Vitor Spaqi, kryetar, përshëndeti të pranishmit
Qendra Kulturore Shqiptare me seli në Stuttgart të Gjermanisë, në Literaturhaus
Breitscheidstraße 4, më 14.10.2012,Organizoj promovimin e librit "Në hap me Rugovën" të autorit Adnan Merovci.
Fillimisht përmes projektorit u shfaqen dokumente me fotografi nga takime të
rëndësishme të presidentit Rugova me burrështetas e funksionar, vendor e
ndërkombëtar.
Skenari i prezantimit:
-emetimi i video-dokumentarit "Një dekadë në 18 minuta"
Hafiz Gagica e Zëvendës Konsulli Imer Lladrovci me bashkëshortet e tyre.
Moderoi:Gjylije Lecaj, referoj: Lekë Preçi dhe autori Adnan Merovci qe i
përshëndeti te pranishmit falënderoj organizatoret e "Qendrës Kulturore
Shqiptare" dhe shoqatën "Pavarësia", por me theks të veçantë
falënderoj përfaqësuesin e firmës Dibrani -Transport qe e ndihmoj falas transportin
e këtyre librave në Gjermani.
Shkëlqyeshëm recitoj: Neriman Bajraktari.
Mërgata jonë tashmë nëpërmes Klubeve, shoqatave e shoqërive,ka krijuar një
kulturë e përvojë të madhe me organizime të ndryshme siç janë:manifestimet,
përkujtimet, promovimet...
Pyetje dhe diskutime:
Hafiz Gagica, Imer Lladrovci, Xhafer Leci, Asllan Dibrani, Mentor Thaqi, etj.

Në këtë promovim libri murrën pjesë mbi 100 bashkatdhetar, kryesisht
veprimtar:përfaqësuesit e Famullisë Shqiptare të Shtutgardit , At Marian
Lorenci ,Zefë Prenga etj ,Hafiz Gagica, Nami Ramadani, Kolë Merturi, Dr. Bekim
Balidemaj, Asllan Dibrani, Xhafer Leci, kameramani Ahmet Konjusha i RTK-së,
Zeqir Asllani, Selim Vllasi, Baki Mustafi, etj.- disa kishin udhëtuar me qindra
kilometra si: Fadil Ruhani nga München-i, Mustafë Shabanaj me shokët e tyre nga
Freiburg-u dhe nga rajone tjera.
Organizim e realizuan anëtarët e kryesisë të QKSH: Vitor Spaqi, Shemsi Zeqiri,
Gjylije Lecaj, Sejdi Rexhepi, Besim Lokaj, etj. -të ndihmuar nga Asllan Dibrani
e Baki Mustafi.
Nga e majta rendi i dytë me syze Dr.med.internist Bekim Balidemaj me
bashkëshorte

Dominik Spaqi në piano luajti pjesë muzikore të klasikëve botërorë.
Më gjerësisht në lidhje me këtë libër, për të interesuarit, lexoni Referatin e
zt. Lekë Preçi
Sot, ne mërgimtarët, kemi në mesin tonë autorin e një libri që ka bërë bujë të
madhe në qarqet kulturore dhe letrare në Kosovë dhe gjithandej ku flitet dhe
shkruhet shqip. Kemi në mesin tonë zotëri Adnan Merovcin autorin e librit "Në
hap me Rugovën" , libër, për të cilin po shfaqet interes i madh kudo. Ky libër
u promovua për herë të parë në muajin maj të këtij viti , kurse gjatë verës
ishte libri më i shitur në Kosovë. Unë pata fatin që këtë libër ta kem dy javë
pas promovimit dhe ta lexojë me vëmendje dhe kujdes. Pse? Sepse ju e dini se
ata të cilët e kanë dashtë dhe vazhdojnë ta duan Presidentin Historik të
Kosovës, Ibrahim Rugovën, kanë qenë të interesuar dhe vazhdojnë të jenë të
interesuar , për këtë lider të pakontestueshëm në historinë bashkëkohore të
shqiptarëve në përgjithësi.
Kur them në përgjithësi, kam parasysh një fakt të pamohueshëm se të gjithë
shqiptarët kudo që janë, në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Kosovën Lindore apo
në mërgatë, fatin e tyre e kanë pas të lidhur me fatin e Kosovës. Për këtë
arsye, dhe shumë të tjera, na bëjnë neve shumë kureshtarë për atë periudhë, për
atë kohë shumë të vështirë për Kosovën dhe popullin shqiptarë. Për këtë arsye,
marrja në dorë e fatit të popullit në një mjegull dhe furtunë totale nga ata
njerëz e posaçërisht nga lideri Ibrahim Rugova ka qenë guxim, trimëri e pa
shoqe. Pra duke qenë se ne kemi qenë të lidhur me këtë fat, jemi kureshtarë të
dimë më shumë për kohën dhe njerëzit e posaçërisht për liderin ose siç thotë
një analist, gazetar dhe filozof i Prishtinës Halil Matoshi:" Nuk do të ngihemi
kurrë së lexuari për Rugovën".
I theksova këto fjalë, sepse, këtu ne jemi të thirrur që më tepër analizë dhe
fjalë të kushtojmë librit, autorit, punës dhe metodës së përdorur për ta
shkruar këtë libër të veçantë, me vlera të pakontestueshme. Ky është libri i
shkruar nga njeriu më i afërt i Rugovës, apo siç thotë vetë autori Adnan
Merovci duke shoqëruar Presidentin për 10 vjet nga 24 orë.

Zoti Adnana Merovci autorit i librit "Në hap me Rugovën"
Për Rugovën janë shkruar, po shkruhen dhe do të shkruhen libra në të ardhmen,
por atë që shkruan Adnan Merovci, për shkakun që përmendëm më lartë ,janë të
besueshme. Natyrisht, se nuk mund tu ikim ngjarjeve të kohës dhe njerëzve që e
karakterizojnë këtë kohë pa i thënë dy- tri fjalë.
Përpjekjet e popullit tonë për pavarësi janë shumë të hershme. Prej atëherë kur
kemi qenë të pushtuar. E për fat të keq, ne kemi qenë po thuaj se gjithnjë të
pushtuar. Pasi po e analizojmë një kohë të pushtimit të fundit, që nga Lufta e
Dytë Botërore, pra prej vitit 1946, atëherë më lejoni që ti paraqes disa fakte
të shkurtra. Vendimet e Konferencës së Bujanit për vetëvendosje nga ana e
popullit të Kosovë nuk u plotësuan, as lufta patriotike e Shaban Polluzhës, as
e patriotëve të tubuar rreth Partisë Nacional Demokratike Shqiptare, ose siç
quhet ndryshe e Djathta Shqiptare me Ymer Berishën, Marije Shllakun, Gjon
Serreqin, Ndue Përlleshin e shumë të tjerë, erdh pushtimi komunist, ideologjia
pan sllaviste. Dhe përsëri kurrë nuk u pushua kërkesa për çlirim nga patriotët
dhe veprimtarët e ndryshëm. Në bazë të kësaj lufte të pa reshtur erdh viti 1968
protestat demonstratat për flamur dhe Universitet. Me formimin e Universitetit,
me shkollimin e shumë gjeneratave do të ndryshojë gjendja për të mirë.
U krijuan kuadro të reja, të afta që dijësin ti dallojnë të mirat dhe të kijat,
të drejtën nga e pa drejta. Prej vitit 1975 e këtej u botuan një mori veprash
letrare në të gjitha gjinitë letrare në poezi, prozë e dramatikë. Disa dalluan
prej të tjerëve, sepse u specializuan në shtetet perëndimore kryesisht në
Francë. Të tillët ishin Ibrahim Rugova, Rexhep Ismajli, Sabri Hamiti etj. Në
letërsi nga Anton Pashku u botuan romane dhe drama deri atëherë të pa shkruara.
Këta shkrimtarë, që ishin të një gjenerate cilësohen nga Sabri Hamiti si Qarku
Kulturor i Prishtinës.
Pra në veprimtarinë e tyre përfaqësonin diçka të re, moderne të pa prezantuar
dhe lexuar deri atëherë. Ky Qark i Prishtinës, arriti të dal nga gëzhoja e
mendimit kolektiv të imponuar nga komunizmi sepse qëllimi i komunizmit ishte që
njerëzve tua impononte se si të mendojnë, kurse mendimi perëndimor, shkollat
perëndimore i mësonin njerëzit vetëm të mendojnë. Pra, ky Qark Kulturor i
Prishtinës, të organizuar rreth SHSHK, krijoj vepra të pa lexuara deri atëherë.
Shoqatat e Shkrimtarëve, në atë kohë ishin institucione kombëtare ku krijohej
oponenca ndaj sistemit ekzistues politik po edhe ku artikuloheshin interesat
kombëtare, kështu thotë Arbër Xhaferi në intervistën e tije dhënë Enver Robelit
"Në Tetovë, në kërkim të kuptimit" f.173. Në gjysmën e viteve 80-ta , haptas u
bë konfrontimi i mendimeve në mes të shkrimtarëve të Kosovës dhe atyre të
Serbisë që organizoheshin atëherë shpesh anë e mbanë Jugosllavisë. Gjerat
filluan të ndryshojnë, dhuna dhe reprezaljet jugosllave dhe serbe ndaj
shqiptarëve shtoheshin ditë për ditë. Në krye të popullit të robëruar u paraqit
shkrimtari i ri Ibrahim Rogova i cili erdhi në politikë me një përvojë të mirë
në fushën e letërsisë, me vepra të botuara .
Vepra "Refizimi Estetik" botuar në Prishtinë në vitin 1987, është vepër shumë e
rëndësishme për Ibrahim Rugovën sepse ai thotë se :"njeriu në këtë plan ka
vetëm dy zgjidhje, thjeshtë e shkurt: po e jo. Refuzimi ngitet kundër imponimit
kur ai është represiv". Nga kjo fjali dhe nga ky qëndrim nënkuptohet gati e
tërë filozofia Rugoviane dhe angazhimi i tije në politikë. Vepra e dytë, e cila
gjithashtu është shumë e rëndësishme për autorin, e veçantë dhe e rrallë në të
gjithë kuptimet, është edhe Monografia për Pjetër Bogdanin. Rugova studioj
veprën e Bogdanit "Çeta e Profetëve" ose "Cuneus Profetarium". Bogdani, përveq
që ishte një klerik, ishte edhe një prijës i popullit kundër pushtimit Osman.
Jetoj në vitet 1625 deri në vitin 1689. Jeta e tij, pikërisht për këtë shkak se
ishte kundër pushtimit, përfundoi tragjikisht në Prishtinë. Pa dyshim, Rugova u
frymëzua shumë nga kjo vepër se si duhet pri popullit kundër pushtimit dhe
pushtuesit. Nga Refuzimi, i tha Jo pushtimit kurse nga Bogdani maur shembullin
se si duhet pri popullit kundër pushtimit dhe pushtuesit. Këtë që thash, po e
ilustrojë me një thënie nga ky libër i Adnan Merovcit:" Ka adhuruar shumë
Pjetër Bogdanin, andaj duke e studiuar dhe njohur ndoshta e ka imituar nga
pak", f. 356.
"Lëvizja për liri në jo dhunë që u identifikua me Rugovën, del të jetë
përfikte, po të jetë ajo që thotë dijetari Ortega Gasset se :"shteti është në
fillim një imagjinatë absolute, por imagjinata zhvillohet krahas zhvillimit të
vetëdijes së një populli, dhe projektohet në lëvizje të orientuar me vetëdije
drejt zhvillimit të shtetit..." Citat nga libri i Halil Matoshit : "Katedralë
Letre" f. 113.
Në të gjitha këto ngjarje të viteve të vështira , të viteve 90-ta, dëshmitarë i
drejtpërdrejtë ishte edhe Adnan Merovci. Ai , sot paraqitet me librin :"Në hap me Rugoven", të
cilin po e promovojmë sot këtu. Zaten, Adnan Merovci, ka pas një intervistë të
gjatë me gazetarët e gazetës "Zëri", Blirim Shala dhe Bardh Hamzaj , intervistë
e cila u botua si libër me titull "Pa Protokoll" në vitin 2003. Mirëpo, në këtë
intervistë, nuk janë të përfshira detalisht të gjitha ngjarjet dhe faktet.
U deshtë që autori të përgatitet, ti përmbledh dhe sistemojë më mirë materialet
dhe kësaj radhe të na jep në dorë një libër shumë interesant, i veçantë e në
radhë të parë një libër shumë të mirë. Jam i sigurt se kurdo që të shkruhet apo
studiohet historia më e re e Kosovës, ose konkretisht ngjarjet e viteve 90-ta,
pa e konsultuar këtë libër të Adnan Merivcit është e pa mundur Ato që thashë
pakë më parë, janë të evidentuara dhe të analizuara detalisht në librin "Në hap
me Rugovën", Po theksojë një citat nga ky libër" Koha dëshmoi se çdo gjë filloi
në Kosovë dhe përfundoi në Kosovë. Ishin shqiptarët, kthjelltësia dhe refleksi
i tyre si asnjëherë në histori që planet e Garashaninit, Çubrilloviqit,
Pashiqit, Andriqit, Qosiqit, Sheshelit dhe së fundi Millosheviqit për eliminim,
asimilim, , zhdukje dhe emigrim të shqiptarëve nga Kosova të neutralizoheshin
përmes politikës largpamëse të udhëhequr nga Ibrahim Rugova" shkruan Adnan
Merovci në faqen 26. Libri fillon me fjalën e recenzetëve, natyrisht,por teksti
që ka në fillim libri "Njeriu të cilit i besonte Rugova" tregon tërë
përmbajtjen e librit sepse tash vazhdohet me fakte dhe argumente, me ditë dhe
data, me emra dhe mbiemra duke shënuar ngjarjet e viteve të vështira për
Kosovën.
Qëllimi i këtij shkrimi tim që po e lexojë, nuk është që të përqendrohem
detalisht në të gjithë kapitujt dhe temat që shtjellon autori në këtë libër,
por vetëm që të jap një mendim rreth librit sepse libri tash veç është në duar
të lexuesve dhe libri e fjala janë të tyre. Ajo çka e bënë interesantë këtë
libër, janë disa detaje nga udhëtimet e shumta që ka pas Kryetari në trojet
shqiptare e më së shumti nëpër Evropë dhe Botë, sepse një prej programeve të
tij politike ka qenë edhe bërja dhe zërja e miqve pra internacionalizimi i
çështjes së Kosovës. Ai thotë:"Jemi popull i vogël, edhe lisat duhet ti bëjmë
për vete". F.52. Por jo të gjitha këto udhëtime kanë qenë pa probleme të
natyrave të ndryshme, e çka këtu befason më së shumti për të keq dhe për tu
habitë, problemet e natyrës materiale. Kjo për ne mërgimtarët është e pa kuptueshme
se si kanë mund të ndodhin këto gjëra kur këta mërgimtarë kanë dhënë bukur
shumë DM për Kosovën dhe veprimtarët e saj.
Ju, lexues të nderuar, kur ta lexoni këtë libër do të hasni në momente të
vështira dhe të pa kuptueshme siç është rasti në aeroportin e Kllagenfurtit në
Austri , por si shihet nga ky libër Rugova kurrë nuk ia ka mbyllë rrugët vetës,
sepse ka pas një besim në Zotin, dhe me këtë rast Kryetari i thotë Adnanit:"Ska
problem Adnan, Zoti nuk ti mbyllë dyert. Çdoherë në një moment del një
zgjidhje", f.361. Kur më thanë që ta përgatisë këtë shkrim, pranova me
kënaqësi, por kur mora ta shfletojë këtë libër, më besoni se u ndjeva në
siklet.
Çka të zgjedh, çka të shkruaj, çka të marr e çka të lë, kur të gjitha që lexon
këtu lexuesi janë shumë interesante. Dikush mund të thotë, po këto janë të
dëgjueme dhe të ditura. Unë me plot gojën ju them se JO. Disa gjera nuk i kemi
ditë dhe nuk i kemi lexua dhe këtu qëndron e veçanta e këtij libri. Këto
ngjarje janë paraqitë aq bukur, me radhë, të shkruara me një gjuhë shumë të
kuptueshme, një radhitje dhe strukturë sintaktike e fjalive që shprehin
mendimin në mënyrë të qartë, të rrjedhshme dhe të kuptueshme. Unë këtu nuk mund
të lë pa përmendë një thënie të Rugovës nga kalibër:"Mos i thoni diasporë, sepse
fjala diasporë d.m.th. farë e humbur, e kjo nuk u përket shqiptarëve që jetojnë
jashtë Ballkanit, në Evropë, Amerikë, Australi etj". F.88. Kaptinë e veqantë në
këtë libër janë takimet me përfaqësues të shteteve të ndryshme, konferencat me
gazetarët, burgu dhe robërimi shtëpiak e shumë të tjera. Po theksojë një gjë
shumë të sinqert që del nga shpirti i autorit:"Nga kjo distancë kohore me
komoditet dhe shumë bindshëm mund të shprehëm se Rugovën dhe mua nga ekzekutimi
serb na shpëtoi së pari Zoti, së dyti urtësia dhe mençuria e Rugovës dhe së
fundi, refleksi dhe gjindëshmëria ime".
Autori është i sinqertë në këtë libër. Kohët kanë ndryshuar pas çlirimit të
Kosovës dhe natyrisht se në kohë të re me njerëz të ri , kjo është dialektika e
ngjarjeve, por duhët besuar kur thotë."Përmbusha 10 vjet punë pa as të vetmen
shibël mbi Kryetarin, barometër ky që në jetë më jep kurajë dhe moral për tu
ndier ballëlartë" f. 344.
Duke lexuar këtë libër, ftohët përshtypja se je në vitet e vështira për
Kosovën, se je në konferencat e përjavshme të premtove në ora 10.00, duke
përsëritë gjithnjë kërkesën e ti dhe të popullit të Kosovës për liri,
demokraci, pavarësi, e posaçërisht moton e dashur të Kryetarit:"Kosova e
pavarur dhe neutrale është zgjedhja më e mirë", gjithnjë duke lavdëruar miqtë
tanë amerikanët dhe evropianet, shtetet mike dhe miqtë e Kosovës dhe të
popullit shqiptarë në veçanti Papa Gjon Palin e Dytë, duke folur me kompetencë
për të mirat e tokës dhe nëntokës së Kosovës, duke ideuar dhe kërkuar qysh në
vitin 1993 ndërtimin e Rrugës Prishtinë-Prizren-Lezhë e shumë e shumë
parashikime të tjera të cilat: "Krejt kërkesat e parashikimet e Kryetarit në
dekadën e fundit të shekullit 20-të, në lidhje me rajonin dhe Kosovën, sot janë
realitet" shkruan Adnan Merovci f.360. Pra, Merovci vazhdon:"
Mos gaboni të mendoni se RUGOVA ishte njeri i butë. Jo, përkundrazi. Ai ishte
njeri shumë i ashpër dhe i zjarrtë. Këtë atribut e ndrydhte brenda. Kishte
aftësi mbinatyrore që në publik ose në rreth të shfaqej si melaqe. RUGOVA
kishte një shpirt agresiv kundër së keqes dhe të padrejtës. Kishte atribute
rrezatuese prej profeti. Ai fliste pak, fliste shkurt, fliste thjesht, por
njëkohësisht edhe saktë, kuptueshëm,pranueshëm dhe thellë" f.351. Pra RUGOVA ka
qenë njeri me ORË.
Për Degën e LDK-së në Gjermani, duke udhëtuar shpesh këndej pari autori bashkë
me Kryetarin shprehët kështu:" Dega e LDK-së në Gjermani e udhëhequr nga Hafizi
ishte shembull për të gjithë. Ai me kohë ishte faktorizuar me institucionet
shtetërore gjermane dhe evropiane dhe organizonte takime të vlefshme për
delegacionet që vinin nga Kosova e Shqipëria" f.433. Për, Kryetarin e
atëhershëm ztotri Hafiz Gagicën , vetë Kryetari Rugova e quante:"Kryetari i
krejt shqiptarëve në botë" f.432. Këti libri nuk mund ti bëjmë një analizë estetike
sepse nuk është e zhanrit të mirëfilltë letrar, megjithëse çdo gjë që është e
shkruar është letërsi sepse është e shkruar në njerën nga tri gjinitë letrare
lirikë, epikë ose dramatikë. Ky libër i takon zhanrit historiko-dokumentar ose
si një lloj ditari.
Kjo fare nuk e pengon që ky libër të mbetet unikat në letrat shqipe, në radhë
të parë për lëndën që shtjellon, për kohën së cilës i referohet e për më shumë
për njerëzit që vepruan në këtë kohë. Libri ka 491 faqe tekst të shkruar kurse
pjesa tjetër është gjithashtu interesante sepse autori është kujdes që një
pjesë të madhe të fakteve me shkrim ti argumentojë me fotografi dhe dokumente
të rëndësishme origjinale. Kjo është krejt e logjikshme kur dihet se një
fotografi flet sa një mijë fjalë. Libri është teknikisht i përkryer, i
standardeve më të larta , i shkëlqyeshëm për tu lexuar dhe i bukur për nga
pamja. Qëndron shkëlqyeshëm në bibliotekat shtëpiake. Autori, Adnan Merovci, në
fund të librit ,paralajmëron edhe botime tjera, gjithashtu interesante, me
tematikë të përafërt. Ne i dëshirojmë sukses dhe nuk do të ngihemi duke lexuar
për Rugovën. Dhe për fund:
Në qoftëse, Sabri Hamiti në librin e vetë "Presidenti Ibrahim Rugova" e quan
për herë të parë Presidenti Historik atëherë edhe Adnan Merovci në këtë libër
përdorë atributin, shprehjen, apo ma mirë me thënë sinonimin "RUGOVIZËM" për
herë të parë. Në çdo faqe të këtij libri, kur është fjala për të mirën, kemi
RUGOVIZËM, për mençurinë-RUGOVIZËM, për durimin-RUGOVIZËM, për
urtinë-RUGOVIZËM, për trimërinë-RUGOVIZËM, për lirinë-RUGOVIZËM, për
demokracinë-RUGOVIZËM, për pavarësi-RUGOVIZËM. Ashtu qoftë gjithmonë .Kështu e
përfundoj nder te tjera zoti Preçi .
Foto-reportazh
nga Shtutgardi Tetor
