Prej kohësh kam dashur të shkruaj diçka për 100-vjetorin e Pavarësisë së
shqiptarëve, për 100 vjetorin e krijimit të shtetit të tyre pas 500 vjetë
roberie otomane. Dhe ja, ku me një seri shkrimesh dua të shprehem për atë se si
po e gjenë kombin tone ky Jubile i madh. Sigurisht që këto janë mendime
personale dhe kuptohet që ndoshta nuk përmbushin standartet e të gjithëve atyre
që do kenë rastin t'i lexojnë...
100 vjetori i Pavarësisë është Jubileu i të gjithë shqiptarëve.
Ndonëse në atë nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë për
të shpallur të pavarura të gjithë territoret shqiptare të okupuara nga Turqia e
ndonëse atij iu bashkua edhe Isa Boletini, krahina apo vilajeti i këtij të
fundit nuk do kishte të njëjtin fat si dhe ajo pjesë që do të përbënte
Shqipërinë zyrtare. Viti 1913 do të linte jashtë Shqipërisë toka shqiptare që
tash janë të (ç)integruara në 5 shtete të tjera. Sigurisht që Kosova dhe
aneksimi i saj nga Serbia ishte edhe goditja më e madhe që iu bë çështjes
shqiptare. Megjithatë, Jubileu i madh i 100-vjetorit të Pavarësisë e gjen
sërish Kosovën të lirë dhe pa Serbinë mbi kokë. Dhe, pikërisht 100-vjetori i
Pavarësisë, është rasti më i mirë për të bërë bilancin dhe për të parë
perspektivën e çështjes sonë kombëtare.
Çështja kombëtare në këtë Jubile pavarësie
Në këtë 100-vjetor të Pavarësisë së shqiptarëve, çështja e tyre kombëtare është
më e avancuar se kurr. Dhe, shqiptarët ngado që janë i ka kapur një entuziazëm
i jashtëzakonshëm. Flamuri ynë kombëtar është bërë i pranishëm kudo dhe duket
se ai është bërë edhe simboli i zhvillimit të mëtejshëm të çështjes së tyre.
Por, entuziazmi bie shpejtë kur nuk ka një plan, kur nuk ka një program të
qartë për t'u realizuar. Më keq akoma kur ka dhjetra plane që çorodisin këdo. E
në këtë katrahurë futet dhe politika dhe llogaritjet politike... parti me simbole
kombëtare, parti që premtojnë zgjidhje të çështjes kombëtare ... filozof që pasi
nuk shesin dot më Marksin dhe Engelsin tek shqiptarët, kanë gjetur një mjet për
t'u dalluar nga të tjerët, matrapaz që kanë gjetur një rast për të realizuar
planet e tyre personale...
Në harkun e këtij shekulli, kombi ynë ka bërë përpjekjet maksimale për t'ia
arritur të ketë shtetin e vetë dhe mbi të gjitha të riparoj pjesërishtë një
gabim të shkaktuar nga politika europiane e shekullit të kaluar, kur me vendime
arbitrare, tokat shqiptare iu dhuruan fqinjëve tanë. Personalitetet historike
më të mëdha të dala nga kombi ynë, janë pikerisht ata që sakrifikuan gjithçka
kishin në emër të shqiptarisë dhe që luftuan për flamurin tone kuq e zi,
simboli i bashkimit kombëtar. Por nga ana tjetër, presioni i të huajve të
interesuar drejtë për drejtë apo edhe tërthoras në ndarjen jo vetëm të tokave
shqiptare por edhe të shqiptarëve vetë mes tyre, nuk kanë reshtur për të punuar
në ndarjen e tyre. Aty ku ata nuk mundën t'i ndajnë sipas besimit fetar, e bënë
këtë në ndarje provinciale. Prova më e mirë është teoria serbe se shqiptarët e
Kosovës, nuk janë njëlloj si shqiptarët e Shqipërisë. Të qenit ndryshe, të
qenit jo si shqiptarët e atdheut mëmë, mund të n'a bind se ata nuk ke pse i
bashkon, nuk ke pse i mbron, nuk ke pse flet për një komb. Ata janë ndryshe.
Dhe kjo propagande e bënë punën aq mirë sa i kish bindur një pjesë të të huajve
(sidomos para viteve '90 dhe në fillim të viteve '90 se shqiptarët e Kosovës,
sado që të ankoheshin, nuk kishin të drejtë, sepse ata siç thonë edhe serbët
janë ... janë ... janë ...
Edhe më keq, propaganda serbe ka mundur të futet edhe në teoritë e ndonjë
shqiptari nga Kosova, që nuk heziton të n'a paraqesi teorinë e një kombi
kosovar, këtë herë ndoshta jo mbi paragjykime negative ala-serbe, por mbi bazën
e ndonjë vlere dhe veçantie që e dallon për mirë këtë pjesë të popullsisë
shqiptare të quajtur « kosovare ». Unë do të thosha se teoria e një kombi kosovar
është më e rrezikshme edhe se teoria serbe e veçantisë së shqiptarëve të
Kosovës, sepse nëse teoria serbe shkakton zemërim tek shqiptarët, ajo ka
shërbyer për të afruar shqiptarët me njëri-tjetrin (sidoqoftë ajo ka ndikuar
për keq që qarqet vendimmarrëse në kancelaritë më të fuqishme të botës...),
teoria e « kombit kosovar » hap rrugën e përçarjes me efekte të pariparueshme.
Personalisht, fjalën « kosovar » në vend të shqiptar si pjestar i një kombi do
t'a quaja fyes. Nëse mua më thonë « lab » për të treguar origjinën time nga një
krahinë me tradita dhe patriotike siç është Labëria kjo do të përbënte kënaqësi
e madje përkëdhelje për mua, por do të ishte fyese nëse do të thoshin « ai nuk
është shqiptar por lab » do t'a quaja fyese. Dhe nuk ka dhuratë më të mirë për
Serbinë se një ndarje e tillë mes shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve të
tjerë që banojnë në Ballkan përfshi këtu shqiptarët e Shqipërisë Londineze...
Nëse teoria e kombit « kosovar » mbështeten në teoritë e ndarjeve ballkanike
siç janë ndarja mes maqedonasve dhe bullgarëve apo ndarja mes malazezëve dhe
serbëve, bashkimi i Italisë bëri krijimin e një kombi dallimi mes përbërësve
rajonal e provincial do çudiste të gjithë botën. Pasi Italia u bashkua, thënia
e Garibaldit « Italinë e bëmë, tani duhet të bëjmë italianët » është
monumentale. Përball këtij fakti, homogjeniteti i shqiptarëve është i pashoq.
Shqiptarët nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria apo Çamëria, kanë një gjuhë të
përbashkët, një histori të përbashkët, mentalitet të përbashkët dhe dallimi i
vetëm është qëndresa që shqiptarët e Kosovës i bënë Serbisë dhe serbëve gjë, që
i bëri ata edhe më të fortë edhe më atdhedashës por gjithësesi jo ndryshe.
Nëse, ata janë ndryshe nga shqiptarët e tjerë, mos duhet të quhen më të afërt
me serbët?
Orientimi gjeo-strategjik i shqiptarëve
Nëse ka një gjë që shqiptarët duhet të kenë një emërues të përbashkët mes tyre
është orientimi gjeostrategjik i shqipatarëve dhe lidhja e aleancave
strategjike me të tjerët. Ne nuk kemi lidhje gjaku apo gjuhe me të tjerë kombe (një
arsye më shumë për të mbajtur njëri-tjetrin si shqiptarë) kështu që n'a duhet
të kemi dhe ne aleancat tona, miqtë tanë për të përballuar ditë të këqia siç
ndodhi në fund-shekullin e kaluar. Në vitin 1999, pa mohuar qëndresën e
faktorit kombëtar, le të jemi të ndërgjegjshëm që pa aleatët tanë perëndimor me
Shtetet e Bashkuara në krye, ajo që në hartat e sotme të botës (jo të gjitha)
njihet si Republika e Kosovës, do të kishte qenë një copë histori që mund të
përmblidhej me një frazë : Këtu ka qenë ish Krahina Autonome e Kosovës, nën
Ish-Jugosllavinë, e tash është pjesë e Republikës Serbe...
Dikur një bashkëbisedues më tha : « Ti je filo-amerikan? » Pa një pa dy, iu
përgjigja me një po që nuk linte dyshime në këtë pikë. Ndonëse unë nuk e pyeta,
( a nuk duket pak vulgare t'i drejtohesh me pyetjen, po ti me kë je sikur t'a
pyesim për ekipin e futbollit për të cilina i bënë tifozllëk?) ai dihet që
është filo-oriental. Një parantez të vogël. Nëse dikush më quan filo-amerikan
(dhe nuk kam asnjë problem të jetoj me një fakt të tillë) kjo ka të bëjë me një
sërë shkrimesh që unë kam shkruar për Amerikën për sistemin politik aty, për
ekonominë, për ndarjen dhe ekulibrin e pushteteve sipas « check e balance » dhe
sidomos për politikën e tyre të jashtëme sidomos qëndrimin e tyre historik ndaj
kombit shqiptar. Demokracia amerikane ka lënë pa gojë francezin Alexis de
Tocqueville që, dy shekuj e ca më parë u çudit me demokracinë këtij shteti të
ri aq sa shkroi librin « Demokracia në Amerikë » me qëllim që dhe kombi i tij dhe
ata që do lexonin « Demokracia Amerikane » të mësonin prej saj. Dhe të them të
drejtën, ndonëse e pranoj me gjithë qejf epitetin « filo-amerikan » unë jam po
aq kritikë ndaj tyre, po aq sa një do të ishte një mik i tyre që ua do të
mirën. Pra, unë nuk kam ndonjë arsye të jem një mik pa kushte. Kështu, besoj se
kur flasim për shqiptarët që nërgjithësi janë ashtu su dhe unë « filo-amerikanë
», arsyeja mud të gjendet tek fakti që shqiptarët e ëndërrojnë një demokraci
ala-amerikane apo edhe perëndimore dhe, pse t'a mohojmë, se ata kanë gjetur tek
ata një aleat natyrel që i ka ndihmuar në kohët më të vështira të ekzistencës
së tyre, në kohën e presidentit Wilson dhe në fund të shekullit të kaluar nën
presidencën e Klintonit e Bushit.
Bashkëbiseduesi im i përmendur më sipër, nuk ka lënë tribunë ku i është dhënë
fjala, që të mos mbroj teorinë se ne shqiptarët duhet t'i kthehemi historisë
sonë të përbashkët me turqit dhe Turqinë. Asgjë e keqe nëse kjo do të ishte në
kuadrin e fqinjësisë së mirë, në kuadrin e bashkëpunimit rajonal, në bazë të
reciprociteti e në kuadrin e dy vendeve anëtare të NATO-s. Por, jo, sipas
këtyre « shkencëtarëve », Turqia duhet të jetë violinë e parë në marrdhëniet e
Shqipërisë me botën. Ju kujtoj se Turqia dëshironë t'i bashkohet BE-së por ende
pa sukses. Rezultatet ekonomike të fundit të këtij vendi, që duhet
përshëndetur, gjithashtu nuk janë një arsye për t'a quajtur vendin kryesor nga
i cili duhet orientuar politika jonë e jashtëme. Kur them politika jonë kam
parasysh dy qeveritë shqiptare që nuk duhet t'a orientojnë politikën e jashtëme
sipas cikleve ekonomike që janë fenomene kalimtare.
Bashkimi i shqiptarëve?
Nëse së fundi është hedhur teoria e marrjes shembull në marrdhëniet
Serbi-Kosovë, të dy Gjermanive të ndara pas Luftës së Dytë Botërore, më
natyrale do të ishte që këto marrdhënie dhe sidomos zgjidhja (ribashkimi) t'i
vishen dy shteteve shqiptare të Ballkanit. Shqiptarët i ndanë me forcë, i
detyruan të okupohen nga serbët dhe tash i kanë ndarë. Ku qëndron e keqja e
ribashkimit të tyre. Por, as (ri)bashkimi nuk është gjëja më e thjeshtë që mund
të bëhet një kombi që në këtë shekull ka vuajtur aq shumë ku nga të tjerët dhe
ku nga vetvetja. Ndihma më e madhe që mund t'i bëhet çështjes kombëtare është
padyshim respektimi i vetvetes që do të thotë respektimi i shtetit ligjor,
respektimi i institucioneve dhe i mekanizmit të përzgjedhjes së përfaqësuesve
të popullit. Dy janë përbërësit që do të garantojnë suksesin e bashkimit
kombëtar : 1. Dëshira e popullit shqiptar për t'a bërë një gjë të tillë dhe 2.
Përshtatja e klasës politike ndaj një relaiteti të till. Ndoshta do të duket
absurde por ja që klasa politike ka fjalën e saj në një projekt të till siç
është çështja e ribashkimit kombëtar. Nëse elementin e parë e kemi gati dhe
mund të themi se shqiptarët janë gati që sot të hedhin një hap përpara, klasa
politike shqiptare është pak e vonuar dhe e pa-aftë të ndjek shqiptarët në këtë
projekt madhështor. Ata politikanë që trumpetojnë me të madhe çështjen
kombëtare e bëjnë për të fituar ndonjë pikë që mund të kthehet në votë. Ata
politikanë që duan t'a bëjnë vërtetë ribashkimin, nuk kanë nevojë të bërtasin,
mjafton të veprojnë konkretisht dhe pa u kërkuar leje të tjerëve.
Një shekull më parë shqiptaria, përkatësia në një njësi si kombi, gjuha dhe historia
e përbashkët, bëri që shqiptarët të bashkohen për të krijuar shtetin e tyre,
duke u ngritur mbi dallimet fetare, krahinore, dialektore etj etj. 100 vjetë më
vonë është pikërisht kjo fjalë magjike, shqiptaria, që i thërret të bashkohen
në një, që i thërret të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët. Gëgë, tosk malci
jallia / janë një komb m'u da s'duron ishte motoja e para një shekulli ... lab,
çam e kosovarë, janë një komb/ s'abn me diskutu... duhet të jetë motivi i pas një
shekulli përpjekjesh...
Montreal Tiranë Prishtinë, shtator , tetor 2012
anuro@albemigrant.com