VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FALEMINDERIT, Z. CAMPBELL, KEMI EDHE MODELIN BERISHANga RAMIZ LUSHAJ

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
FALEMINDERIT, Z. CAMPBELL, KEMI EDHE MODELIN BERISHA
Nga RAMIZ LUSHAJ

E Martë, 10.29.2013, 07:19am (GMT+1)



Zoti Alastair Campbell, këshilltari i ish-kryeministrit Tony Blair e njëherash edhe këshilltar i Edi Ramës, kryeministri i ri i Shqipërisë në elektoriaden 2013, në intervisten tuaj për të përditshmen britanike "The Guardian" ju po bani detyrën tuaj teksa iu bani thirrje laburistëve që të shfrytëzojnë modelin e fushatës që ndoqi Rama (bashkë me ju) për fitore në zgjedhjet e 23 qershorit.

Nëse ju zoti Campbell dëshironi ta bani detyrën tuaj edhe ma mirë po iu kujtoj se po kjo gazetë prestigjioze "The Guardian" i përcillte kryeministrit konservator britanik mesazhin e ndjekjes së shembullit të kryeministrit shqiptar, Sali Berisha: "Nëse Mejxheri dëshiron të fitojnë në zgjedhjet e 9 prillit (viti 1992, shënimi im. R.L.) duhet të ndjekë shembullin dhe të mësojë nga fushata shembullore elektorale e Berishës". Kjo bani jehonë edhe në shtypin europian, si në prestigjiozen spanjolle "El Pais" gazetarit i njohur Harman Tartash, nënvizon faktin: "Një kryeministër britanik të mësojë nga një mjek shqiptar në politikë". Natyrisht, kryeministri britanik Xhon Mejxher fitoi edhe një mandat të dytë pasi ai ishte Xhon Mejxher, por edhe modeli Berisha pati jehonën e ndikimin e vet.

Përndryshe, edhe gjykatësi federal amerikan. Robert Sult, do të pohonte në dhjetor 1992: "Fushata e dr. Berishës (e marsit 1992, R.L.) më duket mjaft e ngjashme me fushatën e Kenedit".

Një gazetë amerikane në gjuhën angleze, nga ma të mëdhatë në kohën e sotme, "The Wall Street Journal", në botime ndërkombëtare për Europë, në shtator 1992 publikon shkrimin e Barry Neëman: "Presidenti i tyre (shqiptarëve. R.L.) Sali Berisha flet pesë gjuhë dhe mishëron njohuri të Vasllav Havelit dhe intuitë të Les Valesës".

Sigurisht na vjen mirë kur në gazeta britanike flitet për kryeministrin e ri shqiptar Edi Rama, që jep modelin e tij për laburistët, po, njëherash po shtoj se Shqipëria ka edhe një model tjetër ma të hershëm, është modeli Berisha që iu dha konservatorëve britanikë.


RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LUGINA E PRESHEVËS LIDHET ME MITROVICËN, JO ME LIBOFSHËNNga SHABAN MURATI (10.28.2013)
MONUMENTET E TRASHËGIMISË SONË KULTURORE E HISTORIKE NË MAL TË ZI NË RREZIK ZHDUKJEJENga SIMON SHKRELI (10.27.2013)
Barometri diplomatikPO, KOSOVA ËSHTË AMERIKË, AMERIKA ËSHTË KOSOVË!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.25.2013)
KUR DO TË NDODHË QË ZËRI I ARSYES TË BËHET EDHE ZËRI I QEVERISË?(Deklaratë për Gazeten „Dielli“dhe „Voice of Albanias“, dhënë gazetares Elida Buçpapaj)Nga Prof. Dr. ROMEO GURAKUQI (10.24.2013)
KOSOVA, NJË SHTET PA ZOT SHTËPIENnga Mrs. sc. NUE OROSHI (10.24.2013)
REVOLUCIONI HUNGAREZ I 1956ës, IDEALI STUDENTOR!Nga Dr. PËRPARIM KABO (10.24.2013)
HOLOKAUSTI SHQIPTAR NDODHI PËRPARA KRISHTIT!..Nga LEBIT MURTISHI (10.23.2013)
POLITIKA SHQIPTARE NËNSHTRUESE NDAJ INTERESAVE HUAJANga FRANK SHKRELI (10.22.2013)
SHQIPËRIA NË DY G-6 APO KA VETËM NJË G-666Nga RAMIZ LUSHAJ (10.22.2013)
SHFAROSJA E HEBRENJVE QË LULËZUAN SELANIKUN KA BASHKËAUTORËSI GREKENga ARTUR VREKAJ, WORCESTER, MA SHBA (10.22.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]