Në këtë manifetim solemn me një program të pasur kulturoro - artistik, për
dallim nga manifesimet në vende tjera, dominonte një qetësi absollute...
Hasan Prishtina ideator i shpalljes dhe bërjes të Shqipërisë Etnike, Ismail
Qemali lexues dhe zbatues i deklaratës së Pavarësisë, bashkë me Isa Boletinin,
Luigj Gurakuqin dhe shumë atdhetarë e luftëtarë të tjerë, të pendës dhe
pushkës, shpallën pavarësinë në Vlorën heroike, më 28 nëntor 1912. Pas 500
vitesh robërie mposhtën flamurin turk, duke ngritur lartë të valëvojë flamuri
ynë me shqiponjen dy krenare. Vetëm të bashkuar, me urtësi e mendje të
shëndoshë, mund të arrijmë deri te bashkimi i popullit dhe tokave tona të
lashta.
Si veprimtar i vjetër që jam më ka rënë të marë pjesë nëpër shumë tubime të
ndyshme të karakterit kombëtar dhe të tjerë, të organizuara nga bashkatdhetarët
mërgimtarë. Asnjëherë deri më sot nuk më ka rënë të shoh një masë kaq të
disciplinuar, e cila, me një vëmendje të veçantë përcillte fjalët e
diskutuesëve, recituesëve, vallëtarëve, këngëtarëve... Nuk e di si kanë arritur
organizatorët e Q K SH të mbajnë kaq shumë tubime, si manifestime, përurime
librash, takime me shkrimtarë, poetë e tjerë dhe gjithëherë të dominojë një
qetësi ku dëgjohët fjala e secilit.
Në disa tubime të ndyshme është për keqardhje, sikur masa nuk e kuptojnë
rëndësinë e festave kombëtare, si Pavarësia e Shqipërisë, e Kosovës e tjerë,
nga zhurmat e mëdha nuk dëgjohët zëri, kur lexohën referatet, kur përshëndetën
mysafirët dhe kur ata ftohen në foltore të flasin, kur recitohët, vallëzohët e
këndohët. Nuk është se popullata jonë nuk ka respekt për festat tona, për
musafirët, por disi janë mësuar keq duke folur me zë të lart, sikur të ishin në
ndonjë dikotekë me muzikë tallava...
Shumë herë mungojnë edhe duartrokitjet që meritojnë vallëzues e recitues të
shkëlqyer, pikërisht për shkak të zhurmës.
Nuk më habisin fëmijtë e vegjël, por të rriturit që bëjnë zhumë të pa
nevojshme, sikur kanë ardhur të çmallën, duke biseduar njëri me tjetrin, duke
harruar anën artistike, kulturore si dhe diskutimet atdhetare, ku flitet për
luftërat, vuatjet, burgjet, për peronalitetet atdhetare, diplomatike,
luftarake, të cilët duhët nderuar me kulturë dhe disciplinë, të cilën ata e
meritojnë.
Ende jemi me përshtypjet më të mira të asaj mbrëmjeje të bukur që kaluam në
Stuttgart, më 25 nëntor 2012, në solemnitetin e kremtimit të 100 - vjetorit të
pavarësisë.
Këtë solemnitet e realizuan kryesia e Q K SH, ku morën pjesë rreth 500
bashkatdhetarë.
Për këtë manifestim prof. dr. Shefqet Canhasi mbajti një referat të shkëlqyer
për historikun e Shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë. Pastaj, recitatorët të
cilët me artin e fjalës shqipe, me ngarkueshmëri ideo-estetike dhe emocionale e
me aftësi shprehëse, arritën efektin e duhur, duke ndikuar për të mirë te të
gjithë pjesëmarrësit.
" Vetëm me programe e organizime të tilla ne do të bëhemi ambasadorë të
artit, të kulturës e të qytetërimit shqiptar nëpër botë dhe do ta mbjellim dhe
kultivojmë atdhedashurinë shqiptare në zemrat e breznive të reja", - ishin
fjalët e prof. dr. Shefqet Canhasit për vlerësimin e programit të përgaditur
nga QKSH në Stuttgart.
Falë interpretimit të suksesshem të këngëtarëve, vallëtarëve dhe ekzekutuesëve
të instrumenteve, të cilët na bënë të shijojmë bukurinë e fjalës shqipe, të
ndjejmë kënaqësi të madhe estetike e të dëshmojmë vlera të veçanta artistike të
poezisë e të këngës shqipe para publikut tanë dhe të huaj.
1.Programi akademik
Kryetari i Qendrës Kulturore Shqiptare në Stuttgart -Vitor Spaçi, përshëndeti
të pranishmit dhe mysafirët.
Konsulli - Faket Kajtazi uroi për festën e madhe dhe përshëndeti organizatorët
dhe të pranishmit.
Prof. dr. Shefqet Canhasi mbajti referatin: "100 - vjetori i Shqipërisë së
lirë e të pavarur dhe ngritja e Flamurit Kombëtar Shqiptar në Vlorë më 28 Nëntor
1912".
Deputeti i Parlamentit Gjerman(CDU) - dr.Stefan Kaufmann, uroi për Pavarësinë e
Shqipërisë, dhe shprehu gadishmëri për ta mbështet Qendrën Kulturore Shqiptare
në Stuttgart dhe se organizimet kulturore te këtij lloji ndihmojnë edhe
integrimin e popullit shqiptar në Gjermani.
Musafirët e nderuar, ish ambasadori i R. të Kosovës në Berlin, dr.Vilson
Mirdita,
Dr.med.internist Bekim Balidemaj, etj.
2.Programi artistik ( festiv)
Recitatorë: Miriman Bajraktari, Valdrin Asllani, Erand Hoxha
Domenik Spaçi-Piano (klasikë)
Këngetarët:
Shkodran Tolaj -(Interpretimin e Hymnit Kombëtar)
Lindita Haxhiu Zeqiri - (Këngë patriotike)
Grupin Gazmorët - Besim Lokaj
Grupi i vallëtareve - Famullia Katolike Shqiptare në Stuttgart
Grupi "Floor Maniacs"-Stuttgart
Grupi Simbol Gjirokastër - Flamur Cana-këngëtar, Haki Karagjozi-këngëtar,
Stavri Lula-tastierë

Moderatore e programit
Gjylije Lecaj
Pamje nga publiku

Prof.Dr. Shefqet Canhasi dhe Gjylije Lecaj