VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ME PROGRAM TË QARTË PËR PËRFAQËSIMIN DHE ARDHMËRINE E SHQIPTARISËNga ARTUR VREKAJ, WORCESTER, MA-SHBA

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
ME PROGRAM TË QARTË PËR PËRFAQËSIMIN DHE ARDHMËRINE E SHQIPTARISË
Nga ARTUR VREKAJ, WORCESTER, MA-SHBA

E Djelë, 12.09.2012, 06:52am (GMT+1)



Është tashmë fakt atmosfera festive që krijoi valëvitja e Flamurit me shqiponjën dykrerëshe simbolit kombëtar të shqiptarëve më 28 Nëntor 2012. Ka një ndërgjegjësim të veprimtarëve të komunitetit shqiptar këtu në Worcester, MA se shqiptarët ndihen më të organizuar. Por ende kemi shumë punë për të bërë për fuqizimin e veprimtarisë sonë.

Nuk është më lajm në Worcester,MA përfaqësimi në bashki nga shtetas amerikanë me origjinë shqiptare.

Komuniteti shqiptar i Worcester vlerësohet e respektohet nga zyra e Kongresmanit McGovern, përfaqësuesja e sapozgjedhur në State House, Keefe dhe Kryetari i Bashkise Petty për vizionin që përcjell Shoqata KOMBI për integrimin e shqiptarëve jo vetëm si komunitet por edhe për perfaqësimin dhe integrimin me dinjitet në shoqërinë amerikane.

Konkretisht. Shoqata KOMBI përfaqësuese e shqiptarëve të Worcester, MA; një organizatë me profil atdhetar dhe kulturor është bërë e mirënjohur tashmë në komunitet për problemet që ngre lidhur me organizimin e shqiptarëve të Worcester,MA por edhe për integrimin e tyre edhe me komunitetet e tjera.

Ne u kemi kërkuar të zgjedhurve në Shtëpinë e Përfaqësuesve të shtetit Massachusetts më 2010 apo edhe bashkisë së qytetit Worcester,MA më 1 dhjetor 2012 hapjen e një Qendre Komuniteti për me shumë gjallëri në jetën e qytetit, për njohjen e pasqyrimin e kulturave të etnive por edhe për ruajtjen e Identiteteve Kombëtare të grupimeve. Në këtë projekt-Qendër ne mendojmë të kemi dhe Muzeun Etnik i vecantë për qytetin ku secili grupim të pasqyroje historinë dhe kulturën kombëtare. Dicka që do ngjallë interes në vazhdimësi për ta pasuruar si vlerë të qytetit ku banojmë përmbi 100 vjet.

Por do ta kemi Qendrën funksionale për veprimtari kulturore dhe edukative. Do të kemi klasa mësimore për Mësimin e Gjuhës Shqipe apo edhe kurse të artit dhe muzikës për të ndihmuar talentet shqiptare.

Pra, puna jonë tashmë ka një vizion domethënës dhe ne besojmë se do të kemi mbështetjen e duhur jo vetëm nga shqiptarët si deri më tani por edhe nga administrata lokale dhe ajo e shtetit Massachusetts. Dhe jemi të hapur për bashkëpunim për ta realizuar këtë projekt sa më parë që të krijohen kushtet.

Nuk kemi rrugë tjetër. Ndryshe do të asimilohemi shumë më shpejt se ç'mendohet. Dhe shohim që vetëm kështu duke punuar së bashku me komunitetet e etnive te tjera do të kemi më shumë mundësi të sjellim në vëmëndjen e të gjithë banorëve të Worcester,MA se ne duam një qytet ku zëri ynë dëgjohet dhe komuniteti shqiptar do të respektohet edhe më shumë se tani.

Ne kemi treguar me veprimtarinë tonë patriotike se i respektojmë flamujt: si simbolin kombëtar amerikan dhe simbolin kombëtar shqiptar.

Tjetër. Projekti i shoqatës KOMBI për të patur në Worcester,MA Festivalin Folklorik të komuniteteve dhe Lojërat Olimpike të Verës është pritur me interes për vetë faktin se në Worcester,MA fliten mbi 80 gjuhë të kombësive të ndryshme. Dhe këto dy veprimtari janë mëse të realizueshme sepse edhe mjediset janë të mjaftueshme por edhe programet e trashëgimisë të grupeve etnike bashkohen në të njëjtën pikë kur bie fjala për ruatjen e kulturave përkatëse. Kush më mirë se një Qendër Komuniteti do të ndihmonte më shumë në këtë drejtim? Do të përfitojë dhe qyteti. Do të ketë më shumë vizitorë nga zonat përreth, pse jo dhe nga Rhode Island, Conecticut apo Boston për vetë lidhjet miqësore të emigrantëve.

E vetmja veprimtari që bashkon të gjitha komunitetet është kampionati i përvitshëm i futbollit ku shqiptarët përfaqësohen me skuadrën e Shqipërisë dhe atë të Kosovës. Dhe për cdo vit po rritet interesi i frekuentimit në takimet sportive.

Ky qytet, Worcester,MA është në bumin e tij për rindërtimin dhe fuqizimin e qendrave universitare. Pjesë e zhvillimit të qytetit janë pa dyshim dhe shqiptarët me kontributin e tyre si taksapaguesa e pronarë të suksesshëm të pasurive të patundshme. Ndaj, kemi besim për t'u mirorganizuar në komunitet dhe qytet për një ardhmëri më të ndritur.


ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
100 VITET E VATRËS DHE 100 VITET E PAVARËSISËNga DALIP GRECA* (12.08.2012)
BE ME REFUZIMIN E TRETË, NXJERR JASHTË LOJE SI SHKAKTARE KLASËN POLITIKE TË SHQIPËRISËNga ELIDA BUÇPAPAJ (12.07.2012)
NJË MARRËVESHJE E TREGTISË SË LIRË ME EVROPËN?Nga DAVID IGNATIUS, Washington Post (12.07.2012)
NGA BERISHA DHE RAMA VJEN SHOW POLITIK DHE INFANTILIZËM SHTETFORMUESNga ELIDA BUÇPAPAJ (12.05.2012)
NDERIME IBRAHIM RUGOVËSNga FRANK SHKRELI (12.05.2012)
KULTI I MBIPUSHTETIT DHE I MBISHËNDETITNga SHABAN MURATI (12.03.2012)
PËRKATËSIA PERËNDIMORE E SHQIPTARËVEJusuf BUXHOVI -- KOSOVA -- Perandoria Osmane(Me rastin e promovimit të tre vëllimeve mbi historinë e Kosovës, New York 1 Dhjetor 2012)Nga FRANK SHKRELI (12.02.2012)
PLEDOAJE PËR 'FUQINË E KATËRT'Nga XHEMAL AHMETI (12.02.2012)
CILA ËSHTË DITA E ÇLIRIMIT?Nga RESHAT KRIPA (12.01.2012)
PAVARËSIA KOMBËTARE(„Bota e re“, Prishtinë, 28.XI.1968)Nga IBRAHIM RUGOVA (11.28.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]