E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
LAVDI MALËSI E MADHE - O NDERI I KOMBIT
Nga FRANK SHKRELI

E Enjte, 11.15.2012, 08:08am (GMT+1)



Njoftohet se Presidenti i Republikës së Shqipërisë zoti Bujar Nishani ka vendosur të dekorojë Malësinë e Madhe me titullin ''Nderi i Kombit''. Pritet që Presidenti Nishani të zhvillojë cermoninë e dorëzimit të titullit, "Nderi i Kombit" Malësisë së Madhe më 25 Nëntor, pak ditë para Festës së Madhe të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, për të cilën trevat e Malësisë së Madhe - kësaj kalaje të patundur të Arbërit ndër shekuj - kanë dhënë një kontribut të çmueshëm dhe historik. Është e drejtë historike dhe morale që Presidenti Nishani njeh meritën dhe kontributin e malësorëve, të cilët me ndihmën e Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, dhe aptriotëve të tjerë, përpiluan memorandumin me 12 pika, të ashtuquajturin ''Libër i Kuq'', e i cili përfshinte kërkesat e të gjithë shqiptarëve, ndër të tjera, për vet administrim, me gjuhë, buxhet dhe guvernator të vetin. Memorandumi, që në atë kohë bëri jehonë të madhe anë e mbanë Evropës, përfaqësonte kërkesat e të gjithë shqiptarëve. Në një gazetë të kohës Kolnische Zeitung, cituar në librin Kosova të Jusuf Buzhovit në artikullin, "˜'Shqiptarët dhe Evropa'' thuhet se "˜'Malësorët e fiseve shqiptare të Grudës, Hotit, Kastratit, Kuqit dhe të Shkrelit nuk i lëshojnë armët prej dore dhe më me dëshirë vdesin për çështjen e tyre të shëjntë se sa të jetojnë në robëri.''

Sipas revistës Leka të vitit 1937, nënshkruesit malësorë të këtij memorandumi ishin: Sokol Baci i Grudës, Ded Gjon Luli i Traboinit të Hotit, Dedë Nika Bajraktar i Grudës; Dodë Preçi Bajraktar i Kastratit; Tomë Nika i Shkrelit, Col Dedi i Selcës Këlmendit; Lul Rrapuka i Vuklit të Këlmendit; Llesh Gjergji, Bajraktar i Nikçit; Gjeto Marku i Hotit; Mehmet Shpendi, i pari i Djelmënisë së Shalës; Martin Preka i Shkrelit; Prelë Marku, Bajraktari i Shalës, Avdi Kola Bajraktar i Gimaj, Nik Mëhilli i Shllakut, Pup Çuni Prekalor, Binak Lulashi Toplanas; Bash Bajrami Bajraktar i Nikajve dhe Bec Delia.

Këta ishin prijësit heroikë të malësorëve trima, këtyre rojtarëve të fateve të kombit shqiptar ndër shekuj, që sipas Ismail Qemalit ''ishin pushkë të ngrehura të Shqipërisë'', të cilëve gjatë asaj periudhe kritike për shpëtimin e kombit shqiptar nga copëtimi, iu bashkangjitën në Podgoricë edhe mendjendriturit e atëhershëm të kombit shqiptar, Ismail Qemali, Ekrem Vlora, Luigj Gurakuqi, Fadil Pashë Toptani, Pandeli Cale, Qazim Kokoshi, Hamit Bej Toptani, Risto Siliqi, Xhemal Kondi, Hil Mosi, Mark Kakarriqi e të tjerë. Ishte ndoshta hera e parë, ç'prej Lidhjes së Prizrenit, që kryengritja e malësorve kishte përkrahjen e të gjithëve, gjë që i jepte asaj edhe një frymë pjekurie kombëtare që do ta çonte Shqipërinë në pavarësinë e saj. Më 24 Mars 1911, malësorët trima, me kryengritjen e tyre hodhën hapin vendimtar drejtë lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë, megjithëse e copëtuar, e pasuar nga kryengritja e Kosovës më 1912, e prirë nga Bajram Curri, Hasan Prishtina dhe Isa Boletini, duke kurorëzuar kështu një mori kryengritjesh të shqiptarëve anë e mbanë trojeve të tij kundër robërisë shekullore otomane.

Si një mërgimtar me origjinë nga ato treva, falenderoj Presidentin e Republikës për akordimin e titullit ''Nderi i Kombit'', Malësisë së Madhe me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në këtë ditë të shënjtë të kombit shqiptar. Ky përvjetor, le të festohet në trekëndshin shqiptar: Tiranë-Prishtinë-Shkup, si një festë mbarë-kombëtare në të gjitha trevat, përfshirë edhe Malësinë e Madhe, duke shënuar një moment historik të kombit, kur shqiptarët janë më të lirë se asnjëherë tjetër në historinë e tyre, kurë me fatin e tyre nuk luan më as sllavi as greku e as edhe Evropa shtrigë -- dhe kur kombi shqiptar është duke luajtur rolin që i përket atij për ruajtjen e paqës dhe të stabilitetit në Balkan, ndërkohë qe ëndërra e rilindasve të kombit shqiptar, që Shqipëria e natyrshme të jetë pjesë e pandarë e botës përendimore ështe në prag të realizimit.

Le të shpresojmë qe brezat e sotëm shqiptarë të jenë bartës të denjë të vuajtjeve, sakrificave dhe luftërave të malësorëve dhe të gjithë shqiptarëve gjatë historisë, duke jetuar sipas trinomit në bazë të cilit jetonin dhe vepronin malësorët tanë, e që janë besa, nderi e burrënia, të bindur se këto vlera bazë të përmblidhej udhëzimi i drejtë për një jetesë të ndershme e të kënaqshme për të gjithë kombin. Me gjith lirinë që gëzojnë sot shqiptarët pas aq shumë vjetë mohim lirie dhe nepërkëmbje të të drejtave bazë të tyre -- së bashku të gjithë festojmë këte ditë shënjte -- të mirëfilltë se liria dhe shpëtimi i vërtetë i kombit vjen nga njohja e vlerave të këtij trinomi dhe të traditës frytdhënse të historisë tonë kombëtare, të pastruara nga ideologjitë dhe influencat e huaja.

Duke uruar Malësinë e Madhe për nderimin që i bën Kombi në këtë përvjetor, dhe të gjithë shqiptarët për këtë jubile historik, shpresoj dhe lutem që liria që gëzojnë sot shqiptarët, të çojë në një përmirësim të gjithanëshëm të jetës politike dhe ekonomike si dhe në një diskurs më të denjë politik dhe në një jetë më të lumtur dhe më të begatshme për të gjithë shqiptarët kudo që janë.


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LIBRI I FLAMUR ANAMALIT, ZË ALARMUES PËR GJENDJEN E TEKSTEVE SHKOLLORE NË GJUHËN SHQIPE NË MAL TË ZINga XHELADIN ZENELI (11.15.2012)
GORDON JEHONË APELIT TË ZONJËS KLINTON PËR BERISHËN E RAMËN Washingtoni mesazhe politikës. Në interes të kombit shqiptar votimi në Kuvend i ligjeve të kërkuara. Pa asnjë kushtNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.14.2012)
KOMPLIKIMI I LOJËRAVE ENERGJITIKE NË BALLKANNga SHABAN MURATI (11.13.2012)
TË MOS TURBULLOHET POLITIKA AMERIKANE NDAJ KOMBIT SHQIPTARNga FRANK SHKRELI (11.13.2012)
A DO TË BËHET SHQIPËRIA?Nga RESHAT KRIPA (11.12.2012)
LETËR E HAPUR MINISTRIT MYQEREM TAFAJ - PSE PO DËNOHEM, ZOTËRI MINISTËR?Nga Prof. As. INA KOSTURI (11.12.2012)
SHQIPTARIA NË 100 VJETORIN E MADH!Nga AJET NURO, Tribuna Shqiptare (11.11.2012)
REFLEKSIONE PARA QENDRËS SË VOTIMITNga SAMI REPISHTI (11.11.2012)
Kuvendi i Shqipërisë nuk e mbajti as një minutë heshtje për Lirak BejkonDEPUTETËT E KUVENDIT TË SHQIPËRISË JANË LILIPUTË PËRPARA LIRAK BEJKOSNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.09.2012)
Barometri diplomatikPRANIMI I MODELIT TË â€œDY GJERMANIVE”, KOSOVËN NUK E SHPIE NË NJU-JORK, POR NË BEOGRAD!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (11.06.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]