VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KULTI I MBIPUSHTETIT DHE I MBISHËNDETITNga SHABAN MURATI

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KULTI I MBIPUSHTETIT DHE I MBISHËNDETIT
Nga SHABAN MURATI

E Hënë, 12.03.2012, 10:17am (GMT+1)




Një nga sekretet më të mëdha në regjimet autokratike, komuniste dhe antikomuniste, është niveli i shëndetit mendor dhe fizik të udhëheqësit të shtetit. Ndaj në Kremlin sikur ra bomba, kur në datën 30 nëntor kryeministri i Japonisë, Joshihiko Noda, njoftoi se ishte anuluar vizita e tij në Moskë në muajin dhjetor për shkak të gjendjes shëndetësore të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. "Kjo ndodhi për shkak të problemeve në shëndetin e Putinit, por kjo nuk është diçka, që lehtësisht mund të bëhet publike", deklaroi Noda gjatë një veprimtarie në ishullin japonez të Hokaidos. Gjithë ekipi i këshilltarëve të presidentit rus u lëshua për të përgënjeshtruar deklaratën e kryeministrit japonez dhe për të përhapur versionin zyrtar se presidenti gëzon shëndet të plotë.

Në fakt, ajo që bëri kryeministri japonez ishte vetëm konfirmim i një situate të njohur prej disa javësh në qarqet diplomatike dhe mediatike rreth situatës shëndetësore të presidentit rus. Në datën 27 nëntor presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, deklaroi se Vladimir Putini ka dëmtuar kurrizin, duke u stërvitur në mundjen xhudo. Në datën 30 nëntor agjencia "Rojter" njoftonte se 3 burime qeveritare ruse i kishin thënë agjencisë se Putini vuante nga shqetësime në kurrizin e tij. Në qarqet diplomatike ka qarkulluar shumë enigma e sëmundjes së Putinit, sidomos pasi ai gjatë muajit tetor anuloi pesë vizita shtetërore jashtë Rusisë dhe sidomos kur u mësua se presidenti pjesën më të madhe të punës së tij nuk e zhvillon në zyrën e vet në Kremlin, por në rezidencën e tij jashtë Moskës, në Novo Ogarjovo. Të gjitha imazhet e Putinit të transmetuara në publik, që nga fundi i shtatorit, e kanë dhënë atë gjithmonë të ulur në karrige. Këto informacione, të vendosura në kuadrin e një fshehtësie zyrtare, kanë krijuar debate në qarqet diplomatike, sepse Rusia është shtet i madh dhe i rëndësishëm i skakierës ndërkombëtare, një partner i rëndësishëm ekonomik dhe energjitik, dhe çdo tronditje në sistemin e drejtimit të shtetit ka pasojat dhe të panjohurat e veta. Në një shtet autokratik, ku nuk drejtojnë ligjet dhe institucionet, por voluntarizmi i udhëheqësit autokrat dhe dora e tij e fortë, kuptohet se interesimi ndërkombëtar bëhet i natyrshëm dhe më i madh dhe sëmundja e panjohur mendore apo fizike e udhëheqësit kthehet në një të panjohur të vetë fatit të qeverisë dhe të shtetit. "Pasiguritë rreth shëndetit të Putinit nuk janë të mira për investitorët", citonte revista amerikane "Businessweek" deklaratën e një përfaqësuesi të Unionit të Fondit Privat të Investimeve në Frankfurt.
Përplasja mes stilit japonez dhe rus në mënyrën e marrëdhënieve publike të shtetit me opinionin dhe me partnerët, është përplasje mes stilit demokratik të një shteti demokratik si Japonia, ku ndjehet detyrimi t'i thuhet opinionit e vërteta dhe stilit autokratik të një shteti autokratik si Rusia, ku kuota e shëndetit mendor dhe fizik të liderit është sekret i madh shtetëror. Në radhë të parë populli dhe votuesit kanë të drejtë të jenë të informuar për shëndetin e personit, që kanë kryeministër apo president, sepse në një shtet autokratik efektet e sëmundjes së çdo lloji në mendjen dhe në trupin e udhëheqësit kanë ndikimin e tyre në mënyrën e qeverisjes dhe reflektohen në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetën e shtetit dhe të popullit.
Sëmundjet, që qeverisin mendjen dhe trupin e një udhëheqësi autokrat, në një formë apo tjetër qeverisin edhe shtetin përkatës, sepse udhëheqësit autokratë drejtojnë me humorin e mendjes dhe të trupit të tyre dhe janë të panumërt shembujt në histori, kur tronditjet mendore dhe trupore të udhëheqësve autokratë janë shndërruar në tronditje dhe fatkeqësi të jetës së gjithë shtetit dhe të popullit.

Mbajtja si sekret shtetëror e shëndetit mendor dhe fizik të udhëheqësit është një fenomen, i cili haset në regjimet autokratike nga Azia Qendrore e deri në Ballkan. Kjo vjen së pari, sepse në regjimet autokratike udhëheqësi autokrat e lidh pushtetin e tij me gjatësinë e jetës së tij dhe ai ngulmon të sundojë derisa t'i dalë edhe fryma e fundit. Në funksion të kësaj strategjie të manisë dhe të makthit të pushtetit, ai ndërton mitin e shëndetit të tij të përhershëm rinor, me qëllim që të barazojë gjatësinë e jetës së vet me gjatësinë e njëtrajtshme të shëndetit. Obsesioni i udhëheqësve autokratë është që mbipushteti është mbishëndet. Ndaj në regjimet autokratike mbulohet me errësirën më të plotë informative çdo lloj deviacioni qoftë normal apo stinor, qoftë ndonjë çarje tektonike në trurin dhe në trupin e udhëheqësit.

Krijimi i këtij sekreti shtetëror për gjendjen mendore dhe trupore të udhëheqësit është dëshmi autentike e mungesës së demokracisë, të institucioneve demokratike dhe të marrëdhënieve demokratike të regjimit me popullin e vet. Shpura e udhëheqësit, e cila është instrumenti represiv, që ka zëvendësuar institucionet legjitime në shtetet autokratike, udhëhiqet edhe ajo nga aksioma e udhëheqësit se mbipushteti është mbishëndet dhe përpiqet të stisë, përveç kultit politik dhe propagandistik, edhe kultin atletik dhe sportiv të udhëheqësit, edhe në qoftë se ai është 60 vjeç sa presidenti i Rusisë, apo 70 vjeç sa presidenti i Kazakistanit. Klakerët e udhëheqësit e dinë se kulti antik i forcës fizike është nga një dashuritë dhe marrëzitë e udhëheqësve autokratë pleq, të cilët sa më shumë plaken, aq më shumë rrjedhin në pasionin e sëmurë për imazhin atletik dhe sportiv. Sepse janë vetë udhëheqësit autokratë të shteteve autokratike, të cilët, duke sunduar me forcë dhe me shtypje, mendojnë që duhet ta ushqejnë opinionin me imazhet e forcës së tyre personale fizike në radhë të parë. Ndaj teknologjia informative në shtetet autokratike ndërton imazhin e udhëheqësit atlet të madh dhe sportist të rrallë, sepse është vetë udhëheqësi, që urdhëron krijimin e një imazhi të tillë. Ndaj ndodh në shtetet me regjime autokratike, qofshin komuniste, qofshin antikomuniste, ku udhëheqësit autokratë janë të marrosur pas përhapjes në opinionin publik të mitit të forcës së tyre të pashtershme rinore, e cila madje, ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, të cilët me vitet humbin fuqinë fizike, tek udhëheqësit autokratë sa më shumë plaken, aq më të fuqishëm fizikisht bëhen. Dhe presidenti autokrat i Rusisë gjatë gjithë kohës që është në drejtimin e shtetit rus prej 12 vjetësh, ka shpërndarë rregullisht në ekrane dhe në efir kultin e liderit sportist, kampion në mundjen xhudo, kampion në fluturimet me deltaplan, kampion në marshimet nëpër borë në Siberi, kampion në pilotimin e supersonikëve apo të nëndetëseve bërthamore në Arktik, etj,etj.

Ideja fikse e regjimeve autokratike për udhëheqësin si mbinjeri çon natyrshëm në idenë tjetër se sado plak qoftë udhëheqësi, ai mbetet sportist dhe atlet. Zëdhënësi i presidentit rus, Dimitri Peskov deklaroi në 30 nëntor se presidenti nuk ka ndërmend të heqë dorë nga aktivitetet e tij sportive dhe për këtë arsye, si çdo atlet, kurrizi i tij, krahu i tij, këmba e tij, mundet nganjëherë të dëmtohet pak. Ajo që është e mjerë në gjithë këtë teknologji informative të shteteve autokratike është këmbëngulja për të krijuar bindjen se udhëheqësi është atlet, është sportist, sikur populli e ka zgjedhur për të drejtuar federata sportive dhe për të marrë pjesë në gara olimpike. Nuk ndodhin këto marrëzi në shtetet demokratike perëndimore dhe nuk është dëgjuar kurrë në mediat perëndimore se sa kilometra not bën çdo vit Barak Obama apo sa shkallë ngjit Anxhela Merkel. Nuk ndodhin në shtetet demokratike perëndimore, sepse atje është kulti i shtetit dhe jo i udhëheqësit, sepse atje ligjet dhe institucionet janë mbi udhëheqësin dhe e kontrollojnë nivelin e shëndetit mendor e fizik të udhëheqësit, sepse në shtetet perëndimore nuk mund të mendohen idiotëzime kolektive të intelektualëve si në shtetet autokratike, kur 60 apo 70 deputetë me gjuhë të huaja dhe me certifikata masterash e doktoraturash, dëgjojnë të inamuruar liderin e tyre, që u rrëfen me seriozitet në një foltore politike se si ka folur me Zotin.

Sëmundjet janë bashkudhëtare natyrale të gjithë njerëzimit dhe të gjithë njerëzve, kushdo qofshin, të thjeshtë dhe gjenialë, prijës fisesh e tribushë dhe kryeministra apo presidentë shtetesh të vogla e të mëdha. Por udhëheqësit autokratë, të cilët kanë sfiduar liritë e popullit të vet, funksionimin e institucioneve të shtetit dhe të ardhmen e popullit të vet, kanë fiksasionin e ndalimit të vetë kohës, të sfidës ndaj ligjeve të jetës. Degradimi i udhëheqësve autokratë është në atë shkallë sa që mendojnë se duke qenë me mbipushtet, kanë mbishëndet dhe janë mbinjerëz, të cilët kanë partner Zotin. Mirëpo t'i shohësh nga retë shtetasit, popullin, të cilët fati, rasti apo mallkimi, e ka sjellë t'i drejtosh dhe të psallësh se bën dialogje me Zotin, do të thotë se është tejkaluar koha, kur duhet lënë populli rehat dhe ka ardhur koha për t'u menduar stacioni i perandorisë së përtejme. Dhe derisa asnjë autokrat i së kaluarës nuk i ka shpëtuar kësaj rruge të pakthim, nuk mund t'i shpëtojnë asaj as autokratët e sotëm.


SHABAN MURATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRKATËSIA PERËNDIMORE E SHQIPTARËVEJusuf BUXHOVI -- KOSOVA -- Perandoria Osmane(Me rastin e promovimit të tre vëllimeve mbi historinë e Kosovës, New York 1 Dhjetor 2012)Nga FRANK SHKRELI (12.02.2012)
PLEDOAJE PËR 'FUQINË E KATËRT'Nga XHEMAL AHMETI (12.02.2012)
CILA ËSHTË DITA E ÇLIRIMIT?Nga RESHAT KRIPA (12.01.2012)
PAVARËSIA KOMBËTARE(„Bota e re“, Prishtinë, 28.XI.1968)Nga IBRAHIM RUGOVA (11.28.2012)
SHTATORE PËR FAN NOLIN NË BOSTON DHE TIRANËNga ARTUR VREKAJ/ WORCESTER, MA. (11.27.2012)
REQUIEM PËR IZET SHEHUNNga RESHAT KRIPA (11.27.2012)
E DREJTA E TRUQISË PËR VETËMBROJTJENga SHABAN MURATI (11.27.2012)
DIKTATURA KA KRYER PATRICID NDAJ BABALLARËVE TË KOMBIT - I KA VRARË, SYRGJYNOSUR, LËNË NË HARRIM E MALLKIM PËR 70 VJETNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.26.2012)
PËR MIKUN TIM TRUGROPË - OSE SA GLOBALIZIM DURON SHQIPTARI?!Nga XHEMAL AHMETI (11.26.2012)
Letër e hapur kryeministrit të Shqipërisë z Sali BerishaNËSE ANASHKALOHET PRESIDENTI I KOSOVËS IBRAHIM RUGOVA, UNË NUK FESTOJ!Nga XHEVAT REXHAJ (11.25.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]