Lajmi se Papa Benedikti i XVI ka vendosur që, për arsye shëndetësore dhe të
moshës, do të japë dorëheqjen në fund të këtij muaji, habiti dhe shokoi jo
vetëm katolikët anembanë botës, por edhe udhëheqësit politikë botërorë, të
cilët menjëherë reaguan ndaj vendimit të paprecedencë të Papa Benediktit, i
cili me vendimin e tij u bë Papa i parë në pothuaj 600 vjet që jep dorëheqjen.
Udhëheqësit politikë botërorë, nga të gjitha kontinentet, shprehën admirimin e
tyre për punën e tij pastorale, nënvijuan përvuajtshmërinë e tij dhe theksuan
sinqeritetin e përpjekjeve të Papës Benedikt për të bashkuar popujt e e botës.
Shumë prej tyre e shikuan vendimin e tij për tu larguar nga detyra e udhëheqsit
shpirtëror të një miliard e 200-milionë katolikëve, si një vendim me kurajo,
duke venë në dukje kontributet e tija jo vetëm për Kishën Katolike por për
mbarë njerëzimin.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama me dashuri kujtoi takimin që
kishte pasur me Papën në vitin 2009, duke e falenderuar Benediktin e XVI për ''bashkpunimin
me të gjatë katër vjetëve të kaluar.'' Presidenti Obama, në reagimin e tij ndaj
vendimit të papritur të Papës , tha se ''Kisha Katolike luan një rol kritik në
Shtetet e Bashkuara dhe në botë, dhe u dëshiroj çdo të mirë atyre që së shpejti
do të mblidhen për të zgjedhur pas ardhësin e Shënjtërisë së Tij Papa
Benediktit të XVI'', tha udhëdheqsi amerikan në deklaratën e tij.
Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, në reagimin e tij ndaj dorëheqjes
së Papa Benediktit u shpreh se, '' Ai është një burr veprash dhe parimesh, i
cili ka punuar për promovimin e të drejtave dhe dinjtetit të njeriut anë e
mbanë botës, ku këto vlera e të drejta, shpesh u mohohen njerëzve....Siç pat
thënë Papa Benedikti gjatë një meshe në Washington, pothuaj pesë vjetë më parë,
Amerikanët mbeten një popull me shpresë dhe se Amerika është një vend i lirisë
dhe i mundësive njerëzore.'' Sekreatri i ri amerikan i Shtetit, tha gjtihashtu
se, ''Papa beson, ashtu siç besojmë edhe ne, se cilësitë që e kanë bërë të
fortë kombin tonë mund të kontribojnë dhe të ndihmojnë që edhe botën ta bëjnë
më të lirë dhe më të drejtë. Jemi të nderuar për bashkpunimin me Selinë e
Shënjtë gjatë këtyre tetë vjetëve të fundit që ai ishte Papë, dhe presim të
vazhdojmë këtë bashkpunim edhe në të ardhmen në fusha të interesit të
përbashkët midis kombit tonë dhe të Kishës Katolike'', përfundon mesazhin e tij
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Edhe udhëheqsi i republikanëve në Dhomën e Deputetëve të Shteteve të Bashkuara,
John Boehner tha se vendimi i Papës për t'u larguar nga detyra e tij, ''tregon
një përvuajtshmëri të jashtzakonshme dhe dashsurinë e tij për Kishën.''
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha se ka ''respektin më të thellë'' për
vendimin e Papa Benediktit, i cili me kombësi është gjerman. Zonja Merkel, bij
e një prifti protestan, tha se "fjalët e Papës do të qëndrojnë me mua për
një kohë shumë të gjatë'', dhe lavdëroi bashkombasin e saj, për atë që ajo tha
se ishte'' interesimi i madh që ai kishte për procesin e bashkimit evropian si
edhe për promovimin e dialogut ndërfetar, në botë. '' Kancelarja Merkel vazhdoi
duke vlerësuar Papën Benediktin si ''Njërin prej mendimtarve më të dalluar
fetarë të kohës sonë''.
Kryeminisitri britanik David Cameron tha se Papa Benedikti i XVI ka punuar pa
pritesë për të forcuar marrëdhëniet midis Britanisë së Madhe dhe Vatikanit, dhe
shtoi se vizita e tij në Angli në vitin 2010 mbahet mend me shumë dashuri, nga
populli britanik. Kryeminsiutri britanik tha gjtihashtu se mesazhi i Papës
gjatë asaj vizite "për të punuar për të mirën e përbashkët", bëri jeonë anë e
mabnë vendit të tij.
Presidenti francez Francois Hollande tha se nuk ka ndonjë koment të posaçëm për
të bërë për vendimin e Papës, vendim, i cili shtoi ai, është i respektueshëm,
një vendim që do të çojë në zgjedhjen e një pape të ri. Republika franceze, tha
ai, përshëndet Papën për vendimin që mori.
Ndër udhëheqsit e tjerë botërorë që reaguan menjëherë duke shprehur keqardhjen
e tyre ndaj dorëheqjes së Papa Benediktit, dhe duke i uruar çdo të mirë e
shëndet në të ardhmen, ishin edhe Kryeminsitri i Kanadasë, Stephen Harper,
Presidenti i Filipineve Benigno Aquino dhe shumë udhëheqës të tjerë politikë e
fetarë nga e gjithë bota.
Bota mbarë u habit dhe u ''shokua'' nga vendimi i Papës Benediktit të XVI, për
tu tërhequr nga detyra si udhëheqës shpirtëror, kryesisht sepse një gjë e tillë
nuk kishte ndodhur në 600- vjetët e kaluara të historisë së Kishës Katolike,
megjithëse një gjë e tillë nuk ndalohet nga ligjet kishtare. Guximi i Papa
Bendiktit të XVI për të dhënë dorëheqjen pasi ''fizikisht dhe mentalisht'' nuk
e ndiente veten të aftë për të kryer detyrën në mënyrë efektive, është për tu
admiruar. Sikur edhe udhëheqës politikë dhe të tjerë, anë e mbanë botës, që
mbajnë pozita të larta, do të kishin guximin dhe kurajon civile të marrin të
njëjtin vendim kur për arsye të moshës ose për arsye të tjera të të kenë
kurajon që të largohen vullnetarisht nga detyrat e tyre, ndonëse aftësitë e
tyre mendore dhe fizike nuk janë të njëjtat me ato kur ata ishin në moshën
40-ose 50-vjeçare. Vendimi i Papës Benediktit të XVI duhet të jetë një shembull
i mirë për të gjithë se si duhet përballuar mosha dhe ngadalsimet mendore dhe
fizike që sjellë ajo.