VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ZVICRA FITOI ME SHQIPTARË, POR SHQIPTARËT ISHIN FITIMTARË NË ZVICËR!Nga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
ZVICRA FITOI ME SHQIPTARË, POR SHQIPTARËT ISHIN FITIMTARË NË ZVICËR!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 09.12.2012, 08:39am (GMT+1)



Ndeshja Shqipëri-Zvicër parashikohej të ishte e veçantë, bizare, sepse në përbërjen e skuadrës zvicerane janë të paktën pesë lojtarë me origjinë shqiptare, me të cilët krenohet komuniteti i shqiptarëve këtu, por ata janë krenari edhe në Kosovë, Shqipëri e kudo ku jetojnë shqiptarët.

Natyrisht që nuk parashikoheshin sulmet që mori Shaqiri, tek i cili kur i afroheshin kamerat i dalloheshin në qafë dy gërvishtje të thella, nuk parashikoheshin po ashtu sharjet e një grupi të pacipë tifozësh që i bëheshin Behramit. Por zviceranët duket kishin parashikuar diçka, kjo ndofta ishte arsyeja që ndeshja u zhvillua në stadiumin e Swissporarena të qytetit të bukur të Lucernës, me kapacitet rreth 17 mijë spektatorë dhe jo në St. Jakob të Baseli, me një kapacitet rreth 42 mijë vende. Gjithsesi zviceranët nuk kishin parashikuar një pjesëmarrje aq të madhe të shqiptarëve, e cila numërohej rreth 10 mijë. Kjo nuk do të kishte në vetvete asgjë të keqe, përkundrazi, nëse do të shmangeshin tensionet, të cilat e bënë trajnerin e Zvicrës, gjermanin Ottmar Hitzfeld, ta shihte aq shpesh herë orën, duke mezi pritur përfundimin e ndeshjes. Ufa! Sikur të mos kishte ndeshje kthimi do të ishte edhe më mirë!

Po të ishte me zgjedhje, dhe jo me short, pesë lojtarët më origjinë shqiptare të kombëtares zvicerane nuk do të kishin dashur kurrsesi që shorti t'i vinte përballë këto dy skuadra në një grup në ndeshjet eleminatore për Brazil 2014, për shkak se Zvicra është bërë atdhe i vërtetë për komunitetin e shqiptarëve këtu, disa qindra mijë, dhe u ka dhënë atë që nuk e kanë marrë dot prej vendeve nga vijnë, Kosova dhe Maqedonia, ku të dyja vendet kanë vetëm një dekadë që kanë dalë nga dy konflikte, që shkaktuan shpërnguljen e mijëra shqiptarëve nëpër botë në kërkim të një jete më të mirë. Ashtu si vepruan edhe prindërit e këtyre pesë djemve. Dhe këtë strehë ua dha Zvicra.

Kombëtarja zvicerane, siç e përmenda, në ndeshjet eleminatore për Botërorin 2014 përfaqësohet të paktën me pesë shqiptarë, shtetas zviceranë,  të cilët janë Xherdan Shaqiri, 20 vjeç, i lindur në Gjilan, me një kontratë me Bayern të Mynihut e cila kushton 12 milionë Euro; Valon Behrami i lindur në Mitrovicë, 26 vjeç, me një kontratë me skuadrën e Napolit, pas atyre që ka pasur me Lacion, Fiorentinën etj; Granit Xhaka, i lindur në Gjilan, 19 vjeçar, me një kontratë me Borusjen (Borussia Mönchengladbach), Blerim Xhemajli, i lindur në Tetovë, 26 vjeç - edhe ky luan tek Napoli, dhe Admir Mehmedi, i lindur në Gostivar, 21 vjeç me një kontratë me Dinamon e Kievit.

Të pestë vijnë nga familje refugjatësh, të cilët kanë zbarkuar në Zvicër të gjejnë strehë për shkak të konfliktit në Kosovë dhe periudhës së segregacionit antishqiptar në Maqedoni, që prodhoi konfliktin e 2001 dhe Marrëveshjen e Ohrit.

Pra janë pesë djem të rinj, që e njohin vuajtjen, por kanë njohur edhe të mirat që sjell fati të jesh lojtar i kombëtares zvicerane, çka u ka krijuar mundësi që të përfitojnë edhe një prosperitet të begatë ekonomik nga merkatoja e futbollit, sepse janë yje të futbollit.

Ndërkohë ata krenohen me faktin se janë me origjinë shqiptare. Kamerat e televizioneve zvicerane fokusoheshin tek flamuri shqiptar në këpucën e futbollit të Shaqirit apo në tatuazhet e Valon Baramit, ndërkohë patriotizëm tregojnë edhe emrat e këtyre djemve, çka do të thotë se janë mëkuar me patriotizëm që në barkun e nënës. Pra nënat e këtyre djemve meritojnë veç urime, ashtu si gjithë nënat shqiptare kudoqofshin, por kurrsesi sharje si ndodhi mbrëmë në stadiumin e Lucernës. Ishin pak ata tifozë që shanë e goditën, por edhe këtu u tregua se shqiptarët janë të paroganizuar dhe mbeten në dorën e një grushti njerëzish josportivë, të cilët duan ta kthejnë një ndeshje futbolli në fushë beteje!

Por le t'i kthehemi ndeshjes. Fakti që shqiptarët ndikojnë dhe kanë rol në fitoret e Zvicrës tregon qartë se shqiptarët janë talente, por talente të pafat, për shkak të gjendjes jo normale të shteteve nga vijnë, ku papunësia në Kosovë arrin 60 % dhe askush nuk mendon për sport. E njëjta gjë në Shqipëri. Ky vend i cili gjatë diktaturës ka pasur yje në të gjitha sportet, këto 22 vite tranzicion në vend të ringjalljes, po përjeton një degradim të frikshëm, ku federatat shqiptare futen në listat e përdoruesve të doppingut.

Nëse këta djem, këta pesë yje, do të jetonin në Kosovë, Maqedoni, apo Shqipëri, këta do të ishin padyshin në listat e të papunëve, apo të atyre mijëra të rinjve që mbushin lokalet pa shpresë, ndërsa Zvicra u ka dhënë atyre shanset e plota, i ka bërë shtetas të saj, dhe krenohet me ta dhe përfaqësohet me ta! Dhe të pesë djemtë më së paku do të bëjnë gjithçka që Zvicra të fitojë ! HOPP HOPP SCHWIIZ !

Zvicra fitoi me shqiptarë, pra shqiptarët mund të fitojnë, nëse kanë organizim, përkujdesje dhe përkushtim, nëse kanë shtet që kryen detyrën dhe shtetarë që respektojnë votën e qytetarit si dhe një ekonomi tregu të tipit Perëndimor. Merreni me mend sikur shqiptarët të kishin një shtet si Zvicra se ku do të ishin sot! Nuk është një ëndërr e parealizueshme, gjatë këtyre 22 viteve ishin të gjitha mundësitë që Shqipëria të kishte ecur të paktën sa vendet e ish-bllokut lindor. Por shqiptarët, mjerisht kanë mbetur peng i një klase politike pa integritet, e cila i konsideron qytetarët e saj si shtetas të dorës së fundit, ndryshe nga Zvicra që i vlerëson talentet e shqiptarëve, i bën shtetas të saj dhe përfaqësohet me ta!

Zvicra fitoi me shqiptarët, por edhe shqiptarët ishin fitimtarë sepse luajtën me Zvicrën!

Këtu nuk ka asgjë të keqe, veç shijes së humbjes, por ndërkohë është një humbje jo e hidhur, sepse tregon se shqiptarët janë talente që meritojnë të mirëqeverisen, por mirëqeverisja nuk varet nga ata tifozë që shajnë me nënë e babë, por nga vota e sovranit që të dijë se për kë do të votojë dhe të votojë për atë që do t'ia ndryshojë jetën për të mirë.

(Ky opinion është botuar me rastin e ndeshjes të parë Zvicër-Shqipëri dhe është i përfshirë në librin e sapobotuar të autores "Traumat e Tranzicionit")

©


AMBASADORI REEKER E LË NË FUND EDI RAMËN DUKE I DHËNË MESAZHE TË QARTA POLITIKËS - OSE KRYENI REFORMAT, OSE IKNI!
Reeker takohet me kryetarin e bashkisë së Kasharit përpara se me liderin e opozitës Rama
Nga ELIDA BUÇPAPAJ<

E Djelë, 09.09.2012, 02:10pm

REPLIKË ME TË GJITHË ATA QË I KONSIDEROJNË LIDERËT SHQIPTARË TË PAGABUESHËM!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 08.17.2012, 09:41am

VIKTIMAT E KOMUNIZMIT, MBETUR PA VARR E DREJTËSI, AKUZOJNË KLASËN POLITIKE SHQIPTARE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 08.15.2012, 09:26am

SHKARKIMI I SHEFIT TË SHISH VEPRIM AUTODESTRUKTIV I SHEFIT TË EKZEKUTIVIT TË SHQIPËRISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 08.10.2012, 10:16am

KA ARDHUR KOHA TË NDËSHKOHET KJO KLASË POLITIKE MIZERABËL!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Martë, 08.07.2012, 11:20am

PO NUK VOTUAN MË 6 GUSHT, ED RAMA « OUTSIDER »- PS DEL NË PENSION
Nga ELIDA BUÇPAPAJ   

E Shtunë, 08.04.2012, 10:08am

MISTER, HESHTJE E PLOT PIKËPYETJE PËR VDEKJEN TRAGJIKE TË ALI PODRIMJES - SALI BERISHA DO TË DUHEJ TË ISHTE NË KONTAKT PREJ TË MARTËS ME PRESIDENTIN HOLLANDE Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Djelë, 07.22.2012, 10:56am

Çdo ditë një temë NËSE PS NUK VOTON MË 6 GUSHT, EDI RAMA BËHET « HARAKIRI Â» Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 07.17.2012, 12:31pm

Çdo ditë një temë
DORËZONI IMUNITETIN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Hënë, 07.16.2012, 09:57am

Çdo ditë një temë
MIMOZA KUSARJA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Çdo ditë një temë JASHTË RRUGAÇËT NGA PARLAMENTI I SHQIPËRISË
-Si mund të tolerojmë që fyhet një nënë shqiptare si « rrugaçe »
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

In Memoriam BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 06.05.2012, 07:34am

SHQIPËRISË I DUHET PRESIDENTI NË MËNYRË EKSPLICITE SIPAS PROFILIT TË JOACHIM GAUCK Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 05.17.2012, 02:07pm

DY FJALË PËR TAKIMIN E MBRËMSHËM TEK OPINION RAMA-FEVZIU ME DESTINACION ILIR METËN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ESSE PËR KOHËN E PAMJAFTUESHME TË HELENA KADARESË Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 04.10.2012, 11:14am

REPORTAZH NGA STRASBURGU - HYRJA NË NATO MË E RËNDËSISHME SE 1912?!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 04.05.2012, 07:27am

MË 22 MARS, 20 VJET MË PARË KUR RAPORTOJA PËR ZËRIN E AMERIKËS

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Shtunë, 03.24.2012, 08:03am

RASTI DEMJANJUK DHE RASTI UNIK I SHQIPËRISË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 03.20.2012, 10:09am

Larg interesave kombëtare dhe larg interesave të shqiptarëve

SHQIPËRIA ÇFARË PARANOJE, NJË VIT E CA PARA KOHE KA HYRË NË FUSHATË ZGJEDHORE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

PYETJE PËRGJIGJE ME MINISTRIN E JASHTËM SERB VUK JEREMIÇIN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 03.08.2012, 04:27pm

20 VJET KONFLIKTUALITET PËR PUSHTET - INTERESAT KOMBËTARE TË RREZIKUARA NGA KLASA POLITIKE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 03.05.2012, 01:34pm

Analizë për Marrëveshjen e 24 shkurtit - KOSOVA, E FRUSTRUAR NGA BEOGRADI, THAÇI DHE NGA BE E CILA E TRAJTON SI QYTETARE TË DORËS SË DYTË, DUHET T'IU BESOJË SHBA-ve!

KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT

- Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 02.20.2012, 09:41am

NEPOTIZMI OSE KLEPTOKRACIA NË MPJ, PJETËR ARBNORI DHE OPOZITA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 02.09.2012, 06:04pm

Reagim ndaj opinionit të Ardian Vehbiut botuar tek Shekulli dhe ribotuar tek MAPO

NDAL ÇDOLLOJ DIASPOROFOBIE QË KUTËRBON ANTISHQIPTARIZËM! Nga ELIDA BUÇPAPAJ

14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

(Botuar sot, më 9.01.2012 tek Koha Jone)

KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL OPERA - INSTITUCIONET NË SHQIPËRI NË VEND TË VLERAVE ME TË CILAT IDENTIFIKOHET KOMBI LANCOJNË ANTIVLERAT DHE ANONIMATIN!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Esse

HAVELI, IKONA E LIDERIT ME INTEGRITETI I LE ZHVESHUR POLITIKANËT PA INTEGRITET SHQIPTARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

LËVIZJA E DHJETORIT ME MANIPULATORË DHE PLOT KONTRAVERSITET

Pluralizmi qe solli Dhjetori 1990, data më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËS

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Duke shënuar sot përvjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit të Kosovës

PA IBRAHIM RUGOVËN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetëror

NJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ

GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU

TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS

Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-

EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA

E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare

EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht

OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

MË NË FUND!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT

Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

©

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUR HISTORIA HYN NGA PORTAT E ARTITNga Prof. Dr. ESHREF YMERI (09.11.2012)
Në përvjetorin e rëniesKUSH ISHTE ZALO XHOMAQINga RESHAT KRIPA (09.11.2012)
VARIACIONE KOSOVARE ME TEMËN E IZOLACIONIZMITNga SHABAN MURATI (09.10.2012)
AMBASADORI REEKER E LË NË FUND EDI RAMËN DUKE I DHËNË MESAZHE TË QARTA POLITIKËS - OSE KRYENI REFORMAT, OSE IKNI!Reeker takohet me kryetarin e bashkisë së Kasharit përpara se me liderin e opozitës RamaNga ELIDA BUÇPAPAJ& (09.09.2012)
TË GJITHË PËR MARK GJONAJNMË 13 SHTATORNga FRANK SHKRELI (09.07.2012)
KUVENDI I PARTISË DEMOKRATE TË AMERIKËSNga FRANK SHKRELI (09.04.2012)
MOS ËSHTË KOHA PËR NJË LËVIZJE 'ZGJOHU' NË DIPLOMACI?Nga SHABAN MURATI (09.03.2012)
KUSH I THA ENVER ROBELLIT NË KOSOVË SE DO TË KONTESTOHEN ZGJEDHJET E ARDHSHME NË SHQIPËRI(një debat me shkas në Facebook, për vizitën e presidentit Nishani në Kosovë, mes Enver Robellit dhe meje)Nga REXHEP SHAHU (09.02.2012)
In memoriamCARLO MARIA Kardinal MARTINI /1927-2012/ Nga Don LUSH GJERGJI (09.01.2012)
ISA BOLETINI: PISHTARI I BASHKIMIT KOMBËTAR''Unë jam mirë kur asht mirë Shqipënia''Nga FRANK SHKRELI (08.30.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]