Elle - CHIARA MASTRIOANNI FLET PËR BABAIN MARCELLO MASTOIANNI DHE PËR MAMANË CATHERINE DENEV
E Martë, 09.17.2013, 10:39am (GMT+1)
Chiara Mastroianni
Voal-online - Chiara Mastroianni, 41 vjeçe, flet për numrin e tetorit të revistës mujore Elle.
E hareshme, pasionale, ambasadorja e re e vrullshme e firmës Fendi tregon me haré e çiltërsi për babain Marcello: « Kujtimet më të mira janë në sheshin e xhirimit, sepse, kur nuk xhironte, babai im ishte një qenie e hatashme. Hante, pinte dhe asgjë tjetër. Pas drekës, më kërkonte të luanim letrash bashkë, vinte Stanlin e Olion në televizor ose patinazh artistik dhe flinim... Por kur punonte, ishte i lumtur. Ndihesha më në shtëpi në Cinecittà se në vila të ndryshme. Profesioni i aktores për mua ka qenë 'një kthim në shtëpi' tek babai ».
Chiara Mastroianni ndihet shumë italiane: «Të jetuarit në Francë e zmadhon pjesën time italiane. Është zbavitëse të jesh pak kështu pak ashtu. Por këtë rr-në vërtet nuk e kuptoj. Babai im e shqiptonte noirmalisht. E unë e kam mësuar italishten prej babait. Kushërirat nga Roma më bënin të përsërisja një stërvitje gjuhësore plot me rr: vuaja por bëja majmunen për ta kënaqur. Babai im qeshte shumë me italishen time me rr franceze dhe theks romanesk».
Nga mama Catherine ka gjallërinë e shikimit: «Nëna ime nuk është aspak e ftohtë. Është një llupëse dhe i pëlqen të qeshë shumë. Vetëm se është shumë natyrë e druajtur,» rrëfehet Chiara. E pastaj shton: «Kemi stile krejt të ndryshme. Unë nuk kam shumë gjëra dhe nuk kam marrë kurrë nga garderoba e saj... Ndoshta vetëm këpucët, por unë në moshën 14 vje4are kisha tashmë numrin 39, ajo 37... Kam kujtime shumë të bukura kur e shoqëroja tek Monsieur Saint Laurent: ajo, vetëm fare, që provonte veshje në ato ssallone tejet elegante»./ELIDA BUÇPAPAJ
Marcello Mastroianni në një foto të ekspozuar në një veprimtari në Venecia
Chiara Mastroianni me të ëmën Catherine Deneuve a Cannes
Marcello Mastroianni me Federico Fellini
Marcello Mastroianni me Anita Ekberg në sekuencën e famshme tek Fontana di Trevi në filmin 'La dolce vita'
Marcello Mastroianni me Anita Ekberg në sekuencëne famshme tek Fontana di Trevi në 'La dolce vita'
Marcello Lucherini me Sofia Loren
Marcello Mastroianni me (djathtas) Massimo Troisi
Mastroianni e Fellini
Mastroianni me Claudia Cardinale
Mastroianni me Rossella Falk
ELIDA BUÇPAPAJ
|