VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - RRITJA E URREJTJES NË EVROPËNga NICHOLAS BURNS, 'The Boston Globe' dhe 'International Herlad Tribune'

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
RRITJA E URREJTJES NË EVROPË
Nga NICHOLAS BURNS, 'The Boston Globe' dhe 'International Herlad Tribune'

E Martë, 05.28.2013, 03:16pm (GMT+1)




Në Athinë, një parti e popullarizuar e së djathtës ekstreme, i ka dënuar hebrenjtë si burim i fatit të keq të këtij vendi dhe e riciklon gënjeshtrën e lashtë duke i përshkruar ata si "vrasës të Krishtit". Në Hungari kryeministri i këtij vendi ka dështuar ta distancojë vetveten në mënyrë të besueshme nga një grup fashist anti-semitik me fuqi në rritje. Skena nga Evropa e viteve 1930? Jo. Të dy shembujt, fatkeqësisht, janë të politikës së sotme evropiane.

Organizata greke, Golden Dawn (Agimi i Artë), tash është partia e tretë më e popullarizuar në vendlindjen e demokracisë. Partia hungareze, e cila po e shton ndikimin, është Jobbik, e cila është duke e rritur ndikimin. Afro 70 vite pas disfatës së Hitlerit, Mussolinit dhe fashizmit evropian në Luftën e Dytë Botërore, urrejtja, ideologjia e djathtë ekstreme, është kthyer pothuajse në secilin vend evropian.  Ndërsa asnjëra nga këto parti nuk është mjaft e fortë për ta fituar pushtetitn, ato shpeshherë janë të dhunshme dhe agresive. Dhe ato janë jotolerante ndaj emigrantëve, hebrenjve, dhe grupeve të pakicave të tjera, që nuk e plotësojnë definimin e shtrembëruar të tyre për atë se çka grekët, hungarezët dhe evropianët e tjerë, do të duhej të dukeshin.

Grupi Golden Dawn e ka tërhequr vërejtjen në mbarë botën me fanatizmin e papërpunuar, garën me karrema dhe përdorimin e Kryqit të Thyer dhe përshëndetjen naziste. Për një kohë të gjatë ky grup ishte i panjohur dhe i parëndësishëm në politikën greke. Ai e filloi rritjen e tij të qëndrueshme në hulumtime të opinionit, derisa po përkeqësohej kriza ekonomike në Greqi, gjatë tri viteve të kaluara. Në zgjedhjet kombëtare të vitit 2012, Golden Dawn befasoi duke fituar 7% dhe 18 vende në Parlamentin e Greqisë. Aktualisht, në hulumtimet e opinionit ky grup qëndron në pikën 11%. Legjislatorët e kësaj partie, javën e kaluar, janë përleshur me pjesëtarët e së majtës në parlament. Më herët këtë muaj, në lider i partisë është përpjekur ta qëlloj me grusht prefektin e Athinës, në një tubim humanitar, dhe në vend të tij, gabimisht e goditi një vajzë 12 vjeçare.

Gjatë pak muajve të fundit, Golden Dawn, veçanërisht, ishte kritike ndaj Komitetit Amerikan të Hebrejve, pjesërisht për shkak të thirrjes që i është dërguar kryeministrit të Greqisë, Antonis Samaras, për të folur muajin e ardhshëm në Forumin Global në Uashington. Komitetin Amerikan të Hebrejve, partia Golden Dawn, e kritikon ashpër, me ç'rast hebrenjtë i përshkruan si "peshkaqenë të huadhënies dhe tiranë të popullit grek". Miku im David Harris, Drejtori ekzekutiv i Komitetit Amerikan të Hebrejve, këtë kërcënim e ka përshkruar në këtë mënyrë: "Golden Dawn as nuk përpiqet ta kamuflojë ideologjinë e saj të urrejtjes" dhe "paraqet një pikëpamje tinzare, që nuk mund të injorohet sot".

Bash si nazistët dhe Mussolini, që kanë bërë gjueti mbi bazën e atëhershme të popullarizuar të shqetësimeve kryesore gjatë krizave ekonomike në vitet e 1920 e 1930, Golden Dawn i merr në shënjestër grekët e varfër, që jetojnë në këtë kohë të zhgënjimit, me papunësi të të rinjve afro 50%.

Nëse mosmarrja mjaft seriozisht e Hitlerit nga liderët demokratikë në vitet e 30-ta, si duhet të reagojnë sot Evropa dhe Shtetet e Bashkuara? Disa e shohin si qesharake partinë, e cila i madhëron nazistët në shekullin 21. Por ky është reagim naiv duke pasur parasysh zemërimin, paragjykimin dhe urrejtjen, që i nxisin shumë lëvizje evropiane fashiste. Do të jetë gabim serioz të vlerësosh se të gjitha ato janë të përbëra nga njerëzit e krisur të së djathtës ekstreme të padëmshme.

Lufta kundër neofashistëve evropianë fillon nga vetë evropianët. Jo më larg se javën e kaluar, një zyrtar i Këshillit të Evropës i ka sugjeruar Athinës që ta ndalë veprimin e partisë Golden Dawn nga jeta politike greke. Liderët më të njohur të Evropës, siç janë gjermanja Angela Merkel dhe francezi Francois Hollande, kanë përgjegjësi të veçantë për t'i udhëhequr ndryshimet. Ata mund të fillojnë duke e përjashtuar kryeministrin e lëvizshëm hungarez, Viktor Orban, nëse ai nuk e dënon partinë Jobbik me fjalë të qarta dhe të padyshuara.

Amerikanët, po ashtu, duhet të jenë të zëshëm. Arritja e jonë më e madhe është ndërtimi i shoqërisë së hapur, shoqërisë së shumëllojshme, tolerancës dhe lirisë. Në përpjekjet shtesë për t'u mbrojtur nga grupet tona të së djathtës ekstreme, ne duhet të vazhdojmë t'i dënojmë grupet fashiste, siç është Golden Dawn.
Ne, poashtu, duhet t'i riafirmojmë lidhjet tona me kontinentin e vjetër. Për të gjitha diskutimet për kthim të vëmendjes nga Azia, Evropa ende e zë vendin më të rëndësishëm të partnerit ekonomik dhe të aleatit më lojal në NATO. Thirrja e presidentit Obama për një marrëveshje ambicioze të re tregtare dhe investuese me Evropën, mund ta rivitalizojë aleancën trans-atlantike dhe ta forcoj demokracinë evropiane në proces.


Me Evropën ne i kemi lidhjet më të thella historike, shoqërore dhe politike, dhe të gjitha ato e kanë zanafillën në zbulimin evropian të vetë Amerikës. Ne tash jemi të thirrur t'i mbrojmë ata kundër ideologjisë së turpshme, që i sulmon të gjitha ato që Evropa i ka arritur prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. (REL)
-
Autor Nicholas Burns - profesor i diplomacisë dhe politikave ndërkombëtare në Harward's Kennedy Scholl of Government

Në fillim të këtij muaji, deputeti neonazist Panagiotis Iliopoulos u nxuar jashtë nga Parlamenti Grek kur ai borohoriti në sallë "Heil Hitler", në një incident të kohëve të fundit të partisë së djathtë ekstreme.
--



NICHOLAS BURNS
The rise of hate
By Nicholas Burns
 |  

  May 23, 2013
In Athens, a popular far-right party condemns Jews as a source of the country's misfortune and recycles the ancient lie depicting them as "Christ killers." In Hungary, the prime minister fails to disassociate himself convincingly from an anti-Semitic and increasingly powerful fascist group.
Scenes from Europe in the 1930s? No. Both examples, sadly, of European politics today.

The Greek organization is Golden Dawn, now the third most popular party in the birthplace of democracy. The Hungarian party is Jobbik, which is rising in influence. Nearly 70 years after the defeat of Hitler, Mussolini, and European fascism in the Second World War, hateful, right-wing ideology has returned in nearly every European country. While none of these parties is strong enough to win power, they are often violent and aggressive. And they are intolerant of immigrants, Jews, and other minority groups that don't fit their twisted definition of what Greeks, Hungarians, and other Europeans should look like.

Golden Dawn has drawn worldwide attention for its crude bigotry, race-baiting, and use of the swastika and Nazi salute. Long an obscure cellar dweller in Greek politics, it has risen steadily in the polls as Greece's economic crisis has worsened during the past three years. In the 2012 national elections, Golden Dawn surprised by winning 7 percent of the vote and 18 seats in the Greek Parliament. It is now at over over 11 percent in recent polls. Party legislators brawled with leftists in the Greek parliament last week. Earlier this month, another Golden Dawn leader tried to punch the mayor of Athens at a charity event and, in missing, hit a 12-year-old girl instead.

During the last few months, Golden Dawn has been particularly critical of the American Jewish Committee, in part for having invited Greek Prime Minister Andonis Samaras to speak at its Global Forum in Washington next month. Golden Dawn has castigated the AJC in outrageous, derogatory language and cartoons, describing Jews as "loan sharks and tyrants of the Greek people." My friend David Harris, executive director of the AJC, describes the threat this way: "Golden Dawn does not even attempt to camouflage its ideology of hate" and "represents an insidious outlook that cannot be ignored today."

Just as the Nazis and Mussolini preyed on people's base, primal fears during the economic crises of the 1920s and '30s, Golden Dawn targets poorer Greeks living in desperate times, with youth unemployment nearing 50 percent.

If not taking Hitler seriously soon enough was a great mistake of democratic leaders in the 1930s, how should Europe and the United States react today? Some find laughable a party that glorifies Nazis in the 21st century. But that is a naïve reaction given the anger, prejudice, and hatred that fuel many European fascist movements. It would be a serious mistake to assume they are all harmless far-right crackpots.

The battle to roll back Europe's neo-fascists begins with Europeans themselves. Just last week, a Council of Europe official suggested Greece ban Golden Dawn from Greek political life. Europe's most senior leaders, such as Germany's Angela Merkel and France's Francois Hollande, have a special responsibility to lead the charge. They can start by ostracizing Hungary's mercurial prime minister, Viktor Orban, should he not condemn the Jobbik party in plain and unmistakable terms.

Americans, too, need to speak up. Our greatest achievement is construction of a society based on openness, diversity, tolerance, and freedom. In addition to guarding against our own far-right groups, we should continue to condemn fascist groups like Golden Dawn. We can also reaffirm our democratic links with the old continent. For all the talk about the pivot to Asia, Europe still ranks as our most important economic partner and most loyal ally in NATO. President Obama's call for an ambitious new free trade and investment agreement with Europe can revitalize the trans-Atlantic alliance and strengthen European democracy in the process.

We share with Europe the deepest historical, social, and political connections, which go all the way back to the European discovery of America itself. We're now called upon to defend them against a shameful ideology assaulting all that Europe has achieved since the close of World War II.
-
Nicholas Burns is a professor of the practice of diplomacy and international politics at Harvard's Kennedy School of Government. Follow him on Twitter @rnicholasburns.

Earlier this month, neo-Nazi lawmaker Panagiotis Iliopoulos was ejected from Greece's parliament while shouts of "Heil Hitler" were heard in the chamber, in a recent incident involving his far-right party.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZGJEDHJE MES PARTISH TË MAJTA NË NJË DEMOKRACI E LIRI TË ASFIKSUARNga ROMEO GURAKUQI, Instituti i Historisë Bashkëkohore Universiteti Europian i Tiranës (05.27.2013)
MARRËVESHJA E PARTNERITETIT STRATEGJIK SERBI-RUSINga SHABAN MURATI (05.27.2013)
ROLI I MEDIAS NË FUSHATËN ELEKTORALENga FRANK SHKRELI (05.27.2013)
SI ËSHTË MANIPULUAR HISTORIA E SHQIPTARËVE NDËR DEKADANga Prof. JAMES PETTIFER (Oxford University) (05.26.2013)
SHQIPTARËT MES EVROPIANIZMIT DHE NACIONALIZMIT MAQEDONASNga EMIN AZEMI (05.26.2013)
KOSOVA NË KOHËN KUR NUK ËSHTË VËNË ASNJË GURË THEMELI, PO ZIHET NË ANARKINË E LIBERALIZMI PLURI-PAR-TITISTNga ISUF B. BAJRAMI (05.25.2013)
Ndaj e kuptoj Zef Skiroin!PENDESA QË VETËVONOHET AS TEK ZOTI NUK PRANOHETNga LEBIT MURTISHI (05.24.2013)
BERISHA I PASTRON LISTAT E 23 QERSHORIT NGA KRITIKËT DEMI, MARKU DHE ALIBEAJNga ELIDA BUÇPAPAJ (05.23.2013)
GJËNDJA E LIRISË FETARE NË BOTËNga FRANK SHKRELI (05.23.2013)
Barometri diplomatikSERBIA NËNSHKROI NJË TRAKTAT ILEGAL PËR TJETËRSIMIN E MINIERËS 'TREPÇA' TË KOSOVËS?!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (05.21.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]