VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHBA, KONFERENCA KOMBËTARE PËR SHTETËSINË SHPALLI EMËRIMIN E ILIR ZHERKËS DREJTOR EKZEKUTIVZherka do të marrë detyrën e tij zyrtarisht më 29 tetor 2012

                                                                                      

E Shtunë, 12.21.2024, 01:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
SHBA, KONFERENCA KOMBËTARE PËR SHTETËSINË SHPALLI EMËRIMIN E ILIR ZHERKËS DREJTOR EKZEKUTIV
Zherka do të marrë detyrën e tij zyrtarisht më 29 tetor 2012

E Mërkurë, 09.19.2012, 10:09am (GMT+1)




Washington, DC - Konferenca Kombëtare për Shtetësinë (NCoC) me emrin e zotit Ilir Zherka si Drejtor Ekzekutiv të saj, - të ri, thotë se do t'a ngrisi edhe më shumë punën dhe veprimtarin e saj - në shkallë, kombëtare, duke besuar tek aftësitë e tij, - si lidership i mirë.

Zherka, i cili ka shërbyer më parë si drejtor ekzekutiv i DC Vote që nga viti 2002, tash do të mbikqyrë punën e këtij Kongresi jo fitimprurës dhe ai do të sigurojë drejtimin strategjik për NCoC, misioni i të cilit është që të nxisë një qytetari më aktive dhe të angazhuar në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara.


"NCoC, e sheh angazhimin aktiv qytetar si një lëvizje - e shtyrë në partneritet me organizatat jo qeveritare OJQ-të, dhe fondacionet të tjera jo përfituese - dhe udhëheqësve e liderve të tyre që kan në vëmendjen e tyre të politikës dhe pasionin e amerikanëve," tha Michael Weiser, Kryetar NCoC. "Drejtorët e mi dhe unë besojmë se do të forcojmë lidhjet e forta, tash edhe me zotin Ilir Zherka, si një udhëheqës kombëtare. Mbase, ai duke treguar aftësinë e tij, - të provuar si lider për të ndërtuar dhe të çojë koalicione përpara, gjithë se si me angazhimin e tij, - do të jetë një pasuri e fortë për NCoC dhe tërë lëvizjes qytetare Amerikane." tha Michael Weiser, Kryetar NCoC.


Zherka, pason në këtë detyrë të lartë zotin David B. Smith, i cili kthehet në vendlindjen e tij, - në Kaliforni për të marrë detyra të reja të lidershipit dhe angazhimit qytetar. "Ilir Zherka do të ketë mundësinë për të ndërtuar diçka të re në drejtimin e Konferencës Kombëtare për Shtetësinë (NCoC), duke mësuar edhe mbi punën e David Smith, i cili ka udhëhequr NCoC me aftësi dhe pasion," tha Weiser, mbasi zoti Smith ka shërbyer si Drejtor Ekzekutiv NCoC që nga viti 2008.



"Unë jam i nderuar për të udhëhequr këtë institucion të rëndësishëm dhe historik, vlerat e të cilit dhe misioni janë kaq afër dhe në të njëjtën një linjë me përvojën time amerikane," tha Zherka. "Si një amerikan i natyralizuar, unë vendosmërisht besoj se komunitetet tona dhe institucionet tona janë më të fortë, kur njerëzit janë të përfshirë në mënyrë aktive në jetën qytetare të vendit tonë. NCoC do të dyfishojë përpjekjet tona me partnerët tanë për të përmbushur nevojën urgjente për angazhimin konstruktiv në Amerikë. ", ka deklaruar pas marrjes së detyrës së re, zoti Illir Zherka.



Zherka dhe familja e tij, të cilët janë shqiptarë etnikë, u larguan nga ish-Jugosllavia në vitin 1960.
Ilir Zherka , djali e një emigranti shqiptarë, i cili, u largua nga vendi i tij, - në kërkim të një jetë më të mirë, të lirë e demokratike. Zherka vjen nga rradha atyre veprimtarve e aktivistëve të dalluar në komunitet. Prindërit e tij, gjyshi dhe të tjerët i rezistuan gjatë pushtimit fashist italian të Shqipërisë, në Luftën e Dytë Botërore. Babai i Ilirit, Ahmet Zherka, ish punonjësi i një elevatori(pensionist) veprimtarë karismatik, është pjesmarrës i të gjitha veprimtarive e aktivitetve kombëtare, e veçanërishtë nga aktivitetet, të cilat mbaheshin para OKB-së, Shtëpisë së Bardhë dhe Capitol Hill , për të drejtat e shqiptarve nën ish- Jugosllavinë e çlirimin e tyre nga okupimi serbë.
Ilir Zherka, u lind ne Krushevë të Plavës, dhe në moshën 2 vjeçare me familjen e tij, - e përndjekur nga rregjimi serbë, u detyrua të emigronte në Itali dhe më vonë u vendosej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Iliri, sot është zgjedhur si Drejtor Ekzekutiv i Konferencës Kombëtare për Shtetësinë (NCoC), mbasi për 10 vjet ishte drejtor ekzekutiv i DC Vote, një organizatë që merrej me përmirësimin e ligjit për votime në Amerikë dhe ka të bëjë direkt me Kongresin dhe Senatin Amerikan. Më parë Ilir Zherka, ka punuar në Kongres, senat Shtëpinë e Bardhë si dhe ka qenë drejtor ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.



Zherka, një 46 vjeçar, ka qenë anëtarë i fushatës elektorale të Presidentit Clinton dhe ka marrë pjesë në strategjinë e zgjedhjes së tij, - në 1996. Zoti Zherka është një politikan i njohur dhe me eksperiencë, duke iu bashkuar Organizatës DC Vote, si Drejtor Ekzekutiv i saj,- në vitin 2002 dhe ka udhëhequr përpjekjet kombëtare e organizatës për të rritur ndërgjegjësimin e publikut në lidhje Washington DC, nga mungesa e përfaqësimit të votimit në Kongres. Nën udhëheqjen e tij, DC Vote kishte katërfishuar në madhësi numërin e anëtarve të saj. Ai mblodhi së bashku një koalicion të fortë të organizatave vendase dhe kombëtare.Para se ti bashkohej DC Vote, zoti Zherka ishte bashkë-themelues dhe drejtor i parë ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA). Ai ka punuar edhe në Departamentin amerikan të Punës dhe si Këshilltari Ligjor për Kongresmenin George Miller.



Illir Zherka u zgjodh Drejtor Egzekutive në Konferencën e 67 vjetor Kombëtare për Shtetësinë, të mbajtur në Filadelfia të premten. Konferenca, ka nxjerr një raport të ri, i cili konstaton se ka një themel të fortë qytetare i cili është i lidhur direkt me forcimin e punësimit në nivelet metropolitane, qarkut, dhe shtetit. Sipas raportit, komunitetet me "shëndet" të mirë qytetar, kanë përballuar recesionin e fundit shumë më mirë - dhe kan përvojë në rritje të konsiderueshme në zvogëlimin e papunësisë - se komuniteteve të tjera që ballafaqohen me rrethanat ekonomike të ngjashme.

Zherka do të marrë detyrën e tij si Drejtor Ekzekutiv zyrtarisht më 29 tetor 2012.


Rreth Konferenca Kombëtare për Shtetësinë (NCoC)
Konferenca Kombëtare për Shtetësinë (NCoC), thotë se ne besojmë se çdo amerikan e ka fuqinë për të bërë një ndryshim. Ne jemi një organizatë dinamike, jo-partizane, dhe punojmë duke bërë pune jofitimprurëse në ballë të jetës qytetare të SHBA. Ne vazhdimisht kemi kërkuar se cilat jan format qytetare të sotme, të cilat përcaktojnë rolin evolues të individit në demokracinë tonë dhe të zbulojmë mënyra për të motivuar pjesëmarrje më të madhe qytetare. Përmes veprimtarisë tonë, hulumtimit, dhe raporteve, NCoC zgjeron në kuptimin bashkëkohor të SHBA, atë se çfarë do të thotë të jeshë një qytetar Amerikan.
Kush është shqiptari, me postin më të lartë në Washington !
Ilir Zherka,ka qenë nënpunës zyrtar i stafit presidencial në fushatën elektorale, për President të SHBA-s, nga partia Demokrate amerikane në Washington D.C. Ilir Zherka, më parë ka dhënë ndihmesen e tij, në ri-zgjedhjen për president e z/president të dyshes demokrate Clinton- Al Gore. Zherka u pa të punoj në fushatën për kandidatët demokratë në distriktin e tij, - por edhe në mesin e komunitetit shqiptarë në SHBA-së.
Ilir Zherka, biri i një familje me tradita të vjetra shqiptare nga Tropoja, ka lindur më 1965 në Krushev të Malit të Zi. Më 1968, ai dhe familja e tij,- emigrojë në SHBA-së, kur Zherka ishte vetem 2 vjeç. Zherka, u rritë në një lagje të njohur emigratësh në Nju Jork - Bronks. Aty ku u edukua, dhe u shkollua më pasë duke u diplomuar në Cornell University. Ai u diplomua në univesitetin "Cornell University", dhe u nderua me çmimin " John F. Kennedy Award" për shërbim të shkëlqyer jashtë shkollës. Zherka, ka diplomuar dhe në drejtësi në "University of Virginia". Ai është i martuar me z. Linda Kinney, një avokate e shtetit. Çifti Zherka ka dy fëmijë Aleksandrin dhe Hanën.
Zherka, ka luajtur një rol të madh në proceset demokratike, hapat e para në Shqipëri pas rrëzimit të komunizimit. Si, dhe është dalluar gjatë luftës në Kosovë, Maqedoni dhe Preshevë, Medvegje Bujanovc. Ai u dallua aso kohe rreth debateve televizive, me propogadën sërbe në Amerikë, në emisonet radio televizive kombëtare amerikane, nga më prestigjozet si emisionin : "News Hour" me gazetarin e famëshëm Jim Lehrer, në CNN programin "Talk Back Live", emisionin "One on One", me gazetarin John McLaughlin, në rrjetin televizivë WAMU me gazetaren Diane Rehm në emisionin "Show and NPR's All Things Considered ".
Si dhe ka drejtuar gjatë Këshillin Kombëtarë Shqiptaro - Amerikan si Drejtorë Ekzekutivë. Ai ka punuar edhe në Ministrinë e Punës "U.S. Department of Labor" prej 1997 deri më 1998. Më 1996, ai ka shërbyer si agjitator i fushatës elektorale Clinton-Gore, në termin e dytë. Duke pasë në fushatë detyrën e Drejtor Kombëtar i Grupeve Komunitare, për të mbuluar votat e amerikanëve me origjinë nga Mesdheu.
Zherka, prej 1994 deri më 1997, ka shërbyer si këshilltarë ligjistativ në zyrën e kogresmenit George Miller, Demokrat i Kalifornisë. Gjatë gjithë kohës ai shquhet për punën që ka bërë duke mbrojtur të drejtat e puntorëve , të njeriut dhe studimet e ndihmën që ka dhënë në proceset demokratike në Shqipëri, me organizatën IREX , në hartimin e procedurës ligjore kundra krimit.
Ai është padyshim shqiptaro amerikani më i suksesëshëm në politikë, në këto 10-15 vittet e fundit, qç mban poste të larta në Washington. Zherka ndihmoi Klintonin e Al Goren për në Shtëpinë e Bardhë, por ndihmoi me komunitetin shqiptar tash së fundi edhe Barack Obamën.
 


Ilir Zherka


Ilir Zherka,Daniel Server, Stjuarts Xhon, Dritan Mishto, William Walker dhe përfaqësues të komunitetit, Ylber Pilku,Dr. Hasan Ademaj, Rustem Gecaj, dhe Halil Mula


Ilir Zherka drejtor i parë ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) së bashku me ish- kryetarin e Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, zotin Agim Karagjozi në Shtëpinë e Bardhë, udhëhoqën delegacionin e diasporës shqiptare duke u takuar me Presidentin Klinton dhe Këshillin Kombëtarë të Sigurisë , për çështjen e ndërhyrjes Amerikane në bombardimin e Serbisë në 24 Mars 1999.




2011 04 11 - 7595 - Washington DC - DC Rights Protest - Ilir Zherka

Ilir Zherka me gruan e tij dhe dy fëmijët

BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA PRET QË FIFA TA MBAJË FJALËN (09.19.2012)
KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTARO-AMERIKAN FESTON 100-VJETORIN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISËNga FRANK SHKRELI* (09.16.2012)
GAZETARI FANTASTIK I SHËNGJINITNga ZEQIR LUSHAJ (09.14.2012)
Historia politike, sociologjia, psikologjia dhe filozofia (17)RRETH NJË KOALICIONI TË MUNDSHËM MES THAÇIT DHE HARADINAJTA i duhen vërtet Kosovës dy parti të forta konstitucionale dhe institucionale?Nga AGRON SHABANI&am (09.13.2012)
FATMIRA HAJDARI. BISEDA ME AZEMIN KUR MË THA SE DO DIVORCOHEJ NGA UNË (09.13.2012)
REQUIEM PËR AZEM HAJDARINNga BESNIK GJONGECAJ (09.12.2012)
Njihuni me psikologun-bamirës, Sheh Arif Hotin (9)THIRRJE SHPIRTËRORE-Për shehlerët, dervishët, myhypët, ashikët e tarikatit në Malësinë e Gjakovës-Nga Sheh ARIF HOTI (09.10.2012)
NISI FESTIVALI KUSHTUAR VIKTIMAVE TË TERRORIT (09.09.2012)
TIRANË, NGA E HËNA PUNONJËS POLICIE PRANË SHKOLLAVE (09.09.2012)
'SOS' APO SFIDAT DHE UDHËKRYQET E RREZIKSHME TË POLITIKËS SË JASHTME DHE DIPLOMACISË KOSOVARE:- Dhe... 嫍orba ruse´ e Pacollit  dhe ´buzët e përvëluara´ të Enver Hoxhajt ?!Nga AGRON SHABANI, Gjermani (09.09.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]