E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KOMPLIKIMI I LOJËRAVE ENERGJITIKE NË BALLKAN
Nga SHABAN MURATI

E Martë, 11.13.2012, 05:24pm (GMT+1)



Lojërat energjetike në Ballkan po sjellin më shumë të papritura dhe ndeshje të trukuara se sa në futboll. E papritura e madhe ishte blofi energjetik që Rusia i bëri Kroacisë, duke e hequr befas nga projekti i ndërtimit të gazsjellësit rus "South Stream", që do të kalonte nëpër Kroaci. Në 31 tetor "Gazprom"-i nënshkroi me Hungarinë marrëveshjen finale të investimit për ndërtimin e gazsjellësit rus direkt nga Serbia në Hungari, duke e fshirë Kroacinë. Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç, në 3 nëntor shprehur keqardhjen për këtë mënjanim të vendit të tij nga gazsjellësi dhe deklaroi se "kjo që ndodhi do të na shtyjë të mendojmë strategjikisht". Dhe që e papritura të ishte më e pakëndshme, "Gazprom"-i dhe qeveria ruse as morën mundimin ta njoftonin Kroacinë për këtë ndryshim, dhe ç'është më e bukura, nuk e përfillën fare një marrëveshje shtetërore, që qeveria e Rusisë kishte nënshkruar me qeverinë e Kroacisë lidhur me kalimin e tubacioneve të gazsjellësit "South Stream" nëpër Kroaci. Rusia e luajti këtë blof "të minutës së fundit", kur ajo mori vendimin për të nisur ndërtimin e gazsjellësit në datën 7 dhjetor 2012, vendim për të cilin nënshkroi me shpejtësi marrëveshjet përfundimtare të investimit me qeveritë e Serbisë dhe të Hungarisë muajin e kaluar, dhe deri në 15 nëntor do t'i ketë nënshkruar edhe me Bullgarinë dhe me Slloveninë.

E papritura tjetër e madhe, që nuk ka marrë ende formë të plotë, është mundësia e shtuar që Rusia të shtjerë në dorë kompaninë e madhe shtetërore greke të energjisë, DEPA, e cila është nxjerrë në shitje nga qeveria greke për shkak të krizës së rëndë financiare dhe nevojës së madhe për para. Sipas agjencisë Rojter, tri kompanitë kryesore të listuara për të marrë kompaninë greke DEPA, pas mbarimit të afatit të seleksionimit të ofertave në 5 nëntor, janë kompania ruse "Gazprom", kompania tjetër ruse e energjisë "Sintez" dhe kompania azerbajxhanase SOCAR. Kompania që do të blejë DEPA-n, do të shtjerë në dorë edhe filialet e saj EPA dhe DESFA, që do të thotë se fiton një monopol në veprimtarinë dhe në politikën energjetike të Greqisë. Alternativa e marrjes së monopolit energjetik të Greqisë nga Rusia hap shumë të panjohura, të cilat mund të ndryshojnë shumë gjëra në një drejtim jo të favorshëm, si për politikën energjetike të Bashkimit Europian, ashtu dhe për fatin e korridoreve jugore të transportit të energjisë, që planifikohen të sjellin gazin në Europë nga furnitorë jorusë. Të panjohurat në këtë rast mund të kapin edhe gazsjellësin TAP, i cili parashikohet të sjellë gazin azerbajxhanas në Itali, duke kaluar nga Turqia, Greqia dhe Shqipëria.

Është folur dhe po flitet shumë për rivalitetin mes gazsjellësit "South Stream" dhe gazsjellësit "Nabucco" si një rivalitet mes Rusisë, që synon të forcojë kontrollin energjetik në Europë, dhe BE, që synon të pakësojë kontrollin energjetik rus në Europë. Është folur dhe po flitet shumë për rivalitetin brendaeuropian mes gazsjellësit TAP dhe "Nabucco West", që janë dy gazsjellës, të cilët janë parashikuar të forcojnë pavarësinë e vendeve europiane nga gazi rus, duke marrë furnizimet nga Bakuja, e cila do të vendosë vitin e ardhshëm se cilit nga dy gazsjellësit e mësipërm do t'i japë prioritet. Mirëpo është interesant se nuk flitet fare për rivalitetin dhe përplasjen e interesave mes gazsjellësit rus "South Stream" dhe gazsjellësit europian TAP. Rusia nuk është e interesuar që një gazsjellës paralel të kalojë nëpër Ballkan dhe të mos ketë gazin rus në të. Ndaj ajo po përpiqet në forma të ndryshme që të sabotojë si projektin europian "Nabucco West", ashtu dhe projektin tjetër europian, TAP. Nëse Rusia shtie në dorë kompaninë e madhe energjetike greke, DEPA, ajo fiton një rol vendimmarrës dhe në realizimin e projektit të gazsjellësit TAP. Në një alternativë të tillë, me një pjesëmarrje ruse në TAP, është e lehtë të merret me mend se pesha e saj nuk do të ishte e njëjtë me atë të Greqisë, dhe efekti i parë do të ishte se ajo do të përpiqej të impononte që edhe nëpër tubat e TAP-it të kalonte edhe gazi rus, edhe influenca ruse në Ballkan. Nëse Rusia do të vendoste të mos marrë pjesë në TAP, do ta kishte shumë të lehtë shuarjen e TAP-it, për më tepër që ekziston elementi i rëndësishëm i mungesës së pjesëmarrjes së kompanive greke në ndërtimin e gazsjellësit TAP. Por Rusia do ta kishte më të lehtë edhe të mënjanonte Shqipërinë, madje shumë më brutalisht se sa Kroacinë. Sepse Rusia e ka një terren të përgatitur për refuzimin, përderisa vetë qarqet e biznesit grek janë më shumë në favor të gazsjellësit ITGI, që sjell gazin azer nga Turqia në Greqi e pastaj direkt në Itali. Sikurse shkruante në 3 nëntor, në "Eurasia daily monitor" analisti i njohur i çështjeve energjetike, Vladimir Socor, "Për një kohë të gjatë Greqia ka kundërshtuar që Shqipëria të përfshihet në TAP".

E papritura tjetër e lojërave energjetike në Ballkan është Bullgaria. Ish-kryeministri i djathtë bullgar, Ivan Kostov, akuzoi këto ditë qeverinë e tanishme të kryeministrit të djathtë, Bojko Borisov, se ka negociuar një marrëveshje sekrete me Rusinë, lidhur me ndërtimin e gazsjellësit rus "South Stream" në Bullgari. Kjo ka shtuar edhe më shumë dyshimet për një lojë të errët të qeverisë bullgare, e cila nuk kuptohet qartë se çfarë politike energjetike po ndjek me Rusinë, duke kaluar nga një anë e lavjerrësit prorus në anën tjetër antirus dhe anasjelltas.

Emëruesi i përbashkët i këtyre lojërave energjetike të trukuara në Ballkan nga ana e Rusisë është se po luhen me metodën selektive dypalëshe. Taktika ruse është që Bashkimi Europian të mbahet në errësirë të plotë ndaj asaj që po ngjet më skakierën energjetike ballkanike dhe Moska po luan simultane shahu energjetik me secilin shtet ballkanik veç e veç. Në datën 30 tetor, zëdhënësja e Komisionit Europian për energjinë, Marlene Holzner deklaroi se "deri tani, as ekspertët tanë dhe as Komisioneri i BE-së për energjinë nuk kemi parë një plan që të thotë se ku fillon gazsjellësi "˜South Stream', se ku do të jetë pika hyrëse që do të dërgojë gaz dhe ku do të shkojë ekzaktësisht rruga e furnizimit me gaz nga Rusia". Është një deklaratë, të cilën pak është ta quash tronditëse, sepse pjesëmarrësit në projektin rus janë të gjitha shtete anëtare të BE-së, me përjashtim të Serbisë. Është e natyrshme që Rusia t'i mbajë sekret planet e veta energjetike në Ballkan, po vështirë të shpjegohet pse këto shtete anëtare të BE-së nuk e kanë vënë në dijeni Bashkimin Europian.

Iluzioni që kanë disa shtete ballkanike të përfshira në marrëdhëniet energjetike me Rusinë, është se ata do të vjelin favore nga Moska në fushën energjetike dhe do të bëhen të preferuar energjetikë, duke i demonstruar besnikëri Moskës dhe jo Brukselit. Taktika ruse e joshjeve të veçuara energjetike me secilin shtet ballkanik i shërben strategjisë së saj për të prishur kohezionin e shteteve anëtare të BE-së dhe të NATO-s. Është e kuptueshme se, duke hyrë në marrëdhëniet energjetike me Rusinë si shtete të veçanta, vendet ballkanike janë shumë më të dobëta se sa po të hynin si pjesë e një organizate të fuqishme si BE. Nuk kuptohet pse qeveritë e disa shteteve ballkanike kanë krijuar përshtypjen se do të bëhen të preferuar energjetikë nga Moska, duke hyrë me të në tratativa dypalëshe në shërbim të blofeve ruse dhe në dëm të shteteve të tjera ballkanike. Harrohet se në strategjinë e saj energjetike Rusia nuk mallëngjehet shumë nga dashuritë infantile ballkanike. Mjaft të mbahet parasysh se Rusia ka ndëshkuar disa herë ashpër, duke i prerë furnizimet me gaz në mes të dimrit, dy shteteve sllave aleate të saj si Ukraina dhe Bjellorusia, për të freskuar kujtesën shtetërore se Moska mund t'ua bëjë akoma më keq të inamoruarve energjetikë ballkanikë.
Rusia nuk e ka të lehtë të përballet me Bashkimin Europian si organizatë, ndaj po i shmanget politikës së përbashkët energjetike europiane, rregullave dhe normave të marrëdhënieve tregtare dhe financiare ndërkombëtare, që ndjek BE dhe kërkon që të ndiqen dhe nga fuqitë e tjera. Ngutja që po tregon Rusia për të ndërtuar sa më parë gazsjellësin "South Stream", i cili do të nisë nga ndërtimi në 7 dhjetor, bëhet për të mos qenë e prekur nga efekti i rregullave dhe normave legjislative të vendosura nga BE dhe që hyjnë në veprim në fillim të vitit të ardhshëm.

Nga gjithë këto zhvillime të reja shihet roli në rritje që po merr rajoni i Ballkanit në lojërat dhe në politikën energjetike ndërkombëtare. Kjo po e bën rajonin tonë një objektiv gjithnjë e më të lakmueshëm gjeopolitik për interesat dhe strategjinë e një superfuqie energjetike si Rusia. "Ne kemi mbajtur për një kohë të gjatë nën vëzhgim nga shumë afër Europën Lindore dhe sidomos në mënyrë specifike rajonin e Ballkanit, sepse rajoni i Ballkanit do të jetë një qendër energjie për burimet e energjisë drejt vendeve europiane", deklaroi në 31 tetor Leonid Korolev, president i kompanisë së madhe ruse të energjisë "Sintez". Në këtë kuadër duhet parë ai shpërthim i interesit rus për shtënien në dorë të kompanive dhe tregjeve energjetike në ato shtete të rajonit që janë ende jashtë kontrollit dhe influencës energjetike ruse. Këtu përfshihet Greqia, ku kompanitë ruse po insistojnë në kapjen e monopolit energjetik. Por këtu përfshihet edhe Shqipëria, ku kompania ruse "Gazprom" ka që në vitin 2006 që ka tërhequr flirtin e qeverisë shqiptare për të hyrë në Shqipëri. Në vitin 2012 "Gazprom"-i mori pjesë në tenderin për blerjen e "Albpetrol"-it. Enigma e madhe, që nuk u sqarua asnjëherë, është se përse "Gazprom"-i, një kompani gjigante dhe serioze, ofroi një çmim aq qesharak, por kjo është një temë për herë tjetër.

Lojërat energjetike në Ballkan po bëhen gjithnjë e më të komplikuara. Këtu nuk hyjnë në punë as butaforitë e diplomacisë dhe të qeverisë dhe as dashuritë e pamotivuara ballkanike. Shqipëria është shtet i NATO-s dhe duhet të luajë dhe të veprojë si shtet anëtar i NATO-s, interesat strategjike të të cilit në të gjitha fushat, që nga politika e deri tek energjia, janë me NATO-n dhe me Perëndimin. Çdo joshje bizantine për intriga të vogla e pazarllëqe të fshehta me Rusinë dhe me kompanitë energjetike ruse, përfshirë edhe ato me etiketa serbe, mund të ketë pasoja fatale për interesat jetike dhe kombëtare të shqiptarëve.


SHABAN MURATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË MOS TURBULLOHET POLITIKA AMERIKANE NDAJ KOMBIT SHQIPTARNga FRANK SHKRELI (11.13.2012)
A DO TË BËHET SHQIPËRIA?Nga RESHAT KRIPA (11.12.2012)
LETËR E HAPUR MINISTRIT MYQEREM TAFAJ - PSE PO DËNOHEM, ZOTËRI MINISTËR?Nga Prof. As. INA KOSTURI (11.12.2012)
SHQIPTARIA NË 100 VJETORIN E MADH!Nga AJET NURO, Tribuna Shqiptare (11.11.2012)
REFLEKSIONE PARA QENDRËS SË VOTIMITNga SAMI REPISHTI (11.11.2012)
Kuvendi i Shqipërisë nuk e mbajti as një minutë heshtje për Lirak BejkonDEPUTETËT E KUVENDIT TË SHQIPËRISË JANË LILIPUTË PËRPARA LIRAK BEJKOSNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.09.2012)
Barometri diplomatikPRANIMI I MODELIT TË â€œDY GJERMANIVE”, KOSOVËN NUK E SHPIE NË NJU-JORK, POR NË BEOGRAD!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (11.06.2012)
TURQIA: VEND I RREZIKSHËM PËR GAZETARËTNga FRANK SHKRELI (11.06.2012)
VIJA E KUQE BULLGARE PARA PORTËS SË SHKUPITNga SHABAN MURATI (11.05.2012)
(ANTI)LUFTA SHQIPTARENga XHEMAL AHMETI (11.05.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]