Shqiptarët janë një popull shumë i vjetër dhe i veçantë në Evropë dhe në
Ballkan, me një autoktoni të përhershme në këto troje të ngushtuara shumë
kundër nesh nga luftërat mijëvjeçare për të na shpopulluar, për të na
shkatërruar, për të na zhdukur nga faqja e dheut, sikur të mos kemi ekzistuar
që më parë. Fallsifikimet e shumta dhe të pandalura janë shpërndarë kudo që
ishte e mundur. Me gënjeshtrat e armiqve tanë është mbushur kjo botë. Rrënjët e
tyre i kanë lëshur që në zanafillë.
Fqinjët e përgjakur me gjakun tonë të pafajshëm janë ngritur aq shumë me të
"vërtetat" e tyre. Këta fallsifikatorë të shumtë, qoftë nga grekët,
bullgarët apo serbët, etj. i kemi ngritur pa vetëdije e symbylltazi edhe më
lartë, ku fare nuk mund të ngriteshin. Prandaj, na thërrisnin me emra të
rrejshëm e të përbuzur: arnautë, shiftarë, etj.
Të gjithë shkencëtarët që ndërlidhen në shkenca nga bota e qytetëruar janë ngritur
edhe përmes kësaj pseudoshkence. Sepse, të ndërlidhesh në shkencë nga
gjenealogjia, gjeografia, atlasi, arkeologjia, historia dhe shkencat e tjera që
sot quhen "shkencë" është pothuajse e pamundur të ngritesh dhe të
jesh një shkencëtar i mirëfilltë. Mija libra anë e kënd botës janë të mbushura
me të pavërtetat e tyre.
Neve na duhen qindra vite që të merremi shkencërisht me veprat e tyre të shumta
në botën e qytetëruar dhe literaturën e tyre të gjërë e të shumëlloshme. T`ua
gjëjmë pak nga pak dromcat e shkencës e t`ua mbledhim këto të dhëna me duart
tona. T`ua japim "shkencëtarëve" e t`ua shpallim me vështirësi të
vërtetën e hidhur. Tu themi: O burra, kjo është është e vërteta jonë nga
studimet tuaja!...
Po e fillojmë këtë studim nga një studim i bërë nga Universiteti i Kalifornisë
lidhur me prejardhjen gjenetike të popujve, ku është konstatuar se shqiptarët
janë populli më autokton në Ballkan, që nuk kanë asnjë lidhje me sllavët, por
që kanë disa ngjashmëri me helenët-grekët e vjetër. Sipas këtij hulumtimi të
bërë nga ata, shqiptarët janë popull shumë i vjetër dhe kanë një gjuhë të
veçantë. Sipas këtij studimi, shqiptarët, përgjatë shekujve kanë ruajtur
homogjenitetin, ndërsa për shkak të zhvendosjeve, migrimeve e martesave, të
dhënat gjenetike tregojnë se popujt e Evropës, kush më shumë e kush më pak, të
gjithë janë kushërinj të tyre. Shumica e popujve në kontinentin e vjetër janë
paraardhës të njëjtë apo të ngjashëm. Në këtë grup bëjnë pjesë shqiptarët.
Prejardhja e tyre ilire dhe gjuha tërësisht e veçantë, i bën relativisht edhe
më të veçantë. Peter Ralph dhe Graham Coop janë dy studiues nga Departamenti
për Evolucion, Eko-logji dhe Biologji të Popullsisë në Universitetin e
Kalifornisë në SHBA, që në korrik të këtij viti kanë publikuar studimin e tyre
të quajtur "Gjeografia e fundit e prejardhjes gjenetike nëpër Evropë", të
transmetuar në "Express" dhe të dhënë shkurtimisht në www.albinfo.ch.
Popullsia parahelene, autoktone e Greqisë, ishin pellazgët. Shqiptari ka
plotësisht të drejtë të ndihet kryelartë që është trashëgimtar i denjë i genit
dhe i gjuhës së pellazgëve pjellëbardhë, i stërgjyshërve të tij më të
lashtë.[1] Ata janë stërnipërit më autentikë të pellazgëve, të dardanëve dhe
ilirëve të vjetër. Pellazgo-iliro-shqiptarët e ruajtën me mija vjet të
papërlyer genin e vet me bukuri të virtytshme. Kombi shqiptar e ka prejardhjen
e lashtë prej pellazgëve hyjnorë, që nga gjenealogjia e botës. Pellazgët antikë
nga epoka klasike e deri në epokën helene i përfshin në katër degët e tyre:
ilirët (duke i përfshirë aty edhe dardanët), thrakët, epirotët dhe
maqedonët.[2]
Kombin tonë e njohim nga shkrimet e para dhe të vjetra të Homerit të verbët, që
ishte pellazg nga Smirna e Azisë së Vogël. Shkencëtarët e mëdhenj e mësojnë si
i pari shkrimtar grek, dhe jo shqiptar. Në atë kohë, nuk janë quajtur kështu
shqiptarët. Nuk e dinë shkencëtarët e botës se prej kujt dhe në cilën periudhë
të historisë jemi quajtur shqiptarë. Verbësia tek të lashtët lidhej me
largëpamësinë shpirtërore. Homeri ishte i verbër dhe nuk mund t`i shkruante
poemat e tij.[3] Prandaj, ato u ndryshuan nga të tjerët, nga ata që shkruanin
dhe botonin në Greqinë e vjetër.
Sami Frashëri thoshte se shkronjat e para u sollën nga Kadmi, që ishte alfabeti
i tij, alfabeti fenikas[4], të cilit më vonë, sikuse flasin mjaft shkencëtare
grekë dhe të botës, të vjetërit grekë ia shtuan zanoret. Gjuha nuk mund të
shkruhej pa zanore. Dhe, askush nuk ia vënë gishtin kokës për ta gjetur të
vërtetën. Me bashtingëllore, pa zanore, nuk funksionon asnjë gjuhë. Prof. Dr. Luftalla
Peza dhe Mag. sc. Liljana Peza, në shkrimin e tyre "Pellazgët e shpikën
shkrimin dhe alfabetin e parë në botë", të botuar edhe si referat i
mbajtuar në Konferencën e parë mbi qytetërin pellazg, në librin e
përmbledhjeve, faqet 1-3, Tiranë 21-22 tetor 2011, dhe i botuar pas në librin
"Qytetërimi Pellazg/Konferenca e I-rë", Tiranë 2011, faqe 1-4, thonin
se "alfabeti pellazg i kishte të dyja, zanorat dhe
bashkëtigëlloret"[5]. Mbishkrimet e lashta pellazge dhe etruske kanë ndër
të tjera shumë ngashmëri të madhe me gjuhën e sotme shqipe, e jo greke, siç
thuhet sot, sepse ajo nuk mund t`i deshifronte këto shkrime, p.sh. Stelën e
Lemnosit, në Kretë[6].
Pellazgët e vjetër dhe etruskët kishin ngashmëri në të gjitha senset, pra në
gjuhë: të dy palët (pellazgët dhe etrusket) kanë përdorur formën bustrofedike
të shkrimit, nga e djathta në të majtë[7]. Gjuha e sotme që e flasim ne, gjuha
shqipe, është gjuha e vjetër pellazge, është gjuha e parë në botë, më e vjetër
se "grekët" dhe "greqishtja", të ardhur këtu për ta zhdukur
kombin e vjetër, që diti ta ruaj të folurën e pëllazgëve deri në ditët tona,
dhe është e përbërë nga tosket (etrusket) dhe gegët (malësorët).
Të gjitha mbishkrimet e Vinçës, Tartarias (Rumani), Dispilos (Greqi) tregojnë
se shkrimi me germat e alfabetit pellazgo-etrusk është përdorur në mijëvjeqarin
e 6 p.e.s. në tërë rajonin e Ballkanit. Ky shkrim është më i vjetër se shkrimi
piktografik shumer, i thënë në anglishte "Protosumerian picktograpfic
script" nga Uruku i Bagdatit (Siri), që është konsideruar se është shkrimi
më i vjetër në botë, që daton rreth viteve 3300 p.e.s. dhe alfabetit egjiptian,
që datohet rreth vitit 2000 p.e.s. Shkrimi, alfabeti dhe kultura pellazge
përbëjnë qytetërimet më të vjetra të botës. Gjuha pellazge, shkrimi dhe alfabeti
i saj, të gjetuara kohët e fundit, përbëjnë thelbin kulturor të qytetërimit të
lashtë pellzgjik. Ai shfaqet e dokumentohet rreth 12.000 vjet p.e.s.[8]
Me këtë rast, do të përmendim edhe një faktografi, sa i përket formimit të
gjuhëve indo-evropine. Edhe pse këtë familje të gjuhëve indo-gjermane ose
evropiane e quajmë diskutabile dhe nuk ka gjuhë përpos pellazgjishtes së vjetër
që do të mbushte mbi 50% të gjuhës-nënë në vendet e mbledhura nga Evropa deri
në Indi, një vështirësi të madhe paraqitet identifikimi i vazhdimësisë
historike të gjuhës shqipe. Njëherë për njëherë na paraqet vështirësinë e parë
dokumentimi i shkrimit të kësaj gjuhë para shekullit të 15[9] apo mundësia e
jonë për ta dokumentuar këtë, pasi kemi kaluar errësirën shekullore të perandorisë
osmane; dhe veshtirësia e dytë, mund të jetë fakti se metoda e shkrimit të
pellazgishtes së vjetër ka qenë forma bustrofedike, nga e djatha në majtë, gë
që është "gjë e pa njohur" për studiusit e gjuhës së vjetër pellazge.
Prandaj, fatkeqësia qëndron se shkecëtarët nuk e njohin sa duhet këtë gjuhë, as
historinë e pellazgëve të vjetër dhe kanë pak mjete për ta dëshmuar këtë.
Një metodë që ka hedhur "në pah fakte origjinale" na paraqet pema e
diferencmit të gjuhëve indo-evropiane. Fjala është për sistemin e gjeneve,
HLA-në, që ka pasur të evidentojë trungjet e përbashëta dhe degëzimet e veçanta
të gjuhëve indo-evropiane dhe ka vërtetuar që gjuha shqipe është një degë e
veçantë në trungun e gjuhëve indo-evropiane, e cila është e ndarë nga gjuhët e
tjera të paktën 4000 vjet që përpara dhe dokumentohet uniteti gjenetik i kombit
shqiptar kudo që jeton, midis gegëve dhe toskëve. Përkundër sistemit të
gjeneve, HLA-në, një metodë tjetër e kanë përdorur shke-ncëtarët amerikanë nga
Universiteti i Kalifornisë, Ralph dhe Coop, në korrik të këtij viti. Kjo është
medoda e biologjisë molekulare, që na dërgon në shqyrtimin e historisë së
vërtetë të pellazgëve të lashtë parahistorik dhe lidhjen e tyre direkte me
shqiptarët e sotëm.[10] Por, le të shohim si është themeluar kombi shqiptar:
-Pas antikitetitit të hershëm u krijuan shumë popuj apo kombe nga populli apo
fisi më i madh i pellazgëve: ilirë, epirot, helenë, maqedonë, thrakas, hitit,
etj. Në Mesjetë, pas antikitetit të vonshëm, nga gjiri i fiseve të kombit të
madh pellazgo-ilir u krijuan shtete kombëtare, të cilat gradualisht e muarën
emrin më të njohur të fiseve prej nga rrjedhnin apo të rajoneve natyrore ku
jetonin. Pra, janë pellazgo-ilirët prej nga rrjedhin shqiptarët e sotëm që na
interesojnë më tepër se çdo gjë tjetër, dhe sidomos pranë nesh armiqtë fqinjë.
Ajo që më së shumti na preokupon, është emri "shqiptarë", se prej
kujt dhe kur e kemi marrë.
-Për herë të parë na ka quajtur kështu Pirro Ajakidi (Pirhos-II), nga Epiri,
mbreti molos i Epirit,[11] që ka jetuar në vitet 319-272 para Krishtit[12],
"fëmijet e shqiponjës", pra "bijtë shqiponjës", që veten e
quanim "jemi bijtë e shqipes". Emri SHQIPTAR, sipas disa dijetarëve
rrjedh nga emri SHQIPONJË. Shqiponja në sistemin e hieroglifeve të alfabetit
fonetik egjiptian, të shkrimeve të para të njerëzimit, të krijuara nga kumtari
i zotave; nga themeluesi i shkencës së lashtë fetare dhe laike; THOTIT[13], që
njërëzit e quanin TATIT (t`Atit, ati i jonë), paraqet hieroglifin e parë,
Ain-shqiponjë. Shqiponja simbolizonte krijuesin e të gjitha krijesave,
simbolizonte ZOTIN, dhe ka edhe sisteme të tjera të alfabeteve nëpër botë[14].
Ne ishim dhe mbetën "shqiptarë", nga "shqiponja", jo sepse
e flitshim "gjuhën shqipe", por sepse qemë në kualitetet e qenies së
Zotit në tokë. Kjo gjë është kryesorja, e jo gjuha, që atëherë, na la të
quhemi: shqiptar.
-Shqiptarët e quajtën Pirron "Burri", një trim kreshnik[15]. Ishte
një prijës kreshnik, si të gjithë shqiptarët. Edhe sot e kësaj dite e ruajnë të
gjallë këtë mbiemër në Zvicër qindra familje "Burri", të shpërdarë në
të gjitha kantonet. Aty gjendet shqiponja me dy krerë, që është nëpër disa
kantone si flamur, dhe me një kokë, në të tjerat. Pjesëtarët e kësaj familje
qenë prijës dhe princa në luftimet e Zvicrës. Pirro Burri (Pirhos II) e mbante
përkrenaren me shqiponjë si Akili dhe Zoti i madh (Zeus), që grekët e
shtrembëruan në emrin Cojs (Zeus), dhe nuk e dinë çka do të thotë, por
simbolizon hyjnin e madh nga Dodona, të cilin "grekët" e huazuan nga
e folmja e pellazgëve.
-Shqiptarët e përbënin rrjetin apo suiten e tij të përkryer nga Epiri, gjatë
tërë jetës së tij, që nga luftërat e tij të pafundme.
Peter Ralph dhe Graham Coop, në studimin e biologjisë molekulare "Gjeografia e
fundit e prejardhjes gjenetike nëpër Evropë", i krahasojnë shqiptarët me
greko-helenët, sepse kanë "disa ngjashmëri me helenët-grekët"[16],
por këta autorë dhe lexuesit e këtij shkrimi nuk e dinë se helenët e vjetër
ishin paganë, por jo ortodoksë dhe nuk ishin grekë. Grekët e mëvonshëm nuk mund
të bënin kurrë popullin pagan, që nuk ishte popull i tyre, përveç emrit, dhe ky
shtet i tyre u bë shtet teokratik, i ngritur me dredhi tepër dinake e vrastare
mbi pellazgo-iliro-shqiptarët[17]. Ne rrojmë prej kohësh të vjetra në një pjesë
të rrudhur shumë të tokave tona, rreth maleve të larta të Shqipërisë, në atë
pjesë që ndodhemi autokton deri në ditët e sotme, të shpëtuar mjerisht nga
dhunimet mijëvjeqare dhe të papritura të armiqve tanë më të urryer:
greko-bullgaro-serbëve. Iliriciteti i epirotasve dhe maqedonasve nuk ka diskutim.[18]
Katër tezat që ka nxjerrë Elena Kocaqi, nga veprat e veta janë këto:
1. Popullsia që ka banuar Evropën prehistorike dhe antike ka qenë e origjinës
pellazgo-ilire.
2. Origjina pellazgo-ilire është e kombeve antike evropiane, duke përfshirë atë
romake dhe para-helene dhe antike helene.
3. Origjina ilire është origjina ilire e shumë kombeve të evropës.
4. Shqipja apo dialektet e saj ka qenë gjuha që ka foluar popullsia evropiane
nga janë krijuar gjuhët ervropiane.
Pellazgët, Thrakët, Brigët, Ilirët, Dardanët (Trojanët), Frigjianët, Lidianet,
Hititët dhe Karianët qenë fise të njëjta, të një gjaku. Thrako-ilirët
përfaqësonin një popullsi homogjene nga ana etnike dhe gjuhësore.[19] Thrakët,
Dardanët (stërgjyshërit e Trojanëve dhe kosovarëve të sotëm), Frigjianët,
Etruskët dhe Epirotët, duke mos cituar të tjerë, që të gjithë janë ilirë.
Territori i stërgjyshëve të shqiptarëve, dikur shtrihej nga brigjet e Danubit
deri në Detin Egje dhe nga deti Adriatik deri në Detin Zi dhe Anatolli.[20]
Shqiptarët e sotëm-janë dega e fundit e Pellazgëve në Evropë. Turshas
(Etruskët), Dardanianët apo Teukrët (Trojanët), Hititët, Filistinët (Peleshtim,
Peleset)"[21], ose Palesët apo Palestinët, apo Popujt e Detit, siç e
quanin vetën ndonjëherë, sepse jetën e kalonin nëpër to, shtriheshin prej Detit
të Zi, Detit Egje, Detit Jonian, Detit Mesdhe, në të dy anët e detit Adriatik,
Alpet Austriake dhe Zvicërane, duke përfshirë tërë teritorin e Evropës nëpër
Oqeanin Atlantik e deri në Detin Balltik. Ne dallojmë disa nga këto fise, si
psh. Visigotët, Frankët, Svevët, Gotët, Vandalët, Alamanët, Sanksonët, që
praktikonin zakone dhe tradita të vetat dhe ishin nëpër tërë territorin e sotëm
të Evropës.
Territori i pellazgëve ka qenë territori historik paraevropianë. Zanafilla e
tyre është pjesërisht në territorin e sotëm të Greqisë. Jo rastësisht janë
popujt e Evropës, që i kërkojnë në atë vend zafillën dhe gjurmët e veta, edhe
pse nuk e harrojnë Thrakën, Azinë e Vogël, Rumaninë, Madeqoninë, Kosovën dhe
Shqipërinë.
Epirotët përfijnë Thesprotinë e lashtë, Molosinë dhe Kaoninë. Ajo kishte si
kufij Ilirinë në veri, detin Jonian në Përdëndim, gjirin e Ambrakisë në Jug,
vargmali i Pindit në juglindje, në verilindje vendin e eleminiotëve, eordëve
dhe orestëve (popuj thrako-ilirë), dhe më tej, në lindje Maqedoninë[22].
Kuretët dhe Arianët ndodheshin në truallin e vjetër që quhej më parë Pellazgia.
Kuretët e vjetër kanë qenë mbrojtësit e Zeusit fëmi, deri kur "u rrit Ai". Ata
janë të parët që ia kanë dhënë emrin Kretës në Greqi[23] (vendi i parë
Kuretëve), dhe në vonë janë detyruar të vinë nëpër të dy anët e detit Adriatik
deri në Itali e Austri, të njohur atje si Retët, sepse ishin të ndjekur dhe të
luftuar kryesisht nga të ardhurit në Greqi, fiseve të Libisë. Duke qëndruar në
malet e larta të Alpeve austriake deri në Zvicër, mendonin se "po i
afroheshin më shumë Zotit /Zeusit", sikur bënin më parë në pjesët e larta
të Shqipërisë e Greqisë, që quheshin Alpe, prandaj janë quajtur edhe
"Alpet Rhetike".[24] Alpet austiake janë të mbushura me toponime,
oronime, hidronime të zanafillës ilire.[25] Në Zvicër, për ta themeluar
Zvicrën, janë bashkuar Reto-romanët, tiçinezët, frankët, galët[26],
helvetët[27], etrusket dhe gjermanët. [28] Si pikënisje, e kishin shtetin
shumëkombësh, siç e kishte e tërë Iliria...
Prej fiseve u krijuan lidhjet e fiseve. Fiset vinin shpeshherë në konflikt me
njëra tjetrën, nga shfrytëzimi i tokave pjellore, i kullosave, i ujit, pyjeve,
apo i tokës që ishte shumë pjellore me gjëra të ndryshme. Ajo kishte minerale
të jashtëzakonshme, që i ka gjetur njeriu i parë nën sipërfaqe, në greminat,
dhe u mësua që të gropojë dhe lindën më vonë minierat. Kështu, duke u shtuar
lidhjet e fiseve u krijuan shtetet e para dhe shpesh ishin në konflikt me njëra
tjetrën, sa u përkiste territoreve dhe të mirave materiale.
Pellazgët i kanë mësuar të ardhurit nga fise dhe popuj të tjerë për ndërtimin e
kullave, të qyteteve, të shfrytëzimit të tokës, të nxjerrjes dhe shitjes së
mineraleve, etj. Atyre ua mësuan kulturën e tyre të veçantë të mbrojtjes dhe të
luftimit, pra të ardhurve nga Libia, Siria dhe Egjipti. Nga Siria dhe Egjipti
kishin marrë me vete një pjesë të popullsisë iliro-pellazge, të shkuar në ato
kohëra të vjetra në Egjipt dhe Siri, që njiheshin nga të ardhurit e tjerë të
Libisë, që përfaqësonin racën e zezë. Greqia e vjetër nuk ka qenë "e
grekëve", por e pellazgëve. Të ashtuquajturit "grekë" janë
ardhacakë nga Libia (e cila ka shënuar atëherë tërësisht kontinentin e
Afrikës), Siria dhe Egjipti. Pellazgët, baballarët e ilirëve, nga të cilët ne e
kemi origjinën tonë dhe gjithë popujt e Evro-Azisë, që kanë të njëjten
origjinë, përfaqësojnë ngjyrën e bardhe evropiane.
Në studimet tona të vjetra kafkat zbulojnë të fshehtën e pellazgo-ilirëve.
Pellazgo-ilirët dhe shqiptarët e kanë kafkën më të madhe në Evropë (mbi 80, pra
85-90), një kafkë bracikefale, që dallon shumë prej kafkave të serbëve dhe të
grekëve, të cilët kanë ardhur nga Rusia, Azia dhe Afrika. Shqiptarët, siç thonë
P. Rolph dhe G. Coop se nuk kanë asgjë të përbashkët me sllavët, në teorinë e
tyre molekulare. Këtë e dëshmon Prof. Genc Sulçebe me teorinë gjenetike kur
thotë se ditanca gjenetike në mes të serbëve dhe shqiptarëve është tepër të
dukshme. Kolonizatorët, në dheun tonë, e kanë kafkën e tyre nën 75-80, pra janë
mezocefalas.[29]
Sot e flasim gjuhën shqipe, që është afërsisht gjuhë e vjetër e pellazgëve
hyjnorë, që ditëm ta ruajmë me mundim të veçantë deri në ditët tona dhe të
deshifrojmë edhe geqishten e vjetër, sado që ka një kaligrafi tjetër gjuhe.
Gjuha shqipe është vazhdim i gjuhës pellazgjike. Shqiptarët janë pasardhës të
pellazgëve të vjetër parahënorë. Gjuha shqipe është gjuhë japetike (në vend se
t`i thomë është indo-evropiane) dhe shqiptarët janë të prejardhjes nga popujt
japetikë. Gjuha shqipe bën pjesë në gjuhën pellazgjike. Ajo është në
bashkëfisërinë (homoethinë) japetike.
Në vrazhdë të kësaj, shqiptarët flasin jo "një gjuhë tepër të
veçantë" [30], por gjuhën më të vjetër, gjuhën shqipe, dhe është popull jo
semitik, pra është japetik. Shqiptarët janë një popull i stërlashtë, janë
populli më i vjetër i Gadishullit Ballkanik. Janë një popull paragrek dhe
pasardhës i denjë i pellazgëve[31]. Prej kohëve parahistorike banojmë në këto
vise dhe jemi tekstualisht autoktonë. Të parët tanë kanë qenë burra mjaft të
shquar të njerëzimit. Kjo është e vërteta e prejardhjes së kombit shqiptar.
Dijetari francez, Robert d'Angely, në veprën e tij "Enigma" shpjegon se
"territoret që përbëjnë Jugosllavinë e sotme... banoheshin qysh prej prej kohëve
që nuk mbahen në mend nga pellazgët, ... të cilëve autoktonët u dhanë emrin
ilirë... Me këtë emër ata zinin
gjysmën përëndimore të Gadishullit Ballkanik, që nga bregu i djathtë i Danubit
në veri, deri në Epir në jug... Ishin breukët... që zinin brigjet jugore të Savës;
në verilindje të Bosnjës ishin japodët; liburnët banonin në brigjet e Dalmacisë
dhe ishujt; ardienjtë ose vardenjtë, që jetonin në të dy anët e malit Makarsa;
daversët afër Nerentës (Neretvës) përdornin monedha bakri, që kishin si emblemë
një anije; në trevat e Malit të Zi banonin diokletiatët; fqinjët e tyre,
labeatët, jetonin afër brigjeve të liqenit të Shkodrës dhe nga ana e vet kishin
si fqinjë pirustët, të cilët ushtronin mjeshtrinë e metalurgëve. Më në brendësi
ishin vendosur aktariatët, armiq të ardiejve, dhe parthinët, që grupoheshin rreth
Uzhicës dhe adhuronin Zeusin Parthen si mbrojtës të tyre. Në luginën e epërme
të Vardarit dhe Drinit të Bardhë, në fushën e Kosifopejdonit ose të Shkupit dhe
në rajonin e Nishit shtriheshin të famshmit dardanë..., si popullsi tjetër qenë
delmetët ose dalmatët, të cilët kishin krye-qytet Delmeniumin... dhe si port
qytetin Salon (Spliti i sotëm). Po në atë epokë romake kishte gjithashtu popujt
e tjerë të fortë: dasaretët, ditionët, taulantët, sardeatët, e të tjerë..."[32]
Në brendi të Shqipërisë jetonin disa fise të vogla, por mjafton të përmendim
atë që është berë më i njohur, albanët, dhe në maqedoninë e vjetër, enkelejtë
dhe paeonët . Kështu quhej më parë Maqedonia...
Popullsia ilire që shtrihej në trevat e veta jetonte nëpër fise. Ato vinin
shpeshherë në konflikt me njëra tjetrën për shkak të tokave pjellore,
kullosave, ujit apo pyjeve. Në rast se atyre u kërcënohej rreziku nga popujt e
tjerë, ata bashkoheshin dhe luftonin së bashku kundër armikut. Gradualisht
kështu u formuan me kohë lidhjet e fiseve. Lidhjet e fiseve në fillim kanë qenë
vetëm të përkohshme. Më vonë, lidhjet e fiseve u forcuan dhe prej tyre u
krijuan shtetet e para ilire. Banorët e Ilirisë ishin të barabartë[33].
Ndër fiset më të mëdha pra kanë qenë dardanët që shtriheshin në përëndim të Moravës
deri te rrjedha e sipërme e lumenjëve Pek dhe Timok, dhe në viset lindore deri
përtej Nishit. Dardanët shtriheshin në tërë Kosovën e sotme dhe një pjesë të
madhe të Maqedonisë, në veri dhe përëndim. Kjo trevë quhej Dardania[34].
Vllehtë, që banonin aty, kanë qenë konglomeratë i dardanëve (ilirëve,
shqiptarëve) dhe të turqëve të romanizuar në pikëpamje gjuhësore[35].
Serbët avatarë (avarë) dhe sllavë, u vendosën në shekullin e VI në jug Danubit,
në rrethinën e Smederevës së sotme. Atëherë, nuk përmendeshin serbët. Nuk
ekzistonin serbët. Historiografia "serbe" e mbolli kështu emrin e
tyre. Serbët "lindën" më vonë me kishat bizatine dhe "gjuhën
ilire" të "shpikur" prej Cirilit dhe Metodit, që kanë qenë evrej
të Greqisë dhe të shkolluar në Bizant.
Avarët (avatarët) dhe peçenegët kanë qenë si kalorës mercenarë që ti shërbenin
administratës bizantine, për të penguar dyndjen e barbarëve të tjerë në
brendësi të Gadishullit Ballkanik. Numri i tyre i vogël u shkri me popullatën vendase, me fiset ilire:
mezët, tribalët, dardanët, etj. Avarët/avatarët, që më vonë e morën emrin
serbë, e kanë prejardhjen nga Himalajët dhe i përkisnin fisit turk avar.
Ndonjëri flet për zhdukjen e avarëve, si psh. historiani amerikan mbi
Ballkanin, Ferdinand Schewill, në veprën e tij "Ballkani-historia dhe
qytetërimi", në të cilën, për kundërshtim të Prof. Dr. Skender Rizajt, në
fund të shekulllit të shtatë dhe të tetë, këtë gadishull ua lë në duar
sllavëve, të ardhur nga teritori-mëmë i sllavëve në Ballkan, djerrina e lumit
Pipet, në veri të qytetit ukrahinas të Kievit [36] , pa e llogaritur se sllavët
erdhën dhe u përzinë me avarët, duke u kthyer nga grabitës në banorë që ngulën
rrënjë nëpër territoret e pushtuara.
Peçenegët vinin nga rrethinat e maleve Karpate. Ai nuk i zë fare në gojë. Fiset
e dyndura nga Azia Qendrore në Gadishullin Ballkanik nga shekulli VI e deri në
shekullin e XIII, u takonin fiseve turke, si psh. avarët, peçenekët, oguzët,
magjarët, gaguzët, etj. Nga oguzët i kemi turqit gaguzë të Rumanisë dhe të
Bullgarisë, që janë ortodoks dhe flasin turqisht; nga magjarët i kemi
hungarezët e sotëm dhe shtetin e tyre Hungaria (Ma-gjaria); emri bullgar ka
dalur nga fjala turke: të përzier; ndërsa emri vllah ka dalë nga fjala turke:
kalorës nomad[37].
Për këtë arësye pra serbët kanë qenë pjesërisht kalorës mercenarë të avarit, që
Perandoria Bizantine i ka pranuar si nomadë për të mbrojtur kufirin e epërm nga
dyndjet e mëvonshme, dhe pjesërisht nga pakicat e tjera, peçenegët, sllavët,
jevgjitët, evrejët, etj. që u asimiluan me avarët (avatarët) për t`u kthyer në
luftë kundër ilirëve, si kategori sociale e popullsisë ilire, dhe mezi e
prisnin rastin të "çliroheshin" njëherë e përgjithmonë. Edhe kroatët
e shekullit të VI-VII, qenë vendosur si kalorës mercenarë të Perandorisë Bizantine
në kohën e Jusinianit I, me qëllim që të mbronin kufirin nga dyndjet e
Gadishullit Apenin. Ata u shkrinë shpejtë me dalmatët, istrianët, etj. dhe kanë
rrënjën ilire, gëzojnë trashëgiminë e tyre, veçanërisht të dalmacisë, por emri
i tyre ka rrjedhje prej herv-ati=kalorës nga Hervi, që është një qytet në
Afganistan. Ky popull e ka marrë këtë emër më vonë, për tu distancuar prej
serbëve katolikë ortodoksë, sepse ishin katolikë romakë dhe në bazë të tij kemi
kombin hervat dhe shtetin hervat-kroat (Hervatska)- Kroacia[38].
Emri i vjetër i madeqonisë "makedonia" ka prejardhje ilire, shqipe
dhe është me liqenj të Prespës, Ohrit dhe Dorianit. Emri make-d-oni-a do të
thotë onë, anë=dheu, pra territor me makëra; sepse mak-ë, ra janë bimë uji që
rriten pranë bregut të liqenit mbi gurë si fije mëndafshi me ngjyrë të
gjelbërt, alge)[39] ka shpjegim në gjuhën shqipe.
"Kombi maqedon" është tërësisht një komb artificial i krijuar nga
sllavo-bullgarët dhe shqiptarët ortodoksë, me vllehtë dhe fise tjera turke
(komanët, peçenekët, etj.) të ortodoksuar, kurse maqedonishtja është formuar
nga elementet e shqipes, vllahishtes dhe turqistes [40], që flasin bullgarisht,
me fjalë të zgjatura, me "ta-ta"-të e dyfishuara.
Antroponimet, toponimet dhe mikrotopnimet "sllave" nga territoret tona nuk janë
sllave, por janë ortodokse dhe bogumile (patarene) në faltoret e të cilave
përdorej gjuha kishtare e formuar nga Qirili dhe Metodi. Në Ballkan kanë ardhur
në mes të shekujve VI e XIII fiset avare, mongole, peçenegët, dhe sllavët dhe janë
asimiluar e jo zhdukur, siç thotë pa arsyetim shkencetari i njohur amerikan,
Ferdinant Schewil[41], me pakicën e skllavëve, të jevgjitëve, të ebrejve, të
vllehëve në këto anë. Ata janë shkrirë me popullsinë vendase ilire, duke kryer
simbiozën etnike, me ç'rast mbizotërojnë veçoritë antropologjike të pellazgo-
iliro-shqiptarëve. Shqiptarët, dallohen nga popujt sllav. Të thënë
tekstualisht, ata kanë qenë mbizotërues dhe janë edhe sot.
Serbishtja, si gjuhë kombëtare dhe letrare e serbëve është krijuar nga Vuk
Kara-gjiqi, në shekullin XIX, ndërkaq përmendet ajo gjuhë nga gjysma e dytë e
shekullit XII. Shqipja ka qenë gjuhë familjare dhe popullore deri në shekullin
e XIX, e në disa familje serbe, deri në ditët tona. Gjuha kishtare u formua nga
Qirili dhe vëllai i tij Metodi, në Moravi, në vitin 864, në një mision të
veçantë. Këta dy murgj evrej (që thirren sot jahudi, izraelitë) nga Selaniku,
për të përkthyer pjesë të Biblës dhe të liturgjisë, përdorën një gjuhë që mund
të flitej në rajonet skllave të Maqedonisë, të cilën nuk e kuptonin
"moravët e Ballkanit". Pra, rezultatet e tyre të sllavishtes maqedone
ishin më tepër se zhgënjyese, sepse nuk shkruhej aspak në atë kohë[42], e jo në
shekullin e XI, siç e thotë këtë gjë Fatbardha Demi, por në shekullin e IX.
Ata e quajtën këtë gjuhë "Gjuhë ilire" (Illyrika Lingua), sepse po formohej për
të krijuar kulturën dhe gjuhën e veçantë.
Trevat e Evropës sipas Aleksadrit të Madh.jpg
Viset e iliro-pellazgëve të vjetër
Tokat ilire në Balkan
Tevat shqiptare sot
Malet Karpate me peçenegët