VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KAH ËSHTË E ARDHMJA E SHQIPTARËVE?Nga NDUE UKAJ

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KAH ËSHTË E ARDHMJA E SHQIPTARËVE?
Nga NDUE UKAJ

E Martë, 03.19.2013, 08:27am (GMT+1)



Gjatë pushtimit osman, për pesë shekuj, shqiptarëve iu mohua liria, fjala dhe zhvillimi normal. Dhe jo vetëm kaq. Atë përjetuan akulturim, zvetënim moral dhe përkundër përpjekjeve vetëmohuese për mbijetesë, kur shkoi Perandoria Osmane, ata mbeten pa shkolla, pa tempuj bukurie, pa universitete dhe pa ndonjë atmosferë të shëndoshë kombëtare. Po ashtu, administrata e saj ishte e mjerë, ashtu siç ishte e mjerë e gjithë jeta shqiptare. Përveç elitës shqiptare të bashkuar rreth Kishës Katolike në Shkodër (dhe vise tjera), arbëreshëve të Italisë dhe patriotëve në emigracion, shumica e ambienteve shqiptare, s'dalloheshin për asgjë të rëndësishme në aspektin kulturor e shpirtëror. Shkollat shqipe ishin të pakta, për biblioteka s'mund të flitej, ndërkohë që infrastruktura ishte e mjerueshme. Për këto fakte, flasin të dhëna të shumta historiografike. Thënë troç, panorama e tokave arbërore gjatë dhe pas pushtimit osman ishte tmerrësisht e zymtë dhe e mjerë. Pasojat e gjendjes së mjerë të shqiptarëve, eruditi Faik Konica në tekstin "Shqipëria-vend i çuditshëm" do t'i shpjegojë kështu: "Para se gjithash, prapambeturia kulturore është pasojë e pushtimi turk. Ky pushtim zgjati afër pesëqind vjet."

Mbi këto rrënoja, sigurisht se ishte vështirë të mendohej të ndërtohej e ardhme e ndritshme për kombin. Mirëpo, elita e kohës, duke e kuptua përgjegjësinë që kishte, iu përvesh punës. Menjëherë pas çlirimit nga robëria e gjatë dhe barbare osmane, shqiptarët e ndritur, ndërmorën një përpjekje titanike për emancipim kombëtar dhe synimi kryesor i tyre ishte oksidentalizmi, nëpërmjet shkollave, librit dhe shtypit kulturor. Ata e ushqyen etjen e gjatë për liri dhe kulturim, nëpërmjet arsimit dhe kulturës, ku letërsia luante një rol parësor. Ky projekt, pati suksese evidente në kulturë, ngase elita që u formua sidomos në vitet e 30-ta, u dha shqiptarëve shpirt oksidental, shpirt ky që u theksua sidomos në kulturë e arte. Të arriturat e asaj kohe, sot, përbëjnë tharmin tonë kombëtar. Kujtojmë këtu veprat e Gjergj Fishtës, Faik Konicës, Ndre Mjedes, Vangjel Koces, Anton Harapit, Fan Nolit, Mithat Frashëri (Lumo Skendo), Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli, Lazër Shantojen, Vinçenc Prendushin, Branko Merxhanit, e shumë të tjerë, pa të cilët kultura shqiptare sot do të ishte një skelet i frikshëm dhe pa farë përmbajtje. Kjo përpjekje, u ndërpre në kohën e lulëzimit ma të madh, nga komunistët e verbuar, që e plandosen edhe njëherë Shqipërinë londineze në mjerim.

Ndërsa në Kosovë, oksidentalizmi i shqiptarëve, ishte problem në vete dhe për shkak të rrethanave, ishte ma kompleks. Ndihmesën e parë reale për ta mbrojtur kulturën shqiptare pas çlirimit osman, e dha Ernest Koliqi, i cili, në cilësinë e ministrit të arsimit në Shqipëri, dërgoi në Kosovë qindra mësues me mision që ta mbronin dhe përhapnin fjalën shqipe. Më vonë, në vitet e 70-ta, një elitë kulturore e emancipuar dhe e ushqyer me idetë liridashëse perëndimore, i dha një impakt tjetër të rëndësishëm zhvillimit kulturor të Kosovës, nëpërmjet avancimit të letërsisë dhe mendimit kulturologjik e filozofik. Në këtë kohë, u botua shumë dhe u përkthye shumë. Më vonë, emrat e shquar, si Ibrahim Rugova, Anton Çetta, etj, bën përpjekje të mëdha që nëpërmjet edukimit dhe faljes, të oksidentalizojnë Kosovën. Me kohë, këto dy figura, do të bëhen edhe prijës të idesë për lirinë dhe mëvetësinë e Kosovës. Ky proj ekt, i ushqyer në një truall të etur për liri dhe përparim, mbeti një projekt esencial për oksidentalizmin e shqiptarëve të Kosovës, me një përmasë ndikimi edhe te shqiptarët tjerë në ish Jugosllavi.

Tani shqiptarët jetojnë të lirë, mirëpo kjo liri s'ka arrit t'i përmbushë kërkesat e tyre. Sendërtimi i lirisë fizike, s'është plotësuar me lirinë e shpirtit, apo thanë ndryshe, s'ka qenë në akordim me të. Për më tepër, kjo liri s'ka mbërri me krijua lumturi të përgjithshme për shqiptarët, sepse është reduktuar te përmasa e saj fizike. Shqiptarët veç faktit se përballen me krizë të demokracisë, brishtësi të institucioneve, ekonomi jo stabile, korrupsion kapilar, vazhdojnë të përjetojnë edhe një krizë të rënd shpirtërore, rrënjët e së cilës janë historike.

Shqiptarët sot përjetojnë një krizë dhe dekadencë, sidomos në pikëpamje politike. Në opinionin publik, media dhe debate të ndryshme, s'flitet gjë tjetër përpos për krizën shqiptare. Kjo krizë, nganjëherë na bën të dukemi qesharak para botës perëndimore, ku aspirojmë të integrohemi si komb. Ka të tillë që mendojnë se kjo krizë vjen si rezultat i krizës identitare të njeriut shqiptar, pas shumë degdisjeve e që ka pësuar njeriu shqiptar, nga robëria e gjatë dhe pamundësia me jetua i lirë.

E gjithë kjo krizë, është për të ardhur keq ngase s'ka prodhuar një mendim alternativ shqiptar. Veç stërtheksimit dhe sforcimit të faktit se ndodhemi në krizë, s'shihet asgjëkundi ndonjë përpjekje serioze që të ndihmohej komb që ta tejkaloj këtë krizë. Pikërisht për këtë, ndjehet ankthshëm mungesa e një ideje të shëndoshë dhe e një parimi udhërrëfyes.

Mbi çfarë parimesh duam ta orientojmë të ardhmen e kombit?

Duke e kuptuar mirë këtë gjendje, si shkrimtar që i lexon mirë shenjat e kohës, Ismail Kadare shkroi esenë e tij të shkëlqyer Identiteti europian i shqiptarëve, me çka deshi t'i kontribuojë mjegullës së krijuar artificialisht për kahet që duhet t'i ndjek kombi shqiptar në të ardhmen. Kadare i bindur në substratin oksidental të shqiptarëve, të rrënjët e tij thellësisht europiane, duke ripohuar shumë të vërteta tjera antropologjike dhe kulturore, shkërmoq gjitha mëdyshjet dhe dilemat, se kah duhet të orientohen shqiptarët.


Në çfarë mënyre duhet nxitur debate të shëndosha për të ardhmen e kombit, ku palët s'do të bëjnë punën e tifozllëkut, por do të inkuadrohen me dashuri të natyrshme, për ta vu përpara çdo interesi, të mirën e përbashkët që është e mira e kombit? Për këtë, duhet elita shqiptare të vihet me tërë qenien në shërbim të së mirës, një gjë që këtyre viteve të fundit s'e ka bërë si duhet.
Duke e parë këtë gjendje, pohimet që dëgjojmë se shqiptarët vazhdojnë të vuajnë nga paaftësia dhe mosdëshira për t'i harmonizuar divergjencat, në funksion të mirës së përbashkët, janë reale. Pa u pajtua për këtë pikë, e ardhmja pozitive e shqiptarëve, është thënë sa e sa here, do të mbetet vetëm një dëshirë për të cilën duhet të punojmë shumë.

Na duket i dobishëm një mendim i Ardian Ndrecaj-t, nxjerr nga eseu Shija e harrume e të qenunit njeriu, botuar te Hylli i Dritës, nr. 1. 2006, për t'i përmbyllë këto përsiatje, ku ai ndër të tjera pohon: "Të vetmit që e duen qytetin dhe qytetnimin janë ata që pranojnë me u sakrifikue në themelet e tij."

E ardhmja e ndritshme e kombit shqiptar, do të varet pikërisht nga fakti sa jemi në gjendje të sakrifikojmë për ta ndërtuar të ardhmen e tij, me një synim madhor, që duhet të jetë dashuria e sinqertë dhe vepruese për të mirën e kombin.


NDUE UKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TAP DHE SINDROMA E SAHATIT TË TIRANËSNga SHABAN MURATI (03.18.2013)
PRESIDENTI OBAMA VIZITON LINDJEN E MESMENga FRANK SHKRELI (03.18.2013)
PERIKLIU E PËRKUFIZON DEMOKRACINË E – UNË PYES A NDODH KËSHTU NË SHQIPËRI?Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.17.2013)
GJUHA AMTARE NË DIASPORËEsé nga SOKOL DEMAKU (03.17.2013)
PËRDERISA POLITIKANËT SLLAVOMAQEDONAS PUNOJNË EDHE NATËN, POLITIKBËRËSIT SHQIPTARËT FLEJNË EDHE DITËNNga IBRAHIM ABEDINI (03.15.2013)
Z. OBAMA SHKON NË IZRAELNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (03.15.2013)
NJË NJERI I THJESHTË PËR NJË DETYRË TË MADHE PAPA QË ERDHI 'NGA FUNDI I BOTËS'Nga FRANK SHKRELI (03.15.2013)
FEJA DHE SHAMIA, JO NË SHKOLLAT SHQIPENga FAHRI XHARRA (03.15.2013)
HISTORIA NË ANKAND...Nga JUSUF BUXHOVI (03.13.2013)
HAPNI AMBASADËN NË WASHINGTON!PËR NJË PËRFAQËSI MË TË DENJË DIPLOMATIKE NË WASHINGTONNga FRANK SHKRELI (03.13.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]