E Shtunë, 05.10.2025, 01:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
FAMULLIA KATOLIKE SHQIPTARE NË SHTUTGARD E FESTOI 100 VJETORIN E SHPALLJES SË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
Fotoreportazh nga LUAN (ASLLAN) DIBRANI

E Shtunë, 10.20.2012, 08:18am (GMT+1)


Po i afrohemi një shekulli, ditës shumë të pritur e të lumtur dhe të paharruar për Vlorën heroike për Shqipërinë, për Kombin tonë të shenjtë dhe Flamurin e saj. Mbas pesë shekujsh robërie, patrioti i mençur i kombit tonë, heroi i popullit Ismail Qemali Vlora, shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe ngriti të lirë dhe me krenari flamurin kuq e zi, që lartoi i madhi Skënderbe 5 shekuj më herët me të njëjtin qëllim simbolin e lirisë për pavarësinë e Shqipërisë.
 
Pamje nga Ceremonia e meshës se Famullisë shqiptare dhe festimit te pavarësisë se Shqipërisë në Shtutgart


Në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë mbarëkombëtare shqiptare, Famullia Katolike Shqiptare e Gjermanisë me qendër në Shtutgard organizoi meshën solemne për të falënderua të madhin Zot edhe elitën kombëtare për arritjet, sukseset dhe sakrificat e përgjithshme një shekullore në shërbim të binomit "Fe e Atdhe".

Ky eveniment u mbajt nën juridiksionin e At Marjan Lorencit dhe këshillit të Famullisë me datën: 14. Tetor 2012 ne ora 12:00. Edhe këta qytetarë të Republikës së Kosovës,që jetojmë dhe punojmë në Gjermani, ne rrethin e Shtutgardit ,tashmë e kurorëzuan një fazë të historie kombëtare, me veprimtarinë e vet , për të brumosur aktivitetet,si ato kulturore,artistike e deri te ato politike, e pse jo edhe fetare,duke u qasur përmes Shoqatave,Klubeve dhe bashkësive fetare që kanë qenë,janë dhe do vazhdojnë se ekzistuari në të ardhmen, gjithnjë për të mirën dhe përkujdesjen ndaj edukatës,traditës,kulturës dhe frymëzimit për të mbetur shqiptar,për ta penguar asimilimin dhe dukuritë tjera në dobinë e kombit shqiptar.
 
Pamje nga Ceremonia e meshës se Famullisë shqiptare dhe festimit te pavarësisë se Shqipërisë në Shtutgar kësaj feste ju gëzuan edhe nxënësit shqiptar qe kane lind dhe po rriten ne mërgim.
 
Pamje nga publiku duke e percjellur manifestimin me vëmendje


Mërgimtarët tanë , tashmë kanë filluar dhe po operojnë, fakte dhe dëshmi para popullit mik gjermane dhe atij botëror ,se dinë të festojnë,dinë të respektojmë dhe që ky komb i vogël i Evropës ekspozon Makro-vlera që nga Antika,po jeton në harmoni dhe barazi me të gjithë kombet tjera.

"Misioni Katolik Shqiptar" me qendër në Shtutgart (tash Famullia Katolike Shqiptare), që pala Gjermane, atëherë (para 28 vitesh dhe sot i ka gjithnjë dyert e hapura për ketë institucion fetar dhe kombëtar,sepse Klerikë Katolik,si gjithmonë kanë dëshmuar për kultivimin dhe zhvillimin e binomit të mirënjohur- Për" Fe e Atdhe"-kudo që ka vepruar dhe sot që vepron!

Në famullinë tonë Shqiptare Katolike në Shtutgart, u festuar me 14.10.2012 ,përmes Meshës së organizuar nga At Marjan Lorenci,Këshillit të famullisë dhe aktivistëve e veprimtarëve tjerë, nuk u kursyen qe kjo ditë të merr një karakter festiv dinitoz për "100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë", qe përmes organizatorëve ishin ftuar shumë shoqata dhe organizma qe veprojnë në Shtuttgard dhe ma gjere. Ne këtë meshë e cila i shërbeu manifestimit të pavarësisë se Shqipërisë, morën pjesë njerëz dhe përfaqësues nga "Qendra Kulturore Shqiptare" e Shtutgardit, "Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve shqiptarë në Gjermani" , "Shoqata Pavarësia nga Shtutgardi" "Yjet e Kosovës" nga Emmendingeni -Freiburg,intelektual, veprimtarë nga dhe një numër i madh i konfeksionit jo katolik qe vëllazërisht e ndien kënaqësinë rreth një flamuri, një Kombi dhe një shteti , shtetit të Shqipërisë së pavarur dhe të bashkuar.
Fillimisht At Marijan Lorenci i përshëndeti te pranishmit mysafirët dhe publikun qe ishte me ceremoninë e lutjeve dhe mbajti një fjalim përkushtuar kësaj dite të shenjte Ditës se pavarësisë se Shqipërisë e duke i nderuar figurat e ndryshme nga stërgjyshërit tanë te ilirishtes po edhe ne kohen e vone , si figurën e te madhit Skënderbeut , rilindësit tanë qe ishin gurë them, i kulturës tonë , Nene Terezën një figurë nder ma te mëdhatë nnë glob , qe i dha ky popull si dhuratë botës , qe rrodhi nga gjiri i këtij populli të vogël, por me format te madh për kulture , humanizëm e pa shembull .At Lorenci nuk la pa përmendur edhe historinë dhe pasojat e luftës se fundit në Kosovë duke i nderuar figurat e kombit ato ushtarake si Adem Jasharin dhe Ushtrinë çlirimtare të Kosovë, si ushtri e shenjte e nderuar dhe e respektuar qe ne saje të saj dhe faktorit ndërkombëtar u çlirua edhe Kosova. Ne foltore doli edhe Vitor Spaqi këshilltar në Famullinë Shqiptare te Shturtgardit nga e cila i përshëndeti te pranishmit edhe ne emrin e Qendrës Kulturore Shqiptare nga e cila shfrytëzuan rasti de e nderuan me një mirënjohjeje Famullinë Shqiptare për veprimtarinë , kulturën dhe aktivitetin e saj kombëtare.

Ne mesin e kësaj ceremonie, pos meshës se kësaj dite të shenjte për kombin shqiptar morën pjesë një grup i nxënëseve dhe të rinjve, me kostume kombëtare aktruan rolet e figurave të ndryshme si të Skënderbeut ,"Nene Terezës" , "Ibrahim Rugovës" , "Ismail Qemailit" , ne ngritjen e flamurit , "Isa Boletinit" , Fanolit dhe disa figurave tjera qe i gërshetuan njëra pas tjetrës.

Derisa, bëhej bekimi i Flamurit kombëtar dhe heroizmi i qëndresës shqiptare pëshpërima e këtyre te rinjve u skenua në korridoret e sallës. Të pranishmit ishin të shtangur nga surpriza dhe befasitë ,që të rinjtë e Famullisë Katolike Shqiptare interpretuan rolet e tyre që,fillimisht ishte projekt ide e z. Mustafë Shabanit e më pas ishin të përgatitur nga Motrat e nderit ,Motra Terezina Paluca dhe Motra Roza Qerkini, të ndihmuara nga Këshilltaret e Famullisë në krye me z Vitor Spaqi, aktivisti z. Zef Prenka dhe z. Lon Karrica, skena nuk pushoj nga aktrimi në vazhdimësinë e figurave siç ishin"E lumja Nëna Tereza"alias Martina Karrica,(audio motra Roza)që të pranishmit u përlotën nga mesazhet e saj,duke porositur popullin shqiptar ,që të japin gjithçka nga vetja e tyre,të falënderojnë Zotin, dhe zbuloi kryerjen e amanetit të ish Presidentit Klinton qe i kishte dhënë Nënë Terezës,që të bëjë Kosovën e Pavarur.
Ajo porositi edhe të vazhdohet rruga e trasuar nga presidenti Dr. Ibrahim Rugova ,që më pas në skenë u shfaq edhe Dr. Rugova,alias Artan Mirdita,i cili i entuziazmoj të pranishmit me imitimin e tij për figurën e Ibrahim Rugovës.
 
Artan Mirdita ne rolin e Ibrahim Rugovës

Dr. Ibrahim Rugova,duke falënderuar të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e Pavarësisë së Kosovës Dardane,si ai i bekonte Kosovën,popullin shqiptarë,Amerikën,Papa Gjon Palin e dytë,Nënë Terezën,përmes porosisë që të duan njëri tjetrin përfundoj aktori Artan Mirdita , u nderua edhe figurën e Prof. Anton Qeta edhe e disa figurave tjera qe këta te rinj disa herë u ndërpre nga duartrokitje frenetike , qe lanë mbresa të thella ne sytë e të pranishmeve me çka publiku u nda shume i lumtur e i ngazëllyer dhe i ngopur me sfidimin- artistik të këtyre aktorëve të rinj.
 
Rolet që interpretuan aktorët e rinj ishin nën përkujdesjen e z. Nikollë Selita me inventar të zërimit ,ndërsa skenari z. Mustafë Shabani, Regjia Zef Prenka.
 


Pamje e grupit artistik qe vepron ne kuadrin e "Famullisë shqiptare" te Shtutgardit mesa vijon:
Lajmëtarin....................................Liridon Përvorfi
Skënderbeun....................................Albert Përvorfi
Kalorësit e Skënderbeut..................Valmir Prenka dhe Liridon Përvorfi
Pal Ëngjullin....................................David Prenka
Ismajl Qemajlin...............................Ukë Zefaj
Don Nikollë Kaqorrin.....................Alban Buzhala
Luigj Gurakuqin............................ Nol Zefaj
Marigonen.......................................Adelina Spaqi
Përcjellëset e Marigones.................Agnesa Mirdita dhe Flora Spaqi
Nëna Terezë....................................Martina Karrica
Audio(Nënë Tereza).......................Motra Roza
Dr Ibrahim Rugova........................Artan Mirdita
 
Ishte një kënaqësi qe gjithnjë të bashkuar dolën duke biseduar , çmallur me njeri tjetrin , qe do te jetë një ditë e pa harruar nga pjesëmarrësit qe është mirë, edhe konfeksionet tjera fetare ta marrin si shembull këtë organizim dhe këtë veprimtari të kësaj Famullie shqiptare qe me veprimtarinë e vet kane sjelle atdheut afri , respekt dhe dashuri ndaj atdheut.

Citat dhe thirrje nga autori:

Qytetarë,vëllezër e motra,të nderuar dhe mërgimtar ku do që ndodheni le të mbetet kjo feste në Shtutgard, si festë e flamurit tonë kombëtar e simbolit dhe e qëndresës qe tregoj ky popull nga orvatesit dhe armiqtë tanë te egër , me qellim qe ta lëne këtë popull të robëruar!... Urojmë që kjo ditë madhështore të jetë një ditë e shenjtë për të gjitha forcat politike të kombit tonë, për një udhëheqje ma progresive për interesin e kombit tonë, të jetë një ditë e kurorëzimit për një qëllimi dhe një mendje me një vizion dhe ide ,me një strategji dhe synim, me një vullnet dhe harmoni , e të gjitha forcave intelektuale ,krijuesve,artistëve,biznesmenëve dhe të gjithë spektrit në elitën e kombit të bashkohen rreth flamurit, të jetë mesazhi ma i mire i kësaj dite madhështore të veçanet dhe rrumbullakim jubilar për ardhmërinë vendit. Kjo festë le të jetë një kushtrim që të na bashkojë ma tepër se gjithherë shqiptarët në Shqipëri , Kosovë , dhe në trojet tona nën Serbi ,Maqedoni, Greqi dhe Mal të Zi.

Vëllezër , motra dhe bashkatdhetarë në mërgim, me një theks të veçantë shtojmë , ky takim le mbetet si festë mesazhi, kudo që gjendeni nëpër botë, është e nevojshëme që ta shijojmë ngrohtësinë e ngjyrës se këtij flamuri, të kombit që duhet ta ndiejmë veten krenar dhe ballëlartë qe i rezistuam historisë nga armiqtë grabitqarë duke ruajtur, vlerat e kombit, gjuhen dhe traditën, por edhe simbolin e flamurit, qe çdo shqiptar identifikohet përmes tij. Vlera e këtij simboli kuq e zi , le te mbetet synim qe këtë flamur, ta përqafojmë, ta duan edhe fëmijëve tanë edhe brezi që po e rrisim në dhe të huaj. Të mbeteni faktor nxitës që përmes jush të mësohen dhe të joshen për atdhedashuri ndaj kombit të vet edhe pasardhësit tuaj . Këto ditë kjo ditë e shtrenjtë festohet anembanë botës shqiptare, por edhe në diasporën shqiptare ku menjëherë pas shpalljes së Shqipërisë, shtet në vete u festua që nga mërgimtaret tanë të hershem nga Fan Noli i madh i kulturës shqiptare ,Faik Konica i shkrimeve dhe te gjithë patriotët e ma vonshëm deri te vëllezërit Gërvalla dhe ,Kadri Zeka qe ishin heronj nga qyteti i Shtutgardit ,Enver Hadri i cili u fut, i pari në Parlamentin e Evropës për të drejtat e shqiptareve në ish Jugosllavi etj. Me ketë flamur manifestuan protestuan dhe kryen obligimin dhe amanetin e vet deri ne vdekje për një gjuhe ,një komb dhe për një flamur ,prandaj shëmbëlltyra e tyre le të na shërbej edhe neve si frymëzim e edukim. Këtyre amaneteve të patriotëve tanë, mos t'u shmangemi, por të vazhdojmë të punojmë e të veprojmë , deri në realizimin e ëndrrave të tyre por edhe tonave qe i kemi ne zemër për një prosperitet të kombit tonë në mesin e familjeve të popujve tjerë në Evropë të lirë e të barabartë.
Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë heroike 28 Nëntor 1912 ishte një akt historik, që siç tregoj dhe dëshmoj historia do t'ua ngrehu lart krenarinë shqiptarëve, dinjitetin dhe gëzimin. Mbasi ky ishte flamur i luftëtarëve heroik, të vuajtjeve dhe gjakut të derdhur për një Shqipëri, te lirë sovrane e të pavarur. Ky 28 Nëntori i sivjetshëm na gjeti ne shqiptarëve ma të lirë, ma të gëzuar e ma të bashkuar se kurrë, prandaj ti nderojmë të gjithë ata që me përkushtim punuan për ta gëzuar neve këtë ditë aq te shtrenjte për shqiptarët. Gëzuar , Gëzuar për shumë mote 28 Nëntori 2012, Dita e Flamurit Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.

Këtij teksti po i bashkangjes një poezi për ketë festë mesa vijon:nga autori Luan(Asllan Dibrani
Të bashkuar të dalim për në Vlorë
të festojmë këtë një njëqindvjetor
të mos rrimë, ma nën terror
te rrojë Shqipëria po në Vlorë !
Me një flamur e një gjuhë
me një gjak e histori
mos këqyrni fe,kanun e prapështi
ju te krishterë,mysliman , ortodoks e bejtexhinj!
Jeni shqiptarë e asgjë tjetër
të festojmë o vëllezër për një Shqipëri
Kur t'bashkohem të gjithë se bashku
t'ja kthej nëmen, mëmës Shqipëri!
Ti rikthejmë Kosovë e Çamëri!
trojet tona në Maqedoni e Mal të Zi
Të lidhim besa besën e shqiptarisë
ti themi njeri tjetrit "ME FAT DITA E PAVARESISE"!?...

Të dashur bashkatdhetarë për krejt ne fund kudo qe jeni Gëzuar , Gëzuar për shume mote 28 Nëntorin , Dita e Flamurit Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë!Le te mbete si synim qe pas Shpalljes së Shqipërisë , asaj të Kosovës ti vije radha ngritjes se flamurit gjithëkombëtar ne nëntorin e tret për një pavarësi të një Shqipërie të bashkuar.


LUAN (ASLLAN) DIBRANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BILL CLINTON DHE BRUCE SPRINGSTEEN SË BASHKU NË OHAIO PËR TË NDIHMUAR FUSHATËN E OBAMËS (10.19.2012)
PROMOVIM LIBRI PËR LIDERIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS Dr IBRAHIM RUGOVANga XHAFER LECI dhe ASLLAN DIBRANI (10.19.2012)
Një jetë luftë, një shekull Pavarësi (2)N’GOJË FISHEKUN E DON ALLTIJATeksti: ZEQIR LUSHAJ, Kendojnë: Dida-Çela-Kovaçi (10.18.2012)
WESLEY CLARK - QËNDRIMET NDAJ VERIUT SHKAKTUAN PËRÇARJE NË NATOCLARK - E PËRKRAH AKSIONIN E QEVERISË NË VERI TË VENDIT (10.18.2012)
GJENERALI AMERIKAN DO TË QËNDROJË SONTE NË KOSOVË (10.18.2012)
LIRIDON RASHITI - DO TË DOJA TË ISHA I PARI SHQIPTAR I RRITUR NË KANADA QË KA ARRITUR TË KETË SUKSES NË NJË FUSHË JO TË LEHTË SI KINEMAJAMe aktorin dhe realizatorin e ri bisedoi AJET NURO (10.18.2012)
PSE STATUJA E NËNË TEREZËS?Nga KUJTIM ISMAILI* (10.17.2012)
NJË DITË ME SHKRIMTARËT NË USTERFotoreportazh nga ARDIAN MURRAJ (10.16.2012)
NEW YORK - MBLIDHEN FONDE PËR KATEDRALEN E NËNË TEREZËS NË PRISHTINË (10.15.2012)
LEKË MIRAKAJ - SOLIDARIZOHEM ME KËRKESAT EKONOMIKE TË GREVISTËVE, PARTIA DEMOKRATIKE PO LARGOHET NGA BAZA E SAJ, OPOZITA PO BËN HIPOKRIZI (10.15.2012)



 
::| Lajme të fundit

80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
KËNGËTARJA BRITANIKE E SHTYN UDHËTIMIN NË HAPËSIRË
JUVENTUS DHE BARCELONA NË FINALEN EVROPIANE
POLAKËT PO PËRGATITEN PËR LUFTË
REPUBLIKA E KOSOVËS DHE REPUBLIKA E SHQIPËRISË - BASHKË NË KANË

80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PARULLA DASHURIE PËR KOSOVËN DHE SHKRIMTARI ZEJNULLAH RRAHMANINga REXHEP SHAHU
SHQIPTARËT E BASHKUAR NGRITËN FLAMURIN KOMBËTAR NË 'KËMBANËN E PAQES' NË ROVERETOFotoreportazh nga FLORIM ZEQA
VRASJA E POPULLIT DHE SHTETIT NË EMËR TË PUSHTETIT!-Apo çfarë (çka) ndodhi në Kumanovë...?!Nga AGRON SHABANI
NJË ITINERAR TRONDITËS POETIKShaip Beqiri: Hidra e mllefit / Hydra des Zorns, Limmat Verlag, 2014, ZürichNga ADEM GASHI
PAUL GAUGUIN - NJË UDHËTIM DREJT VENDEVE IDILIKEEkspozita e Fondation Beyeler propozon një nga ngjarjet kulturore pikante të vitit 2015
PërkujtimMARIAN TUNAJ - VEPRIMTAR I SHQUAR PËR LIRINË DHE PAVARËSINË E KOSOVËS
Ohridsky - UASHINGTONI BLLOKON LLOGARITË DHE PRONAT E POLITIKANËVE MAQEDONAS
NATO-ja DHE BE-ja JANË BASHKËFAJTORE PËR SITUATËN NË MAQEDONINga AUGUSTIN PALOKAJ
ERDOGAN NË TIRANË - TAKOHET ME NISHANIN

PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
PYETJA E VOGËLUSHES ZAMIRA JASHARI NGA KUMANOVA - NËNË, A VRASIN FËMIJË?
LIBRI ME POEZI TË ZGJEDHURA I  POETIT FASLLI HALITI, BOTOHET NË ROMË NGA SHTËPIA BOTUESE «EdilLet»Në përkthimin dhe redaktimin e poetit të shquar Gëzim Hajdari

Barometri diplomatikTRADHTARËVE NUK IU DORËZOHEN LETRA PËRSHPIRTËSE, AS PARALAJMËRUESE!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI
BDI DEL SOT NGA QEVERIA - FUNDI I QEVERISË GRUEVSKI
ZËRI - EDHE NË KOSOVË MUND TË PËRSËRITET RASTI I KUMANOVËS!
VUÇIÇ MË 27 MAJ IA KTHEN VIZITËN RAMËS
PRISHTINA DHE SHKUPI BËJNË IDENTIFIKIMIN E TË VRARËVE

NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
PRESIDENTI ERDOGAN SOT VIZITON TIRANËN
TRI DORËHEQJE NË QEVERINË E MAQEDONISË
ALBUMI I PIKTORIT - 3 TABLO NGA HELIDON HALITI
TË RËNËT E KUMANOVËSPoezi promemoriale nga RRUSTEM GECI
PRESIDENTI PUTIN PRET SEKRETARIN KERRY NË SOÇI
MBYLLET AEROPORTI I PRISHTINËS - MENJËHERË PAS AKSIDENTIMIT TË HELIKOPTERIT TË EULEX-it
ZËRI I AMERIKËS - MBIZOTËROJNË PAQARTËSITË NË MAQEDONI

DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI

KRYEMINISTËR, A NA LEJON TË JETOJMË NË SHQIPËRI PAS 21 QERSHORIT 2015Nga REXHEP SHAHU
NJERIU METALIKEsé nga QERIM SKËNDERAJ
NË PRISHTINË EDICIONI XIV I FESTIVALIT 'REMUSICA'
ILIR SHALA - KANDIDAT PËR DEPUTET NË PARLAMENTIN E ZVICRËS NË LISTËN E CVP

MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
MAQEDONIA FSHIN NGA EVIDENCA MBI 200 MIJË SHQIPTARËNga SHPËTIM POLLOZHANI*
KONGRESMENI AMERIKAN ROHRABACHER VIZITË NË TIRANË
RUSIA DHE KINA I FILLUAN USHTRIMET USHATARAKE DETARE
::| Kalendari
Maj 2025  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]