VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - URIME PËR XHON KERRINNga SAMI REPISHTI

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
URIME PËR XHON KERRIN
Nga SAMI REPISHTI

E Enjte, 01.10.2013, 08:26am (GMT+1)




Të premten e kalueme, më 24 dhjetor 2012, në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, Presidenti i Shteteve të Bashkueme, Barack Obama, lajmëroi publikun amerikan dhe ndërkombëtar se kishte vendosë të emnojë senatorin John Kerry (D. Mass.) sekretar i Shtetit për punët e jashtëme. Senatori Kerry zëvendson zonjën Hillary Rodham Clinton, që pensionohet. Nji emnim i këtill ka qenë i pritun nga shumica e popullit amerikan, kryesisht sepse senatori Kerry ka qenë vazhdimisht shumë afër me Presidentin Obama.

Emnimi i senatorit Kerry ashtë pritë mirë në qarqet zyrtare dhe diplomatike të Uashingtonit si dhe nga zyrtarët e vendeve kryesore të botës së jashtëme. Ai njihet si personalitet parimor, me eksperiencë të gjatë dhe njohuni të thella të problemeve ndërkombëtare.

Senatori Kerry vjen nga nji familje e njohun aristokratike dhe patriotike e Bostonit. Baba i tij ka qenë nji diplomat i shquem. Ashtë i arsimuem në institucionet ma prestigjioze të vendit dhe në Europë, tue përfshi edhe Zvicrën, me nji preferencë për kulturën frankofone. Senatori Kerry ashtë kryetar i Komitetit Senatorial për Marrëdhanje me Botën e Jashtëme të Shteteve të Bashkueme, institucioni ma i naltë në këtë fushë, me përjashtim të Departamentit të Shtetit.

Ish-oficer i forcave të armatosuna amerikane, senatori Kerry u dallue për trimëni dhe u dekorue mbasi shpëtoi jetën e nji grupi ushtarak amerikan i rrethuem nga anmiku në nji aksion shumë të rrezikshëm, gjatë luftës në Vietnam.

Jeta e senatorit Kerry ashtë nji vazhdimësi veprimesh patriotike dhe shërbimi për atdheun amerikan. "Ashtë figura ideale e sekretarit të Shtetit", shkruente gazeta "The New York Times". Ndërsa Presidenti Obama, në paraqitjen e tij në Shtëpinë e Bardhë, tha: "Në nji mënyrë, mund të them se e gjithë jeta e John-it e ka përgatitë atë për këtë funksion". Senatori Kerry zëvendson zonjën Hillary Rodham Clinton, që pensionohet, në fund të nji karriere të shkëlqyeshme.

Senatori Kerry konsiderohet si njeni nga anëtarët e ngushtë të rrethit të Presidentit Obama. Disa kritikë e shohin këtë si nji mieus sepse ngushton numrin a atyne që drejtojnë politikën e jashtëme të vendit, e cila mendohet se do të jetë e përqendrueme në elementet e Shtepisë së Bardhë, në vend të nji shtrimje ma të gjanë të qarqeve vendosëse në qeveri. Edhe si senator, z. Kerry ka përkrahë Presidentin Obama, ka udhëheqë bisedime delikate dhe sekrete në uljen e armatimeve me Rusinë, dhe si ndërmjetës i suksesshëm zbutjesh konflikti me Afganistanin, Pakistanin dhe Sudanin.

Në fushatën e tij për President në vitin 2004, ai i dha ish-senatorit Barack Obama forumin e fjalimit kryesor të Konventës Demokratike tue i mundësue Obamës ngritjen në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Që në atë kohë të dy kolegët kanë ruejtë dhe forcue miqësinë e tyne.

Ne mendimin e përgjithshëm, senatori Kerry do të konfirmohet pa vështirësi nga Senati Amerikan.

***

Senatori Kerry ka bashkëpunue edhe me grupe shqiptaro-amerikane që ashtu si unë kanë propagandue zgjedhjen e tij si President në vitin 2004. Ne atë kohë ai tregoi nji njohuni jo të zakonshme të "problemit shqiptar në Ballkan" (si e paraqitëm ne) dhe më 23 korrik 2004, në mes të fushatës elektorale lëshoi nji deklaratë të hollësishme, shumë ma të përcaktueme se çdo kandidat tjetër ma parë. Në këtë ndërmarrje, grupi ynë ka pasë mbështetjen e të ndjerit ambasador Richard C. Holbrook dhe mikut të shqiptarëve, z. David L. Phillips. I ardhun nga Bostoni, senatori Kerry ka pasë kontakte me shumë shqiptaro-amerikanë të mbledhun rreth Kryepeshkopatës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe Katedrales së Shën Gjergjit, ose të Nolit, si e quejmë ne, simbol i shqiptarizmit në Amerikë dhe i ruejtjes së identitetit tonë kombëtar shqiptar.

Ma poshtë do të lexoni tekstin shqip të deklaratës origjinale të senatorit Kerry, pa asnji koment:

"Teksti i Deklaratës nga senatori John Kerry, kandidat për President i Partisë Demokratike amerikane në zgjedhjet e vitit 2004. Titulli: John Kerry përkrahë Pavarësinë e Kosovës.

Data: 23 korrik 2004.

John Kerry përkrahë pavarësinë e Kosovës, përkrahë përpjekjet e Shqipërisë për integrim në institucionet euroatlantike dhe forcimin e demokracisë në Shqipëri, si dhe përpjekjet e shqiptarëve në Maqedoni dhe Mal të Zi me fitue të drejtën e barazisë qytetare në shoqënitë demokratike.

"˜Unë jam kryenaltë që mora përkrahjen e shqiptaro-amerikanëve.

Gjatë shumë brezënive shqiptarët e ardhun në Amerikë kanë marrë mbi vete përgjegjsitë dhe oportunitetin e qytetarisë. Brezënia ma e re e shqiptaro-amerikanëve ka ruejtë traditën në nji mënyrë që i ban paraardhësit e tyne dhe të gjithë ata që duen Amerikën kryenaltë. Si amerikanë, ata kanë ndërtue bashkësitë e tyne, kanë krijue oportunitete ekonomike dhe prosperitet. Ata vlerësojnë familjen, bashkësinë, sensin e përgjegjsisë dhe oportunitetin. Dhe, shumë shqiptaro-amerikanë kanë dhanë jetën e tyne në forcat e armatosuna gjatë shekullit të kaluem, tue shërbye me kryenaltësi vendin tonë dhe tue mbrojtë liritë tona.

Unë premtoj se si President do të zbatoj nji politikë që mbron bashkësitë që ju keni ndërtue, me ruejtë vlerat që ju keni ndërtue. Na do të kujdesemi për pleqët tonë, do të zgjanojmë rrjetin shëndetësor, do të zhvillojmë arsimin, do të ndihmojmë tregtarët e vegjël dhe do të krijojmë mundësitë e zhvillimit për të gjithë.

Unë çmoj gjithashtu lidhjet e forta të shqiptaro-amerikanëve me miqtë e tyne, familjet e tyne dhe vëllaznit në Europën Juglindore. Këto lidhje e bajnë kombin tonë nji komb të fortë. Ata na kujtojnë vlerat që mbeten në vendet e tjera, ata ndihmojnë të ndërtojmë miqësitë tona dhe të farkëtojmë aleanca. Nuk ashtë nji aksident që Shqipëria ka dërgue trupa në Afganistan dhe Irak, e që ka qëndrue fortësisht në luftën kundër terrorizmit, e që populli shqiptar ashtë sot nji nga popujt ma pro-amerikan në botë. Kjo i detyrohet rrjetit të ndërlidhjeve që qëndisim së bashku, jo vetëm qeveritë, por edhe popujt që bashkëndajnë vlerat. Ju keni veprue kështu për vendin tuej sot dhe për vendin e paraardhësve tuej.

Unë besoj se stabiliteti, demokracia dhe prosperiteti në Ballkan janë dhe mbeten në të mirë të Amerikës. Administrata ime do të rivendosë rolin udhëheqës në Ballkan, sidomos kur ashtë fjala për Kosovën....

Administrata ime do të veprojë menjiherë dhe do të përballojë problemin e së ardhmes së Kosovës, që të zgjidhet sa ma shpejt që ashtë e mundun. Populli i Kosovës duhet të përkrahet me përcaktue të ardhmen e vet, tue përfshi edhe formën e qeverisë që dëshirojnë. Propozimet me ba ndryshime në territorin e Kosovës, ose ndamjen e saj me baza etnike nuk ndihmojnë në ndërtimin e nji shoqënie multi-etnike, as për përgatitjen e nji regjoni për të ardhmen e Europës. Në rrugën tonë për të ardhmen e statusit final të Kosovës na duhet të punojmë ngushtësisht me të tjerët në atë regjon dhe t'i angazhojmë ata në promovimin e nji tranzicioni sa ma të lehtë. Nji vonesë e vazhdueshme... ngurrëzon pozitat e ekstremistëve nga të dy palët. Regjioni ashtë sensitiv kundrejt nacionalizmit të mbrendshëm dhe esktremizmit të jashtëm. Na duhet të ndihmojmë në ndërtimin e institucioneve të afta me mbrojtë popullin e Kosovës, kështu që ata të jenë në gjendje me i rezistue thirrjeve për dhunë të matjeshme dhe rreziqeve të reja.

Po të keqësohet gjendja në regjon, do të kthehemi në paligjshmëninë e kohëve të Millosheviçit dhe do të mundësojmë lulëzimin e krimit. Na kemi nevojë për ndihmën tuej! Na duhet t'i qasemi statusit të Kosovës në nji mënyrë të atillë që i ban vendbanimet tona ma të sigurta dhe ma të qeta.

Për këtë ashtë i nevojshëm roli udhëheqës i shqiptarëve, aleanca dhe përpjekja ashtu siç u ba me Europën Perëndimore mbas L2B. Kjo kërkon kohë, por na nuk mund të largohemi nga Kosova e nga rajoni.

Na do të kemi nevojë për ndihmën tuej; me sigurue përkrahjen që kemi nevojë në Kongres dhe me popullin amerikan që të përmbushim këto detyra historike.

Me ndihmën tuej, administrata e ime do të:
"¢ Punojë me aleatët europianë, kështu që shtetet e Ballkanit të jenë të afta me zanë nji vend si anëtare të institucioneve kyçe që ndihmojnë me fitue Luftën e Ftohtë, tue përfshi NATO-n dhe Bashkimin Europian.
"¢ Me ndihmue qeveritë e regjonit në rritjen e tregtisë, të investimeve të hueja dhe me luftue korrupsionin, trafikun antinjerëzor dhe me respektue të drejtat e pakicave.
"¢ Me përndjekë personat që kanë krye krime lufte. Të gjithë qeveritë duhet të bashkëpunojnë për arritjen e këtij qëllimi, dhe me vue kriminelët para drejtësisë.

Gjithashtu, unë kam nevojë për ndihmën tuej me përkrahë përpjekjet e forta të Shqipërisë me zhvillue ekonominë, me u integrue në institucionet euroatlantike dhe me forcue demokracinë. Na do të vazhdojmë me përkrahë përpjekjet e shqiptarëve në Maqedoni dhe Mal të Zit të trajtohen si qytetarë të barabartë të shoqënive demokratike.

Jo të gjitha problemet janë të lehta. Amerika, në rastet ma të mira, qëndron në mbrojtjen e të drejtavet të njeriut për të gjithë. Administrata ime do të kërkojë përkrahjen tuej me qëllim që të drejtat e njeriut në të gjithë regjonin të respektohen. Kjo përfshin edhe serbët dhe kombësitë e tjera të popujve që jetojnë në Kosovë. Për ndryshe, do të jetë ma e vështirë, ndoshta e pamundun, me sigurue nji paqe të qëndrueshme dhe prosperitetin e regjonit, dhe unë përkrahë aspiratat legjitime të të gjithë atyne që banojnë atje.

Unë jam kryenaltë që, së bashku, do të bajmë realitet andrrën e shqiptarëve e të amerikanëve, dhe të aleatëve tanë, si dhe të gjithë atyne që kanë për zemër sigurinë dhe lirinë tonë, për krijimin e nji Europe paqësore, demokratike dhe të lirë nga frika e nga shtypja nji Europë të vetme, të lirë, nga Baltiku në Det të Zi dhe për administratën "˜Kerry', deri në Adriatik'".


SAMI REPISHTI


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
10 RREZIQET KRYESORE POLITIKE TË VITIT 2013Nga IAN BREMMER, Reuters (01.09.2013)
NË SHQIPËRI, EKONOMIA SHQETËSIMI KRYESORNga FRANK SHKRELI (01.08.2013)
NJË SHENJË ATROFIZIMI E DIPLOMACISË DHE E QEVERISË SHQIPTARENga SHABAN MURATI (01.08.2013)
HOSSANA, BARJABA!Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.07.2013)
PUSHTETI DHE PERVERSITETINga XHEMAL AHMETI (01.06.2013)
DIASPORA SHQIPTARE SI PJESË E VENDIMMARRJES NË SHQIPËRI DHE KOSOVËNga ARTUR VREKAJ - WORCESTER, MA, SHBA (01.06.2013)
EPIRI DHE PËRKATËSIA ETNIKE E EPIROTËVE’’S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë!’’. "Correspondence de Lord Byron",Paris,1825Nga ISUF B. BAJRAMI (01.05.2013)
'SHEKSPIRIANIZMI' SI ARSYE UNIVERSALEStudim nga Dr. PËRPARIM KABO (01.04.2013)
Reagim ndaj shkrimeve të R. Xhungës dhe N.SpahiutNEXHMEDIN SPAHIU BËN SHQYTARIN PROFAN TË RUDINA XHUNGËS!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.04.2013)
USHTRINË TIME DO TA BËJNga FRANK SHKRELI (01.04.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]