E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
LETËR E HAPUR MINISTRIT MYQEREM TAFAJ - PSE PO DËNOHEM, ZOTËRI MINISTËR?
Nga Prof. As. INA KOSTURI

E Hënë, 11.12.2012, 04:17pm (GMT+1)



I nderuar zoti Myqerem Tafaj, Ministër i Arsimit dhe Shkencës

Bashkë me teksin e kësaj letre do doja t'ju dërgoj dhe një melodi të trishtuar në violinë, një muzikë memorie, e njohur si kolona zanore e filmit " Lista e Shindlerit". Tingëllon si pa sens në kohën e sotme, kur diktaturat e mizoritë e një epoke të pashoqe s'janë më, po në një mënyrë tjetër, gjithsesi të rëndë për kohën që jetojmë, shoqëron ditët e mia.

Më shoqëron në takimet, e-mailet, shkrimet, madje dhe në orët e studimit, teksa më duhet të shpik një metodë të re, revoltë të re, një mënyrë efikase që të ma sosë hallin. Madje më mërzit fuqishëm kur më duhet të ndjehem ndryshe teksa shkel në një shkollë shtetërore dhe ndjehem ndryshe, kur bashkë me rrogën e mohuar për faktin se jam akoma pedagoge e jashtme e "përjetshme", më mohohet deri marrja e sallës së koncerteve me pagesë, me motivacione qesharake, e përtej tyre me hallin e madh që ka zënë shkollën që duket se po luan luftash, e i rendit njerëzit më kot, herë si mik të armikut filan, e herë si mik të armikut fistek.

Po më shumë se kjo situatë "lufte", trishtohem kur mendoj se gjithë Ministria e Arsimit me miqtë, njerëzit që më njohin e i njoh, më respektojnë e respektoj, ata që drejtojnë arsimin shqiptar, për neglizhencë, pafuqi, kompromis, duket se kanë humbur atë që është më e mira e shqiptarëve, e quajtur besa. Kjo ngjan kaq absurde, ngjashmërisht si roman, madje dhe fakti se duhet të shpëtoni dikë, nga ata që i njohin më mirë tingujt e kësaj melodie të trishtuar, për faktin se janë muzikantë. Fali Zot, se s'dinë ç'bëjnë, më tha dikush në shkollë për kolegët, po s'di a mund t'ju fal Juve që rrini heshtazi në spektaklin e shëmtuar kur një, dy, a dy burra e gjysëm, luftojnë me një femër për të mbajur një principatë për 20 vjet, duke penguar dikë që kërkon vetëm të drejtën që i jep ligji në Universitetin publik shqiptar të artit.

Jam diplomuar si violiniste në Akademinë e Arteve Tiranë dhe konservatorin "Umberto Giordano" Itali, (njohur nga MASH si diplomë e integruar e nivelit të dytë). Kam qenë prezente në skenë me 25 recitale si violiniste, rreth 90 artikuj kritikë në shtypin e përditshëm, katër libra të botuar, pedagoge e jashtme ne Universitetn e Arteve që në vitin shkollor 1993- 1994. Në korrik 2011 mora me votim unanim të Këshillit të Profesorëve titullin Profesor i Associuar, regjistruar në regjistrin përkatës në MASH me nr rendor 155. Para pak muajsh kandidova për postin e dekanit të Fakultetit të Muzikës, me të vetmin synim, për t'i treguar opinionit konservator të këtij fakulteti muzikantësh, se në bazë të ligjeve dhe rregulloreve, titulli Profesor i Associuar më jep të drejtën të kandidoj si dekan dhe rektor.


Sinqerisht, skandali i diplomës në një nga universitetet private, që madje bëri të ngrihet në këmbë i madh e i vogël, me urrejtjen absurde për universitetet private, megjithë bujën, nuk m'u duk tragjedi, se nga ana tjetër më dukej po aq, madje më e trishtuar si një diplomë shqiptare, një italiane dhe një titull profesor i associuar të vërtetë, ishin fare të pavlefshëm në një shkollë, universitet shtetëror. M'u duk e trishtuar që ndoshta në të njëjtën metodë më duhej t'ju jepja vlefshmërinë, dhe gjoba në rastin tim sipas gojëve të liga duhej të ish e papaërballueshme. Të treja i kam me meritë e pa asnjë ndihmë nga shteti, nuk jam e bija e Umberto Bosit dhe prej 10 vjetësh nuk e njoh fare bankomatin.

Për kujtesë, kanë kaluar 7 vjet nga letra e Kryeminsitrit Berisha, datë 13.12.2005, nr 172/7, që udhëzonte zgjidhjen sa më të shpejtë të çështjes time të punësimit. Po kështu, në morinë e letrave dërguar Akademisë së Arteve u renditën Presidentë, Kryetarja e Kuvendit, madje vetë qeveria dërgoi fonde projektesh dhe vende pune me shumicë, për asistentë e personel administrate, me të vetmen çudi, se vendi i violinës mbeti sërish bosh.


Futja e programeve të reja, procesi i kërkimit shkencor, shtimi i numrit të studentëve, programi i dytë i studimit kërkuan dhe personel akademik të kualifikuar. Po kjo nuk ndodh tek violinat, ku nga 41 studentë, vetëm 18 bëjnë mësim me pedagogë me titull, profesorë dhe profesorë të assocciuar, ndërsa pjesa tjetër nuk arrin të mbulohet as me lektorë të ftuar, fenomen që nuk ndodh tek piano apo violonçelli. Duke parë riformatimin e Fakultetit të Muzikës dhe nevojën e ngutshme, me shkresën datë 9.10.2010, nr 100, u kërkua në rektorat prej këtij fakulteti një vend pedagogu i përhershëm violine, po ndryshe nga kërkesat e mëparshme dhe të mëvonshme për të tjera vende (psh datë 23.2.2010), vetëm kjo kërkesë nuk u mor parasysh.

Historia e violinës peng, të munguar duket se bie ndesh me vetë VKM e qeverisë, ku në 2009 u kërkohet institucioneve të arsimit të lartë riorganizimi i vendeve të punës, u lihet njw afat kohor 5 vjeçar pwr kualifikim e lektorwve ( deri nw 21 maj 2012), dhe më rendit mua për kualifikimin, në nivelin më të lartë të mësimdhënies ( VKM 331 dt 25. 03 .2009 Kreu 1 pika 2). Nuk mund të kuptojmë një shkollë të reformuar, tashmë me standarte të reja të kërkimit shkencor, ku për 20 vjet në një nga lëndët më me rëndësi dhe në një nga degët që na nderon jashtë Shqipërisë, mungesa e njerëzve të rinj, që në këtë rast shikohet me bllokimin e punësimit të 20 brezave violinistë.


Dua të di zoti Ministër përse po dënohem, për të parët, Jovan Kosturin, bredhin e gjelbër të patriotizmit e arsimit shqiptar, për Spiro Kosturin e Kostaq Kosturin vrarë nga grekët e turqit, apo sot në shekull tjetër, vazhdojnë mallkimet e kishës greke të dikurshme për përhapjen e shqipes nga Kosturët e Korçës? Përse duhet të dënohem në kohën kur merakoseni për pikët e maturantëve, për faktin se ju kam votuar që të vini në pushtet, apo se u ktheva në vendin tim para afatit, kur s'kish Brain Gain e asgjë, u ngjita në skenën e vjetëruar ku kish rënë diktatura? Do më dënoni si pasardhëse të firmëtarëve të Pavarësisë, apo se im atë në vend të këngëve ka projektuar tunele e ndërtuar hidrocentrale, ndonëse dhe Ju sot me atë dritë jetoni. Do më dënoni se kërkoj kaq pak, e ky shtet s'më ka dhënë asgjë, as bursë ndonjëherë, as ekselencë e asgjë, do më dënoni se dua të ushtroj profesionin tim dhe s'dua ta ndërroj siç bëjnë një pjesë e madhe në kohën e sotme? Do më dënoni se dua të jetoj dhe do ta ngre zërin lart e ti them stop të shkuarës komuniste që ka bllokuar mendjen e ca njerëzve në një shkollë shtetërore arti ?

E nëse ajo është një bastion politik me ngjyrë, që ju nuk e çani dot, se "pavarësia" e universiteteve ka arritur majat, kjo është përgjegjësi e ministrisë, jo e imja. Do t'iu mohoni violinistëve të sotëm të studiojnë me pedagogë të rinj të kualifikuar vetëm për kapriçio të brezit të vjetër, të faktit se duan të punësojnë bijtë, apo se ndjehen pronarë të një shkolle? Reagoni zoti Ministër. Këtu nuk diskutohet për një violinë, diskutohet për një mentalitet që ka bllokuar përparimin për 20 vjet në një shkollë shtetërore, publike, ku askush nuk ka të drejtë të më mohojë punësimin, askush nuk ka të drejtë të më detyroj të shkoj në një sektor tjetër, për faktin se tashmë jam e kualifikuar dhe kam investuar që në moshën 7 vjeç.


Nëse dikush mund të jetë mërzitur nga kjo histori, shqiptarët janë mërzitur nga e shkuara që na mban peng deri vendet e pedagogëve të violinës në shkollat publike e shtetërore në 100 vjetorin Pavarësisë. Faktet kanë treguar se Ju dini të reagoni kur doni, kur preket emri i mirë i Ministrisë dhe reformave. Mos duhet që çështja e violinës peng të zgjidhet nga ndërkombëtarët, ti drejtohem të huajve që ta zgjidhin, se gjithë shteti u trembka nga ca violinistë? Çfarë ka kaq të shtrenjtë katedra që mbahet e paprekshme për 20 vjet dhe të gjithë janë të pafuqishëm? Kjo ngjan si përrallë, më bëni të besoj se tok me rrugët, tunelet, të hapet kjo udhë e mbyllur, e melodinë e "Listës së Shindlerit" ta dëgjoj si kujtim i një kohe të harruar.


Prof. As. INA KOSTURI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPTARIA NË 100 VJETORIN E MADH!Nga AJET NURO, Tribuna Shqiptare (11.11.2012)
REFLEKSIONE PARA QENDRËS SË VOTIMITNga SAMI REPISHTI (11.11.2012)
Kuvendi i Shqipërisë nuk e mbajti as një minutë heshtje për Lirak BejkonDEPUTETËT E KUVENDIT TË SHQIPËRISË JANË LILIPUTË PËRPARA LIRAK BEJKOSNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.09.2012)
Barometri diplomatikPRANIMI I MODELIT TË â€œDY GJERMANIVE”, KOSOVËN NUK E SHPIE NË NJU-JORK, POR NË BEOGRAD!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (11.06.2012)
TURQIA: VEND I RREZIKSHËM PËR GAZETARËTNga FRANK SHKRELI (11.06.2012)
VIJA E KUQE BULLGARE PARA PORTËS SË SHKUPITNga SHABAN MURATI (11.05.2012)
(ANTI)LUFTA SHQIPTARENga XHEMAL AHMETI (11.05.2012)
ROLI I AMERIKËS NË BOTËNga FRANK SHKRELI (11.02.2012)
GREVA E URISË, MEDIA DHE TË PËRNDJEKURIT POLITIKËNga RESHAT KRIPA (10.31.2012)
SEKRETARJA E SHTETIT KLINTON NË TIRANË DHE NË PRISHTINËNga FRANK SHKRELI (10.31.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]