E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PATRIOT APO TRADHTAR?
Nga FRANK SHKRELI

E Premte, 06.14.2013, 06:46am (GMT+1)




Një javë e ca më parë, gazeta britanike Guardian dhe gazeta amerikane Uashington Post botuan informacione për programin e fshehtë të qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara për përgjimin e miliona telefonatave dhe komunikimeve në internet. Personi që nxorri në publik informacionet e fshehta, ishte i riu 29-vjeçar, amerikani Eduard Snouden, një ish-nëpunës me kontratë i Agjencisë super sekrete të Sigurimit Kombëtar.

Ndërsa Uashingtoni zyrtar po vlerëson dëmet e shkaktuara nga publikimi i pa-autorizuar i programeve të fshehta dhe ndërkohë që komisione të ndryshme të Kongresit Amerikan kanë njoftuar mbajtjen e seancave dëgjimore në lidhje me këtë çështje, zëdhënës të qeverisë amerikane, para Kongresit dhe në media -- janë duke mbrojtur programin e mbledhjes në masë të informacioneve mbi tabulatet telefonike -- duke thënë se ky veprim u ndërmor në bazë të një urdhëri të fshehtë të një gjykate që miratonte mbledhjen e informacionit nga Agjencia e Sigurimit Kombëtar. Qeveria amerikane dhe mbështetsit e këtij programi thonë se përdorimi i kësaj praktike është me rëndësi për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara nga sulmet dhe kërcënimet për sulme terroriste, pasi ky program ndihmon në identifikimin e personave ose grupe personash që mund të kenë kontakte me terroristë, të cilët duan të dëmtojnë këtë vend, siç ka ndodhur në të kaluarën, duke filluar nga 11 Shtatori i vitit 2001. Qeveria amerikane gjithashtu, shpjegon në deklaratat e saja, se këto përgjime u ndërmorën bazuar në nenin 215 të ligjit federal mbi përgjimet brenda vendit, e që njohet si "Akti Patriot", i miratuar gjatë administratës së Presidentit Xhorxh W. Bush, pas sulmeve të Al Kaidës. Qëllimi i këtij Akti është për tu dhënë kompetenca më të mëdha agjencive të fshehta për të përgjuar komunikimet elektronike për parandalimin e ndonjë sulmi terrorist.

Presidenti Barak Obama ka nënshkruar zgjatjen e afatit të këtij ligji edhe për katër vjetë të tjera. Më heret këtë javë, ai e mbrojti programin e përgjimeve telefonike duke thënë se "Vlerësimi im dhe i ekipit tim është se këto praktika na ndihmojnë të parandalojmë sulmet terroriste. Ndonjë shkelje modeste e privatcisë që ndodh kur kontrollohen tabulatet, por pa dëgjuar përmbajtjen e bisedave telefonike --krahasuar me përfitimin -- ia ka vlejtur," tha Presidenti Obama.
Gjithashtu në mbrojtje të këtij programi, Drejtori i Agjencisë për Sigurimin Kombëtar, gjenerali Keith Alexander i tha dje një seance të Kongresit se të dhënat nga programi i përgjimeve kanë mundësuar parandalimin e dyzina sulmesh dhe komplotesh terroriste, duke shtuar se praktika të tilla janë jetike për mbrojtjen e atdheut. Ai i tha gjithashtu Kongresit se dëshiron të informojë popullin amerikan se, "ne po përpiqemi të jemi transparent, të mbrojmë të drejtat dhe liritë civile si dhe privatcinë, por në të njëjtën kohë, edhe sigurinë e këtij vendi", tha gjenerali Alexander.

Ky ligj, siç pretendojnë zyrtarët, mund të lehtësojë punën e agjencive të fshehta amerikane për të mbledhur informacione mbi sulme të mundëshme terroriste, por praktikat që lejon ky ligj në këtë angazhim, janë kritikuar dhe kundërshtuar ashpër nga indidvidë dhe organizata që mbrojnë të drejtat civile dhe privatcinë individuale, duke thënë se agjencive të fshehta dhe të rendit publik u janë dhënë kompetenca tëpër të mëdha, sidomos në kryerjen e përgjimeve të vazhdueshme elektronike. Madje, madje, në lidhje me këtë, janë njoftuar tanimë, një numër padishë kundër qeverisë federale, duke filluar nga Bashkimi Amerikan i Lirive Civile, (e njohur me inicialet anglisht ACLU), organizatë e cila e ka quajtur praktikën e grumbullimit të informacionit si tepër alarmuese. Duke njoftuar dje padinë kundër qeverisë federale, organizata ACLU tha se programi i fshehtë i Agjencisë së Sigurimt Kombëtar shkelë seriozisht të drejtat e amerikanëve.

Ish-nëpunësi me kontratë i Agjencisë së Sigurimit Kombëtar, Eduard Snouden, personi që pa autorizim nxorri në dritë programin e fshehtë për përgjimin e telefonatave, gjëndet tani në Hong Kong. Lajmet bëjnë të ditur se Ministria Amerikane e Drejtësisë është duke marrë në shqyrtim padinë kundër tij për ta ekstraduar dhe për ta hedhur atënë gjyq nën akuza kriminale. Në Hong Kong, Eduard Snoudën i dha një intervistë gazetës kineze në anglisht, "South China Morning Star'', gjatë së cilës ai u shpreh se nuk ka në mend të këthehet ë Amerikë dhe shtoi se fatin e tij ua ka lënë në dorë gjykatave dhe popullit të Hong Kongu-ut.

Këtu në Shtetet e Bashkuara, publikimi i njoftimeve mbi programin e përgjimit të telefonatave dhe burimeve të tjera të internetit, ka shkaktuar një debat të ashpër në media dhe në të gjitha nivelet e shoqërisë, qoftë mbi njoftimin e këtyre sekreteve, qoftë edhe mbi personin, Eduard Snoudën,i cili pa autorizim informoi botën për ekzistencën e këtij programi të fshehtë përgjimi. Nga një anë, një numër individësh dhe organizatash, si të majta ashtu edhe të djathta, kanë shprehur zemërimin e tyre në lidhje me ekzistencën e këtij programi përgjimesh të fshehta, ndërsa disa anëtarë të Kongresit Amerikan thonë se kanë qenë në dijeni të këtij programi dhe se e mbeshtesin atë si një mjet për të parandaluar sulmet terroriste kundër popullit amerikan, siç tha kryetarja Komisionit të Senatit për Zbulimin, Senatorja demokrate Dajanë Fainstain. Ndërsa Senatori republikan Lindsi Graham tha se, ai nuk i shikon veprat e Eduard Snoudën si vepra patriotike por i konsideron ato si akte kriminale dhe se si të tilla, ai "Shpreson se do ta ndjekim Z. Snoudën deri në fund të dynjasë me qëllim që ai të përballet me drejtësinë."

Vet, Eduard Snoudën i tha gazetës kineze "South China Morning Star'', e cila botoi disa citime nga intervista në uebsajtin e saj, se ai nuk e konsideronte veten, "as tradhtar dhe as hero, por thjeshtë një amerikan", duke shtuar se ai gjëndej në Hong Kong, jo për të ikur nga drejtësia, por siç tha ai, "jam këtu për të zbuluar një kriminalitet".

Nëse Eduard Snoudën është hero apo tradhëtar është ende heret të thuhet, me shpresë që njoftimet e tija pa leje, të mos kenë dëmtuar sigurimin kombëtar të këtij vendi dhe që njoftimi i këtij programi të fshehtë të mos përfundojë në humbje jete. Por në mos asgjë tjetër, -- nxjerrja në shesh dhe njoftimi për ekzistencën e programit të fshehtë të përgjimit nga ana e qeverisë amerikane të miliona telefonave të amerikanëve, -- ka nxitur një debat të ashpër, por të doemosdoshëm, siç tha edhe vet Presidenti Obama, mbi nevojën për të pasur një program të tillë të fshehtë përgjimi për parandalimin e sulmeve terroriste dhe që njëkohësisht të mbrojë të drejtat civile dhe privatcinë e shtetasve amerikanë, të garantuara nga Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Gjenerali Keith Alexander, Drejtor i Agjencisë së Sigurimit Kombëtar

Presidenti Barak Obama

Edward Snowden


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NELSON MANDELA SI NËNË TEREZANga FRANK SHKRELI (06.12.2013)
TAKIMI AMERIKANO-KINEZ JOZYRTAR NË KALIFORNINga FRANK SHKRELI (06.10.2013)
VIRUSI RUS I BULLGARISËVirusi rus ndodhet në kompjuterët e të gjitha shteteve ish-komuniste, përfshirë edhe ShqipërinëNga SHABAN MURATI (06.10.2013)
GAZETA DIELLI, SI ZËDHËNËSE E FUQISHME E FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS ”VATRA”Nga DALIP GRECA/* (06.09.2013)
OPINIONISTËT E TIRANËS, BINJAKËZUAR ME POLITIKËN DHE OLIGARKËT, IA KANË SHITUR SHPIRTIN DJALLITNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.08.2013)
LIRIA ËSHTË NË ZMBRAPSJENga FRANK SHKRELI (06.06.2013)
PRESIDENTI NISHANI DHE TRE GJENERALËT E LIRUARNga MARK MARKU (06.06.2013)
TURQIA NË TYMNga FRANK SHKRELI (06.04.2013)
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.04.2013)
MBI NJË DËSHTIM DIPLOMATIK HISTORIK NË SHKUPNga SHABAN MURATI (06.03.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]