Edhe pse amerikanët, andej nga fundi i viteve "˜40 dhe fillimi i viteve "˜50 të Nëntëqindtës, ishin të interesuar për komunizmin - dikush me një armiqësi, dikush tjetër me simpati - por në të vërtetë ata komunizmin e njihnin shumë pak. Pak flitet edhe sot, mbi rënien e perandorisë sovjetike. Sipërfaqësia e treguar në ndjekjen nga mediet të ngjarjeve të fundviteve 80 dhe të fillimviteve "˜90 ishin po të atij soji, njëfarë indiference që kishin patur për komunizmin. Perceptimi i opinionit publik mbi mizoritë në shkallë të gjerë të vrasjeve dhe të dhunimeve të të drejtave të njeriut që u verifikuan gjatë sundimit komunist është edhe më skarco.
Hendeku është më i madh po ta shikosh në një krahasim me perceptimin e holokaustit nazist, të cilat kanë çuar në një numër viktimash më të vogla sesa komunizmi i gjatë e i rëndë. Shumica e dokumentarëve, i filmave me metrazh të gjatë apo programeve televizive mbi shoqërinë komuniste është diçka qesharake në raport më ato që janë bërë mbi Gjermaninë naziste ose mbi Holokaustin; Dhe janë pak universitetet që bëjnë kurse historie ose sociologjie mbi shtetet komuniste dhe mbi ata që nuk janë më të tillë. Për pjesën më të madhe të amerikanëve komunizmi dhe mishërimet e ndryshme të saj kanë mbetur jo më shumë se një abstraksion.
Përgjigjet e ndryshme morale ndaj nazizmit dhe të komunizmit në Oksident mund të interpretohen si rezultati i një perceptimi të mizoreve të bëra nga komunistët, të cilat kinse ishin nën-produkti i qëllimeve fisnike. Qëllime që dolën të vështira për të vënë në veprim pa vënë dorë në dajak. Kurse, dhunimet mizore naziste janë të perceptuara si një e keqe absolute që s'kanë justifikime të fisme e që nuk mbështeten nga një ideologji kinse interesante. Ekzistojnë më shumë informacione dhe prova materiale mbi vrasjet masive të nazizmin dhe të metodave të tyre të turpshme, të cilat ishin të parapërgatitura moralisht. Por në të njëjtën mënyrë shumë nga viktimat e sistemeve komuniste kanë vdekur nga që nuk kishin kushtet e minimale të jetesës aty ku mbaheshin të mbyllura në gulag apo burgje të improvizuara. Pjesa më e madhe e viktimave të komunistëve nuk është shkaktuar nga teknika industriale të larta.
Sistemet komuniste që kanë pasur një hapësirë përhapje që nga Shqipëria e vogël deri pafundësinë territoriale të Kinës, nga vendet e Evropës lindore dhe vendeve me të nën-zhvilluar të Afrikës. Edhe pse kishin divergjenca të ndryshme parimore, të gjithë kishin besim në marksizëm dhe leninizëm si burim i legjitimit, një sistemi monist, të një partie të vetme, të kontrollit të ekonomisë dhe të media plus prezenca të një force policie politike. Pa mëtuar faktin që kishin bashkëpranuar të gjithë të ndërtonin njeriun e ri, shumë superior, një njeri socialist ose komunist.
Nën komunizmin dhuna e natyrës politike kishe origjinë idealiste, dhe një objektiv shpërlarës me hekur e zjarr. Kush njollosej ose damkosej ishte i konsideruar moralisht i korruptuar dhe i rrezikshëm për një sistem social superior. Po e njëjta doktrinë marksiste të luftës së klasës ka ofruar një suport ideologjik të vrasjes në masë. Njerëzit ishin të persekutuar jo për atë që bënin, por sepse i përkisnin asaj një kategorie sociale që e bënte të dyshimtë. Si mos të mjaftonte, pas rënies së komunizmit sovjetik, shumë intelektualë të majtë mbajtën prapë mendimin se kapitalizmi ishte rrënjë e të gjitha të këqijave. Tradita e gjatë e kësaj elite që s'kishin minimumin e benefitit të dyshimit se çfarë ndodhte në ato vende komuniste; por mjaftoheshin në dhënien e simpatisë ndaj atyre sistemeve politike që nën petkun sipërfaqësor kishin një shoqërie më të barabartë dhe të lirë në kuadër të lironin njeriu nga egoizmi. Por falimentimi i sistemeve komuniste për të përmisuar natyrën njerëzore nuk do të thotë që çdo tentativë për të bërë këtë gjë do të falimentonte.
Arsyet se përse u shemb komunizmi sovjetik ishin të shumtë. Midis tyre, ishe in-eficenca ekomomike që nxori në pah vetëm uri dhe njerëz pa veshmbathje, më pas ishte propaganda, përndjekëse dhe gënjeshtare, që limitohej një rutinë shndrimi të realitetit e që vendoste një hendek midis teorisë dhe praktikës, midis të thënës në premtime dhe realizimit të saj. Vullneti politik i liderëve pas perdes së hekurt u shkrifos me kalimin e kohës, të paktën një pjesë pas zbulimit të fakteve nga Nikita Krushov mbi krimet e Stalinit, dhe një pjesë tjetër të gollave që kishte vetë sistemi komunist. Nuk kishin më vullnet për ta mbytur disidencën. Në vitet 80 të Nëntëqindtës Mikail Gorbaciov, dha pëlqimin e tij që të zbuloheshin publikut të gjerë gabimet dhe mizoritë e komunizmit, duke minuar kështu vetë legjitimitetin e qeverise komuniste.
Mirëpo rënia e komunizmit sovjetik nuk bën gjë tjetër veçse të konfirmojë sesi siç jemi të motivuar nga idealet e mëdha po ashtu jemi të pamëshirshëm në zbatimin e mizorive më të mëdha, me ndërgjegjen e "pastër". Por rënia e komunizmit konfirmon se edhe në disa kushte njerëzit janë në gjendje të gjejnë diferencën midis asaj që është e drejtë dhe asaj që është e gabuar. Të përqafosh ose të refuzosh komunizmin i përkasin atyre sjelljeve që shkojnë nga idealizmi iluzor nga atë shkatërrues, pra them se qenie njerëzore refuzon kategorikisht organizim shoqëror utopist.
--
* Paul Hollander, është profesor emeritus i sociologjisë së Universitetit të Massachusetts dhe profesor i asociuar i "Davis Center for Russian and Eurasian Studies di Harvard".