VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ROLI I FESË NË POLITIKËNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
ROLI I FESË NË POLITIKË
Nga FRANK SHKRELI

E Mërkurë, 01.08.2014, 07:48am (GMT+1)


   
    
Kohët e fundit në median shqiptare Ã«shtë venë re një debat mjaft i nxehtë në lidhje me rolin që duhet të luaj feja në politikën dhe shoqërinë shqiptare.   Ã‹shtë pak i çuditshëm fakti se feja dhe roli i fesë në shoqërinë dhe politikën shqiptare po debatohen në këtë kohë, sikur shqiptarët nuk kanë probleme të tjera jo fetare, me të cilat duhet të merren në këtë moment, siç janë problemet e mëdha ekonomike dhe sfida të tjera politiko-shoqërore të botës shqiptare.  Por ndoshta nuk duhet të habitemi për këtë debat  mbi influencat e huaja,  ndërkohë që  Shqipëria pret të marrë statusin e vendit  kandidat për antarësim në Bashkimin Europian dhe ndërkohë që edhe Kosova gjëndet përballë sfidash të mëdha të konsolidimit të shtetit si dhe të përpjekjeve diplomatike për shtimin e njohjeve ndërkombëtare të pavarësisë së saj.  Disa analistë shprehen se ky debat po nxitet dhe inkurajohet edhe nga element të huaj me influencë në hapësirat shqiptare, në përpjekje për të mbjellur ngatërresa, dhunë e përçarje dhe për të përhapur urrejtje në radhët e shqiptarëve dhe si rrjedhim për të vonuar ose për të zhdukur përgjithmonë aspiratat e kombit shqiptar për integrim në organizmat eurotlantike.
 
Megjithëse çështjet e ditës dhe taktikat e përdorura në të kaluarën kanë ndryshuar,  duket se edhe sot si gjithmonë më parë në periudha kur kombi shqiptar është gjëndur para vendimeve historike për  të ardhmen e vet, ndërkohë që shqiptarët, si kurrë më parë në histori,  janë në prak të një të ardhme më të mirë -- diçka ose dikush del për të penguar përparimin e këtij kombi, duke sulmuar gjënë më të shënjtë të tij, harmoninë fetare.  Kësaj here po debatohet dhe diskutohet mbi influencën e fesë dhe rolin që duhet të luaj feja e shumicës apo e pakicës, sidomos në jetën politike, kryesisht në Kosovë, por edhe në Shqipëri dhe në trojet e tjera shqiptare në Ballkan.  Kush po e lufton dhe kush po përpiqet të dhunojë këtë dhunti morale që Perëndia ia ka falur kombit shqiptar?!  
 
Feja është një faktor me rëndësi në jetën e individit dhe të një populli.  Shqiptarët, historikisht, me të drejtë janë njohur për tolerancën e tyre fetare ndaj njëri tjetrit dhe i janë paraqitur edhe botës së qytetëruar, dhe atje ku mbizotërojnë konfliktet fetare, si një shembull i bashkjetesës dhe harmonisë fetare.  Kjo ka qenë dhe është një ndjenjë krenarie për të gjithë shqiptarët e tri besimeve kryesore.   Shqiptarët deri tani e kanë konsideruar fenë si një çështje që ka të bëjë me jetën private të individit, dhe si një rit që praktikohet mbrenda mureve të xhamisë, të  kishës, të teqesë ose në ndonjë objekti tjetër fetar dhe nuk e kanë konsideruar fenë si pjesë e pandashme të jetës politike të shoqërisë dhe të influencës së saj në qeverisje dhe  në bërjen e politikës së shtetit.   Prandaj, ky dallim pra mbi rolin që duhet të luaj feja,  dmth., nëse  feja duhet të jetë  diçka private për indidvidin, si plotësuese e nevojave shpirtërore të njeriut, a po të  shikohet  si një fenomen i rëndësishëm i  jetës politike dhe shoqërore të një vendi, është tepër i rëndësishëm.  Ky dallim midis këtyre dy roleve që duhet të luaj feja, Ã«shtë tepër i nevojshëm të bëhet, kur të merren parasyshë dhuna, përçarjet dhe urrejtjet  që kanë prekur vendet, të cilat historikisht  kanë vuajtur dhe vuajnë nga dhuna dhe mosmarrveshjet fetare.  Nëqoftse nuk bëhet ky dallim dhe nëqoftse një shoqëri, përfshirë edhe shqiptarët, nuk vendosë se feja është Ã§Ã«shtje private dhe si e tillë, influenca e saj duhet të rrijë larg dhe të mos ndikojë në sferat publike dhe politike të jetës shoqërore, atëherë një shoqëri me probleme të tilla pasqyron vendet ku feja është bërë shkak konfliktesh e dhune, madje edhe lufte. Për ndryshe, pa këtë dallim të qartë, mbi rolin e fesë, nuk ka shpresë për ruajtjen ose zhvillimin e një shoqërie civile progresive. 
 
Me dilemën mbi rolin e fesë në jetën publike dhe politike janë përballur e përballen shumë shtete dhe shoqëri, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara.  Ndonëse kushtetetuta e Amerikës është e qartë mbi ndarjen e shtetit nga feja, pasi ato luajnë role të ndryshme në jetën e njeriut dhe të shtetit, roli i fesë në politikë u debatua ashpër dhe haptas gjatë fushatës për president  me 1960. Në atë kohë, kandidati i Partisë Demokrate ishte Xhon F. Kenedi, i besimit katolik, por që deri atëherë Amerika nuk kishte pasur president që i përkiste këtij besimi dhe si e tillë, ajo fushatë ishte e para ku u debatua haptazi roli që duhej të luante feja në një shoqëri,  si ajo e Amerikës.  Xhon F. Kenedi, i vetdijshëm se shumica protestane e shikonte atë si një kandidat që i përkiste fesë katolike, u detyrua të  fliste lidhje me rolin e fesë në politikë, një fjalim që edhe sot konsiderohet si një kryevepër në lidhje me këtë subjekt, e që mund të shërbejë si një përvojë historike nga e cila mund të  marrin mësim edhe të tjerët.
 
Në shtator të vitit 1960, kandidati për president Xhon Kenedi, në një përpjekje për të zhdukur dyshimet e shumicës prptestane në lidhje me përkatësinë e tij katolike --mbajti fjalimin para një grupi priftërinjsh protestanë në qytetin Hjuston të shtetit Teksas.  Me atë rast, ai bëri disa deklarata në lidhje me rolin, që sipas tij duhej të lunate feja në politikë dhe në shoqëri.  Ai u tha atyre se besonte fuqishëm në ndarjen absolute të shtetit nga feja, duke theksuar, ndër të tjera, se asnjë besim nuk duhet të favorizohet mbi të tjerat, pa marrë parasyshë shumicën përbërëse të njërës ose tjetrës fe.  Ndërkaq, ai nënvijoi besimin e tij të thellë në lirinë e fesë duke thënë se, ''Unë besoj në një Amerikë, e cila zyrtarisht nuk është as katolike, as protestane as hebreje",  duke shtuar se ai besonte në një Amerikë, ku asnjë zyrtar qeveritar nuk kërkon as nuk pranon udhëzime mbi politikën e shtetit, nga asnjë burim as udhëheqje kishtare ose fetare.   Xhon Kenedi pat thënë me atë rast se ai besonte në një Amerikë ku asnjë ent fetar të mos përpiqet të imponojë, në mënyrë direkte ose indirekte, vullnetin e tij mbi publikun e gjërë ose të ushtrojë influencë mbi aktet dhe veprimtarinë publike të zyrtarëve të shtetit.  Ai ka thënë gjithashtu se beson në një shtet ku, "Liria e fesë është pa dallime dhe e barabartë për të gjithë", duke shtuar se "një akt kundër një enti fetar duhet të konsiderohet si një akt kundër të gjitha feve."  Xhon Kenedi me fjalimin e tij, përkrahu idenë se njerëzit duhet të jenë të lirë të besojnë çfarë dëshirojnë, pa iu imponuar asgjë atyre, duke theksuar se besonte në një Amerikë ku amerikanët nuk janë të ndarë  në bazë të feve, por besonte në një Amerikë ku të gjithë kanë një ndjenjë vëllazërimi dhe ku anëtarët e të gjitha feve trajtohen si të barabartë.
 
Shqiptarët mbi të gjitha besojnë në liritë bazë të njeriut, përfshirë lirinë e fjalës dhe të besimit, për veten dhe për të tjerët. Për këto liri është derdhur shumë gjakë dhe gjatë shekujve janë humbur aq jetë shqiptarësh.  Kurrë shqiptarët nuk ka njohur ndasi dhe as urrejtje fetare midis tyre as me të tjerët.  Shqiptarët u dalluan si të vetmit në Europë që strehuan dhe shpëtuan hebrejtë nga nazistët.  Kjo është fryma vëllazërore e shqiptarit që nuk ka njohur asnjëherë kufij  as dallime fetare.  Andaj, shqiptarët sot nuk guxojnë të bien pre e influencave të huaja që nuk ua duan të mirën shqiptarëve, por të jenë besnikë të traditës dhe kulturës kombëtare, përfshrirë edhe harmoninë fetare.  Kjo është në interesin kombëtar dhe  ky shqetësim duhet të jetë në ndërgjegjen e çdo shqiptari, por duhet të jetë sidomos e ngulur në ndërgjegjen e Ã§do udhëheqsi fetarë dhe politik që feja të mos përdoret për qëllime përçarjesh dhe konfliktesh vëllazërore.





Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RD - NJË LOJË E PARDESYBARDHËVE DHE ISH MEGAFONËVE TË REGJIMIT TOTALITARISTNga ELIDA BUÇPAPAJ (01.07.2014)
MEMORIALE PËR TË VRARËT E VITIT TRAGJIK 1914!Nga SHABAN MURATI (01.06.2014)
SHQIPTARËT E SELANIKUT NË SHEKUJT XVIII-XXEsé nga ARTUR VREKAJ, WORCESTER,MA SHBA (01.05.2014)
NJË PERANDORI VDES NGADALËNga JOHN LLOYD, Reuters (01.04.2014)
POPULLI SHQIPTAR I KOSOVËS PO - E MERITON ÇMIMIN NOBEL PËR PAQENga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.02.2014)
GËZUAR VITI I RI 2014Nga FRANK SHKRELI (12.31.2013)
Urimet ma të mira për Vitin e Ri 2014!KLASA E RE E EMIGRACIONIT KA AFTËSINË, DËSHIRËN DHE GATISHMËNINË ME NDIHMUE ATDHEUNNga SAMI REPISHTI (12.30.2013)
SHQIPËRIA JASHTË EUROPËS, PËR LIRINË, LIGJIN DHE DEMOKRACINË E DEFORMUARNga ROMEO GURAKUQI, Instituti i Historisë Bashkëkohore, Universiteti Europian i Tiranës (12.29.2013)
MALARJA, KRYEMINISTRI EDI RAMA I FTUAR TEK EMISIONI TOP STORY I SOKOL BALLËS, ZONJA E PARË ODETA NISHANINga ELIDA BUÇPAPAJ (12.29.2013)
BUKURIA E PËRBASHKIMIT TË SHQIPTARËVE TË AMERIKËS E FRYMËZON QËNDRIMIN KOMBËTAR TË SHTETEVE SHQIPTARENga ARTUR VREKAJ (12.29.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]