Të dyja palët që mëtojnë se marrin pjesë si kundërshtarë në gjoja garën
konkurruese të 23 qershorit e shpallin këtë datë të së njëjtës rëndësi me 22
Marsin 1992, datën kur pritej rrëzimi i komunizimit dhe kur filloi tranzicioni
postkomunist i Republikës së Shqipërisë, mirëfilli tranzicioni që ia zgjati
jetën komunizmit në këtë vend.
Nga njëra palë 22 Marsi 1992 trumbetohet si precedent i triumfit të qeverisjes
aktuale, nga tjetra palë trumbetohet si precedent i përmbysjes së sistemit
farsë tranzicionist 23 vjeçar.
Ndryshimi midis 22 Marsit 1992 dhe datave pasuese të zgjedhjeve të mbajtura në
Republikën e Shqipërisë, në nivel qendror apo lokal, si dhe i dy referendumeve
që janë zhvilluar gjatë kësaj periudhe është se 22 Marsi 1992, pavarësisht
frytit që dha, ishte zgjedhje, ndërsa të gjitha datat pasardhëse ishin farsë.
Pa zgjedhje, nuk ka zgjidhje. Farsat nuk janë zgjidhje, nuk janë pjesë e
zgjidhjes. Farsat janë problemi, janë pjesa e problemit. Edhe për 23 qershorin
gjasat më të mëdha, pritjet më të mëdha, parashikimet e vëzhguesve dhe
interpretuesve më seriozë të realitetit të fushatës shumëmujore që i paraprin
kësaj date, janë se kjo datë do të jetë pjesë e problemit dhe nuk do të jetë
pjesë e zgjidhjes.
Dukuria më masive e ditës në Republikën e Shqipërisë është tashmë shitblerja e
votave. Ky është alarmi kryesor që japin faktorët perëndimorë të interesuar për
mbarëvajtën e fushatës dhe për integrimin e këtij vendi në Bashkimin Evropian.
Njerëz me përparëset me xhepa të fryrë si ato të fatorinove iu shfaqen tek
dyert qytetarëve të varfër, për t'ua blerë votën. Edhe vetë palët pjesëmarrëse
në fushatë e akuzojnë njëra-tjetrën për këtë dukuri.
Është e ditur se terreni është ai
që e vendos fitimtarin. Në një kuptim, kënaqësia ose pakënaqësia e qytetarëve,
familjeve, si rezultat i përmbushjes së projekteve të tyre ose rrënimit të
këtyre projekteve, është faktori që vendos se kujt t'ia japë votën qytetari i
Republikës së Shqipërisë. Turmat që e vllaçitin vendin, buja mediatike nuk i
hyjnë në vesh as në sy askujt. As interpretimet e opinionisëve, të cilëve iu
mungojnë vetëm lahutat, çiftelitë, klarinetat, gajdet, zurnatë dhe tupanat në krahasim
me trupat e këngëtarëve dhe kërcimtarëve që i shoqërojnë ekipet e shtabeve të
panumërta zgjedhore.
Luksi i fushatës është marramendës dhe lëbyrës, tejet në kontrast me realitetin
në terren. Duke qenë të gjithë bashkëpërgjegjës, askush, si deri më sot, nuk do
të japë llogari për këtë shfrenim të tërbuar.
Fushatat zgjedhore, në çfarëdo niveli, në vendet demokratike janë fushata të
premtimeve, të platformave, të projekteve të mëdha e të vogla për të ardhmen,
por janë, para së gjithash, fushata të dhënies llogari për dështimet, për
mospërmbushjet. Dhënia llogari fillon tek strukturat e partive në bazë, tek
simpatizanti më i largët e më i rëndomtë, deri tek kreu i një force politike.
Kur partitë hyjnë në fushatë, ato e kanë shkundur veten prej të gjitha dobësive
dhe mangësive të një mandati dhe i paraqiten zgjedhësit të vet e popullit të
vet me një frymë sa më të re. Pa ndryshuar veten, një forcë politike nuk mund
ta ndryshojë vendin dhe shoqërinë. Pa e ndryshuar veten, një klasë politike nuk
ka se si të ndryshojë vendin dhe shoqërinë. Për më tepër, kur ndryshimet në
kreun, në forcat politike, në klasën politike, janë vetëm në drejtim negativ, është
e ditur se çka mund të pritet prej tyre nga vendi dhe shoqëria.
Duke u rikthyer tek fillimi i këtij shkrimi, sa reale apo sa e gabuar është
qasja e 23 Qershorit 2013 me 22 Marsin 1993, kjo do të merret vesh si gjatë së
dielës së ardhshme, pra ditës së votimeve, por sidomos të nesërmen e kësaj
date, më 24 qershor 2013.
Ne protagonistët e 22 Marsit 1992 e mbajmë mend këtë datë të zgjedhjeve të ketë
qenë shumë më e ndryshme se 21 marsi i atij viti. Qytetarët kishin shkarkuar
tashmë makthin e muajve, javëve, ditëve, orëve, minutave, sekondave aq të
tensionuara paraprirëse dhe ishin të vendosur, të qartë, të kthjellët në
përcaktimin e tyre për dhënien e votës. Në një pjesëmarrje tejet masive, me
rreth tri të katërtat e votave të tij, populli, sovrani, jepte verdiktin për
përmbysjen e komunizmit. Verdikt tashmë përfundimisht i sabotuar.
Krejtësisht ndryshe nga 22 Marsi 1992 ishte e nesërmja, 23 marsi 1992. Shpresa
dhe besimi i kishte përtërirë njerëzit që dilnin nga një dimër i gjatë
parazgjedhor dhe zgjedhor, pa drita, pa ngrohje, pa qetësi. I njihje dhe nuk i
njihje dot njerëzit e një dite më parë, të një jave më parë. E njihje dhe nuk e
njihje dot veten tënde të një dite më parë apo të një jave më parë.
Goditja paraprake ndaj 23 qershorit 2013 është mospjesëmarrja e elitës
shqiptare në debatin zgjedhor. Elita shqiptare, ajo që është e distancuar nga
partitë, do të kishte fjalën kryesore llogarikërkuese ndaj çdo force politike,
pushtetare apo opozitare, ndaj atyre që ikin apo atyre që vijnë. Elita,
ekspertët, ata që bëjnë analiza dhe nxjerrin konkluzione, ata që nuk lëshojnë
thjeshtë fjalë, por argumente dhe vetëm argumente, janë njerëzit që mund të
kërkojnë llogari jo vetëm për të shkuarën e politikës në pushtet apo në opozitë, por edhe
për të ardhmen e premtuar nga politika. Këtu qëndron edhe ndryshimi thelbësor mes 23
qershorit 2013 dhe 22 Marsit 1992. Elita tashmë ose është bërë joekzistuese ose
është bërë vetëjoekzistuese.
Goditja vendimtare ndaj 23 qershorit 2013 do të ishte mospjesëmarrja e
qytetarëve në votime. Në qoftë se qytetarët nuk do të marrin pjesë masivisht në
votime, atëherë politika do të jetë ajo që do të dalë pa u lagur si këto 21
vite që e pasojnë 22 Marsin 1992, ndërsa populli do të mbetet në shiun,
breshërin, borën e 21 viteve të ardhshme, tashmë të post-tranzicionit.
©
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 06.04.2013, 07:03am
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 05.10.2013, 10:23am
TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 04.26.2013, 02:28pm
NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 04.14.2013, 08:41am
TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 03.23.2013, 09:46am
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)
MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 02.27.2013, 02:54pm
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 02.03.2013, 10:09am
Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË
Shkruar më 22 janar 2006
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 01.21.2013, 08:43am
POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am
HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 01.07.2013, 10:00am
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am
Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 08.24.2012, 07:48am
NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ
Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS
Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)
SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË
Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
MIRËNJOHJE AMERIKËS!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VIT HARRAKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS
Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET MIRËSEARDHËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA
MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT
Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BISEDIME JO, DIALOG PO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI
Romani "Imazh" i Zef Mulajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË SKEMË PA SENS KRIJUES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THAÇIZMI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
RADHA E RËNIES SË RAISËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
©