VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Urimet ma të mira për Vitin e Ri 2014!KLASA E RE E EMIGRACIONIT KA AFTËSINË, DËSHIRËN DHE GATISHMËNINË ME NDIHMUE ATDHEUNNga SAMI REPISHTI

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Urimet ma të mira për Vitin e Ri 2014!
KLASA E RE E EMIGRACIONIT KA AFTËSINË, DËSHIRËN DHE GATISHMËNINË ME NDIHMUE ATDHEUN
Nga SAMI REPISHTI

E Hënë, 12.30.2013, 04:31pm (GMT+1)



Nga Amerika e largët, nji zemër në mërgim dëshiron për të gjithë: paqe mbi tokë dhe vullnet të mirë për njerëzimin. Paqa nuk ka çmim dhe vullneti i mirë ashtë ai që e sjell atë mbi tokë. Për këtë kërkohet, ashtu si tha Papa Françesku javën e kalueme, "nji angazhim" nga të gjithë.
Nji urim të veçantë edhe për vëllaznit e motrat shqiptare, kudo që jetojnë: paqe e lumtuni në nji Shqipëri të lirë e përparimtare.

Shekulli i parë i pavarësisë u mbyll vitin e kaluem me manifestime gjithëkombëtare. Gëzim në Shqipëri, gëzim jashtë Shqipërisë dhe gëzim në zemrat e milionëve në të gjithë botën që e duen dhe e përshëndesin vendin tonë me dëshirën e sinqertë të zhvillimit dhe përparimit të këtij shteti tashma shekullor.

Nji shekull ka kalue që nga 28 nandori 1912. Njiqind e nji vite të gjata, të bardha e të zeza, me gëzime e hidhënime, të pandashme nga çdo organizëm që lind, rritet e zhvillohet simbas kohës dhe hapësinës ku banon. Fati e deshi që Shqipëria e jonë, atdheu i të gjithë neve, pa dallim, pa përjashtim, të lindë në flakën e luftës dhe në vendin që nuk njohu paqen e qëndrueshme. Porky nuk duhet të jetë "fati" i jonë. Sot, kemi mundësi të shumta me farkëtue fatin e të ardhmen tonë me duert tona!

S'ka dyshim që jetojmë në nji botë që kërcënon e premton njikohësisht. Por nuk jemi vetëm, nuk jemi të izoluem as të vetizoluem. Lidhjet tona me botën e jashtme janë të shumta dhe shumëzohen çdo ditë. Emigrimi i dendun i dy dekadave të fundit natyrisht ka vorfënue vendin tonë, sidomos me largimin e potencialit intelektual e profesionist; por, ai emigracion na lidh edhe ma shumë me botën e jashtme për hir të përparimit të madh të rinisë sonë në ambiente që premtojnë dhe influencës pozitive që ushtrohet mbi bashkatdhetarët që jetojnë në Shqipëri dhe në hapësinën ballkanike.
Klasa e re e emigracionit që rritet në Europën Perëndimore dhe në SHBA ka aftësinë, dëshirën dhe gatishmëninë me ndihmue atdheun e lindjes. Na vajtojmë largimin e tyne në masë; por duhet edhe të festojmë për sukseset e tyne e të shpresojmë se vendi i të parëve do të pasunohet me aftësitë e tyne në vitet e ardhme.

Shqiptarizmi, kjo ide që na ban krenarë për qenien shqiptar, në botën e jashtme ashtë i gjallë dhe dinamik, megjithëse jo i ushqyem mirë. Qoftë për traditë, qoftë për bindje personale, shihet qartë përpjekja me ruejtë të pastër ndërgjegjen kombëtare në vend të huej dhe dëshira me zanë vend me krenari në botën ku jetojnë.

Edhe kritikat që vijnë nga jashtë, nuk kanë qëllim me nxitë urrejtje e ndasi, por me injektue në trupin shqiptar virusin e lirisë individuale të plotë dhe frymën e praktikën e demokracisë së vërtetë. Në gjendjen e tyne të sotme, me perspektiva ma të mira për të nesërmen, këta bij dhe bija të Nanës Shqipëri nuk kërkojnë gja tjetër, veçse mirëkuptim; ndërsa dhurojnë shumë me konfirmue të drejtat e tyne shpirtënore me vëllaznit e motrat e vendit tyne.
Atyne u pëlqen me folë për lirinë e gjetun në vendet miqësore që ofruen azilin, por nuk hezitojnë me theksue edhe përgjegjësinë e pandashme nga kjo liri, ashtu si e shohin ata në vendet ku jetojnë. Mungesa e nji ndërgjegjësimi të këtillë në Shqipëri i shqetëson dhe, disa herë, i detyron me tregue haptazi këtë shqetësim. Me keqkuptue këtë qëllim të mirë sjell vetëm dam për të dyja palët!

Raporti i forcave të jashtme dhe vetë atmosfera politike në Europën Perëndimore kanë ndryshue rranjësisht si në formë, ashtu në substancë. Grupe aventurierësh që planifikojnë përmbysjen e regjimeve nuk ekzistojnë ma; ata janë vetëm kujtime frikësuese të nji bote që ka perëndue me kohë, e sidomos që në vitin fatlum 1989 të ramjes së Murit të Berlinit.

Sot, "rreziku i mundshëm" që duhet të shqetësojë shqiptarët nuk vjen nga jashtë; ai kërcënon vendin nga mbrenda nga nji klasë politikë tej-partizane, nga elemente me të kalueme të errët, ose të tashme të komprometueme, dhe që peshkojnë në ujëna të turbullta.

Sot, "rreziku i mundshëm" vjen veçanërisht nga ushtrimi i pushtetit politik në duert e "të pasunëve" pa djersitje e që ushtrojnë presione të pajustifikueshme në pushtetet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore. Politika që lindi nga nji kombinacion i këtillë fatkeq ka krijue nji gjendje të tregut ekonomik, ku përfitimi shkon në duert e nji pakice të pasunueme nga ky system ekonomik që ata kanë krijue, që e mbajnë dhe që e korruptojnë edhe ma shumë.

Megjithatë, politika nuk ashtë "fat"; ajo mund të ndryshojë... me ndryshimin e agjentëve të saj nga e vetmja forcë legjitime: sovrani, populli vetë, të paktën çdo katër vjet, me vota të lira dhe pjesëmarrje masive në jetën politikë të vendit. Pjesëmarrje: fjale kyçe!

Mosbarazia ekonomike që rezulton nga nji gjendje e tillë, ashtë nji plagë e randë që damton vlerat morale të shoqënisë shqiptare. Në praktikë, mosbarazia ekonomike ndihmon sistemin politik që mbahet në kambë me "pare të pista" dhe siguron pushtetin e tejskajshëm të "pasanikëve të mëdhej". Kjo ngjet edhe në botën e jashtme; ashtë kancer vdekjeprurës i çdo shoqënie akoma e dobët...! "Mosbarazia ekonomike, spjegon nobelisti J.F.Stiglitz, pakëson rritjen ekonomike dhe aftësitë prodhuese. Mungesa e oportunitetit për zhvillim të lirë ashtë humbja e vlerës ma të madhe të popullsisë së nji vendi". Mosbarazia ekonomike krijon konfliktin në mes të "kapitalit" dhe "punës", të atyne që "kanë" dhe të atyne që "nuk kanë" dhe përfundon në kryengritje me karakter social. E pamë nga jashtë, ky ashtë "monstri" që kërcënon sot Shqipërinë: ramje e zhvillimit ekonomik, papunësi masive, vorfëni e landë primare për manipulim populist politik...!

***
Sot, të gjithë ne duhet të ndihmojmë njëni-tjetrin me besue në nji të ardhme ma të mirë, ku parimet drejtojnë politikën dhe ku politika jo-parimore nuk ka vend!

Sot, duhet të përbuzim narcizizmin e udhëheqësve politikë dhe të ndalojmë manipulimin elektoral që i mban ne fuqi. Duhet të ndalojmë trajtimin fëminor të popullsisë së pjekun, duhet luftue koncepti se turmat kanë nevojë për instruksione nga nalt, për drejtime, disiplinë e trajtim pa respekt. Këtë mësim na dha diktatura komuniste e na duhet ta dënojmë pa kondita. Mesjeta nuk ka vend në Shqipëri!

Duhet të ndihmojmë modernitetin, sot epokë e përpjekjeve me pajtue "kapitalizmin" (eficiencën e tij e jo etikën!) me demokraci për masat, pa tronditje ideologjike, me respekt për stabilitet e vlera morale. Duhet të ndihmojmë në ngritjen politike të "të harruemëve" nga vrulli i jetës, e që vajtojnë në heshtje, tue sigurue pjesëmarrjen e tyne në "pushtet", tue ofrue sigurim për nji jetë ma të mirë, ma të denjë, për vete dhe familjet e tyne.

Duhet të ndihmojmë në ngjalljen e frymës së sakrificës dhe solidaritetit shoqënor që kalon kufijtë e shtëpisë, lagjes, qytetit dhe krahinës ku banojmë dhe hymjen në nji suazë veprimi, mbrenda së cilës çdo qytetar i lirë gjen mundësi me përmirësue veten dhe shoqëninë që e rrethon.

 Duhet të ndihmojmë me kuptue sfidat e shekullit XXI në mesin e nji bote dinamike dhe me eksplorue e zbulue mjetet për adaptim, nji problem urgjent i dorës së parë. Sepse diçka e thellë dhe kërcënuese ngjet sot në atdheun tonë të përbashkët: dobësimi i vazhdueshëm i demokracisë shihet qartë nga të gjithë dhe të gjithë pyesin cili ashtë kufini në mes të shtetit të dobët dhe shtetit të falimentuem.

Pyetja shpreh dramën e dëshprimit! Kemi të bajmë me nji krizë në sistem, apo me krizën e sistemit vetë? Duket sikur shoqëria shqiptare e tronditun ka zhvillue nji subkulturë me aspiratë të kufizueme dhe kënaqje me shpërblime afatshkurtra. Nuk duhet të jetë kështu!

Na duhet me mësue sidomos artin e dialogut të qytetnuem dhe aftësinë me ndigjue fjalën e folun e të kuptimit të fjalës së shkrueme për ne. Na duhet nji model për dialogun e lirë e të civilizuem, larg nga banalitetet e ditës që dëshmojmë edhe në Kuvendin e Republikës. Na duhet shprehja e lirë e ndërgjegjeve tona të papërlyeme, reflekse të traditave tona kombëtare dhe të vlerave ma të mira si nji popull i vjetër mijëvjeçar. Nuk kërkon njeri të pranohet mendimi dhe të përkrahet qëllimi pa kritika, pavarësisht nga pesha e atij që e shfaq; por na duhet të jemi të aftë me respektue shprehjen e lirë të çdo njeriu, edhe kur nuk na pëlqen. Ashtë nji e drejtë që mund të mohohet, veçse me çmimin e humbjes së drejtës sonë dhe të shoqënisë ku jetojmë. Ky ashtë nji çmim që nuk duhet pague. Kështu na këshillojnë herojt e mendimit njerëzor!

Kemi nevojë për nji kohezion mbarëkombëtar! Na duhet nji frymë e re transformative, që ngjall shpresat dhe aspiratat e popullit mbarë, që ngjall idenë e nji Shqipërie si nji komb me energji rinore që ndjek rrugën e nji të ardhme ma të ndritun, nji Shqipëri si nji vend përparimtar që shikon të ardhmen drejt në sy me guxim, urtësi, empati të sinqertë, plot besim në vete dhe shpresë që nuk shuhet.

Ajo që nuk kemi nevojë janë "profetët e rrejshëm"!

Gëzuar Vitin e Ri!
SAMI REPISHTI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPËRIA JASHTË EUROPËS, PËR LIRINË, LIGJIN DHE DEMOKRACINË E DEFORMUARNga ROMEO GURAKUQI, Instituti i Historisë Bashkëkohore, Universiteti Europian i Tiranës (12.29.2013)
MALARJA, KRYEMINISTRI EDI RAMA I FTUAR TEK EMISIONI TOP STORY I SOKOL BALLËS, ZONJA E PARË ODETA NISHANINga ELIDA BUÇPAPAJ (12.29.2013)
BUKURIA E PËRBASHKIMIT TË SHQIPTARËVE TË AMERIKËS E FRYMËZON QËNDRIMIN KOMBËTAR TË SHTETEVE SHQIPTARENga ARTUR VREKAJ (12.29.2013)
QOSJA PËRSËRI GABON, ENVERI ISHTE HITLERNga ANDREA STEFANI (12.29.2013)
U NGUTËT, TË NDERUAR KONGRESMENËNga FRANK SHKRELI (12.29.2013)
Mahalla e muhaxherëveOSE NËPËR LABIRINTET E FRIKSHME TË INSTITUCIONEVE TË KOSOVËSNga GANI MEHMETAJ (12.29.2013)
MENDIME MBI BAZËN RUSE NË MAL TË ZINga SHABAN MURATI (12.29.2013)
NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËSNga SKËNDER  BUÇPAPAJ (12.29.2013)
PËRPLASJE TË REAJ RUMANI BULLGARI PËR KUFIRIN DETAR Nga SHABAN MURATI (12.29.2013)
JASHTË EUROPËS - PËR LIRINË, LIGJIN DHE DEMOKRACINË E DEFORMUARNga ROMEO GURAKUQI,Instituti i Historisë Bashkëkohore,Universiteti Europian i Tiranës (12.28.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]