art@asllandibrani.com
-Hamdi Ndrecaj komandant me pseudonimin "PANTERI" po edhe pjesëmarrës
i katër luftërave me atë të Kroacisë.
-Fillimi spontan i rrëfimit të luftëtarit Hamdi Ndrecaj Komandant
"Panteri"
-Letërthirrje - apel dhe reagim të hapur organeve shtetërore në tri shtetet
shqiptare, nga Asllan Dibrani, ish i burgosur politik, gazetar dhe publicist
anëtar i kryesisë se "Lidhjes së Shkrimtarëve Artistë dhe Krijuesve
Shqiptar në Gjermani" veprimtar shumëvjeçar dhe humanist.
-Histori e dhimbshme mbi sakrificat e lavdishme të heroit tonë Besim Ndrecaj
dhe familjes Ndrecaj pasardhës i tyre Hamdi Ndrecaj.
-Fletë dëshmi mbi ndihmat dhe solidariteti me këtë familje nga Diaspora
shqiptare, klubi "Kadri Zeka", nga Nurtingeni-Shtutgard.
-Ta shpëtojmë jetën e komandantit të nderuar Hamdi Ndrecaj-Komondant
"Panteri
Intervistë me z.Hamdi Ndreca
Biseda dhe brengat tona mbi gjendjen aktuale politike, ekonomike, por edhe
kulturore ishte biseda me mikun tim, ish të burgosurin politik nga burgu
famëkeq i Nishit në Serbi. Biseda spontane na përplasi edhe me gjendjen aktuale
të ish "Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës", sipas Syle Mujës qe me
njoftoj për gjendjen e komandantit, pjesëmarrës i katër luftërave, luftëtari i
sakrificave që vetmohej veten me qindra here ku gjendja e tij na përpiu të
gjitha planet e këtyre ditëve qe u bë epiqendër në shpirtin tonë që vendosëm me
mikun tim Syle Mujën të komunikojmë ma për se afërmi me ish këlshedrën dhe
luftëtarin Hamdi Ndrecaj Komandant "Panteri"qe mbrojti me dinjitet
atdheun tonë të shtrenjte nga pushtuesit sllav por për fat te keq plagët e asaj
lufte e solli deri në greminë të vdekjes. Mjeti ma i shpejt ishte faqja e FB-ja
për ta ndihmuar që përdorëm e ku po e paraqes si fillim komunikimin tonë,
dialog bisede spontane me zotin Ndrecaj;
Asllan Dibrani dhe Sylë Muja në dialog rrëfimi me luftëtarin e lirisë dhe
komandantin e Brigadës Operative të Batalionit të parë 112 "Mujdin
Aliu" pas rënies heroike të bashke luftëtarit të tij komandant "Rokit"
merohet Hamdi Ndrecaj komandant me pseudonimin "PANTERI" po edhe
pjesëmarrës i katër luftërave me atë të Kroacisë!
-Fillimi spontan i rrëfimit të luftëtarit Hamdi Ndrecaj Komandant
"Panteri" intervistë!
-Përshëndetje miku im Asllan Dibrani, posa mora një kërkesë për miqësi nga ju
dhe me kënaqësi e pranova dhe ju falënderoj për interesin tuaj dhe të zotit
Sylë Muja qe keni shpreh gatishmërinë të përballeni me gjendjen time
shëndetësore.
Asllan Dibrani, Sylë Muja: -Po kemi nderin, zoti Hamdi Ndrecaj të ndihmojmë,
dhe t'i ndajmë dhimbjen dhe sakrificat se bashku kur veç paka humë mësuam për
përkushtimin tuaj për çështjen e kombit, për qëndresën tuaj, për ballë armiqve
shekullor. Mjafton kjo qe mësuam nga ju, meqë edhe ne ishim pjesëtar në
shërbimin e atdheut me shumë vite i shëruam dhe po i shërojmë plagët qe pësuam
nga Serbia pushtuese, andaj i kemi përjetuar dhimbjet për idealin e kombit,dhe
për këtë kemi obligim vëllazëror ta ndihmojmë njeri tjetrin, pikërisht në
situatën tuaj që ke nevojë sot për neve!
-Hamdi Ndrecaj Komandant" Panteri" Miq të nderuar, edhe se me dhimbje
të madhe po i përjetoj këto çaste, ju them se jeni njerëzit e parë që po më
afroni ngrohtësi edhe me anën e fjalëve shërohen njerëzit, por unë i kam humbur
shpresat, oh vëllezër dhe këto dhimbje dhe sëmundja qe me rrëmbeu janë sinjalet
e fundit për jetë dhe shume afër vdekjes, por megjithatë po mi zbutni këto
dhembje me iniciativën e juaj se kam dëshirë qe mos ta provojë perëndia as një
njeri, me këtë sëmundje dhe dhimbje, por nuk kisha dashtë të vdes si kafshë i
përbuzur deri në këtë shkallë nga ata qe i ngjeshëm armët së bashku kundër
armiqve në frontin luftarak! Kam mbet rrugëve, pa bukë dhe dinjitet, sepse nuk
ju desha dhe nuk shkova mbrapa pas lufte, pas haraçeve të tyre dhe poshtërsive
të pa fundme qe i bënë popullit zullumqaret dhe uzurpuesit e "Qeverisë
Aktuale" qe disa kishin qenë në frontin luftarak vetëm spektator dhe tani
po bëjnë folklor me të kaluarën tonë dhe sakrificat e UÇK-së, po edhe të
popullit në tërësi qe emrat tonë përmendën vetëm sa për te vjel vota dhe për
manipulime elektorale në prag të zgjedhjeve...
-Kjo bisede me ish luftëtarin Hamdi Ndrecaj Komandant" Panteri ishte shumë
rrëqethëse dhe shumë prekëse me rastin e deklarimit të tij dhe vazhduam
epilogun e bisedës ma tutje qe na nxiti edhe për publikimin e këtij shkrimi
duke ju bërë thirrje për mes kësaj letre, edhe institucioneve të larta
shtetërore qe sot janë ne sektorët e ndryshme në shërbimin e atdheut, por edhe
atyre uzurpatorëve qe i kanë zënë vendet e huaja në kolltukët e buta me vota të
vjedhura, njerëz abuzues, injorant të pa vetëdijshëm dhe antikombëtar, qe po e
injorojnë progresin drejt një shteti juridik kulturor dhe ekonomik, por edhe
social në rastin konkret të luftëtarit të lirisë zotit Hamdi Ndrecaj Komandant
"Panteri !
-Asllan Dibrani, Sylë Muja: -Me keqardhje po i përjetojmë rrëfimet e juaja zoti
Hamdi, po e kuptojmë gjendjen tuaj, ju falënderojmë dhe kemi nderin që
bisedojmë dhe komunikojmë me ju andaj sakrificat e juaja dhe atë qe e keni bërë
ju për atdheun është një krenari për ju dhe për UÇK-në. Or mik i bekuar, me
keqardhje po e përjetojmë zhgënjimin tuaj në klasën politike, por shpresojmë se
do te bëhet mirë do të jesh prapë miku i tyre i armëve dhe i idealeve
kombëtare.
- Hamdi Ndrecaj Komandant "Panteri":- Me keqardhje po ju them se nuk
më kanë dhëne kurrfarë prove qe të më dalin në ndihmë dhe do të vdes me
dinjitet, se unë skam luftuar me plaçkit e robëruar ketë popull, po me çliruar.
Dukuritë e tilla po lansojnë botëkuptime qe liria e tyre u vodh nga banditët qe
na e turpëruan edhe uniformen ushtarake dhe idealin tonë për jetesë qe kishim
me i çliruar trojet tona nga pushtuesit shekullore!.
- Asllan Dibrani, Sylë Muja: -I nderuar a mund të mësojmë diçka ma shumë për
sëmundjen tuaj dhe problemet shëndetësor qe po ankoheni?
- Hamdi Ndrecaj Komandant "Panteri": Po miqtë e mi, ju jap informata
dhe të dhëna të cilat me sollën në buzë varri!. Kam bërë përpjekje shërimi që
sa kohë, dhe diagnoza është kjo:
-Jam shumë keq dhe i sëmur nga hepatiti. Do te thotë pjesa me e madhe e mëlçie
është e dëmtuar në tërësi. diagnoza një është kjo.
dg.heppatits obs hcv hbsag pozitiv,qe është vdekje prurësi dg
hta.dislinidemia.hert lemis. Dhe se duhet mjekim i gjatë dhe i shtrenjtë,
ndërsa unë nuk jam në gjendja as sa për një fotografim të thellë ta paguaj vet
se jam i pa punë i braktisur i harruar i sëmura!. Kështu qe i kam quar duart,
nuk kam forcë ma, nuk kam shpresë ma, dhe kështu që po dergjem dita ditës dhe
po tretem, po i afrohem asaj qe nuk e kam dëshiruar të vdes kështu rrëfen nder
të tjera zoti Hamdi Ndrecaj!...
-Asllan Dibrani, Sylë Muja: -A keni kërkuar ndonjë ndihmë nga organet
kompetente qeveritare, që je i sëmurë, një njëri i tri luftërave po edhe i asaj
në Kroaci, keni lëne gjurmë veprimi dhe me qe mësuam se edhe keni pas një
reputacion dhe rol në "Ushtrinë Çlirimtare të Kovës", të asaj në
Maqedoni dhe Preshevë besojmë në organet tona se e gëzoni një respekt dhe ju
dëshmoni se jeni kontribuuesi i arritjes së "lirisë", është edhe
dhuratë e juaja qe deputet tanë qe janë ulur ne karriget e buta në funksione të
ndryshme !!!
- Hamdi Ndrecaj Komandant" Panteri":- Po si skam kërkuar or miq, por
përgjegjja është se "kemi punë ma të mëdha dhe ma të rëndësishme se e
jotja" kështu qe jam pajtuar të vdes, pasi nuk kam rrugë tjetër gjer me
sot nga as kush nuk kam pranuar, apo marr ase një cent ndihmë apo diç tjetër
... Gjë që sëmurja ngadalë- ngadalë po më shkatërron, dhe nëse nuk i duhesh sot
dikujt, apo nuk je si më parë i fort të qarku, të rrokulliset edhe dheu nder
këmbë... Tash më, as kush nuk të respekton, as kush nuk të përkrah?!. Kjo është
vërtet e tmerrshme të populli ynë, çlirimtarët e vërtet mbesin rrezginë e
matrapazëve, uzurpueseve dhe manipulanteve ordiner në Kosovë, gjë që vendi po
shkon drejt greminës. Ky popull nuk e ka meritua, por edhe unë si pjesëtar i
luftës, aq ma pak qe nuk i kam bishtnuar as edhe një here luftës, as interesave
kombëtare, as sot as në të kaluarën unë si person, por edhe familja ime, ka
lënën gjurmë ne favorin e këtij populli që ndoshta do te vjen një ditë dhe do
të bashkohemi në një ombrellë qe e kemi pas ma herët gjatë historisë.
- Pas këtyre fjalëve me Hamdi Ndrecaj Komandant "Panterin" ne ngelem
me gojëhapur duke u shokuar dhe me një alarm shpirtëror u gjetëm në një pozitë
të pa lakmueshme, gjë qe mbetëm pa koment?!...
-Nga situata e parë shumë alarmante dhe reale u angazhuam që ta publikojmë një
shkrim me ushtarakun dhe komandantin mbi gjendjen e tij shëndetësore shumë te
rënd, po edhe me një konto numër që ta ndihmojmë edhe ashtu vepruam qe këto
dite është publikuar në FB, por artikullin qe po e shkruaj i nxitur nga një
padrejtësi dhe çoroditje nga ngërzit kompetent në Kosove vendosa tu bëjë apel
dhe letër të hapur komunikative, organeve të Kosovës dhe atyre shqiptare ma gjënë
me sa vijon drejtuar:
-Letërthirrje - apel dhe reagim të hapur organeve shtetërore në tri shtetet
shqiptare, nga Asllan Dibrani, ish i burgosur politik, gazetar dhe publicist
anëtar i kryesisë se "Lidhjes së "Shkrimtarëve Artistë dhe Krijuesve
Shqiptar në Gjermani" veprimtar shumëvjeçar dhe humanist.
- Të respektuar dhe të nderuar, organe kompetente dhe drejtues të vendit
ju drejtohem me këtë letër-apel dhe reagim të hapur me sa vijon:
1. Zonjë e nderuar Kryetares së Republikës së Kosovës zonjës Atifete Jahjagaj.
2. Zotëri i nderuar i Qeveritar - Kryeministrit të Republikës së Kosovës z.
Hashim Thaqi.
3. Zotëri i nderuar i Kuvendit Parlamentar Krye parlamentarit të Republikës
së Kosovës z. Jakup Krasniqi.
4. Zotërinj të nderuar të Administratës civile të OKB-së e cila funksionon në
Kosovë.
5. Zotëri të nderuar të Këshillit për të drejtat e njeriut në Kosovë dhe
Bruksel
6. Zotëri të nderuar Kryetarëve të partive politike në Kosovë.
7. Zotëri i nderuar i Ministrisë se Shëndetësisë në Kosovë Ferid Agani.
8. Zotërinj të nderuar nga Qeveria, Parlamenti dhe organet administrative të
Shqipërisë.
9. Zotërinj të nderuar dhe bashkëluftëtar të zotit Hamdi Ndrecajt, zotëri Ali
Ahmeti dhe klasa politike shqiptare në Maqedoni.
10. Zotëri të nderuar te të gjitha mediave elektronike në "Trojet
Shqiptare" dhe të diasporës që dha një kontribut të madh në çlirimin e
vendit përmes kësaj letër bëjmë-apel dhe reagim të hapur si ma poshtë:
Nuk ishte e lehtë për të shkruar as për të reaguar por gjaku, sakrificat dhe ideali
i djemve dhe vashave të UÇK-së, ish të burgosurve politik,burrat e gra qe i
dolën zot atdheut deri me sot. Nuk me lanë hapësirë të mbetem spektator i
ngjarjeve të fundit që po ndodhin në përplasjet e llahtarshme nga ajo qe e
shohim me sy dhe asaj verbales propagandistike sipas kuteve të një klase
politike në Kosovë pjesërisht e degjeneruar dhe e korruptuar me veprime
antikombëtare. Prandaj lufta dhe vlerat e tyre qe i patën, duke i lëne edhe
eshtrat për ta çliruar vendin nga okupatori, nuk po na lënë të qetë pa reaguar!
-Me vjen keq qe ka ardhë, deri të një shkallë të tillë reagimi dhe një
luftënxitje, njeri kundër tjetrit, në mes shqiptarëve, po për hire të idealeve
dhe sakrificave qe i kam dhënë edhe vet si ish i burgosur politik dhe veprimtar
shume vjeçar me pa Kosovën të lirë, pa nderskamza, pa bashibozuk, pa injorant,
pa manipulues, pa demagog dhe pa njerëz të shitur, pa identitet qe i njollosin
institucionet tona ato qe i ndërtuam me mund e me djersë, të shumë njerëzve siç
është rasti i zotit Hamdi Ndrecaj Komandant" Panterin"duhet ta
mbrojmë me gjuhen e argumenteve dhe sakrificave të tij,por edhe qindra e mijëra
të ngjashëm sikurse Hamdiu. Mbetet që të apelohet që ta ndihmoni, ju njerëz që
meritoni të jeni aty, në institucionet tona, duke i larguar ata që e njollosën
komandantin e tri luftërave!. Largoni ata që po shkelin në gjakun e dëshmorëve,
ata që po e hanë djersën e popullit, ata që nuk janë ma tepër se kukulla në
qeverinë aktuale qe dirigjohet nga mashë e huaj, sipas orkestrimit të tyre, duke
e lënë në baltë pjesën ma vitale të kombit, familjaret e dëshmove, ku do ta
ndërlidhi me biografinë e luftëtarit dhe trimit qe po i afrohet momenti të
kaloj në botën tjetër nga injorantët dhe uzurpuesit në qeverinë tonë dhe
institucionet tonë!
Me këso letrash deri me tash, ju kemi drejtuar okupatorit serb edhe nga burgjet
për padrejtësitë që na u kanë bërë të gjithë bashkëvuajtësve të mi dhe popullit
të Kosovës, duke filluar nga ish të burgosurit politik, nga burgu i Nishit me
mbi 200 veta, si Ali Lajqi, Berat Luzha, Sali Sefa, Gani Kocin, Martin Çuni,
Bajram Kosumin, Sejdi Veseli, Xajë Nura, Muhamet Rugova, Gani Krasniqi, Ramadan
Pllana, etj. Nuk i përmenda ish të burgosurit politik nga burgjet e
Pozharevcit, Goniotokut, Vranjes, Leskovcit, në Mitrovicen e Sremit, Idrizova
dhe dhjetëra e dhjetëra burgje tjera në ish Jugosllavi,ë shumë të burgosur i
lanë eshtrat në ato burgje nga torturat serbe në saje të kësaj beteje të deri
tashme pason edhe biografia e Hamdi Ndrecaj Komandant "Panterin" sa
për njoftim e cila injorohet nga organet e shtetit të Kosovës qe vet e ndërtuam!
-Hamdi Ndrecaj Komandant "Panteri" rrjedh nga një familje e fshatit
Maqitevë, në komunën e Therandes (Suharekës). Familja e tij ishte njëra ndër
familjet ma me zë në historinë e re qe i shërbeu atdheut dhe Kosovës martire
nga e cila do ti hyjmë në hak kësaj familje, po qe se nuk do ti publikojmë
vlerat e saj përmes heroit të Kombit Besim Ndrecajt që i fali kjo familje
Kosovës, në ngjarjen e vitit 1995. Bëri jehonë të bujshme në opinionin kombëtar
dhe dridhi themelet e Jugosllavisë sllaviste. Po paraqesim ne pika të shkurta
biografinë e djalit të axhës se Hamdi Ndrecajt qe duke qene i pa thyeshëm la
gjurmë edhe të Hamdiu që aso kohe ishte fare i brishtë, po pasoj frymëzimi dhe
ideali për kombin rezultojë edukatën e tij që ti ndjek, pas hapat e të parëve
tanë, po edhe të Besim Ndrecajt krenaria e kombit!
Histori e dhimbshme mbi sakrificat e lavdishme te heroit tonë Besim Ndrecaj dhe
familjes Ndrecaj.
Besimi u lind në fshatin Maqitevë të komunës së Suharekës (Therandës) më
10.05.1956. Ai u lind në kohën e aksionit të armëve, ku me dhjetëra patriotë që
donin lirin për atdheun e tyre gjeten vdekjen nën torturat nga më mizorët nga
xhelatët me shpirt djalli Tito-Rankoviç dhe sahanlëpirësit shqipfolës të tyre.
Në vitin 1956 lindi Besim Nrecaj, fëmija i tretë më radhë nga të shtatë fëmijët
e babë Ademit dhe nënë Meleqes, e cila vdiq duke lënë jetim pesë djem e dy
vajza.
- Kishte një dashuri të madhe për arsimin, në vitin 1971 mbaroi me sukses të
shkëlqyeshëm shkollën fillore "Vladimir I. Lenini" në fshatin Mushtisht të
Therandës, pra ai për 8 vite me radhë kishte udhëtuar nga fshati i tij i
lindjes Maqitevë për në shkollën e Mushtishtit, ndërsa shkollën e mesme të
gjeodezisë në Gjakovë e mbaroi po me sukses të shkëlqyeshëm në vitin 1975,
andaj ai edhe shkruante poezi e prozë. Më të mbaruar shkollën e mesme punësohet
në Drejtorin e Gjeodezisë të Suharekës -Therandës, ku me ndërgjegje të lartë
kombëtare mbronte të drejtat e klasës punëtore shqiptare në atë organizatë
punuese. Ka dëgjuar e ka lexuar pastaj për të kaluarën e popullit shqiptar që
ishte përplot vuajtje, nga mizoritë e pushtuesve më të egër e më barbar të
jugosllavo-serbo-malazezo-maqedone, duke i pas edhe ne kujtim Turqinë
pushtuese. Njëkohësisht kishte dëgjuar edhe për qëndresën heroike të trimave
Tahir e Nebih Meha, Rexhep Mala e Nuhi Berisha dhe së fundit për
bashkëveprimtarin e tij Alush Kryeziun etj.
Nga këto ide të tij përparimtare, drejtori serb kërkon që Besimi ta lëshoj
vendin e punës, pas një konflikti verbal me këtë drejtor serb. Besimi me një
shufër të hekurit e sulmon drejtorin duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Për këtë në vitin 1978 Besimi është dënuar nga Gjykata Komunale për
kundërvajtje e Suharekës.
Në vitin 1979 familja e Besimit shpërngulet nga fshati malor i Maqitevës në
fshatin "Malësi e Re" komuna e Prizrenit. Në ndërkohë po atë vit ai
merr ftesën për të shkuar në shërbim ushtarak në armatën shoviniste jugosllave
në Divule të Splitit në Republikën e Kroacisë.
Qysh në fillim të shërbimit në atë burg kolektiv, Besimi bie ndesh me oficerët
neoçetnik të cilët i bëjnë presion psikologjik rekrutit të ri shqiptar, me
qëllim që ta thyenin shpirtin e tij tejet atdhetar. Oficeri serb me bindje
çetnike i fut në konflikt me Besimin dy ushtar serb, por me guximin dhe forcën
fizike që kishte ky shqiptar sy patrembur është përleshur me oficerin dhe dy
ushtarë të tjerë serb, ku oficerin e lëndon rëndë duke e therur me thikë dhe
ushtarët kanë pasur lëndime paksa më të lehta. Për këtë ai është dënuar me 21
muaj burg të rëndë në qelit e burgut të Lepogllavës në Kroaci. Gjatë qëndrimit
në burg ai kalitët edhe më shumë dhe krijon bindjen e tij se në krijesën
artificiale të federatës jugosllave shqiptarët nuk kanë vendin dhe sa më pare
shqiptarët duhet të dalin nga Jugosllavia e kalbur.
Në vitin 1982 Besimi është liruar nga burgu i Lepogllavës së Kroacisë dhe arrin
në burgun e madh të quajtur Kosovë ku populli shqiptar i Kosovës ishte ngritur
kundër Federatës Jugosllave dhe haptas po kërkonin Shtetin e tyre Shqiptar
"Kosovën Republikë"! Po këtë vit Besimi arrin të punësohet në
Organizatën Bujqësore Industriale në Shirokë në sektorin e gjeodezisë. Bishat
çetnike jugosllavo-serbe dhe tradhtarët shqipfolës, po e mbanin nën vëzhgim të përhershëm,
ishte viti 1982 ku forca të shumta të milicisë Federative Jugosllave nën masa
të jashtëzakonshme dhune e terrori mbanin nën çizmen pushtuese shqiptarët e
Kosovës.
- Ky nga aktivitetet e përhershme ilegale nderoj strategjinë me 28 nëntori të
vitit 1987, Lëvizja ndërron formën e veprimtarisë organizative në Lëvizje
Guerile: "Shqipet e Lirisë", formohet brigade 28-128, ku Besim Nrecaj emërohet
komandant i Njësitit Gueril për Suharekë, "Zjarri 002", dhe merr pseudonimin
"Forca", ku maturia, trimëria, dhe konspiracioni ishin virtytet të larta për
Besimin.
Viti 1990 situata në Kosovë sa vjen e rëndohet, ngjarja e nxënësve të helmuar
nëpër shkolla fillore e të mesme, nga ana e aparatit represiv të çetnikëve
serb, i ka tronditur mbar shqiptarët, dhe situata gjithnjë e më tepër po dilte
jashtë kontrollit. Besim Ndreca me bashkëveprimtarët e tij të lëvizjes
çlirimtare kishin deklaruar në shumë vende se do të hakmerreshin dhe se ky do
të jetë edhe fundi i Serbisë.
Një ditë si ato ditët e pararendëse që mbretëronin nën dhunë e terror, milicia
serbe në Suharekë kishte planifikuar arrestimin e Besimit në Stacionin e
autobusëve. Aksionin për arrestimin e tij e kishte marrë një epror i milicisë
së Stacionit të Suharekës me dy milic të tjerë. Përpara i del eprori dhe e
urdhëron të ndalet, pas tij veprojnë edhe dy milicët tjerë të cilët tentojnë
t'ia vejnë prangat, por sa hap e mbyll sytë, Besimi me zhdërvjelltësinë e tij
arrin ti largon dhe për pak sekonda arrin ti dorëzohen milicët që ndodheshin
përpara tij. Ishte ajo revolja e Besimit që i kishte dozuar këto bisha të
mjera. Ai e kishte tani tërësisht në dorë situatën ku urdhëroi milicët e
çarmatosur ti dërgoj në drejtim të Stacionit të milicisë së Suharekës dhe
kështu ai po i thoshte eprorit të dorëzuar se nuk është lehtë me ja marrë
shqiptarit armën nga brezi. Më pas kur ka arritur të Stacioni i milicisë ka
kërkuar të takohet me komandantin edhe pse asnjëherë më parë se ka njohur,
komandanti i milicisë i habitur nga kjo situatë, ku Besimi i është drejtuar me
fjalët: "... Merri këta këlyshët e tu dhe kurrë më të mos më dalin përpara, kësaj
radhe t'i dorëzova të gjallë, por po tentuan të më dalin në një rast tjetër
përpara s'ke për t'i pare kurrë më të gjallë...". Kjo ngjarje ishte akti më
sfidues për pushtuesin, pas ngjarjes heroike të 13 majit të vitit 1981 ku nga
pushkët e Tahir e Nebih Mehajt.
Po këtë vit një ditë gushti të nxehtë vere, ai ishte në një dasmë shqiptare, ku
kishte një numër të madh dasmorësh, flamuri kombëtar shqiptar valëvitej në krye
të dasmorëve. Forca të mëdha të milicisë në rrugën magjistrale Suharekë
Prizren afër fshatit Gjinoc i ndalojnë dasmorët dhe më dhunë ua marrin
flamurin, Besimi shkon në drejtim të milicëve dhe pas një kacafytjeje me ta, ua
merr flamurin dhe ua kthen dasmorëve, dhe Besimi për ta u bë hero.
Kështu vitet kalonin njëri-tjetrin Besimi u gjendej në ndihmë gjithë atyre
njerëzve që kishin nevojë për të.
Viti 1995 këtë vit kishte marrë hov aksioni ushtarako-policor për grumbullimin
e armëve, një dhunë dhe terror i tmerrshëm si dhe duke luajtur me nderin e
shqiptarëve, po ndodhte si në kohën e satrapit Tito-Rankovq të viteve 1955-56.
Soldateska fashiste e diktatorit Millosheviq po i keqtrajtonte çdo ditë me
dhjetëra shqiptarë. Po thuaja se të gjitha fshatrat e komunës së Suharekës dhe
një pjesë të fshatrave të Prizrenit ishin për çdo ditë në shënjestër të këtyre
bandave neoçetnike të Millosheviqit dhe Sheshelit. Njëri ndër më të egrit dhe
më mizorët ishte krimineli dhe komandanti i postëkomandës së milicisë në
Lubizhd të Prizrenit, Dragan Shoshkiq i ardhur me detyrë në Prizren nga qyteti
i Pejës, ky kishte çerdhen çetnike në Sredskë të Reçanit, ai me vartësit e tij
e mjerisht me ta ishin edhe disa shqipfolës që ishin shitur tek serbi e
malazezi, po ushtronin në popullatën shqiptare tortura nga më mizoret, ku
përdorej elektroshoku dhe dajaku i bejsbollit dhe tortura tjera më çnjerëzore.
Këta neoçetnik gjakpirës, përkrahej haptas nga dy kriminel edhe më famëkeq të
komandave policore të Prizrenit, komandant Petroviqi me bashkëpunëtor të tij
dhe ai i Suharekës komandanti Millan Shipka, kuptohet me urdhër të aparati
shtetëror të Serbisë po bëhej ky terror tejet i egër ndaj shqiptarëve të cilët
kërkonin të drejta dhe liri kombëtare.
Më 3 Maj të vitit 1995, në orën 9 të mëngjesit një togë milicësh me në krye
Dragan Shoshkiqin, ia mësyjnë për ta bastisur edhe shtëpinë e Besim Nrecës në
fshatin Malësi e Re të Prizrenit. Lidhur më këtë rast rrëfen bashkëshortja e
Besimit, Sheride Daka Nrecaj, me të cilën Besimi u martua në vitin 1983 dhe i
la amanet asaj gjashtë fëmijë. Albanin, i cili edhe pse i ri mori pjesë në
luftën çlirimtare në UÇK dhe UÇPMB, Albanën, Hekuranin, Arbnorën, Granitin, dhe
Malësorin. Ajo rrëfen ngjarjen: "Një togë milicësh të armatosur deri në dhëmbë
dhe të veshur me jelek antiplumb erdhën në shtëpinë tone në orën 9 të mëngjesit
të 3 majit të vitit 1995 dhe kërkuan Besimin. Unë i thashë Hekuranit shko
tregoju se ai është në punë në Shirokë.
Dragan Shoshkiqi, ka marrë për detyrë të shkoj tek personi i shumë kërkuar
Besim Nrecaj, në pretekstin e konfiskimit të armës, të cilën e barte pa
autorizim dhe nuk e hiqte asnjëherë nga brezi, më pas Shoshkiqi dhe milic
tjerë, shkojnë në OBI, në Shirok në vendin e tij të punës, duke njoftuar edhe
njësitet tjera të stacionit policor të Suharekës e në veçanti komandantin e
milicisë kriminelin dhe çetnikun Millan Shipka i cili ishte edhe anëtar i "Crna
Rukës" së Beogradit. Sapo kanë arritur në Shirok në vendin e tij të punës
milicia i ka njoftuar rojet për aksionin e milicisë, ngase janë në dijeni se
Besimi bart armë pa leje me vete. Ai është gjetur me kolegë të tjerë në vendin
e punës. Shoshkiqi ka kërkuar me emër Besimin dhe ai është përgjigjur, më pas
është kërkuar nga punëtorët të lëshojnë zyrën e Besimit, ata të gjithë kanë
dale, në mënyrë të befasishme vepron Besimi, nxjerr revolen e tij dhe e vret
komandantin Dragan Shoshkiq, duke i thënë:"... se atë që ke kërkuar e gjete tani
eh biri i shkinës...", dhe plagos rëndë zv. kom. e Millan Shipkës, Dragan
Dobrosavleviqin. Besimi ua merr armët të dyve dhe më shpejtësi rrufeje largohet
nga vendi i tij i punës.
Kjo tregonte se pushtetit represiv jugosllavo-serb u kishte dalë situata nga
dora, ani pse kjo makineri vrastare këmbëngulte se sistemi i tyre gjenocidist
kontrollonte gjithçka. Kështu atyre më propaganda nuk po u shitej në Kosovë,
këtë rrenë propagandistike ua kishte prishur Tahir e Nebih Meha, Rexhep Mala e
Nuhi Berisha, Alush Kryeziu dhe së fundmi Besim Nrecaj, i cili u kishte krijuar
një situate rrëmuje në radhët e pushtuesit jugosllavo-serb. Edhe pse atë ditë
të 3 majit ende nuk e kishin shpallur gjendje të jashtëzakonshme, por
shtet-rrethimi dukej hapur në hapësirat e mbarë Kosovës. S'ishte më një pamje e
zakonshme kjo për komandantin kriminel Petroviq dhe Shipka, ishte kjo një
situatë, ku ata dhe zagarët e tyre ndjeheshin tërësisht të frikësuar, kjo frikë
shihej tek surratet e tyre. Kjo situate e papritur kishte shthurur mitin e
federatës jugosllavo-serbe e cila ishte bërë si një kull prej letre. Më të
dëgjuar se Besimi e kishte vrarë komandantin e stacionit të milicisë së
Lubizhdës, Shoshkiqin, ky lajm i papritur, e ngriti në këmbë gjithë aparatin
shtetëror terrorist serbo-malazez, kudo nëpër rrugët e Kosovës. Dëgjohej zhurma
e makinerisë së rëndë ushtarako policore. Realiteti ndërroi formën e vetë, ata pushtuesit
terrorist jugosllavo-serb, që mburreshin se nuk kanë frikë nga shqiptarët, tani
i kishte kapluar frika dhe paniku, u vra komandanti që kishte krijuar famë në
ndëshkimin e shqiptarëve. Tani po vajtonin djalin e vetëm "cërnagori dhe
cërnagorka", ata tani po e shanin dhe mallkonin Jugosllavinë e
Titos-Rankoviqit e Millosheviqit!
Po këtë ditë të 3 majit, vëllai i Besimit Xhemajliu rrëfen: "... Aty kah ora 12
me tu kthyer nga puna në shtëpi më vërsulën afërsisht 300 milicë, më torturuan
mizorisht duke më kërcënuar se nëse nuk dorëzohet Besimi të gjithë Nrecajt do
ti vrasim...". Besimi kishte arritur ti takonte bashkëshorten e tij dhe fëmijët
duke i sugjeruar ata që të shkonin në Grykoc të tezja Sabrie, duke ia lënë
amanet fëmijët bashkëshortes së tij dhe niset për të shkuar në shtëpi me i marr
armët që kishte. Por, aty ishte vë një rrethim i hekurt dhe ai pozicionohet në
disa llagëme të Fusha e Thatë mbi fshatin Legjendë dhe priste që ti afroheshin
ato mijëra forca të cilat kishin bërë një shtet rrethim të hekurt në të dy
zonat Suharekë e Prizren. Për dy orë rresht Besimi kishte bërë një luftë të
hapur dhe të ashpër afërsisht me mbi 3000 forca ushtarko-policore të armikut,
tre helikopter ushtarak ishin afruar istikamit të Besimit për ta zënë të
gjallë, por trimit i punon fati dhe arrin ta plagos pilotin e njërit nga të tre
helikopterët dhe ata mezi arrijnë të shpëtojnë, por nga dy helikopter të tjerë
mitralohet nga lartë istikami i Besimit, zbrazin breshëri plumbash, por ama
edhe Besimi zbraz plumbat nga armët e tij dhe qëllon pa mëshirë mbi gjakatarët
pushtues dhe më në fund aty kah ora 15, Besimi bie heroikisht në fushën e
nderit, duke luftuar si hero i vërtetë i legjendave tona shqiptare, luftoi një
zemër heroi me mbi 3000 mijë ushtar e milic serbo malazez e me hafijet
shqipfolës!
Më 5 Maj 1995 vargu i gjatë i mijëra pjesëmarrësve në kortezhin funeral, me
dhjetëra kurora e buqeta lulesh ishin tubuar në fshatin Legjendë për ti dhënë
lamtumirën e përjetësisë Besim Ndrecës. Trupi i tij mbështjell me flamurin kombëtar
shqiptar, po kalonte rrugës për në varrezat e Malsisë së Re, pranë tytave të
shumta të forcave armike.
Në shtratin e tokës Shqipëri që aq shumë e deshi Besimi, u lëshua trupi i
heroit, i mbuluar me buqeta lulesh që mbuluan me dheun e tokës mëmë heroin e
pavdekësisë Besim Nrecën me te cilën u solidarizuan me mijëra njerëz duke e
ndihmuar po edhe nga diaspora shqiptare, ku po i sjell dëshminë nga klubi ynë
SHKSH "Kadri Zeka" në rrethin e Shtutgardit në Nurtingen,me një
ndihmë solide prej 1000 markave te atëhershme që i pranoj Shehride Ndrecaj
shoqja e të njërit nga Arban Hoxha.
Fletë dëshmi mbi ndihmat dhe solidariteti me këtë familje nga Diaspora
shqiptare, klubi "Kadri Zeka", nga Nurtingeni-Shtutgard.
Në shenjë respekti, në vitin 1995 për heroizmin e kësaj familje ky klub dha
ndihma edhe ne qindra vende tjera per raste te tilla me kryetar Xhafer Leci,
Arban Hoxha nënkryetar, Bedri Islami sekretar dhe Hajrullah Matoshi arkëtar të
asaj kohe. Ndihma të tilla ishin anembanë diasporës shqiptare qe solidarizoheshin
me heronjtë e vet.
Kjo ishte historia e familjes Ndrecja, qe kombit i dha bijtë e vet luftëtar në
mesin e tyre edhe Hamdi Ndrecaen legjendë e gjallë qe u përbuzën nga
bashibozuket aksidental që gjenden sot në qeverinë e Kosovës dhe i mohuan shërimin
dhe ndihmën hallexhiut, Hamdi Ndreces!... Andaj Lufta e Kosovës e pa shmangshme
sipas operacioneve antishqiptare serbosllave, kjo familje nuk ju nda synimeve
për ta çliruar vendin dhe nga kjo familje ju bashkangjten luftës se lavdishme
të UÇK-së me dhjetëra luftëtar, ku po e veçojmë Hamdi Ndrecaj Komandant
"Panterin" po kësaj familje atdhetare.
Portret i punuar i heroit të popullit Besim Ndrecaj nga artisti-piktori, poeti
ish i burgosuri politik dhe veprimtari i çështjes kombëtare Sylë Muja nga
Zvicra dhuruar familjes Ndrecaj.
Biografia e Hamdi Ndrecaj Komandant "Panteri!
Hamdi Ndrecaj Komandant "Panterin" po i kësaj familje atdhetare. Edhe
ky ka lindur me 31.01.1969, në fshatin Maqitevë, komuna e Therandës, shkollën
fillore e ka kryer në fshatin Mushtisht, dhe qe ne klasën e 8-te të shkollës
fillore ka ra ndesh me regjimin serbo-jugosllav. Ndëshkimi ishte largimi nga
shkolla. Hamdiun e detyruan të shkoj në shkollën e fshatit Bukosh për ta
mbaruar pjesën e mbetur, në atë kohë shpërndante materiale, fletushka me
përmbajtje nacionale qe pushtuesi i quante armiqësore dhe antijugosllave. Ishte
në atë kohe në bashkëpunim me Fadil Ndrecajn dhe Ali Botushen i cili veç ishte
në burg aso kohe ne vitin 83-të. Familja ra ne sytë e pushtetit gjë që zullumi
kundër tyre vazhdonte edhe pas betejës se Besimi Ndrecës siç cekëm edhe ma
lartë. Familja u detyrua të shpërngulem për në Ferizaj, ndërsa pjesëtaret tjerë
te familjes ngeli në Malësi te re të Prizrenit. Si qellim i thyerjes se kësaj
familje edhe fizikisht, por morali i kësaj familje sikur e indoktrinoj
luftëtarin e tri luftërave zotin Hamdi Ndrecajn, të jetë në ballë të betejave
për tokat shqiptare.
Në Ferizaj mbaroj shkollën e mesme dhe ne vitin 88-të, ra në burg, si i
burgosur i FB.
Një pjesë të burgut e mbaroj në Leskovc, pjesën tjetër në Dubravë.
Gjithsejtë me 24 muaj burg, pas mbarimit të burgut ju ngushta ekzistenca dhe
veprimtaria e tij kundër pushtuesit. Atij si mbeti ma hapësire veprimi dhe u
detyrua të shpërngulet nga Kosova në Kroaci dhe regjistroi fakultetin teknik,
në Zagreb. Nuk pati fat, se veç filloj sh'thurja e asaj "PIS
JUGOSLAVISË" në atë kohë.
Nga Zagrebi iku ne Buje dhe Piran i cili u aktivizua si aktivist i HDZ, në
Kroaci siç vepruan një numër i madh shqiptarësh qe ma në fund u keqpërdoren nga
pushteti i Kroacisë qe edhe sot ka djem shqiptar, nëpër burgje si përgjegjës
gjeja mbi (gjenocidin kudër serbëve), njëri ndër ta Zenel Krasniqi i arrestuar
nga Interpoli në qytetin e Shtutgardit të Gjermanisë dhe nuk dihet fati i tij se
sa vite u dënuar!?...
Mirëpo gjithnjë duke parë jo perspektivë, Hamdiu emigroj në Gjermani ku qëndroj
gjerë m e 27 nëntor të vitit 98-të, kur thirri zëri i atdheut për ti dal zot
Kosovës. Kryesisht ai qëndroj në qytetin Hof afër Munihut në Republikën e Baiernit.
Edhe se e kishte statusin e rregulluar e lëshoj Gjermaninë për t'u kthyer në
frontin e luftës në Kosovë.
Hamdi Ndrecaj komandant "Panteri" në frontin e luftës në Kosovë nga e
cila tyta e pushkës së tij do ti vras ata të pa shpirtit uzurpatorë e vendeve
qeveritare dhe si dhanë ndihmë luftëtarit dhe çlirimtarit të Kosovës
pjesëmarrës i 4 luftërave!
Hamdi Ndrecaj në Kosovë u angazhua në brigadën 138-të njësiti mburoja me zjarr,
si ushtar i cili morri me dhjetëra here aksione frontale kundër pushtuesve që
dha kontribute të mëdha në Kosovë deri në mbarimin e luftës. Ai lente
përshtypje të shokët edhe në ngritjen e moralit, ku ishte zona ma e zjarrtë me
forcat çetnike, ju paraprinte luftëtareve tjerë, gjë qe trimëria e tij ishte
evidente kudo.
Hamdi Ndrecaj komandant "Panteri" foto me shokët e vet ne vrojtim të
ndjekjes së forcave armike.
Pas përfundimit të luftës e Kosovës ai me një përgatitje profesionale të
luftëtarit dhe i frymëzuar për lirimin e tokave shqiptare nga çizmja e sllavëve
maqedon vazhdoj veprimtarinë e vet. Ishte organizator për luftën në Iliridë, në
"UÇK-ën "(Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare) në Maqedoni. Ka qenë njëri
nga bashkë themeluesit e saj. Ka shërbyer nga 14 marsi gjerë në marrëveshjen e
kornizës së Ohrit, si komandant operativ i korpusit të tretë dhe komandant i
përgjithshëm për intervenime të shpejta, pas rënies se dëshmorit, komandant
"ROKI", nga Kopernica e Kamenicës. Hamdi Ndrecaj ka marrë postin e
tij si komandant operative i batalionit të parë në Brigadën 112, gjerë në
mbarimin e Luftës në Maqedoni.
Luftetari Hamdi Ndrecaj komandant "Panteri" foto me shokët e vet
tashme një luftëtar me përvojë në pikat strategjike duke mbrojtur vendin !
Ka shërbyer në UÇK në 2001 si komandant të Mujdin Aliu. Hamdi Ndrecaj komandant
"PANTERI" e ka udhëhequr atë njësit i cili vepronte ne rajonin e
Tetovës dhe me gjënë .Ishte i shquar dhe i nderuar nga bashke luftëtaret dhe
qytetarët dhe të gjithë bashkëkombësit.
Luftëtari Hamdi Ndrecaj komandant "Panteri në foto me shokë e betejave për
çlirimin e vendit.
Luftëtari Hamdi Ndrecaj komandant "Panteri" në foto me shokët e tij,
një moment të vizitës së luftëtarit të vrarë nga armiku.
Luftëtari Hamdi Ndrecaj komandant "Panteri në foto me shokë e betejave për
çlirimin e vendit.
Për heroizmin e pashoq gjatë betejave të një pas njëshme përfitoj një respekt
të madh në popull, po edhe në spektrin ushtarak. Meritat dhe rezultatet e tij
ishin për ti admiruar dhe komandant Panteri kishte shprehur edhe mospajtimin
dhe mosmarrëveshjeve me disa anëtar të shtabit te përgjithshëm te USHTRISE
ÇLIRIMETARE KOMBETARE. Ky këmbëngulte dhe nuk dëshironte qe marrëveshja e Ohrit
të firmosej nga Shtabi i përgjithshëm, mirëpo pas disa trysnive kishte pranuar
një marrëveshje te tillë, por vetëm në formën e një armëpushimi të qëndrueshëm.
Komandant Panteri ka disa
intervista qe u transmetonin në televizionet me prestigjioze te EU dhe botës.
Shumë botime ne gazetën tetovare FAKTI janë të arkivuara. Dy ditë para se te
përfundoj lufta u plagos në kokë dhe i theu dy brinje po morri edhe plagë te
rënda në krahun e majtë gjatë përplasjes në luftime në vendin Drenovc të
Tetovës, ishin plagë qe po i kushtojnë shumë e shtrenjtë sot komandant Panterit
në mungesën e kushteve për shërim...
Ka shërbyer në UÇK në 2001 si komandant të Mujdin Aliu. Hamdi Ndrecaj komandant
"PANTERI" e ka udhëhequr atë njësit i cili vepronte ne rajonin e
Tetovës dhe me gjënë!
Ai pas kësaj lufte, ishte edhe pjesëmarrës në Luftën e Preshevës i cili as
njëherë nuk ju nda aspiratave tona për çlirimin e vendit nga e cila sot ai
është i zhgënjyer në klasën politike në te gjitha trojet shqiptare nga
lidershipat, që në kohë paqe e rrezikojnë tokën tonë të përbaltet akoma nga
armiqtë shekullor, ku si rast konkret është edhe gjendja ma e re në Maqedoni që
shqiptarët po torturohen e vriten në tokat e veta nga uzurpatorët sllav, apo
edhe rasti i Mitrovicës qe është një folklor politik edhe nga faktori shqiptar,
pos ati serb!
Hamdi Ndrecaj komandant "PANTERI"me ushtarët qe e ndanin edhe një
kafshatë bukë edhe veshmbathjen qe nuk kishin të mjaftueshme ushtarët e UÇK/së.
Pra me thirrjen e kushtrimit në Kosovë dhe Iliridë - Hamdi Ndrecaj, apo siç
njihej me mirë Komandant Panteri ishte kyçur në radhët çlirimtare për liri dhe
bashkim në betejat kundër soldateskes karpatiane, duke luftuar fyt për fyt me
bishat e egra djallëzore për të mbrojtur dhe çliruar tokat tona shqiptare.
Komandant Panteri Hamdi Ndrecaj ishte çdo herë aktiv aty ku u thirr kushtrimi
për çlirim e liri, duke filluar nga lufta e Kroacisë, Ushtrisë Çlirimtare te
Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare 2001 ne Iliridë ne zonën e Tetovës.
Hamdi Ndrecaj nga gjykatat sllavo maqedone është i dënuar politik në mungesë me
burg kohëzgjatje prej 22 vjetësh.
Hamdi Ndrecaj gjithnjë ne gatishmëri për ta mbrojtur vendin nga agresoret
sllav!
Hamdi Ndrecaj ka 4 fëmijë të rritur në shkolla. Dy janë në fakultet, një në
shkollë të mesme dhe një në shkollën fillore, i pa punë i braktisur i përbuzur
nga njerëzit kompetent në Kosovë Maqedoni dhe në Shqipëri? Nga pasojat e
plagëve i lartpërmenduri përfitoj sëmundje kronike qe u bë alarm në zemrat tona
nga e cila dita ditës po i rrezikohet jeta qe tu përballoj dhimbjeve të pa
mëshirshme, andaj bëjmë apel në te gjitha instancat e lartpërmendura dhe
qytetar qe ta ndihmojmë komandantin tonë me ndihmën aq sa keni mundësi, po edhe
nga organet kompetente qe u përballë me injorance kërkojmë përgjegjësi, kush
janë ata i din komandant Panteri ne saje të kësaj shtrojmë kërkesë - apel për
ndihmë:
TA SHPETOJMË JETËN E KOMANDANTIT TE NDERUAR, KOMANDANTIT TONËHAMDI NDRECAJ
PANTERI:
Gjendja shëndetësore e Hamdi Ndrecaj Komandant Panteri është e përkeqësuar
vëllezër shqiptar dhe vullnetmirë, ndihma e juaj sot lypset - kërkohet për
luftëtarin e lirisë i cili vuan nga një sëmundje e rëndë shëndetësore është
duke u trajtuar pranë Qëndresë Klinike Universitare të Kosovës Prishtinë.
Lutën të gjithë ata të cilët kanë mundësi, që sado pak me mjete financiare të
ndihmojnë Hamdi Ndrecaj Komandant Panteri, të kenë respekt për nderë të
sakrificës së tij që e bëri ai për çlirim dhe bashkim të Kosovës dhe Trojeve
Tona Etnike. Neve na kërkohet të kemi mëshirë,nderë, mirëkuptim, humanizëm për
luftëtarin e lirës z.Hamdi Ndrecaj të cilët falë këtyre burrave jetësojmë
"lirinë në Kosovën Shqiptare ajo qe është". Pra sot këta burra na
bëjnë të jetojmë të lirë dhe me dinjitet. Zoti i Bekoftë të gjithë ata qe
shtrijnë dorën dhe i dalin në ndihmë z.Hamdi Ndrecajt i cili "o sot o
kurrë" ka nevojë për neve.
Gjendja aktuale shëndetësore e komandantit është shumë e dobët dhe ai më shumë
se kurrë ka nevojë që populli i tij ti dalë në ndihmë në mungesën e organeve
kompetente ti japin ndihmë, tani qe janë në gjahun e plaçkës dhe korrupsionit
që e injorojnë arterien e bazës kombëtare, nga e cila herë do kurdo duhet të
japin llogari pranë këtij populli, njerëz të pa ditur që janë në ballë të shumë
institucioneve!.
Lutën të gjithë ata të cilët kanë mundësi, që sado pak me mjete financiare të
ndihmojnë Hamdi Ndrecen - Komandant -Panteri.
Përmes këtij shkrimi e falënderoj edhe spitalin austriak, AKH në qytetin e
Linzit të i cili gjeta përkrahjen e shërimit të Hamdi Ndreces, duke ju
falënderuar dy aktivistëve dhe njerëzve human shqiptar, qifti bashkëshortor, z.
Adriana dhe z. Naser Sherifi bashkëvendës të mi nga Dabisheci i Gallapit
(Gollakut) me projektin e tyre "Edhe unë kam drejt shërimi" qe është paraparë
për ti ndihmuar të varfrit dhe invalidët e luftës nga Kosova ,që në saje të
veprimtarisë së këtij qifti bashkëshortor, organet austriake janë zotuar, se do
ti ndihmojnë 20 pacient kosovar në vit.
Rrëfimi im të zoti Hamdi Ndrecj, se unë e gjeta lidhjen dhe duhet t'i përktheni
dokumentet në gjuhën angleze ose në atë gjermane për diagnozën e sëmundjes tuaj,
ai mu përgjigj.
-I nderuar miku im Asllan Dibrani, je shumë i nderuar, por unë kam harruar që
ta them, se unë kam një fletë arrest ndërkombëtar nga Interpoli, i lëshuar nga
Maqedonia! Unë mbeta i shokuar nga vprimet e armiqve tanë shekullor, prandaj shansi
i fundit të dashur miq, e vëllezër dhe motra, intelektual, bashkëluftëtar ju
njerëz qe keni ndërgjegjeje e pastër që gjendeni në Qeverinë aktuale në të tri
shtetet shqiptare , ndihmoni Hamdi Ndrecajn përmes edhe një euro të juaj, jeta
e tij do të shpëtoj, përmes këtyre kontakteve mesa vijon:
Kontaktet për informata janë ma poshtë:
1.Tel.i Hamdi Ndrecajt drejt përsedrejt:
Email adresa: ndrecaj40@hotmail.com
2.Asllan Dibrani Gjermani
Tel. 0049 - 711/54065201
0049 - 711/81477553
Mobil: 0049- 172/ 134 91 96
Mobil: 0049- 179/ 501 74 84
art@asllandibrani.com
info@asllandibrani.com
3. Sylë Muja Zvicër
Tel. 0041763240558
0041 919701645
mozaiku.81@hotmail,com
mujajsyle@gmail.com
Kontonumër i djalit të Hamdi Ndrecajt i Dardanit është si më poshtë:
DERGESAT E NDIHMES PËR MES WESTERN UNION
HAMDI NDRECAJ
F. Muzeqine, Komuna: Shtime, rruga veteranet e UÇK, 70002, Kosovë.
NR. I letër njoftimit:
MPB.1015155759
Nr. Tel. 0037745312309
ose, 00377744727393
apo kush mundet për mes bankës.
HAMDI NDRECAJ - PANTERI
KONTO BANKARE E DJALIT TE KOMANDANTIT
DARDAN NDRECAJ
Account number: 13-04-0030039.62
Address of beneficiary: SHTIME
City: SHTIME Country: Kosovo
Bank name: Bank for Business
Address of the bank: str. UÇK, 41, City: Pristina, Country: Kosovo
________INTERMEDIARY BANK___________
56A :Intermediary Bank
Bank Name: :DEUTSCHE BANK A. G.Frankfurt am Main, Germany
SWIFT: DEUTDEFF
Account No. :DE89500700100936005800
57A:BUNSRS21XXX
:BANK FOR BUSINESS
:PRISHTINE KOSOVE
:UÇK STR,41
:10000, PRISHTINE
:KOSOVE
Letërthirrje-apel dhe reagim të hapur organeve shtetërore në tri shtetet
shqiptare, nga Asllan Dibrani, ish i burgosur politik, gazetar dhe publicist
anëtar i kryesisë se "Lidhjes së "Shkrimtarëve Artistëve dhe
Krijuesve Shqiptarë në Gjermani" veprimtar shumëvjeçar dhe humanist.