VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJË VIT PËR TË KUJTUAR PRESIDENTIN JOHN KENNEDYNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NJË VIT PËR TË KUJTUAR PRESIDENTIN JOHN KENNEDY
Nga FRANK SHKRELI

E Shtunë, 06.01.2013, 06:53am (GMT+1)




Xhon F. Kennedy u betua në detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara më 20 Janar, 1961. Fjalimi i tij me atë rast mbahet mend si një prej fjalimeve më të rëndësishme dhe më të cituar, në të cilin ai u bëri thirrje amerikanëve që të aktivizohen, duke thënë: "Mos pyet se çfarë mund të bëjë vendi yt për ty, por pyet se çka mund të bësh ti për atdheun tënd.'' Duke iu drejtuar vendeve të botës, ai u bëri thirrje që ato të bashkohen në luftën kundër atyre që ai i cilësoi, si "armiqtë e përbashkët të njeriut: tiranisë, varfërisë, sëmundjeve dhe luftës."

Viti 2013 shënon 50-vjetorin e vitit të fundit të jetës së ish-Presidentit të ri amerikan, dhe kalendari i këtij viti është i mbushur me aktivitete përkujtimore nga jeta dhe veprimtaria e presidentit më të ri amerikan i cili u vra në Dallas të shtetit Teksas, 50 vjet më parë. Janë planifikuar një numër përkujtimesh me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së njërit prej udhëheqësve më të admiruar jo vetëm në Amerikë por edhe në botë, si përkrahës i lirisë dhe i demokracisë. Presidenti Barak Obama do të vizitojë Berlinin në Qershor për të kujtuar 50-vjetorin e fjalimit të famshëm antikomunist të presidentit Kennedy, "Ich Bin Ein Berliner", kur u ka thënë berlinasve të izoluar e të bllokuar nga komunistët, se unë jam me ju, gjersa edhe "unë jam një berlinas". Qyteti Dallas ku është vrarë Presidenti Kennedy do të kujtojë 50-vjetorin e vrasjes dhe është në plan të botohen një numër librash të reja mbi jetën dhe veprimtarinë e John F Kennedy.

Përveç shqetësimeve të tij të mbrendshme të Amerikës në atë kohë, Xhon Kennedy ishte posaçërisht i shqetësuar mbi mundësinë e shpërthimit të një lufte bërthamore midis kampit komunist të kryesuar nga Bashkimi Sovjetik dhe botës përendimore, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, luftë nga e cila miliona veta mund të kishin vdekur. Lufta e Ftohtë, megjithëse nuk kishte rezultuar në ndonjë përleshje të armatosur midis dy kampeve, ishte diçka ndryshe. Përveç tjerash, ishte një luftë midis sistemit diktatorial komunist sovjetik dhe sistemit demokratik amerikan të qeverisjes. Ishte një luftë që shpesh i çoi të dy palët në prag të luftës bërthamore, siç ndodhi me krizën e lindur nga vendosja e raketave bërthamore sovjetike në Kubë, në vitin 1962 dhe me krizën në qytetin e ndarë të Berlinit.

Presidenti Kenndy mbahet mend, megjithëse me një mandat të shkurtuar nga plumbat e një vrasësi, si një president që donte që Shtetet e Bashkuara të shkonin përpara drejtë së ardhmes, me zbulime të reja në shkencë e teknologji, me përmirësime në fushën e arsimit, punësimit e të tjera. Por mbi të gjitha, ai donte demokracinë dhe lirinë për të gjithë njerëzit në botë.

Në këtë drejtim, ai themeloi, Korpusin e Paqës, një program ky i cili edhe sot bën të mundur që amerikanët të shkojnë si vullnetarë për të punuar kudo në botë, ku ndihet nevoja dhe në fusha të ndryshme, si për shembull në arsim, bujqësi, përkujdesje shëndetsore, ndërtimtari, e tjera. Presidenti Kennedy mbetet në histori gjithashtu si presidenti amerikan i cili bëri të mundur që Shtetet e Bashkuara të ishin vendi numër një në eksplorimin e hapësirës. "Asnjë vend që pret të udhëheq vendet e tjera, nuk mundë të mbetet mbrapa në garën për eksplorimin e hapësirës", ka thënë Xhon Kenedi. Si përfundim i përkushtimit të tij në këtë fushë, Shtetet e Bashkuara qenë të parat që dërguan astronautët në Hënë.

Presidenti Kennedy, gjatë mandatit të shkurtë të tij u përball me një seri problemesh të mbrendshme këtu në Shtetet Bashkuara, mbi të gjitha me problemin e diskriminimit racial të asaj kohe. Ndasia raciale ishte tepër e theksuar, megjithëse Gjykata e Lartë kishte vendosur se ishte kundër kushtetutës, disa shtete jugore praktikonin gjithnjë diskriminimin kundër zezakëve.

Vdekja e Presidentit Kennedy pat shkaktuar dhëmbje të madhe në radhët e amerikanëve dhe anembanë botës. Megjithë mandatin e shkurtër të presidentit John Kennedy, ai gjithnjë konsiderohet si një ndër presidentët më të mirë të Amerikës dhe mbahet mend për një trashëgimi si udhëheqës i fortë me një personalitet dhe realizime dhe suksese të dukshme, kur të merret parasysh periudha e shkurtër që ai ka shërbyer në Shtëpinë e Bardhë. Ai mbahet mend për gjakftohësinë përballë marrjes së vendimeve shumë të vështira, siç ishte vendimi se ç'duhej bërë në lidhje me raketat bërthamore që komunistët sovjetikë kishin vendosur në Kubën e Fidel Kastros në vitin 1962. Ai njihej gjithashtu si një orator elokuent, fjalimet e të cilit ishin shumë frymëzuese dhe konsiderohen gjithnjë aktuale edhe sot pas 50 vjetësh. Megjithëse ai vetë vinte nga një familje e pasur, John Kennedy kujtohet për programet qeveritare dhe legjislacionin në mbështetje të të varfërve, dhe të moshuarve. Presidenti Kennedy, si çdo udhëheqës tjetër ka bërë gabime, por gjithmonë shprehte një entuziazëm të madh për të ardhmen, duke besuar se çdo problem mund të zgjidhet me bashkëpunim me njëri tjetrin, për derisa interesat e vendit janë mbi të gjitha interesat e tjera.

Ndonëse njëri me mendime liberale dhe tjetri konservator, në krahasim me presidentë të tjerë, biografi i Presidentit Kennedy, Robert Dallek i tha gazetës USA Today se, "Presidenti Kennedy dhe Presidenti Reagan i dhanë këtij vendi një frymë optimizmi dhe shprese. Ata përfaqësonin vlerat më të mira të këtij vendi." Si Presidenti Kennedy ashtu edhe Presidenti Reagan besonin fuqimisht në lirinë dhe demokracinë jo vetëm për amerikanët, por për të gjithë popujt e botës -- ata besonin në shkëmbimin e lirë të informacionit dhe në të drejtat e njeriut. Pasi ky vit shënon gjithashtu edhe 70-vjetorin e Zërit të Amerikës, ia vlen të përmendet vizita dhe fjalimi i Presidentit John Kennedy me rastin e 20-vjetorit të Zërit të Amerikës me ç'rast ai ka thënë se, "liria e informacionit është një e drejtë themelore e njeriut", dhe shtoi se, "Ky është kodi i Zërit të Amerikës. Ne mirëpresim mendimet e të tjerëve. Ne kërkojmë shkëmbimin e lirë të informacionit matanë kufijve, oqeaneve dhe perdeve të hekurta dhe mureve prej guri. Ne nuk kemi frikë t'i paraqesim popullit amerikan të vërtetën mbi të mirat dhe të këqiat, as nuk kemi frikë nga idetë dhe fillozofitë e huaja dhe as nga vlerat konkuruese. Një komb i cili ka frikë të lejojë popullin e vet të gjykojë dhe të vendosë vet, për të vërtetën dhe gënjeshtrat në një treg të lirë të ideve, ai është një komb i cili ka frikë nga populli i vet. Prandaj Zëri i Amerikës mban një përgjegjësi të madhe, pasi barra e së vërtetës nuk është e lehtë." Në atë fjalim tek Zëri i Amerikës, 50 vjet më parë, presidenti Kennedy parashikoi revolucionin dhe modernizimin e teknologjisë së medias dhe të shpërndarjes së informacionit nepërmjet internetit, duke thënë se 20 vjetët e ardhëshme do të paraqisnin mundësi jashtzakonisht të mëdha por edhe sfida të ndërlikuara në fushën e teknologjisë së informacionit.

Nepërmjet Zërit të Amerikës, që në atë kohë ishte i vetmi mjet komunikimi me popujt e botës, John Kennedy, në fjalimin e tij me rastin e betimit si president i ri i Amerikës, lajmëroi botën se Shtetet e Bashkuara kishin një udhëheqës të ri, i cili e konsideronte përhapjen e komunizmit si një plagë për njerëzimin që vetëm me përdorimin e forcës detyronte zbatimin e një ideologjie kundër vullnetit të popujve të robëruar, një ideologjie që ai e konsideronte si e kundërta e lirisë dhe demokracisë. Qëndrimin e tij të vendosur në lidhje me komunizmin ndërkombëtar të kohës, John Kennedy e bëri shumë të qartë kur tha këto fjalë me rastin e betimit si president: "Le ta marrë vesh çdo komb, pa marrë parasysh nëse na e don të mirën ose të keqen, se ne do të paguajmë çdo çmim, do të durojmë çfarëdo barre dhe do të përballemi me të gjitha vështirësitë, se ne do të përkrahim çdo mik, do të kundërshtojmë çdo armik, me qëllim për të siguruar mbijetesën dhe suksesin e lirisë në botë". Më tej, John Kennedy vazhdoi paralajmërimin e tij në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, duke shtuar se, "në historinë e gjatë të botës, vetëm disa brezave u ka takuar të luajnë rolin e mbrojtësit të lirisë në kohën e rrezikut më të madh ndaj saj. Unë nuk tërhiqem nga kjo përgjegjësi, përkundrazi unë e mirëpres atë. Unë nuk besoj se ndonjëri prej nesh do të ndërronte vendin me ndonjë popull tjetër ose brez tjetër. Energjia, besimi dhe devocioni që ne sjellim drejtë këtij qëllimi, do të shëndrisë vendin tonë dhe të gjithë ata që i shërbejnë atij dhe drita nga ky zjarr, me të vërtetë, do të ndriçojë mbarë botën."

Fjalimet e John Kennedy janë të llojit që frymëzojnë gjeneratat e të gjitha kohërave, kur thoshte se, "nuk duhet të mbyllim sytë ndaj ndryshimeve që ekzistojnë midis nesh, por le të vlerësojmë interesat e përbashkëta dhe mënyrat me të cilat mund të zgjidhen ndryshimet midis nesh. Dhe nëqoftse nuk mund t'i zgjidhim tani ndryshimet që ekzistojnë midis nesh, atëherë të pakën të përpiqemi që të bëjmë këtë botë më të durueshme dhe më të pajtueshme ndaj ndryshimeve që ekzistojnë midis njerëzve. Sepse, më në fund, janë lidhjet bazë dhe gjërat e përbashkëta mes njëri tjetërit si banorë të këtij planeti të vogël, ato që kanë rëndësi. Ne të gjithë marrim frymë nga i njëjti ajër. Të gjithë ne punojmë dhe shpresojmë për një të ardhme më të mirë për fëmijtë tanë. Dhe të gjithë ne jemi të vdekshëm."

Paqja në botë ishte për te një vizion i realizueshëm. "Paqëja në botë", ka thënë John Kennedy, "sikur dhe paqja në komunitete, nuk nevojitë që çdo njeri ta duajë të afërmin e vet, por kërkon vetëm që ata të jetojnë së bashku duke toleruar njëri tjetrin, duke u përpjekur që mosmarrëveshjet të zgjidhen në mënyrë paqësore."

Siç thuhet edhe në portalin e përkujtimit të 50-vjetorit të vdekjes së John Kennedy, "le të shërbejë ky përvjetor për të celebruar të kaluarën, duke zgjuar të ardhmen", dhe të nxjerren mësime dhe shpresa për të ardhmen e njerëzimit nga një udhëheqës i ri amerikan me kurajo dhe vizion, nga një moment tepër kritik në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe të botës jeta e të cilit u ndërpre para kohe nga plumbi i një vrasësi.


Presidenti John Kennedy duke i folur popullit të Berlinit, më 26 Qershor, 1963


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PO Ç'KA ELVIS ROSHI ME MONUMENTIN E DY GISHTAVE TË FITORES NË KAVAJËNga ELIDA BUÇPAPAJ (05.31.2013)
A KRIJON SISTEMI ZGJEDHOR QËNDRUESHMËRI POLITIKE DHE NJË PËRFAQËSIM TËRËSOR TË PUBLIKUT?Nga ROMEO GURAKUQI (05.31.2013)
SOLIDARËSIA SERBO-MAQEDONASE KUNDËR SHQIPTARËVENga FRANK SHKRELI* (05.30.2013)
GJENDJA E MITROVICËS DHE E KOSOVËS LINDORE NË TË KALUARËN DHE SOT...(Kumtesë me rastin e përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, organizuar nga Bashkësia e Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër)Nga LEBIT MURTISHI (05.29.2013)
RRITJA E URREJTJES NË EVROPËNga NICHOLAS BURNS, 'The Boston Globe' dhe 'International Herlad Tribune' (05.28.2013)
ZGJEDHJE MES PARTISH TË MAJTA NË NJË DEMOKRACI E LIRI TË ASFIKSUARNga ROMEO GURAKUQI, Instituti i Historisë Bashkëkohore Universiteti Europian i Tiranës (05.27.2013)
MARRËVESHJA E PARTNERITETIT STRATEGJIK SERBI-RUSINga SHABAN MURATI (05.27.2013)
ROLI I MEDIAS NË FUSHATËN ELEKTORALENga FRANK SHKRELI (05.27.2013)
SI ËSHTË MANIPULUAR HISTORIA E SHQIPTARËVE NDËR DEKADANga Prof. JAMES PETTIFER (Oxford University) (05.26.2013)
SHQIPTARËT MES EVROPIANIZMIT DHE NACIONALIZMIT MAQEDONASNga EMIN AZEMI (05.26.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]