VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GËZUAR VITI I RI 2014Nga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
GËZUAR VITI I RI 2014
Nga FRANK SHKRELI

E Martë, 12.31.2013, 08:05pm (GMT+1)


Viti i Ri është festa më gjithëpërfshirëse dhe më e celebruar në botë.  Me këtë rast, ne përpiqemi që -- në nivelin personal -- këtë ditë ta festojmë me më të afërmit, me familje, me miqë e dashamirët tonë, për të shënuar atë që shpresojmë të jetë një fillim i ri sukesesesh dhe realizim objektivash për veten tonë dhe për familjen, njëherazi duke lënë pas, moskënaqsitë, dështimet dhe humbjet e vitit ose viteve që kaluan.  Mbi të gjitha, urojmë njëri tjetrin që Përendia të na dhurojë në Vitin e Ri, gjërat bazë dhe më të rëndësishme, siç janë jeta dhe shëndeti, për veten tonë, për familjet tona dhe për miqët dhe dashamirët tonë të ngushtë, por shpreesojmë edhe për lumturi dhe begati. 

Është gjithashtu traditë që më rastin e Vitit të Ri, të angazhohemi duke i bërë vetes (dhe të tjerëve) premtime se vitin e ardhëshëm do ndërmarrim veprime dhe projekte për përmirësim, për ndreqjen e gabimeve, dhe për rritjen e vlerave dhe të cilësisë së punës dhe veprimtarisë tonë në përgjithësi.

Bëjmë urime dhe dërgojmë mesazhe frymëzimi për një Vit të Ri të lumtur, me besimin për një fillim të ri, të bindur se ky Vit i Ri do të jetë më i mirë dhe më i suksesëshëm se ai që posa mori fund.  Edhe pesimisti më i madh në këtë ditë, përpiqet që të fillojë Vitin e Ri me një qendrim më pozitiv dhe më shpresëdhënës, për një të ardhëme më të ndritur dhe më të lumtur.

Prandaj le të jetë kjo një ditë celebrimesh për ju dhe të afërmit tuaj, një ditë gjithashtu premtimesh dhe mundësishë për realizimin e objektivave të mëdha, por të jetë njëkohësisht edhe një ditë Ã«ndërrimi dhe besimi, se viti i ardhëshëm do të jetë vërtetë më i mirë se viti që kaloi, për ne si individë, për familjen tonë të ngushtë dhe për familjen më të gjërë, kombin shqiptar dhe për vendin kudo që jetojmë, të përhapur anë mbanë botës.

Në nivelin kombëtar, Viti i Ri do të jetë një vit vendimesh me rëndësi si për Shqipërinë ashtu edhe për Kosovën.  Ky do të jetë viti vendimtar i avancimit ose jo të aspiratave të shqiptarëve për integrimin e mëtejshëm dhe të plotë të kombit shqiptar në organizmat euro-atlantike. 

Por për të bërë të mundur një gjë të tillë, a do jetë ky viti gjatë të cilit politika shqiptare në të gjitha trevat, do të ngrihet mbi interesat personale dhe partiake për të këthyer njëherë e mirë timonin e anijes së kombit shqiptar drejtë Europës duke përvetësuar vlerat, standardet dhe angazhimet e përbashkëta të kontinetit.  Ndonëse, shqiptarët dikur ishin mësuar të luftonin trimërisht të huajin, kryesisht të bashkuar me njëri tjetrin për idealet kombëtare, sot duket sikurë qielli i trojeve shqiptare është mjegullosur nga lufta politike vëlla me vëlla, për pushtet dhe interesa të ngushta personale, duke mos përfillur interesat madhore e afatgjata të kombit.

Besoj se të gjithë shqiptarët vullnet mirë, brenda dhe jashtë trojeve të tyre, urojnë dhe dëshirojnë që Viti i Ri 2014, të sjelli një atmosferë debati të hapur e miqësor, një debat që me të vërtetë ka munguar por një debat të cilin e meritojnë shqiptarët dhe e ardhmja e tyre në Europë.   Kjo është përgjegjësia morale dhe atdhetare e atyre që udhëheqin sot shqiptarët. 

Urojnë shqiptarët vullnet mirë që të ketë një ripërtërirje rrënjësore politike e pse jo edhe morale në radhët e klasës politike shqiptare, ashtuqë interesat kombëtare -- megjithë ndryshimet e theksuara në pikëpamjet e përfasuesve të kësaj klase -- të bashkrendohen dhe të harmonizohen me qëllim të krijimit të shtetit dhe të një qeverisjeje në përputhje me frymën moderne të kohës, si dhe në përshtatje të vlerave dhe standardeve europiane.  Le të jetë viti 2014, viti i fillimit të integrimit përfundimtar të shqiptarëve në Europë.  Le të jetë ky brezi fatlum që realizon ëndërrën shekullore të shqiptarëve.  Le të jetë ky angazhimi serioz për Vitin e Ri -- i atyre që kanë sot në dorë fatin e shqiptarëve, pa ua hedhur fajin të huajve ose njëri tjetrit -- për realizimin e këtij objektivi të madh e historik në interes të kombit.

Të nderuar pjesëtarë të të gjitha ngjyrave politike, angazhonju se në Vitin e Ri që po fillon, me veprat tuaja do të lartësoni vlerat kombëtare të shqiptarëve duke ndezur një shkëndi drejtë rrugës së integrimit të plotë euro-atlantik, një rruge që do të hapë epoka të reja në historinë e shekullit 21-ët të shqiptarëve.

Në këtë kuptim, le të jetë viti 2014, Viti i Shqiptarëve. Gëzuar Viti i Ri.

 

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Urimet ma të mira për Vitin e Ri 2014!KLASA E RE E EMIGRACIONIT KA AFTËSINË, DËSHIRËN DHE GATISHMËNINË ME NDIHMUE ATDHEUNNga SAMI REPISHTI (12.30.2013)
SHQIPËRIA JASHTË EUROPËS, PËR LIRINË, LIGJIN DHE DEMOKRACINË E DEFORMUARNga ROMEO GURAKUQI, Instituti i Historisë Bashkëkohore, Universiteti Europian i Tiranës (12.29.2013)
MALARJA, KRYEMINISTRI EDI RAMA I FTUAR TEK EMISIONI TOP STORY I SOKOL BALLËS, ZONJA E PARË ODETA NISHANINga ELIDA BUÇPAPAJ (12.29.2013)
BUKURIA E PËRBASHKIMIT TË SHQIPTARËVE TË AMERIKËS E FRYMËZON QËNDRIMIN KOMBËTAR TË SHTETEVE SHQIPTARENga ARTUR VREKAJ (12.29.2013)
QOSJA PËRSËRI GABON, ENVERI ISHTE HITLERNga ANDREA STEFANI (12.29.2013)
U NGUTËT, TË NDERUAR KONGRESMENËNga FRANK SHKRELI (12.29.2013)
Mahalla e muhaxherëveOSE NËPËR LABIRINTET E FRIKSHME TË INSTITUCIONEVE TË KOSOVËSNga GANI MEHMETAJ (12.29.2013)
MENDIME MBI BAZËN RUSE NË MAL TË ZINga SHABAN MURATI (12.29.2013)
NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËSNga SKËNDER  BUÇPAPAJ (12.29.2013)
PËRPLASJE TË REAJ RUMANI BULLGARI PËR KUFIRIN DETAR Nga SHABAN MURATI (12.29.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]