E Martë, 06.09.2026, 09:01pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NEXHMIJE PAGARUSHA MERR DEKORATË NË NDERIM TË KARRIERËS NGA UNIVERSITETI AAB
Në shënimin e 80-vjetorit të lindjes së saj

E Shtunë, 05.18.2013, 08:16pm (GMT+1)




Prishtinë, 18 maj - Universiteti AAB, në një mbrëmje gala, nderoi bilbilin e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, në shënimin e 80-vjetorit të lindjes së saj.

Në këtë mbrëmje drejtuar nga moderatori i mirënjohur shqiptar, Adi Krasta, u evokuan kujtime nga karriera e gjatë dhe e suksesshme e Nexhmije Pagarushës.

Regjisori Ekrem Kryeziu kujtoi se si Pagarusha arriti sukses maksimal edhe si aktore në një film të tij, film i cili, sipas tij, mori vendin e parë jo vetëm në ish-Jugosllavi, por edhe më gjerë, njofton Kosovo News Network.

"Ajo nuk ishte aktore, por origjinaliteti i saj triumfoi si vlerë", tha Kryeziu.

Në nder të Pagarushës, sopranoja Sanije Matoshi interpretoi këngë të divës shqiptare.

"I nderuari të nderon", ishin fjalët e primadonës së muzikës shqiptare, kur ajo e falënderoi Universitetin AAB për organizimin madhështor në nder të 80-vjetorit të saj.

Gjatë fjalimit, ajo kujtoi edhe çmimin më të madh të karrierës, atë "Nderi i Kombit" që  iu dha nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Rektori i AAB, Lulzim Tafa vlerësoi lart karrierën muzikore të Pagarushës.

"Pagarusha meriton këtë manifestim madhështor, sepse ka qenë prezantuesja më e denjë e kulturës shqiptare, jo vetëm në ish-Jugosllavi, por edhe jashtë saj, duke lënë gjurmë të pashlyeshme të brezi i ri i artistëve.

Aktori Enver Petrovci evokoi kujtime nga puna me këngëtaren Pagarusha. Ai kishte përzgjedhur një poezi të poetit Din Mehmeti kushtuar saj.



"Këndoi, këndoi deri sa u shndërrua në këngë", ishin vargjet që i interpretoi Petrovci, duke pohuar se "Nexhmija edhe vetë është shndërruar në këngë".

Të pranishëm në këtë gala mbrëmje ishin shumë figura të njohura të artit shqiptar, të  politikës, shkencës etj.



Universiteti AAB i dha Nexhmije Pagarushës një dekoratë në nder të karrierës dhe kontributit të saj të madh në fushën e artit.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
QEVERIA DO TË KËRKOJË SQARIME NGA AMBASADA AMERIKANE PËR TREPÇËNMimoza Kusari - Lila nuk e di mirë nëse fati i “Trepçës” është diskutuar në Bruksel. (05.18.2013)
'MAQEDONIA E MADHE' - PËRFSHIHEN EDHE TERRITORE TË KOSOVËS DHE SHQIPËRISË (05.18.2013)
MATI NË HONIN E HARRESËSNga FITIM SULA (05.18.2013)
DITA E JETIMËVE… “20 MAJI”Nga FRITZ RADOVANI (05.17.2013)
Nard Ndoka: Berisha e ka shndrruar Partinë Demokratike në kazermë dhe individët trajtohen si merecenarëNARD NDOKA - NË VITIN '97 BERISHA MË KËRKOI MERCENARË PËR TË SHTYPUR PROTESTAT E JUGUT (05.17.2013)
Mbresat nga promovimi i një libriAKADEMIK MARK KRASNIQI, NJË NGA FIGURAT MË TË NDRITURA KOMBËTARENga XHAFER LECI (05.17.2013)
Koha jonë, 29 prill 2008 - NARD NDOKA - JOZEFINA TOPALLI, PAS SULMEVE NDAJ MEJEKreu i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, akuzoi dje Kryeparlamentaren Jozefina Topalli se eshte nje nga personat qe po inskenon perplasjet dhe perçarjet ne PDK& (05.17.2013)
DËSHTIM NË EUROSONG - NUK KUALIFIKOHEMI PËR NATËN FINALE (05.17.2013)
RITA ORA E ZGJEDHURA E MADONËS (05.17.2013)
ELHAIDA DANI NË GJYSMËFINALE TË 'THE VOICE OF ITALY' (05.17.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Qershor 2026  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]