Xhavit Bajrami përgatiet me yjet holandeze
E Martë, 11.10.2009, 11:05pm (GMT+1)
![](images/articles/2009_11/4211/u3_bajrami-xavit.jpg)
"Xhentëlmeni" shqiptar i ringut, siç njihet ndryshe Bajrami, ka tri javë që i ka filluar përgatitjet në Amsterdam të Holandës dhe është para përfundimit të tyre. Ai ka punuar vazhdimisht, së bashku, me emrat e njohur të kikboksit botëror dhe nën një regjim strikt të stërvitjeve. Tejron Spong, Hari Hoft, Rene Roze janë vetëm disa nga emrat që po i ndihmojnë Bajramit, të jetë sa më i gatshëm për meçin e 21 nëntorit kundër francezit Fredi Kemajo, i cili do të zhvillohet në palestrën e vogël të Qendrës së Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Në tri javët e para të përgatitjeve Bajrami ka pasur nga dy-tri stërvitje fizike në ditë, derisa prej sot e deri para meçit do të ketë disa sparing meçe me partnerët e tij holandez. Në vitin 2004 Bajrami e kishte fituar titullin e parë të botës në Prishtinë, kur e kishte mposhtur Peter Grahamin e Australisë, kurse titullin aktual të fituar në fillim të këtij viti do ta mbrojë sërish në kryeqytetin e Kosovës. RTK është sponsor medial i këtij aktiviteti.
www.voal-online.ch
|