VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PËRBALLË PËRKRENARES DHE SHPATËS SË SKËNDERBEUTNga VISAR ZHITI

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PËRBALLË PËRKRENARES DHE SHPATËS SË SKËNDERBEUT
Nga VISAR ZHITI

E Premte, 11.23.2012, 08:01am (GMT+1)




Përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut vijnë për herë të parë në vendin e të zotit të tyre legjendar dhe çdo shqiptar ka mundësi t'i kundrojë dhe të meditojë, p.sh., për epokën kur u deshën ato, për shekujt që i harruan, për kohërat që nuk i risollën dot, për ruajtësit e tyre, për ditën e sotme që t'i vë përballë, etj, etj. Natyrisht ato kanë aftësinë të ndikojnë që ti të besosh më shumë në sakrificat e popullit tënd, në vërtetësinë e tyre tronditëse, në përpjekjet shekullore për të bërë shtetin tënd, në realitetet që tashmë i kanë mbuluar mjegullat. Ato pajime të çmuara dhe unike të Heroit tonë Kombëtar erdhën për t'i parë gjithkush, pasardhësit e mijëra e mijëra luftëtarëve dhe komandantëve dhe të rënëve nën urdhrin suprem të zërit të Atdheut. Gjithsesi ato kanë forcën e emblemave tona superbe: shpata që mbrojti kufijtë e vendit, identitetin, lirinë dhe përkrenarja sovrane, jo ajo e betejave, tjetra, po aq hijerëndë, që të jep idenë e qeverisjes.

Që të mos humbnin si shumëçka në pushtime dhe kryengritje, fati i çoi matanë detit me eksodet e para të mëdha të shqiptarëve. Patën një udhëtim të çuditshëm, me mistere, me heshtje dhe përkujdesës, deri sa përfunduan në një nga muzeumet më të bukura të Vjenës. Aventurë europiane, do të thoshim.

Ndërsa lavdia e të zotit të tyre merrte përmasa edhe më të mëdha, sikur ribënim vetvetet e dëshiruara. Shtoheshin statujat e Skënderbeut nëpër kryeqytetet e Evropës, sheshet merrnin Emrin e tij, kaluan dhe kontinentin, shkuan në Amerikë, Azi e Australi. Dhe bronzi skënderbejan ka domethënie metaforike, më të vërtetë ndonjëherë se vetë bëmat historike, duke u bërë më i fortë si realitet i gjithmonë,ë duke mposhtur realitetet e përkohshme.

"Impavido difensore della civiltá Occidentale" - është shkruar në piedestalin e shtatores së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut në Romë në sheshin e gjerë me emrin 'Albania', "Mbrojtës i paepur i qytetërimit Perëndimor" - do të cilësohej Skënderbeu ynë. Vepra e bashkëkohësit të tij, shkodranit Marin Barleti, "Historia e Skënderbeut", e shkruar latinisht, do të lexohej gjithandej si roman, duke u bërë libri më i lexuar në Europë dhe më pas do të vërshonin botime pa fund për të, histori, legjenda, poema, drama, një letërsi e tërë, piktura, skulptura, filma, këngë prapë, muzikë... Ja, në kryeqytet po shfaqet si premierë botërore opera e Vivaldit "Skënderbeu", dhe dirigjenti i saj, Zhani Ciko, duket sikur nuk ka në dorë baketën, por shpatën.

Skënderbeu u fut në përfytyrimin e kohëve dhe të popujve, mbase diku në fillim si rebel, kryengritës e vetmitar i madh, por dhe si atlet i Krishtit, pastaj si udhëheqës e burrë shteti, duke qenë dhe kryediplomat, orator i shkëlqyer, vizionar i së ardhmes, ndër strategët më të mëdhenj në botë, sa sot është konsideruar edhe si komandanti i parë i supozuar i NATO-s, sepse do të udhëhiqte një koalicion Perëndimor, një kryqëzatë të atëhershme kundër pushtimit osman, superfuqisë së vetme të kohës, së cilës iu bë pengesë, mur mbrojtës për Europën, kështjellë e pamposhtur deri sa qe gjallë.

Prandaj armët e Skënderbeut, përkrenarja e tij, janë dhe pajime të Europës së Bashkuar. Ne jemi ndër luftëtarët e saj të parë, që, për fat të keq, e humbëm Evropën dhe rigjetja e saj, bashkimi i natyrshëm me të, nuk janë vetëm aspiratë dhe përpjekje e jona, por duhet të jetë dhe detyrë e Europës, mirënjohje e saj për sakrificat, si të thuash duhet të jetë dëmshpërblimi që i bëhet Shqipërisë së persekutuar në 5 shekujt e fundit.

ANKTHI I TË PARIT

Të shihje përkrenaren dhe shpatën e Skënderbeut ishte ëndërr e hershme e çdo shqiptari, ankth, kompleks, "...në Belvedere në Vienë/ sikur pashë vetë Skënderbenë", - do të ngazëllehej Naim Frashëri, kur u qëndroi pranë dy shekuj më parë, teksa shkoi i sëmurë në kryeqytetin e Austrisë. "...kam qejf t'i marr në dorë/ por muzeu ka rregulla dhe drejtorë." - përsëriti Dritëro Agolli, edhe ai në Vjenë. Por Shqipëria ishte e mbyllur, diktaturë, jetonte si në rrethim, qytetarët e saj nuk dilnin dot dhe ishin më të varfrit në Europë.

Në muzeumet tona ishin kopjet e pajimeve të Skënderbeut, imitacionet, që, teksa i shihnim, na ngjallnin trishtimin e të pavërtetës dhe na dërrmonte asosacioni që jetonim në kohën e mashtrimeve të mëdha dhe të dhunshme...

Kur ra perandoria komuniste dhe Shqipëria po hapej, shqiptarët u dyndën në eksodin e tyre të dytë të madh. Nuk po i iknin ndonjë pushtimi të huaj, por atij të izolimit, të dhunës dhe varfërisë së skajshme; donin të preknin lirinë, Europën e kulturës dhe të mirëqenies. M'u dha rasti dhe mua të shkoja për ca ditë në Vjenë dhe kujtoj endjet e mia delirante si ai që kërkon të vërtetën, kërkoja përkrenaren dhe shpatën e Skënderbeut. I gjeta në një muze me ndihmën e një studenti austriak, Günter Gügenberger, që më udhëhiqte me hartë në dorë. 'Ja, shikoji', - më tha. U ula mbi dysheme pranë përkrenares dhe po shkruaja i përlotur. Kujdestarët e muzeut, kur më panë ashtu, më lanë pa më thënë gjë. Mbaj mend një vogëlushe japoneze, e cila, sapo u fut në pavijonin e përkrenareve, klithi e magjepsur dhe vrapoi duke më kapërcyer mua për tek ajo e Skënderbeut. Mbase e joshi dhia mitike, prarimet e florinjta. Dhe vërtet, përkrenarja e Skënderbeut ishte më e bukura aty.

Para dy-tre vitesh vajta prapë në Vjenë me një grup shkrimtarësh dhe pashë që ato ishin vënë në hyrje të Muzeut të Armëve, edhe përkrenarja, edhe shpata, dukshëm, sugjestionuese për ne si përherë. Siç duket ka pasur shumë shqiptarë këto kohë, që kanë kërkuar t'i shohin. Ky interesim i ka bërë drejtuesit e muzeut që t'i zhvendosnin dhe t'i nxjerrin më në pah, mendova, ndërsa bënim fotografi pranë tyre, me zonjën Helena Kadare, me mikun tim Lazër Stani, me time shoqe, me tim bir, me shkrimtaren austriake Andrea Grill, pastaj prapë foto, të gjithë bashkë, ndërsa shpata dhe përkrenarja jepnin vezullime të vetëtimta prej bliceve.

Gjithsesi ato do të shkëlqejnë madhërishëm, me një gëzim të gjallë, të vërteta këtë herë në vendin e tyre, në kryeqytetin e atdheut të Skënderbeut, jo shumë larg shtatores së tij, ku ai mbi kalë ka në dorë një shpatë parade, simotrën e asaj që e sollëm nga larg, nga Europa Qendrore, ku ka mërguar që të dëshmojë luftën tonë për liri.
Dy përkrenaret, e bronzta mbi kryet e Heroit në sheshin "Skënderbej" dhe e vërteta pak më tutje, në Muzeun Kombëtar. Mbase dy dhitë mitike do t'i bëjnë shenja njëra-tjetrës, në mirëkuptim të plotë, pa xhelozi, të bindura tani që i shërbejnë kujtesës historike dhe kodit të jetës.

Shteti shqiptar mbush 100 vjet pavarësi, po ai i hodhi themelet me Skënderbeun, 5 shekuj më parë, me zanafillë shumë më të hershme, me shtetet ilire.

Tani që në Tiranë janë pranë e pranë, dhe Libri ynë i parë, "Meshari" dhe bashkëkohëset e tij, përkrenarja me shpatën e Heroit Kombëtar, ndjejmë më mirë peshën sublime të kohëve, thellësinë e tyre prej rrënjësh. Më tej është Mauzoleu Mbretëror, i porsa ringritur...

Na presin vepra të tjera madhore, nga ato që krijojnë kujtesë kolektive, ndërgjegje kombëtare dhe përgjegjësi të lartë. Aleluja!

E SHKRUAR NË VJENË
më 30.12.1991

PËRKRENARJA E GJERGJ KASTRIOTIT

Ka më shumë se pesëqind vjet
që udhëtoj
për të mbërritur
te kjo përkrenare -

me një dhi të florinjtë përsipër,
fluturuese,
që u hidhet qiejve.
Mbi brirë ka ende copëra yjesh,
shirita ylberësh.
Poshtë ka diçka nga toka e saj e errët. Ja,
relievet e fatit, gunga të metalta - nyje ngjarjesh
dhe prapë terr.

Ka më shumë se pesëqind vjet që udhëtoj,
kalova mes betejave si mbi kufoma. Lashë pas
kështjellat. Ç'male që na vodhën
si sëndyqe karvanësh në Ballkan.
Ujëvarat rrëzohen -
valle vajzash
që hidheshin humnerave.
Gjithmonë në atdheun tim ulet nata,
ja si kjo përkrenare,
që unë e shoh i magjepsur.
Bie më gjunjë.
Xhamat si koha s'më lënë të prek.

Polen fluturash aty - gjurmët
e gishtave të poetëve.

Dëgjoj këngën e tyre si kori i burrave
në tragjeditë e lashta.
Dhia e praruar më njohu,
më ndjell me sy.
Afrohem drejt saj dhe blegërij
si livadhet e atdheut.

Gjithmonë kjo dhi kullot brenda meje.
Dhe shpesh herë
brirët e saj kanë dalë
mbi kokën time.
Hutohem. Flas përçart.
Ç'ëndërron përkrenare
e ikur kaq larg?
Cilin vallë? Përveçse kryet e popullit!

Po shpata e tët zoti
ku është?
Mbase mjaft goditëm midis nesh. Ti
na duhesh më shumë sot,
o Përkrenare,
hijerëndë
dhe sublime,
e bukur si ideja e kombit.
Vezullimi yt vazhdimisht
na avitet
... si mëngjesi.


VISAR ZHITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DITA E FALENDERIMEVE NË AMERIKË - 2012Nga FRANK SHKRELI (11.22.2012)
FALËNDERIME NGA ZEMRA KRYEMINISTRIT BERISHANga Prof. dr. ESHREF YMERI (11.22.2012)
OPINIONI PUBLIK ËSHTË I PAMANIPULUESHËM, MARRË SHKAS NGA INTERVISTA E REXHEP QOSJES TEK TOP CHANNELNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.21.2012)
POLITIKA E VETËPËRJASHTIMITNga XHEMAL AHMETI (11.19.2012)
KROACIA, SERBIA DHE ASIMETRIA E FAJITNga SHABAN MURATI (11.19.2012)
ILIA DILO SHEPERI - NJE FJALIM HISTORIK PËR 28 NËNTORINNga FRANK SHKRELI (11.19.2012)
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVENga SKËNDER BUÒªPAPAJ (11.18.2012)
LAVDI MALËSI E MADHE - O NDERI I KOMBITNga FRANK SHKRELI (11.15.2012)
LIBRI I FLAMUR ANAMALIT, ZË ALARMUES PËR GJENDJEN E TEKSTEVE SHKOLLORE NË GJUHËN SHQIPE NË MAL TË ZINga XHELADIN ZENELI (11.15.2012)
GORDON JEHONË APELIT TË ZONJËS KLINTON PËR BERISHËN E RAMËN Washingtoni mesazhe politikës. Në interes të kombit shqiptar votimi në Kuvend i ligjeve të kërkuara. Pa asnjë kushtNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.14.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]