Jam lodhur këto kohë me temat
politike, me një klasë politike që lë aq shumë për të dëshiruar, sepse nuk e
njeh fare gjuhën e komunikimit dhe pa komunikuar është njëjtas si të jesh i
izoluar, në bunker, si të vetizolohesh, vetëbunkerizohesh.
Ndaj vendosa të shkruaj për një histori të bukur dashurie
për dy njerëz që ne shqiptarët i duam shumë. Ata janë ish-presidenti i 42-të i
SHBA për dy mandate, Bill Clinton, që në Kosovë e kanë heroin e tyre dhe
Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, e cila mund të jetë presidentja e parë
grua në vitin 2017, sepse ky çift shihet si fatsjellës dhe fatbërës për erën e
re që u ka prirë shqiptarëve pas konflikteve dhe urrejtjeve etnike e fetare, ku
Ballkani e humbi konotacionin arkaik "fuçi baruti" dhe tash njihet si pjesa
juglindore e Europës.
"Nëse duhet t'iu besojmë zërave, Bill dhe Hillary Clinton
janë të dashuruar." Kështu shkruante Tim Dowling, dy vjet më parë për The
Guardian. Dhe më tutje vazhdon: "Dua të them, Bill dhe Hillary Clinton janë të
dashuruar me njëri-tjetrin. Tash së fundi, Sekretarja e Shtetit dhe
ish-presidenti i SHBA janë parë të kapur për dore në Cafe Carlyle në New York,
ndërsa pak ditë më parë shëtisnin përsëri dorë për dore nëpër rrugët e
Washingtonit", tregon Dowling.
Kjo martesë ka qenë subjekt i spekulimeve më kontradiktore,
i intrigave më mizore dhe i zilive më të pashpirta. Për ca kjo martesë ka qenë
si një aleancë strategjike për dy ambiciozë të pandreqshëm, për dy "monstra të
vërteta pushtetngrënëse". Për ca të tjerë lidhja e tyre është e pastër dhe
shumë e fortë për t'i përballuar dhe për t'iu mbijetuar të gjitha sfidave.
Spekulantët e pamëshirshëm vunë dorën në zjarr duke presupozuar se, posa Bill
do të përfundonte mandatin e dytë, do të kërkonte divorc, se çifti jetonte i
ndarë etj. etj. Por gojët e liga flasin e flasin dhe ata që vunë duart në
zjarr, i përcëlluan e përvëluan, kur shohin se si Hill dhe Bill dorë për dorë
shëtisin si atëherë kur ranë në dashuri për herë të parë me njëri tjetrin, në
vitin e largët 1970 në Yale Law School.
Ata të dy kanë qenë gjithnjë bashkë, në mot me diell e mot
me shi, i kanë tejkaluar bashkë të gjitha harrikanët e jetës dhe vazhdojnë të
jenë prapë bashkë. Në një endless love - amour sans fin, si në baladën e
shpirtit të Lionel Richie me Diana Ross, me një regjistrim dhe duet të ri të
Richie me këngëtaren country Shania Twain. Jo më kot gazetari i The Guardian
pyet në mënyrë retorike se a mos vallë dashuria e Bill dhe Hill është një
Lovestory e kohës sonë? Po, ashtu duhet të jetë!
Nëse i lexon librat biografikë të të dyve, do të shohësh se
ata çdo gjë e kanë bërë bashkë, jetën private dhe sociale, fushatat për
guvernator, për president, për senatore, për kandidate për presidente; edhe
tani gjatë fushatës presidenciale të Obamës, janë çifti më i famshëm dhe
kamerat kudoqofshin i kapin duke e përpirë njëri-tjetrin me sy apo duke u
përqafuar me njëri-tjetrin si atëherë kur u nisën për në muajin e mjaltit në
Acapulco.
Tim Dowling në shkrimin e tij tek The Guardian, kur ka
arritur në përfundimin e tij, ka bërë një analizë të hollësishme të jetës të
çiftit Clinton. Diku midis të tjerave përmend raportin e New York Times në
vitin 2006, sipas të cilit angazhimi i Hillary si senatore bënte që ata të dy
të takoheshin 14 ditë në muaj, ndërsa në shkurtin e vitit 2005, arriti kulmi
kur u takuan vetëm një herë për Shën Valentin. Por pastaj, kur mbaronin
fushatat dhe punët, ah pastaj, ata ishin prapë e prapë bashkë.
Tim Dowling thotë se ata e kanë jetuar romancën e dashurisë
së tyre edhe në distancë. Por kur takohen pastaj, ata shpërthejnë prej mallit
sa i bëjnë të çmenden kamerat dhe blicet e fotoaparateve, sepse gjithçka që
shihet është vetëm vijimi i një dashurie të vërtetë që e ka bërë të jetë
proverbial konkluzionin e Hillary Clinton se "Një marrëdhënie e fortë dashurie
iu mbijeton kohëve të vështira, andaj mos merrni vendime kur jeni të zemëruar
dhe mos e gënjeni kurrë veten, jini të sinqertë me veten tuaj dhe gjithnjë
veproni sipas zemrës tuaj, veproni si ju thotë zemra juaj, jo si ju thonë të
tjerët!" Ky konkluzion i Hillary Clinton i përjashton të gjitha spekulimet dhe
hamendësitë e të pashpirtëve dhe mizorëve, dhe konfirmon atë që thonë për ta
miqtë, se dashuria e tyre është një simbiozë, ashtu si e profetizon Aristoteli
- një shpirt dhe dy trupa.
E çdokush që ka një bonsens u jep të
drejtë miqve të çiftit Clinton. Mjafton të dëgjosh se si shprehet Bill për
Hill, ku nuk ke si të mos konstatosh se ai iu bindet veprimeve apo
"urdhërave" të saj, tamam sipas atij proverbit të njohur se "dashuria
është e verbër" "Love is blind". Kështu u shpreh tash së fundi Bill, kur e
pyetën se çfarë planesh ka Hillary për të ardhmen. Ai u përgjigj se tamam tamam
nuk e di, porse ai do të jetë dakord me çdo vendim të saj. Pastaj shtoi se
Hillary nga gjithë këto ngarkesa është pak e lodhur, se ndofta për të do të
jetë më mirë që të ketë një pauzë për të shkruar një libër, e pastaj nëse ajo
do të dojë të rikandidojë për zgjedhjet presidenciale të 2016, ai do të jetë me
të, do ta mbështesë për çdo vendim të saj!
Një pauzë deri kur fillon fushata e
re për president të SHBA, ku ne shqiptarët do të dëshirojmë që presidentja e
parë grua e SHBA të jetë Zonja Clinton. Por tani për tani një pauzë, kjo është
çka dëshiron më së shumti tani Bill, që pastaj të dy të vazhdojnë romancën në
shtëpinë e tyre në New York. Asaj i kujtohet si sot, kur Bill përpara se t'i
propozonte për martesë në vitin 1975, kishte blerë për të një shtëpizë të vogël
me tulla, ndërsa shtëpia e tyre aktuale në New York ka vende plot. Kushedi edhe
Chelsi do t'u bëjë ndonjë surprizë të bukur që pastaj lovestory e tyre të jetë
më e bukur se çfarëdo lovestory e filmave të Hollywood-it, ku personazhet janë të trilluar, ndërsa Bill dhe Hill janë
realë.
4
BILL & HILL
29 Tetor 2012
Jam lodhur këto kohë me temat
politike, me një klasë politike që lë aq shumë për të dëshiruar, sepse nuk e
njeh fare gjuhën e komunikimit dhe pa komunikuar është njëjtas si të jesh i
izoluar, në bunker, si të vetizolohesh, vetëbunkerizohesh.
Ndaj vendosa të shkruaj për një histori të bukur dashurie
për dy njerëz që ne shqiptarët i duam shumë. Ata janë ish-presidenti i 42-të i
SHBA për dy mandate, Bill Clinton, që në Kosovë e kanë heroin e tyre dhe
Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, e cila mund të jetë presidentja e parë
grua në vitin 2017, sepse ky çift shihet si fatsjellës dhe fatbërës për erën e
re që u ka prirë shqiptarëve pas konflikteve dhe urrejtjeve etnike e fetare, ku
Ballkani e humbi konotacionin arkaik "fuçi baruti" dhe tash njihet si pjesa
juglindore e Europës.
"Nëse duhet t'iu besojmë zërave, Bill dhe Hillary Clinton
janë të dashuruar." Kështu shkruante Tim Dowling, dy vjet më parë për The
Guardian. Dhe më tutje vazhdon: "Dua të them, Bill dhe Hillary Clinton janë të
dashuruar me njëri-tjetrin. Tash së fundi, Sekretarja e Shtetit dhe
ish-presidenti i SHBA janë parë të kapur për dore në Cafe Carlyle në New York,
ndërsa pak ditë më parë shëtisnin përsëri dorë për dore nëpër rrugët e
Washingtonit", tregon Dowling.
Kjo martesë ka qenë subjekt i spekulimeve më kontradiktore,
i intrigave më mizore dhe i zilive më të pashpirta. Për ca kjo martesë ka qenë
si një aleancë strategjike për dy ambiciozë të pandreqshëm, për dy "monstra të
vërteta pushtetngrënëse". Për ca të tjerë lidhja e tyre është e pastër dhe
shumë e fortë për t'i përballuar dhe për t'iu mbijetuar të gjitha sfidave.
Spekulantët e pamëshirshëm vunë dorën në zjarr duke presupozuar se, posa Bill
do të përfundonte mandatin e dytë, do të kërkonte divorc, se çifti jetonte i
ndarë etj. etj. Por gojët e liga flasin e flasin dhe ata që vunë duart në
zjarr, i përcëlluan e përvëluan, kur shohin se si Hill dhe Bill dorë për dorë
shëtisin si atëherë kur ranë në dashuri për herë të parë me njëri tjetrin, në
vitin e largët 1970 në Yale Law School.
Ata të dy kanë qenë gjithnjë bashkë, në mot me diell e mot
me shi, i kanë tejkaluar bashkë të gjitha harrikanët e jetës dhe vazhdojnë të
jenë prapë bashkë. Në një endless love - amour sans fin, si në baladën e
shpirtit të Lionel Richie me Diana Ross, me një regjistrim dhe duet të ri të
Richie me këngëtaren country Shania Twain. Jo më kot gazetari i The Guardian
pyet në mënyrë retorike se a mos vallë dashuria e Bill dhe Hill është një
Lovestory e kohës sonë? Po, ashtu duhet të jetë!
Nëse i lexon librat biografikë të të
dyve, do të shohësh se ata çdo gjë e kanë bërë bashkë, jetën private dhe
sociale, fushatat për guvernator, për president, për senatore, për kandidate
për presidente; edhe tani gjatë fushatës presidenciale të Obamës, janë çifti më
i famshëm dhe kamerat kudoqofshin i kapin duke e përpirë njëri-tjetrin me sy
apo duke u përqafuar me njëri-tjetrin si atëherë kur u nisën për në muajin e
mjaltit në Acapulco.
Tim Dowling në shkrimin e tij tek
The Guardian, kur ka arritur në përfundimin e tij, ka bërë një analizë të
hollësishme të jetës të çiftit Clinton. Diku midis të tjerave përmend raportin
e New York Times në vitin 2006, sipas të cilit angazhimi i Hillary si senatore
bënte që ata të dy të takoheshin 14 ditë në muaj, ndërsa në shkurtin e vitit 2005,
arriti kulmi kur u takuan vetëm një herë për Shën Valentin. Por pastaj, kur
mbaronin fushatat dhe punët, ah pastaj, ata ishin prapë e prapë bashkë.
Tim Dowling thotë se ata e kanë
jetuar romancën e dashurisë së tyre edhe në distancë. Por kur takohen pastaj,
ata shpërthejnë prej mallit sa i bëjnë të çmenden kamerat dhe blicet e
fotoaparateve, sepse gjithçka që shihet është vetëm vijimi i një dashurie të
vërtetë që e ka bërë të jetë proverbial konkluzionin e Hillary Clinton se "Një
marrëdhënie e fortë dashurie iu mbijeton kohëve të vështira, andaj mos merrni
vendime kur jeni të zemëruar dhe mos e gënjeni kurrë veten, jini të sinqertë me
veten tuaj dhe gjithnjë veproni sipas zemrës tuaj, veproni si ju thotë zemra
juaj, jo si ju thonë të tjerët!" Ky konkluzion i Hillary Clinton i përjashton
të gjitha spekulimet dhe hamendësitë e të pashpirtëve dhe mizorëve, dhe
konfirmon atë që thonë për ta miqtë, se dashuria e tyre është një simbiozë,
ashtu si e profetizon Aristoteli - një shpirt dhe dy trupa.
E çdokush që ka një bonsens u jep të drejtë miqve të
çiftit Clinton. Mjafton të dëgjosh se si shprehet Bill për Hill, ku nuk ke si
të mos konstatosh se ai iu bindet veprimeve apo "urdhërave" të saj,
tamam sipas atij proverbit të njohur se "dashuria është e verbër" "Love is
blind". Kështu u shpreh tash së fundi Bill, kur e pyetën se çfarë planesh ka
Hillary për të ardhmen. Ai u përgjigj se tamam tamam nuk e di, porse ai do të
jetë dakord me çdo vendim të saj. Pastaj shtoi se Hillary nga gjithë këto
ngarkesa është pak e lodhur, se ndofta për të do të jetë më mirë që të ketë një
pauzë për të shkruar një libër, e pastaj nëse ajo do të dojë të rikandidojë për
zgjedhjet presidenciale të 2016, ai do të jetë me të, do ta mbështesë për çdo
vendim të saj!
Një pauzë deri kur fillon fushata e re për president të SHBA, ku ne shqiptarët do të dëshirojmë që presidentja e parë grua e SHBA të jetë Zonja Clinton. Por tani për tani një pauzë, kjo është çka dëshiron më së shumti
tani Bill, që pastaj të dy të vazhdojnë romancën në shtëpinë e tyre në New
York. Asaj i kujtohet si sot, kur Bill përpara se t'i propozonte për martesë në
vitin 1975, kishte blerë për të një shtëpizë të vogël me tulla, ndërsa shtëpia
e tyre aktuale në New York ka vende plot. Kushedi edhe Chelsi do t'u bëjë
ndonjë surprizë të bukur që pastaj lovestory e tyre të jetë më e bukur se
çfarëdo lovestory e filmave të Hollywood-it, ku personazhet janë të trilluar, ndërsa Bill dhe Hill janë
realë.
©
E PATOLERUESHME ARROGANCA E SHUMICËS NDAJ KËRKESAVE TË SHBA E BE PËR DIALOG!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 10.18.2012, 11:08am
ME PËRKUSHTIM, DY MIQVE TANË, AKADEMIK MARK KRASNIQIT DHE HUMANISTES RITA SALIU
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Djelë, 10.14.2012, 09:33am
200 VJET BURG 22 VJET TRANZICION, TË PASHPËRBLYER, TË PAREHABILITUAR DHE TË MARGJINALIZUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 10.10.2012, 09:18am
PRESIDENTJA
JAHJAGA TA LARGOJË RAMUSH TAHIRIN NGA STAFI I SAJ PAS DEKLARATËS
SKANDALOZE TË KËTIJ TË FUNDIT SE STRUKTURAT PARALELE JANË LEGJITIME!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Shtunë, 10.06.2012, 12:45pm
HESHTJA KRIMINALE E SHTYPIT DHE MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ GREVISTËVE MOS HARRONI SE INDIFERNCA VRET!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 10.03.2012, 09:25am
BERATI, QYTETI I ONUFRIT E KODIKËVE PO RILIND ME UNIVERSITETIN E RINga ELIDA BUÇPAPAJ
ZVICRA FITOI ME SHQIPTARË, POR SHQIPTARËT ISHIN FITIMTARË NË ZVICËR!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
AMBASADORI REEKER E LË NË FUND EDI RAMËN DUKE I DHËNË MESAZHE TË QARTA POLITIKËS - OSE KRYENI REFORMAT, OSE IKNI!
Reeker takohet me kryetarin e bashkisë së Kasharit përpara se me liderin e opozitës Rama
Nga ELIDA BUÇPAPAJ<
E Djelë, 09.09.2012, 02:10pm
REPLIKË ME TË GJITHË ATA QË I KONSIDEROJNË LIDERËT SHQIPTARË TË PAGABUESHËM!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Premte, 08.17.2012, 09:41am
VIKTIMAT E KOMUNIZMIT, MBETUR PA VARR E DREJTËSI, AKUZOJNË KLASËN POLITIKE SHQIPTARE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 08.15.2012, 09:26am
SHKARKIMI I SHEFIT TË SHISH VEPRIM AUTODESTRUKTIV I SHEFIT TË EKZEKUTIVIT TË SHQIPËRISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Premte, 08.10.2012, 10:16am
KA ARDHUR KOHA TË NDËSHKOHET KJO KLASË POLITIKE MIZERABËL!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 08.07.2012, 11:20am
PO NUK VOTUAN MË 6 GUSHT, ED RAMA « OUTSIDER »- PS DEL NË PENSION
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Shtunë, 08.04.2012, 10:08am
MISTER,
HESHTJE E PLOT PIKËPYETJE PËR VDEKJEN TRAGJIKE TË ALI PODRIMJES - SALI
BERISHA DO TË DUHEJ TË ISHTE NË KONTAKT PREJ TË MARTËS ME PRESIDENTIN
HOLLANDE Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Djelë, 07.22.2012, 10:56am
Çdo ditë një temë NËSE PS NUK VOTON MË 6 GUSHT, EDI RAMA BËHET « HARAKIRI » Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 07.17.2012, 12:31pm
Çdo ditë një temë
DORËZONI IMUNITETIN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 07.16.2012, 09:57am
Çdo ditë një temë
MIMOZA KUSARJA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Çdo ditë një temë JASHTË RRUGAÇËT NGA PARLAMENTI I SHQIPËRISË
-Si mund të tolerojmë që fyhet një nënë shqiptare si « rrugaçe »
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
In Memoriam BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 06.05.2012, 07:34am
SHQIPËRISË I DUHET PRESIDENTI NË MËNYRË EKSPLICITE SIPAS PROFILIT TË JOACHIM GAUCK Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 05.17.2012, 02:07pm
DY FJALË PËR TAKIMIN E MBRËMSHËM TEK OPINION RAMA-FEVZIU ME DESTINACION ILIR METËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ESSE PËR KOHËN E PAMJAFTUESHME TË HELENA KADARESË Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 04.10.2012, 11:14am
REPORTAZH NGA STRASBURGU - HYRJA NË NATO MË E RËNDËSISHME SE 1912?!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 04.05.2012, 07:27am
MË 22 MARS, 20 VJET MË PARË KUR RAPORTOJA PËR ZËRIN E AMERIKËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Shtunë, 03.24.2012, 08:03am
RASTI DEMJANJUK DHE RASTI UNIK I SHQIPËRISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 03.20.2012, 10:09am
Larg interesave kombëtare dhe larg interesave të shqiptarëve
SHQIPËRIA ÇFARË PARANOJE, NJË VIT E CA PARA KOHE KA HYRË NË FUSHATË ZGJEDHORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
PYETJE PËRGJIGJE ME MINISTRIN E JASHTËM SERB VUK JEREMIÇIN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 03.08.2012, 04:27pm
20 VJET KONFLIKTUALITET PËR PUSHTET - INTERESAT KOMBËTARE TË RREZIKUARA NGA KLASA POLITIKE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 03.05.2012, 01:34pm
Analizë
për Marrëveshjen e 24 shkurtit - KOSOVA, E FRUSTRUAR NGA BEOGRADI,
THAÇI DHE NGA BE E CILA E TRAJTON SI QYTETARE TË DORËS SË DYTË, DUHET
T'IU BESOJË SHBA-ve!
KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT
- Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 02.20.2012, 09:41am
NEPOTIZMI OSE KLEPTOKRACIA NË MPJ, PJETËR ARBNORI DHE OPOZITA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 02.09.2012, 06:04pm
Reagim ndaj opinionit të Ardian Vehbiut botuar tek Shekulli dhe ribotuar tek MAPO
NDAL ÇDOLLOJ DIASPOROFOBIE QË KUTËRBON ANTISHQIPTARIZËM! Nga ELIDA BUÇPAPAJ
14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
(Botuar sot, më 9.01.2012 tek Koha Jone)
KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL
OPERA - INSTITUCIONET NË SHQIPËRI NË VEND TË VLERAVE ME TË CILAT
IDENTIFIKOHET KOMBI LANCOJNË ANTIVLERAT DHE ANONIMATIN!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Esse
HAVELI, IKONA E LIDERIT ME INTEGRITETI I LE ZHVESHUR POLITIKANËT PA INTEGRITET SHQIPTARË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LËVIZJA E DHJETORIT ME MANIPULATORË DHE PLOT KONTRAVERSITET
Pluralizmi qe solli Dhjetori 1990, data më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Duke shënuar sot përvjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit të Kosovës
PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetëror
NJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ
GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU
TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR
VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS
Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-
EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA
E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare
EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht
OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
MË NË FUND!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT
Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ
JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ
NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ
HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ
PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ