin e 100 deputetëve, nga 52 që ka tani. Dhe nëse me të bashkohen majtistë të të gjitha ngjyrave, që nga komunistët e KKE dhe ekstremistët e tjerë, nuk do të jetë e pamundshme të realizojë kuotën e 151 deputetëve dhe të marrë të drejtën parlamentare të krijimit të një qeverie të re greke të së majtës radikale. Nuk mund të përjashtohet apriori një mundësi e ardhjes së Ciprasit në qeveri. Sepse kështu, e pamundur mendohej dikur edhe në Qipro, por sot kemi atje në krye të qeverisë një president komunist dhe prorus.

Në politikë dhe në diplomaci duhen analizuar të gjitha alternativat, me shanse të mëdha ose të vogla qofshin. Alternativa e një qeverie të së majtës ekstreme në Athinë do të sillte me vete edhe kërkimin e një përgjigjeje për pyetjen, nëse do të dalë Greqia nga NATO.

Është e kuptueshme se një dalje e Greqisë nga NATO do të sillte në arkitekturën atlantike të sigurisë një tronditje dhe reaksion, ndoshta më të madh nga çka solli kriza greke e borxheve në arkitekturën e euros dhe në financat e Bashkimit Europian. Një vakum i madh sigurie do të krijohej menjëherë në Europën Juglindore dhe në Mesdheun Lindor. Arkitektura atlantike e sigurisë do të humbiste kohezionin, vazhdimësinë dhe mbrojtjen e vet në një kufi strategjik detar, i cili tani shkon nga Gjibraltari, në Spanjë, deri në Iskanderun në Turqi, me një shtrirje të pandërprerë të vijës mbrojtëse të gjitha shteteve mesdhetare, anëtare në NATO.

Është lehtë të merren me mend problematikat dhe tensionet e reja, që do të krijoheshin si në Egje, ashtu dhe në Mesdhe, dhe po ashtu në Qipro.
Çështja kryesore, që shtrohet është se kush do ta mbushte vakuumin e krijuar nga një dalje e Greqisë nga NATO. Kandidati i parë për një martesë të re ushtarake dhe strategjike me Greqinë do të ishte Rusia. Do të ishte Rusia për shkak të politikës dhe strategjisë së saj kundër NATO-s, kundër SHBA, kundër BE, dhe kundër Perëndimit, që përputhet me platformën e Syriza-s. Por do të ishte Rusia edhe për shkak të bazës së njëjtë ideologjike dhe filozofike majtiste dhe leniniste, që gjendet në themel të mentalitetit të udhëheqjes së tanishme të Rusisë dhe të drejtuesve të grupeve radikale majtiste greke. Nga historia politike e Greqisë rezulton se Rusia gjithmonë ka ndikuar dhe ndërhyrë në forma të ndryshme në kampin e së majtës greke në të gjithë variantet e saj, të moderuara dhe radikale, për të mbajtur gjallë dhe forcuar frymën antiamerikane dhe anti-atlantike në politikën greke. Dhe është e kuptueshme se përfituesi më i madh i një mundësie të daljes së Greqisë nga NATO do të ishte pikërisht Rusia. Nuk mund të mos tërheqë vëmendjen që koalicioni Syriza, propozon si alternativë të daljes së Greqisë nga NATO zëvendësimin e pjesëmarrjes në NATO dhe në BE me pjesëmarrjen në sistemin europian të sigurisë. I ashtuquajturi sistem europian i sigurisë është një projekt i Moskës, i paraqitur nga presidenti rus, Dimitri Medvedev, në vitin 2008, me synimin që të mënjanohet dhe largohet NATO nga misioni i saj i mbrojtjes atlantike. Rusia po përpiqet mjaft që të ushtrojë presione mbi qeveritë dhe forcat politike në vendet anëtare të NATO-s, që të pranojnë projektin rus dhe ta shohin të ashtuquajturin sistem të sigurisë europiane si alternativë ndaj NATO-s.

Një alternativë e daljes së Greqisë nga NATO do të kishte pasojat e veta të mëdha negative në sigurinë dhe në stabilitetin e Ballkanit. Përveç të çarave dhe dobësimit të strukturave atlantike të sigurisë në gadishullin tonë, do të rezultonte një forcim i bllokut anti-atlantik dhe anti-perëndimor. Shqipëria dhe shqiptarët duhet të jenë shumë të vëmendshëm për këto erëra anti-perëndimore dhe proruse, që po fryjnë në gadishullin e Ballkanit. Nëse në Serbi fiton zgjedhjet presidenciale një ultranacionalist si Nikoliçi, i cili edhe pasi zgjidhet president deklaron se ëndërron "Serbinë e Madhe", se do ta lejë BE-në për Kosovën dhe mohon gjenocidin e Srebrenicës, nëse në Greqi del parti e dytë parlamentare dhe pretendon të marrë qeverinë një forcë radikale, e cila kërkon daljen nga NATO, kuptohet se këto janë zhvillime, që duhen quajtur me emrin e tyre të vërtetë si zhvillime negative, dhe të cilat duhet të shërbejnë si sinjale analizash për zyrat shtetërore.

Një alternativë e daljes së Greqisë nga NATO do të kishte pasoja negative edhe për Shqipërinë, sepse në kufijtë tanë do të kishim një shtet armiqësor ndaj NATO-s dhe ndaj SHBA, të cilët janë aleatët tanë strategjike dhe ku Shqipëria dhe shqiptarët do të përballeshin me një qëndrim më armiqësor. A janë shteti dhe qeveria e Tiranës të përgatitur përballë gjitha opsioneve të befasishme të zhvillimeve në rajon, këtë nuk e dimë. Por fakti, që Tirana nuk pipëtin as kur zhvillohen zgjedhjet në Serbi dhe presidenti Nikoliç provokon dhe as kur zhvillohen zgjedhjet në Greqi dhe një kryetar partie i ekstremit të djathtë, që ka fituar 21 vende në parlament, deklaron menjëherë pas zgjedhjeve se "do të çlirojë Vorio Epirin", nuk flet pozitivisht për qeverinë. Është e ditur se në masën e votuesve, të simpatizantëve dhe të anëtarëve grupeve politike të koalicionit Syriza, ka shumë emigrantë. Shqipëria, e cila ka një komunitet shumë të madh emigrantësh në Greqi, fare mirë mund të kishte gjetur mënyrat dhe rrugët që t'i dërgonte një mesazh shtetasve të saj, që ndodhen në Greqi që të mendohen dy herë para se t'ia japin votën një koalicioni politik, i cili kërkon t'i largojë nga NATO dhe nga BE.

E majta radikale, që synon të marrë pushtetin në Greqi, kërkon jo vetëm të dalë nga euro dhe nga BE, jo vetëm të dalë nga NATO, por me sa duket edhe të hedhë në erë Greqinë. Nuk është për t'u habitur, sepse në Ballkan ka shumë forca politike, të majta dhe të djathta, dhe shumë personalitete politike, të cilët janë gati ta hedhin në erë vendin e tyre për hatër të marrjes apo të ruajtjes së pushtetit.

SHABAN MURATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Veta e parëLETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005) (06.03.2012)
RROFTË TOLERANCA POLITIKE AMERIKANEPRESIDENTI OBAMA URON KUNDËRSHTARIN E TIJ REPUBLIKAN MIT ROMNI PËR FITORENNga FRANK SHKRELI (06.01.2012)
ROLI I DAJË SAMITNga DAVID BROOKS, New York Times (05.30.2012)
NEVOJA PËR NJË POLITIKË TË QYTETËRUARNga FRANK SHKRELI (05.29.2012)
NGA MOSKA ME DASHURI, NIKOLIÇINga SHABAN MURATI (05.29.2012)
Në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisëMEDITIM PARA MOZAIKUTNga RESHAT KRIPA (05.26.2012)
SHTETI TË MBROJË JETËN, JO TË MENAXHOJË VDEKJEN!Nga PËRPARIM KABO (05.25.2012)
AMNESTY INTERNATIONAL: GJENDJA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË BOTËNga FRANK SHKRELI (05.25.2012)
RAMUSH HARADINAJ: DREJTËSIA E VONUAR ËSHTË DREJTËSI E MOHUARNga SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI (05.24.2012)
SHPIF, SHPIF, SE DIÇKA DO TË MBETETNga ESHREF YMERI (05.24.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]