GOLGOTA SHQIPTARE NDER SHEKUJ Fotografi tmerri që flasin më shumë se një shekull Dossier nga AGIM GASHI
E Martë, 10.29.2013, 12:59pm (GMT+1)
Kur
në vitin 1990 pas daljes nga burgu, vazhduan represaljet e policisë
serbe mbi mua dhe familjen time, u detyrova ta lë Kosovën time. Pas
qëndrimit disa mujor në Slloveni, kalova në Kroaci për ta vazhduar
aktivitetin tim politik dhe muzikor. Kontaktet me njeriun shqiptar që
ishte i bollshëm sidomos në Zagreb, dhe duke iu falenderuar çunave nga
të cilët çdo ditë më dhuronin rrespekt dhe dashuri shqiptare, rashë në
kontakt me një ish oficier rus që jetonte në Zagreb. Atë ditë më erdhën
dy të rinjë në banesën time në fashatin Botinec e që ishte periferi e
Zagrebit. Më treguan se e njofin një njeri që kishte fotografi të vjetra
të masakrave të ushtrisë serbe bërë në Kosovë gjat luftrave ballkanike.
Poashtu kisha fatin që të banoja sebashku me prof. Dr. Shaban Hashanin i
cili ishte historian me përvojë të madhe. Biseduam dhe u dakorduam që
sëbashku me çunat të lajmërojmë edhe prof. Dr. Zekiria Canen i cili ato
ditë qëndronte në Zagreb, e që të gjithë sëbashku të shkojmë tek ish
oficieri rus në një lagje të Zagrebit. U ngjitëm me ashensor në një nga
katet e asaj ndërtese të lartë dhe kur u afruam tek apartmani i tij,
para na doli një plak i kërrusur që na priti me një dashamirësi të
jashtëzakonshme. Duke pirë kafet që na i solli nusja e djalit të tij ai e
filloi bisedën: "Quhem Nikolla Kizem, na tha, dhe dikur moti isha
këshilltar i ushtrisë dhe gjandarmërisë serbe për teritorin e Kosovës.
Me vete mbaja një fotoaparat me detyrë që të bëja foto dhe ta lajmëroj
Qeverinë ruse të asaj kohe për ngjarjet në Ballkan. Bëra shumë foto të
ndryshme nga të cilat një pjesë i ruajta në albumin tim". Pas një pauze
të shkurtër, u ngrit dhe nga vitrina e tij nxori një album me shumë foto
të vjetra. Ai ishte album që tregonte se sa gjaku i shqiptarit u derdh
gjatë asaj kohe dhe në ato masakra serbe. E pagëzuam "Albumi i gjakut
shqiptar"!
Derisa shiqonim albumin e rusit Kizem, rrënqethjet na e
përshkonin trupin. Asnjëri nuk bënim vërr me gojë. Atmosferë e zymtë
mbretëronte në banesën e rusit. Edhe më të zymtë u bëmë atëherë kur ai
na e tregoi çmimin për çdo foto. Me ato para që kisha unë, mund ti
blenim vetëm katër foto. Çmimi ishte shumë i lart, por fotot kishin një
vlerë për ne sa smundeshim ta paramendonim. Zgjodhëm katër foto, i
pagova dhe dolëm me shpresë se do të gjenim para që të marrim akoma foto
që dëshmojnë kjartë gjenocidin serb ndaj popullit shqiptar. Asnjëherë
më, për mungesë parash, nuk munda ta vizitoj pronarin e "Albumit të
gjakut"! Tani ndoshta edhe ka vdekur!
Menjëherë shkova tek një
fotograf dhe bëra nga dyqind kopje për çdo foto. Ia vura detyrë vedit që
këto foto tua dërgoj të gjithë kryetarëve të shteteve të botës në
mënyrë që ta ken të kjartë se çka hoqëm nën robërinë serbe. Letrat e
parë me ato foto ua dërgova Dr. Franjo Tuxhmanit dhe Alia Izetbegoviqit,
për arsyenat se atëherë veproja në Slloveni, Kroaci dhe B. e H. Pastaj
nga Gjermania u shkruajta të tjerëve lider evropian, si dhe Presidentit
të SHBA-s z. Bill Clinton.
Vlenë të theksohet se këto foto ia
dhashë edhe gazetës "Dielli" që dilte aso kohe në Zagreb. Për çudi
askund nuk figuronte emri im. Që të ishte çudia edhe më e madhe, aty
shkruante se këto fotografi i paska zbuluar "Dielli"! Më vonë kishte
raste kur disa persona të pa ndërgjegjëshëm jo që i publikonin këto
fotografi, por i ngritnin "nam" vedit duke u krekosur se këto fotografi i
"kanë blerë tek Nikolla Kizemi në Zagreb", duke e marrë historiatin
ashtu siç ua kisha treguar. Në anën tjetër kishte edhe aso njerz që posa
i shiqonin këto foto më akuzonin se gjoja i kam marrë nga UDB-ja për të
provokuar. Nga sulmet që më bëhen nga disa marksist-leninist për shkak
të bindjeve politike shkojnë aq larg sa mendja e njeriut është vështirë
që ti përthekoj, duke mu kërcnuar edhe me likuidim. Këto akuza vinë mu
nga ata njerz që dikur ishin në sherbime direkte apo edhe indirekte me
strukturat e sistemit të atëhershëm por edhe UDB-në. Njerzit e tillë
akoma janë aktiv dhe shiten akoma patriot duke zënë vende kyçe në
qeverinë e sotme.
Pas ardhjes sime në Gjermani, këto foto ua kam
dërguar edhe shumë udhëheqësve shtetrorë të Evropës, si dhe Presidentit
të Amerikës z. Bill Clinton. Bashkë me fotot shfrytzoja rastin që në ato
aftësitë e mia tua shkruaj edhe nga një letër duke ua treguar të
vërtetën mbi gjenocidin që kryente Serbia ndaj këtij populli liridashës.
Letrën e Presidentit Clinton do tua paraqes ashtu siq e kam shkruar
atëherë.
Origjinalet e këtyre fotografive i ruaj me një gjelozi
të madhe. Kam menduar që një ditë do i dhuroj në Institutin e Historisë
në Prishtinë.
Banda e Miliq Kërstes me shqiptarë të zënë rob, të vrarë e të plagosur. Pas fotografimit të gjithë likuidohen
Një artikull edhe në Gjermanisht: DAS ALBANISCHE GOLGOTHA WÄHREND DER GESCHICHTE
Autor: Agim Gashi
Während
das albanische Volk in Kosova wedwr die Möglichkeit hat,die Opfer des
serbischen Massakers beizusetzen oder sie zu beweinen, schauen sich fast
alle mit Gleichgültigk3eit den albanischen Holocaust an. Diese Beweise
benötigen keinen Kommentar. Kosova verblutet dem Jahre 1878. Die
Metzger Serbienes wählten nie Mittel um das albanische Wesen zu
vernichten. Mit den blutsaugendsten Methoden wie in der
mittelalterlichen Inquisition, dauert noch heutzutage die slawische
Barbarei an. Dieses Volk und dieser Boden ist von den serbischen
Stiefeln ermüdet. Die Garasaninus, Cubrilovics, Milics und Pecanacs
sind durch die Milosevics, die Sesels,Arkans und Draskovics ersetzt
wordwn. Die Schlange, die auf lateinisch serpe bedeutet, wechselt nur
die Haut, aber nicht ihr Handwerk. Die Wetlt schaut dasjenige vom Jahre
1878, 1912, 1920, 1945, 1990, 1992,1997. Der Blutsauger von Balkan,
Milosevic, sendet Europa jeden Tag die entsetzlichsten Szenen, während
das älteste Volk Europas,keine Möglichkeit hat ihre Opfer
beizusetzennoch sie zu beweinen.Wie soll das Volk sie beweinen können,
da um den Hals herum die serbische Schlange schlängelt. Alle bleiben tatenlos und schaunen sich den albanischen Holokaust an. Hunderte,
Tausende von Kindern, Frauen und ältere Menschen in den Bergen, viele
hunderte zerstörte Dörfer, Hunderte und Tausender Tote und Verwundete.
Wiviel sollten noch getötet werden, um uns zu einigen? In der
Fortsetzung veröffentlichen wir einige Photos vergangener Massaker,
welche von einem russischen Offizier, namens Nikolla Kizem mit
Aufenthalt in Zagreb, der als Berater in der Gendarmerie und dem Militär
des Königreichs Jugoslawiens gedient hat, gekauft sin. Die
Originalpfotos befinden sich beim Autor dieses Schreibens. Artikulli i botuar në "Rilindja" më 25.08.1998 që ishte i përkthyer nga Donika Gërvalla Hazir Kuka i prerë në fyt. Gjëra të tilla serbët bënë edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë
Letra dërguar Presidentit Të SHBA-ve: LETER E HAPUR ZOTIT PRESIDENTIT TE SHB-ve BILL CLINTONIT
SHUME I NDERUAR ZOTI PRESIDENT!
Jam
një rapsod popullor shqiptar, dhe sipas traditës sonë, nuk është vonë
për urime, andaj më lejoni që me gjithë zemër t´ua uroj fitorën e Juaj
për President të SHBA-ve. U urojmë edhe hapjen e muzeut të
Hollakastës në vendin Tuaj të madh, liridashës dhe demokratik. Ndaj, si
shqiptar në fillim të kësaj letre po e marr një thënje të Mary Edith
Durhanit, ku si antropologe, piktore e historiane, qëndroi me vite të
tëra në Ballkan, e ku para 70 vitesh tha: "Për popullin shqiptar fundi
ende nuk ka ardhur". Dhe ne mbijetuam edhe ato 70 vite të tmerrshme të
robrimit, përjetuam Golgotën e parë botrore, Holokaustën gjithashtu të
pare, për të mbetur nën thundrrën slave atëherë dhe sot. Po mos të Ju
nderonim shumë, nuk do të shkruanim, por, me anë të kësaj letre nuk do
të mundemi t´ua shkruajmë të gjitha ato tmerre që përjetoi populli ynë
shqiptar: nënshtrime, tradhëti, mizori...që me gjakëftohtësi dhe me
brutalitetin e pa pare njerzor ushtroi serboslllavia për ta futë nën
thundrrën e saj këtë skaj të Ballkanit, i cili edhe në kohët më të
herëshme, por edhe sot është një vatër lufte dhe vend i pa shpresë e I
mjerimit. Po të vinit ke ne, do ta gjeni një popull të mjerë që lufton
për vatrën e tij, por, që ka shpresë se një ditë nën mbikqyrjen e Juasj
do ti gëzoj të drejtat e tija legjitime, sepse këto tmerre, gënjeshtra e
intriga që u gatuan dhe gatuhen me shekuj ndaj popullit shqiptar u bënë
monotone dhe janë të thjeshta e vetëm slave.
Ushtria
franceze bën varrimin e viktimave të gjenocidit më 1917. Katolik e
mysliman varrosen sëbashku sepse para se të ishin fetar, ata ishin
shqiptarë.
Shumicës I është e njohur se populli shqiptar është
populli më I madh I Ballkanit, por që vdekshmëria e foshnjeve tek
shqiptarët e Kosovës dhe viseve tjera etnike është më e madhja në
Evropë. Shkenctari françez Ami Boue vërtetoi se më 1838 numri i
popullsisë serbe në Ballkan ishte 900.000 (nëntëqind mijë), ndërsa numri
I populates shqiptare 1.600.000 (një milion e gjashtëqind mijë). Pra
popullata shqiptare atëherë ishte më e madhe se e grekëve, por dy herë
më e madhe se e serbëve.. Këto të dhëna tregojnë fare kjartë se sa I
tmerrshëm ishte gjenocidi ndaj shqiptarëve që u zhvilluan me metoda më
barbare e që shekulli XX dhe XXI nuk duhet dhe nuk është dashtë ti
lejoj. Edhe e sotmja, si e kaluarja, është kaq e mjeruar sa që nuk mund
të përshkruhet me fjalë. Dhe ne shqiptarët u Urojmë nga zemra që mu në
shtetin e Juaj demokratik u hap një nuze I Holokaustës çnjerzore që u
zhvillua ndaj popullit izraelit. Një frigë të madhe për një muze të
tillë e pati edhe humanisti dhe publicisti izraelit Leo Freundlich kur
para se të filloj Lufta e pare Botrore, në të Hënen e Kërshëndellave të
vitit 1913 në Vien ua dha mediumeve botrore librin dokumentar, "Akti i
gjykuar", dokumentin për "Golgotën shqiptare", i cili bën fjalë për
holokastin I cili ndodhi para 80 vitesh. Kjo hollokaustë për fat të keq
ndodhë edhe sot ndaj popullit shqiptar të Kosovës, si dhe ndaj
muslimanëve të Bosnës, ku aktori është po ai I para 80 viteve. Andaj
holokaustën e pare te Evropës e filluan dhe e planifikuan serbët më
1912-13, dhe ku Leo Freundlich shkruan: "Për më pak se gjysmë viti
ushtria serbe dhe bandat serbo-çetnike u egërsuan dhe kjo soldateskë
çnjerzore bëri krime të pa para. Disa dhjetra mijëra njerz të pambrojtur
u vranë, grate u dhunuan, pleqët e fëmijët u masakruan ndërsa mijëra
fshatra me zjarrë u bënë rrafsh me tokë- e Evropa s´bëzan".
Këto
ishin zhdukje kolektive Zoti President, por që fatkeqësisht janë edhe
sot; gjërsa aktori I hollokaustës izraelite bnuk egziston më, ai I
hollokaustës shqiptare vepron edhe sot, dhe para gjithë botës së
shekullit XXI I kërcnohet edhe shtetit të Juaj demokratik e liridashës.
Deri kur do ta lejon bota këtë tmerr? Kur më 22 qershor të vitit
1912, ushtria serbe hyri në Prishtinë ajo më nuk u tërhoq kurrë, dhe,
filloi pastrimin etnik të këtyre trojeve, gjë që ne jemi të bindur se
poulli amerikan nuk e dashti kurre një robrim të popullit shqiptar. Nuk e
don populli I Juaj as sot kur Ju po e udhëheqni, dhe një pastrim i
sotëm etnik, nuk është asgjë tjetër pos realizim i Elaboratit të
shovenistit të përbetuar serb Vaso Çubrilloviqit dhe I "nobelistit" Ivo
Andriqit, që synonin pastrimin etnik të tërë Ballkanit dhe formimit të
një shteti të madh serb. Serbia të drejtën për vetëvendosje nuk ia
pranoi asnjë populli të Ballkanit e sidomos shqiptarëve, ku me hyrjen e
ushtrisë së saj më 1912-13 në trojet shqiptare, e deri sot, zhduki nga
faqja e dheut mbi 2 milion shqiptarë, duke vazhduar të zhdukë dhe
shpërngulë nëpër fushat e Anadollit edhe 5 milion të tjerë, siq po synon
të zhduki edhe 6 milion shqiptarë të sotëm..A nuk është kjo një
hollokaustë e re? Dhe, përse sot bota hesht? Përse bota I ka armët e
saja? Për ti përdorë vetëm kundër Irakut, apo vetëm për Somalinë?!!!!
Pse nuk u shkrep ende asnjë plumb I botës paqëdashëse edhe në Ballkan?
Mos vallë po pritni që të zhduket nga faqja e dheut popullata e
Ballkanit dhe pastaj bota ta bën tërë Ballkanin Muze të Hollokaustit të
shek. XXI?
Vallë, pse Ballkani e ka tretmanin si të ishte pjesë e
teritorit të Hënës apo të ndonjë planeti tjetër? Ne shqiptarët dhe
popujt tjerë të vegjël të Ballkanit mendojmë se edhe Ballkani është
pjesë e Evropës dhe e Botës, ku në këtë teritor pos Ilirëve dhe Grekëve
nuk jetonin popuj të tjerë. Atëherë kishim teritorin tonë, por ja që
erdhën sllavët për të na vrarë, plaqkitë, dhe për të na e marrë plang e
votër. E këta sllavë nuk ndryshuan kurrë në sjelljet e tyre barbare, dhe
sot e gjithë ditën po këta sllavë merren me gënjeshtra, komlote e
tradhëtira. Na e vodhën me dhunë çdo të drejtë kombëtare, lirinë,
shtypin, radion e TV-në, na përzunë nga puna duke na vrarë e burgosin
sot e gjithë ditën.
Sot, qindra e mijëra shqiptarë lëshuan trojet
e tyre etnike për tu strehuara në Evropë, sepse janë të vetëdijshëm se
janë para një hollokauste të re. Këtu dua të shprehem me një fjalë të
vjetër shqiptare që kur malsoret e maleve shqiptare bisedonin me të
huajin për rrethanat e Ballkanit, gjithëherë gjithëherë thonin: "Leri
sllavët të lirë e do të shohësh a do të ketë vend për njeri tjetër. Këtë
mbajeni mend mirë"!-shpreheshin ata. Andaj Zoti President, a e dini se
sa afër sot në Ballkan rrinë shkëndija me barotin, sepse shqiptarët dhe
serbët nuk kanë qenë e as nuk do të jenë kurrë vllëzër. Dhe kjo për
Ballkanin është një tragjedi sepse shqiptarët kurrë nuk do të pajtohen
me një robërim të tillë. Ne ishim të robëruar që nga vdekja e
Skënderbeut, por të nënshtruar kurrë!
E ndoshta një ditë nga vendet e
Evropës dhe të Amerikës do të hudhen miliona shqiptar në tokat e tyre
etnike për një të drejtë legjitime. Ne mendojmë se e kemi edhe
përkrahjen e Juaj dhe të popullit amerikan, por një gjë të tillë do ta
bëjmë vetëm atëherë kur do të jenë shterrë kanalet e rrugëve të
diplomacisë demokratike, sepse ne shqiptarët duam të bisedojmë edhe me
armikun tonë, por të barabart e tolerancë, sepse jemi një popull që
armikut si falim asgjë, por për këtë arsye mikut i falim çdo gjë. Luftën
nuk e dëshirojmë sepse jemi të vetëdijshëm se bota e civilizuar din ti
zgjedhë qështjet me kulturë njerzore, por çdo të bënit ju me një armik
siq është i yni (dhe i gjithë botës). Të luftosh me trimin është
trimëri, me barbarin është çmenduri, por barbarin duhet ta luftoj e tërë
bota për humanitet. Sot bota demokratike duhet të jetë më energjike në
çrrënjosjen e dhunimeve, helmimeve, vrasjeve masive, çnjerzimeve dhe çdo
gjëje që është jashtë kulturës njerzore, e që po ndodhin para syve të
Juaj dhe të botës.
Neve shqiptarëve na i helmuan edhe fëmijët në
shkolla, ku ushtria dhe policia serbosllave hodhi helmin nëpër
mësonjëtoret tona, për të mbetur 7000 fëmijë pa familje të reja e
trashëgimtar. A mos vallë që fëmijët e Ballkanit janë të gjykuar të
jetojnë në këtë gjendje? Këtë barbarizëm të ushtrisë
serbosllavo-malazeze, bota dhe Ju zoti President duhet ta ndalni, sepse
keni forcën por e keni edhe arsyen. Pa zgjedhjen e drejtë të qështjes
shqiptare ne jemi të bindur se nuk do të zgjidhet as kriza ballkanike.
Ju
përshëndes Zoti President, duke Ju dëshiruar Juve dhe popullit të Juaj
lumturi, prosperitet dhe jetë të gjatë. Ndërsa Muzeu i Hollokaustës le
të jetë mësimi i fundit për botën e civilizuar. Kësaj bote i takon edhe
populli liridashës shqiptar.
Agim Gashi 28 prill 1993, Gjermani
Dëshmia e dërgesës për Dr. Franjo Tuxhmanin Faqja e fundit e letrës dërguar z. Bill Clinton Kadri
Raka me plumb në zemër. Pastaj i lidhur me shokën e tij për një dyrek
në qoshin e shtëpisë, ku qëndroi një javë. Gjatë gjithë asaj kohe duhej
që familjarët e tij ta shikonin me orë të tëra. Këtë mund ta bën vetë
dora sllavo-karpatiane. Ndersa sipas variantit te nje kacanikasi: Ky
eshte Shaqir Kuka nga fshati Kukaj afer Kaçanikut. Ishte ushtar ne
ushtrine serbe dhe pasi dezerton ai rrinte i fshehur. Ishte njeri i
zoti, 2 m i gjate. Nje nate e zane ne shtepine e tij sepse ishte
percjellur nga hafijet (spiunet). E qesin para xhamise tek nje shelne
dhe te Ura e Konakut dhe ne menyre publike e pushkatojne ne prani te
familjes dhe farefisit. Pas ketij akti makaber ata e lidhin me shoken e
tij per dyreku tek shtepia e tij dhe ashtu e lene per nje jave te tere. Artikulli në gjuhën gjermane i botuar në gazetën "Rilindja" më 25.08.1998 Artikulli në gjuhën gjermane i botuar në gazetën "Rilindja" më 25.08.1998
AGIM GASHI
Other Articles: |
|
EPISTOLARI, MUSTAFA KRUJA LETËR NOLIT - NË SHQIPËRI PO SUNDON TITOJA Zogu në 1957 - Integriteti i vendit, i detyron shqiptarët të durojnë tiraninë komuniste.Botohet vëllimi III i librit “Kuvend letrash me miqtë†(10.29.2013) |
|
1941 - KUR 'SHQIPËRIA' IU SHPALLTE LUFTË SHBAve (10.29.2013) |
|
GJENERALI ALI YMERI - NË TURQI, NJË E TRETA ME GJAK SHQIPTAR (10.29.2013) |
|
FLET PROFESOR MATTEO MANDALA - PSE MATRANGA ËSHTË I RËNDËSISHËM PËR PUBLIKUN SHQIPTAR?!Nga BEN ANDONI (10.29.2013) |
|
MBI FUSHATËN BASHKIAKE NË KORÇËNga ALFRED ÇAKO (10.29.2013) |
|
Histori - Çfare ka ndodhur me 28 tetor?1940 - ITALIA SULMON GREQINË PËRMES SHQIPËRISË1961 - Kulmi i retorikës mes Moskës dhe Tiranës (10.28.2013) |
|
SHQIPTARËT DHE GJUHËT E HUAJA, DJE DHE SOT!Nga ARMAND PLAKA, përkthyes e studiues (10.28.2013) |
|
Albtime, KISHA GREKE - ENVER HOXHA ISHTE GREK, QUHEJ ALEKSANDËR MAVROJANI (10.28.2013) |
|
SAIMIR PIRGU - FAMILJA, MBËSHETËSJA KRYESORE E ARTISTITIntervistoi: VALERIA DEDAJ (10.28.2013) |
|
BALLKANI DHE TURQIA MUNDËSI TË REJA NË BENga LINAS LINKEVIÈIUS, Ministër i Punëve të Jashtme të Lituanisëdhe Å TEFAN FÃœLE, Komisioner i BE-së për Zgjerimin (10.28.2013) |
|